Më mirë një Olldash’ se një Bash’

24 Maj 2013, 21:29Editorial TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

 

1./Që socialistët mos flenë mbi dafina

Edhe dy vjet pincë do e keni. Do bëjë si gore e keqe në parlament dhe ku të mundë tjetër. Do u shajë e mallkojë, do u shantazhojë dhe do u kërcënojë me përgjimet që u ka bërë ministria e Imam bajalldisë së Elbasanit. Sërish telenovela e grave tuaja, e dashnoreve, komshinjve, kushërinjve do të ritransmetohet bajatshëm, ndërsa miqtë e paguar në Perëndim do të futen skuthshëm nëpër analet e Brukselit dhe të Uashingtonit për t’u brejtur qeverisjen tuaj të së nesërmes. Podesta dhe podestarët do të bëjnë adetet e fundit e pasi të kenë përlarë gjithçka nga paratë e tij (tonat) do i lenë shëndenë për ndonjë lobing tjetër azerbajxhanas.

Maji i 2015 do e shkërmoqë komplet. Humbja e Lulzim Bashës do i humbë përfundimisht toruan dhe ekuilibrat e sheqernave në gjak. Ashtu i kërrusur djathtas, i rrudhosur e i palosur më dysh, ky plak i veremosur do u shqitet ekraneve dhe mikrofonave e ka për t’u rënë në pjesë azileve dhe klinikave private se nusja e Xenit apo burri i Gitës nuk do kenë nge t’i vinë pas avazit. Problemet me drejtësinë dhe me depozitat e tyre bankare në Qipro, Katar, Oman dhe Bahrein nuk do u lenë kohë të konsumojnë kot kohën me të rrjedhurin.

Dhe këtu fillon shqetësimi madhor. 24 muajt e parë të qeverisjes socialiste do të jenë sa të përgjegjshme, aq edhe produktive. Veç premtimeve të dhëna elektoratit, veç mizorisë së lënë pas nga qeverisja e djathtë (e djathtë???), veç agresivitetit dhe dhunës që do u shpalosë opozita e Salit, veç intrigave familjare me Kaç e me Dogjan e me maç do të ndihet paskësaj një boshllëk i rrezikshëm.

Lul Basha do trashëgojë drejtimin e demokratëve dhe kjo nuk vihet aspak në dyshim. Dashuria e madhe për Lulin e vocërr nuk i është shuar, por do i kurbëzohet më tepër ditën kur do e qërojnë nga bashkia e Tiranës jo me 10, por me 10 mijë vota. Ndërkaq si langaraqe PD-ja e tulatur dhe e klanëzuar do të dilemosë perspektivën e saj dhe të së djathtës në përgjithësi. Frika prej Berishës në ikje do t’u sundojë ende mbi dhe brenda kokës liderëve të rinj blu. Të pakënaqur, elita në pritje e demokratëve do ta shpartallojnë gradualisht e do ta rrjepë të gjallë udhëheqësin e ri pa këllqe Basha Lulëzim. Inati dhe katapultimi prek kopisti në 2005-n e deri te marrja e postit të kryetarit më 2015 thjesht do të agravojë marinë dhe sulmin ndaj tij. Olldashë, Patozë, Palokë, Rusmajlë, Topallë do e kalisin durimin deri sa të japë frymën e fundit Berisha dhe nuk do i lenë nam e nishan (jo si i Bujarit) vetë Bashës.

Përballë, partia dhe qeverisja socialiste do të gjendet më e lehtësuar dhe më e relaksuar. Pa Berishën, por me Bashën nëpër këmbë monotonia do t’i pllakosë. Pa një opozitë agresive, përgjegjësia qeverisëse do të zbehet dhe eksperiencat me blerje mediumesh do të ringjallen më keq si te klani i Sandrit të Fevzos. Ngordhja finale e Berishës do i gëzojë të majtët pa masë e të ekzaltuar do të konsumohen duke u mburrur.

Lul Basha si lider opozite dhe si spurdhjak i qullët nuk ka për t’u kthyer rrezik real për të majtët. Intrigat dhe allishverishest brenda partisë së tij nuk do i lenë kohë të merret me interpelanca apo me opozitë të fortë. Pa këllqe, me frikë prej gruas së tij, me frikë prej Argitës dhe Jozefinës, Basha do ta katandisë opozitarizmin shqiptar si qeverisjet e dikurshme të Ylli Bufit. PD-ja do të bëhet han me dhjetëra porta, ku gola do të shënojnë edhe lojtarët rezervë.

 

2./Shpëtoni Shpëtim Rroqin

Qeverisjes së pas 23 qershorit i intereson jashtëzakonisht një opozitë si e Lulit po a do i interesonte zhvillimit dhe progresit të vendit?

Socialistët e sotëm nuk e kanë për natyrë diversionin dhe futjen e hundëve në punët e komshiut përballë. Besnikërinë dhe tribalizmin e demokratëve nuk mund ta blejnë dot as me tendera e as me joshje brukseliane. Koha kur vetë Meta apo Nano joshnin Genc Pollon apo Shpëtim Rroqin do të ketë përfunduar deri atëherë. Kaçi ngjyrë gri (i dalë boje) i ngopur e i majmur financiarisht nga të doktorit sa prej frikës dhe sa prej inatit me Ramën do të qëndrojë në llogoren që ka zënë. PD-ja që brehet vazhdimisht nuk do të mundë të bëjë asnjë hap institucional votëbesimi ndaj Bashës deri sa Berisha të iki te Gazidede. Të presësh preludin fizik të Salit do të thotë të marrësh më qafë pluralizmin dhe qeverisja thjesht të vegjetojë. Një stanjacion tjetër do e nxinte krejt këtë vend dhe militantizmi primitiv do të mysybetonte jug dhe veri, rrugë e shkolla. Mandati i dytë për socialistë do të ishte një kafshatë lehtësisht e kapërdishme dhe… ku ishim? Hiç gjëkundi, çfarë bëmë? Asgjë plako, asgjë!

Një kryeopozitar Bashë i leshtë, frikacak dhe i trashë do të na vërtitej si mumje e doktorit lartë e poshtë dhe do dëmtonte të djathtë e të majtë. Pavarësisht përpjekjeve meskine dhe hakmarrjes së Jozefinës, të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë në konturimin e një lideri më radikal, më punëtor dhe më trim. Të gjithë? Po, fjalën e kam për njerëzit e medias, impakti i të cilëve duhet të fillojë të rezonancojë qysh më 24 qershor, në mëngjes. Më mirë një Olldash apo një Jozefinë në krye të opozitës sesa një model mediokër dhe të qullët si Luli.

-Më falni, çfarë thatë, ka propozime?

-Po, po, patjetër. Më mirë gruaja e Lulit sesa vetë Lulin mëkëmbës të doktorit.

 

facebook.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

63 komente në “Më mirë një Olldash’ se një Bash’”

  1. PerPARA says:

    SALI BERISHA DO TE LARGOHET NGA PUSHTETI ME 23 QERSHOR SEPSE E SHKATERROI VENDIN, E DERGOI DREJT HUMNERES!

    1. Besnik says:

      Olldashi eshte komplet nje hajvan qe vetem di te kapet pas fjalesh dhe nuk eshte fare i afte epr debat.

      1. ada says:

        LULZIM BASHA ESHTE AI QE I SHITI DETIN GREQISE KUR ISHTE MINISTER I JASHTEM!!!!

        1. fl says:

          Vetem Bamir Topi mund ti bej opozite kesaj te Majte te bashkuar, te tjeret jane zhgarravina.

      2. ELTI says:

        LUL BASHA ESHTE AI QE KA VJEDHUR NE RRUGEN DURRES KUKES ME QINDRA MILIONA EURO! TURP QE AI LEGEN ESHTE KRYETAR BASHKIE

      3. Deni says:

        Basha eshte totalisht nje njeri qe nuk e meriton fare te jete ne krye te bashkise sepse ai erdhi ne ate poste me vjedhje dhe me korrupsion nga ana e KQZ. Ai eshte nje njeri qe me 21 janar i ka lyer duart me gjakun e popullit.

      4. taku says:

        LUL BASHAA ESHTE NJE VRASES, ESHTE AI QE VRAU ME 21 JANAR 4 PERSONA SI MINISTER I BRENDSHEM! ZHDUKENI ATE PLEHR

      5. ermal says:

        Te dy keta njerez duhet te largohen nga politika dhe te gjykohen per krimet qe kane bere. te dy jane nje pjelle e Berishes dhe si te tille duhet te mos jene me aty ku jane.

      6. adaAD says:

        AI ESHTE NJE PLEHR E PAAFTE QE BUZQESH SI IDIOT DHE NUK JEP NDONJE IDE APO MOTIVIM, APO TE NE TREGOJE CFARE PUNE KA BERE! ESHTE I PAAFTE KOMPLET! HIQENIIIII!

      7. Dean says:

        Kush o komplet hajvan,Olldashi?????
        Mos bre burr i dheut,mos ta ndegjoj kush at muahabet se Olldashi asht shum i squt ene asht Poet.Ja 1 nga poezite e tij ku ndihet thelle influenca dhe frymezimi i Lasgush Poradecit dhe i filamave Horror:

        Mos u merakos, e dashur
        Nëse do të kemi uri,
        Gjoksin tënd do të hamë,
        Njërin unë, tjetrin ti
        E nëse s’do të ngopemi,
        Kofshën tënde të bardhë
        Krahun tim të fortë.
        Më vonë,
        Testet e mia e mitrën tënde
        E nëse serish s’do të jemi
        ngopur,
        Kraharorët e njëri tjetrit
        do të çajmë
        Me dhëmbë
        E në grahmat e fundit
        Do të kafshojmë
        Zemrat……..
        Une bile,bile do ta pershkruaja Olldashin si Poetin e pare Shqiptar qy ka levrue zhanrin e ”Poezise Horror”.Pranaj mos fol kot per Olladashaian.

      8. Ramy says:

        Edhe lopcarin e Permetit e paska kapur frika e Bashes, eshte normale qe Basha do i shkund socialistet dhe nuk do i le keto vemje te kapin pushtetin prandaj o lopcare ulurit sa te duash se kot e ke, se populli nuk eshte budalla te vie pas nje klani perbindesh

      9. Epirioti says:

        Zt Mane, hera e pare qe beni 1Artikull te dobet, pa lidhje per momentin. Ketij Muhabeti i thone…. PESHKU NE DET E TIGANI NE ZJARR. Ka shume pune, duhet shume Sakrific per te larguar Berishen, sepse ai nuk IKEN pa e Djeg e Shkaterru gjithcka, keshtuqe ata qe do te vine me pas MOS TE DINE NGA TJA NISIN, NGA TA KAPIN ME PARE, Ky Berisha do ta bej kete vend si beri ROMA e LASHTE …. KARTAGJENEN, qe pasi e PUSHTOI dhe e DOGJI te gjith i hodhi edhe KRIPE qe aty mos te mbinte me asgje shkurt e beri SHKRETETIRE. Keshtu ka per te na ndodh edhe Neve me Berishen dhe ca rrumpalla qe i shkojne nga pas.

    2. turi says:

      lulushi..lulushi do te bej nje opozite si gaylord qe eshte me nje gjuhe prej nje holandezi te frustruar nga sukseset e partise socialiste! do ishte turp qe pd te binte ne dor te lulit!

    3. Ana says:

      Sali berisha do ike nje here e pergjithmone nga jetet e shqiptareve pas 23 qershorit,do filloje rruga e ndritur e rilindjes per te dale me ne fund nga sokaku qorr ku kemi 8 vjet qe ecin

      1. albi.. says:

        Ana pergjigjen mat bukur dhe domethenese per ju qe kakarisni ne keto faqe jua jep Dr Flori me kengen e tije, qe ju ta kuptoni se ç’fare aleance eshte bere.sa per shkrimin e k’tije (une spo e quaj lopçare)malsori Permetar nuk çuditem sepse sa here qe i kalon doza kujtohet te shkruaj diçka me gjuhen e tije te qelbur te nje “Djaloshi” te ritur ne nje “familje”te shthurur.O Djal Permitari lene Berishen se eshte i hipur ne kale ,por na thuaj nja dy fjale ne ç’fare klinike o azili kane perfunduar prinderit e tuaj,sepse si ju edhe ata nuk jane te pa vdekshem dhe mos kerko te keqen e tjetrit sepse te bien aty ku nuk pret…Nje gje nuk kuptoj pse jeni i shqetesuar dhe sulmoni Bashen i cili po i nderron fytyren Tiranes qe la PIKTORI,aaaaa e kuptova por mos u shqetesoni se ju jeni me Bukurosh (e tregon edhe voto aty siper)se jeni çun Permetari…edhe ju digjoni pak kengen e Dr Florit se eshte domethense…

    4. deli says:

      joooo… prap ky olldelja ??? mos akoma e mbakan keta demokratet kete dele??? turp turp turp… sa keq per saliun dhe demokratet me cfare emrash eshte katandisur.

    5. dadu says:

      jo vetem qe do te largohet por edhe ka per tu larguar me turp sepse na e ka nxirre jeten te gjitheve dhe te gjithe do ti japim nga nje grusht ne fytyre duke votuar pro PS dhe koalicionit te majte

    6. timi says:

      ky olldashi eshte komplet injorant dhe per kete nuk te duhet shume per ta kuptuar eshte nje i deshtuar qe nuk ka arritur asgje ne jete pervecse kockat qe i ka hedhur berisha per tju lepire nga pas

    7. Kasem Tufa says:

      Ni pytje kom una:
      A do i shkojn demokratet baces ke vorri per homazhe?
      http://imazheshqip.blogspot.co.at/2013/04/bac-u-kry.html

    1. Permetaret says:

      Nje korrigjim blendi. Rusmali jo Rusmajli. Eshte permetari jone ai. Malshovit e burre i beses . Jo si……..

  2. REA says:

    Parashikim realist.Tung i dashur gazeTar , nja dhJete duhen si Mero dhe ti, dhe neve na kthehen shpresat se ky vend DO BEHET

  3. TRE LIGJET -RAMA DHE SKLLAVET E TIJ says:

    SOCIALISTET E MJERE DERISA BEJNE MITINGJE NE KOTEC TE PULAVE DO JENE E DHE 4 VITE NE OPOZITE

  4. ILIRET says:

    E qarte. Me mire gruaja e Lulit se sa Luli kryetar i PD. Po a do te kete me PD? Ose a do te jete PD pas hedhjes te Sali Berishes nga kati i tete, partia e pare opozitare::o? Se mund te jete FRD….

  5. stine says:

    largimi i sales nga pushteti dhe i kelyshve te tij eshte obligim kombtar!!!

  6. banija01 says:

    Me pak dhimbje do ndjesh nga nje grusht i Bledit se nga pena e tij.

    Ne lloj lloj imagjinatash do kalojne mendjet tona vitet pas QERSHORIT, po si pershkrimi i Bledit veshtir te gjesh.

    Po me i vlefshem eshte mesazhi qe i jep qeverise te pas Qershorit ,te mos bjere ne pozitat qe ra Nano ne qeverisjen e socialisteve duke menduar se : Me Berishen ne opozite ( me ato qe shkaktoje ne Shqiperi ) do qeverise 40 vjete dhe populli e denoje ate ndjesi qe pati Nano.

    PD-ja vertet do shkermoqet dhe vertet nuk do kete opozite konstruktive ,po PS-ja ne asnje menyre nuk duhet ta mare lento lento, se veshtiresite ekonomike do jene te pafundeme.

  7. ILIRET says:

    Konkluzioni. Me mire gruaja e Lulit se sa Luli, kryetar i PD, pas hedhjes te Sali Berishes nga kati i tete…

  8. manu says:

    luli vocerr nje kryebashkiak qe nuk ka bere asgje qe nga marrja e mandatit.. as nuk ka nisur te beje asgje ! ndersa olldashi personi qe tentoi te vidhte duke blere votta e nuk ja doli te merrte bashkine..sepse individet e qytetaret e Tiranes e kishin kuptuar cila ishte zgjidhja qe duhet te benin dhe e bene.. te njejten gje do te bejme dhe ne 23 qershor .. te gjithe per te Rilindur

  9. EL - JO says:

    ME PELQEN ANALIZA E MANES POR DICKA ME SHQETESON…PD DO BJERI NGA NJE DIKTATOR NE NJE LIDER GAY…ESHTE E PADURUESHME QE OPOZITA E ARDHSHME DO TE JETE KAQ E HUMBUR…

  10. kuksjani says:

    Ky eshte nje gazetar i madhe.Bravo djalosh!
    C,do shkrim tuajin qe jep gazeta e lexoj dy here per kenaqesi,kurre lexoj ato qe shkruan Bushati me dhembe koka me dy rreshta, nuk e di se pse.!

  11. SENA says:

    ME MIRE NJE QEN MIK SE NJE MIK QEN…ME KUPTONI CFARE PO THONI?!!!

  12. nensi says:

    Olldashi dhe te gjithe deputetet e tjere te PD vazhdojne dhe vazhdojne te perserisin te njejtat gjera te pakuptimta qe thone gjithmone. i vertiten gjithmone te njejtes teme por me 23 qershor shqiptaret nuk do ta lejojne me kete tallje !
    Rilindje Rilindje

  13. adoleshenti-FRANCE says:

    o bledi mane po shkruan ne nje univers ku edi rama esht kryeminister dhe ilir meta kryetar parlamenti, gramozi minister i brendshem, fidel ylli minister i trukimit te ndeshjeve;
    duro dhe nje muaj qe ta shohesh kush do jete pozita dhe opozita se po e nenvlersoni si shum Berishen

    shkruaj dicka per takimin Rama-LGBT se kishin dal si zogjt ne kafaz

  14. komunisti says:

    BERIDHS NUK LARGOHET NGA FRONI I TIJ . KOMUNISTET NUK DORZOHEN.
    DATA 24 QERSHOR E GJEN SERISH NE DETYREN E TIJ .
    ME RAMEN APO ME METEN SHQIPERIA MERR FUND .

  15. Lirindje says:

    Ti je nje cope budallai e kalama o Mane! Mjere ky popull opozitar qe kalon ne orgazem me pacavuret e nje drogaxhiu si ty qe meqe Mero i jep hapesire ketu i duket vetja si Kafka. Une kam vetem nje pyetje per ty. Cfare ke bere ne jete ti mor zoteri qe tju thuash neser femijve re tu? Kontrabande? Droge? Dh ty te perkrah populli i majte???? Fatkeqesi e madhe.

    1. MEMEDHETARI says:

      Ti mor kokekungull,duhet te jesh ndonje parazit ne ndonje zyre “qymyri” te Saliut…
      Ti edhe nje pseudonim nuk mundesh ta gjesh vete por e ke vjedhur nga publicistika brilante e Manes…
      Kur ta marre vesh Saliu kete veprim,i mjeri ti ku do futesh…

      1. Lirindje says:

        Ndiej keqardhje vetem per nick-name qe perdor. Fjale e madhe memedhetar. Po mundet qe edhe ti o kokebile ndihesh i tille sipas menyres tende e une smarr fare persiper te te nderroj idete e tua . Fatkeqesia e ketij vendi jane debilet me shumice si puna jote qe masturbohen me shkrimet e Mane &co. Po kur ta kuptosh ti dhe te tjeret si ty kete gje, Saliu do tja kete kaluar dhe Enverit. Tani futi nje tas me groshe numero qindarkat per kafen e neserme e mos u merr me gjera qe tejkalojne kapacitetin qe te ka dhene Zoti!

  16. Julian laci says:

    Kjo eshte super analize .partia demokratike do te purfundoje si partia e punes.cdo gje rrotullohet rreth shokut sali hoxha ,prifti si e ka ky qe e ka bere shqiperine si kopesht privat a po ky e ka sali berish vdekja

  17. gjergji says:

    Bukur o Bled. Luli mund të jetë i zoti për boll gjëra por jo për k/opozitar !

  18. TIRA says:

    AI ESHTE OLLDELE !!!
    TI HEQIM TE GJITHA DELET E ZEZA NGA PARLAMENTI SHQIPTAR DHE TA NXIERRIM NE PESNION BARIUN E TYRE!

  19. Alban says:

    Ishte i nevojshem nje shkrim i tille per 24 maj

  20. SENA says:

    “Olldashë, Patozë, Palokë, Rusmajlë, Topallë do e kalisin durimin deri sa të japë frymën e fundit Berisha dhe nuk do i lenë nam e nishan (jo si i Bujarit) vetë Bashës.”

    KETA PO NUMEROJE DITEN DERI SA TU VDESI PRIJESI…PER TU KACAFYTUR MENJERI TJETRIN!!!
    HENGSHIN KEMBT E TYRE!!!

  21. mergimtari fv says:

    Mane po sikur ke dale jashte Shqiperise , je i pare mendoja , sikur ke pare dhe Londren si ish-kryeqender e dipllomacise boterore , por si duket dhe shkollimin do e keshe bere duke pare mesuesit ne sy e ke ndenjur urte qe te shperblente me nje note kaluese minimale , o BLEDI mire fshataret e pa shkolle te malit e fushes i mbajne syte nga beu si NJESHI qe u mban shpirtin gjalle , por dhe ti shpreson tek mbivleresimi i njeshave qe na kane marre ne qafe jete e mot ? – nje mendje eshte nje zero me xhufke , shume mendje bejne nje mendje te shendoshe , per kete ka nevoje shoqeria dhe Shqiperia sot , nuk vjen behari me nje Ed Rama apo Lulke , kerko emancipimin e shoqerise qytetaro-katundare qe kane zaptuar periferite e gjithe ish-qyteteve , mos u deshpero per verjtjen sepse nga jashte une kam me shume angus per vendlindjen dhe fatin e keq te popullit tim .

  22. liri says:

    Te shpresojme te jete keshtu. Kryetar te jete kushdo por vec nje opozite serioze europiane e djathte… Pergezime per shkrimin

  23. Ajet Delaj says:

    Shqiptaret duhet ta dine tashme se Sali Berisha nuk do shkoje ne pension aq lehte sic mendojne disa.
    Kjo jo per faktin se nuk eshte bere per te shkuar ne pension por fatekeqesisht nuk ka kush ta dergoje. Nje pushtet atokrat nuk mund te spostohet me nje projekt atokrat. Vetem fryma e lirise qe kthehet ne stuhi mund te fshije regjimet kleptokrate gje qe nuk ka shans qe te ndolle me deptete te emruar nga pronari i partise.
    Nga momenti qe nje parti privatizohet ne demokraci partia vdes si strukture e si misiojon.
    Nuk besoj se do arrije te perseritet skema e Ramiz alise ne 2013 pasi eshte 23 vjet pas e shume uje ka rrjedhur gjer tani. Dhe jo vetem kaq por edhe shume gjera kne dale ne drite

  24. albanian eagle says:

    Nqse Basha eshte i pa afte dhe pederast.Olldashi eshte mafioz dhe pederast.Pra i bie te zgjedhin midis dy pederasteve Bashen ose Olldashin.

  25. shqipja says:

    rrofsh more djale e qofsh i bekuar per keto shkrime per keto shkrime .
    fundi ju ka ardhur kesaj bande ne pushtet por duam vdekjen, e urojme te jete si e kadafit.

  26. Mihal Dhima says:

    Analiza e Bledi Manes se me mire Olldashi ose Topalli ne krye te PD se nje Lul Basha i ngathet do te vleresohet nga impakti.Nese autori synon nje percarje te metejshme Te PD-se,atehere shkrimi eshte ne lartesine e shkrimeve te B.Breht. Nese ato qe shkruan i beson,gje qe nuk dua ta besoj,dikush do ta quante artikull te paguar…

  27. Enis Mataj says:

    I shkreti ti!
    Dikush te ka peshperit ne vesh se ti Bled ke aftesi te medha per t’u bere nje penë apo një zë i fuqishem i medias. Dhe ti i ke besuar! Dhe shkruan. E prape shkruan. Dhe Mero t’i boton. Si editoriale. Dhe ti masturbon. E shkruan prape. E me pastaj une e ca te tjere rrime e lexojme keto qe shkruan ti. Pika mua, pika atyre te tjereve dhe pika atij qe të ka mbush mendjen se ti je nje analist.

  28. Kerpaci says:

    C’e vret mendjen kot per kete pune o Bled! Ne nje stan langaraqesh qe eshte katandisur PD veshtire se gjendet nje langaraq “i mire”. E vetmja gje qe duhet bere detyrimisht eshte qe te qerohen nga pushteti se qelben Ballkanin e po kercenojne gjithe Evropen.

  29. Mane flm., puna o se L O J en
    N U K e ka l u k s i n
    Ta boje shqipua,
    ohoooooej

  30. Mane ok, por… Dardha e ka bishtin mbrapa, i dashur.
    Ti fole thjesht pazarin qe eshte bere, per te shkulur te pashkulshim(demek) sali;
    Ti fole sak Tranzicionin agonik qe po vjen pas…
    Mjer i vogli qe ka o lux…, ket po thu.
    Ejvalla! Edhe se e zeze.
    Se paku ta degjojne delet Pazarin e Ri.

  31. LUXI i TE VOGLit = Shqipnia
    Osht’ jo xero, o ti Plako,
    Eshte minus !
    minus sa te dush
    dtth minusi osht i ‘gjate’
    AQ sa jena ne ‘DeeeLE’,
    kshu po jom dakort !

    Eh NE DELet!

  32. TROJA says:

    Pra dhe ju qe keni thyer hekurin duke goditur kete regjim,qe nuk la gje pa vjedhur e grabitur e qe kane mbushur bankat me milionat e eurove,te djerses dhe gjakut te ketij populli,po pranoni amnistine e Edi Rames mbi kete klase te koruptuar?
    Si mundet qe ne kete editorial,te pranoni qe te ikin,te lene partine,dhe te marin pasurine e grabitur? Ajo pasuri dhe e sejmeneve te tjere ka ate vlere qe ky popull ka punuat 70 vjet.Po jeni shume te sigurte per fitoren e ketyre te majteve qe jane me te squllet se Lul Basha,kur akoma nuk ka filluar fushata,akoma nuk po kuptohet se me cilat forma do dale Saliu,per te vjedhur edhe kete here votat,kur akoma nuk eshte hapur thesi i parave te grabitura popullit,per te blere perseri kete popull.Kur varferia eshte ne ekstremet e statistikave,kur mijera familje me 10 vota,shiten per njimilion leke,kur nje familje me 3 vota siguron nje pune qofte edhe te perkoheshme,kur presioni ndaj administrates ka mare forma te frikeshme,dhe kur opozita e bashkuar,qe sot po fle mbi dafina se e ka te fituar kete beteje nuk jepin garancine e nje fitoreje te lehte.Mundet te fitohet me rezultat te vogel dhe ne kete moment do dali perseri ne skene Iliri qe akoma nuk ka folur ne publik se cili eshte qellimi i tij ne kete martese.
    Akoma Edi Rama nuk ka treguar cila eshte mareveshja qe mban te fshehur midis tij dhe Ilir Metes.Ju kerkua me isistim te madh ne takimin me gazetaret,por aty e mohoi,e ndersa ne televizoret e tjere,ne debatet,ku aleatet e tij debatonin,kerkonin dhe ishin te sigurte se ekziston nje mareveshje e tille.
    Kerkojani dhe Ju i nderuar Zoti Blendi; Sa ministra i ka kerkuar Iliri?
    Sa % te administrates 30%? dhe mos haro,jane 30% e me hajduteve qe ka njohur administrata shteterore,jane me te specializuarit qe ka patur ky sistem,per 23 vjer,sepse edhe mareveshja me Saliun,kishte qellimin e vjedhjeve dhe grabitjeve te pasurise se popullit.
    A mos valle opozita e re e dobet me Lulin qe parashikoni,ju mund te kethehet ne nje lufte me te tmershme brenda kualicionit te majte dhe ta geryeje aq shume sa ne 2005 kur u gerye dhe dha doreheqjen dhe dorezoi pushtetin Fatos Nano.Une nuk shoh opozite te dobet me Lulin ne krye,por shoh ne ate hark kohor qe ju parashikoni,nje perseritje te degradimit te te majtes,nga interesat e vete te majteve,qe nuk do te realizohen.Pranda dhe sot dhe deri me 30 Qershor,Edi Rama nuk do flase,per tradhetine qe i ka bere antareve te PS me mareveshjen e Iliri,me banden e dyzet hajduteve.

  33. tradita says:

    jam kurioz te di se si do te shndrrohet shprehja juaj, mbas te humbisni edhe nje here 24 qeshor 2013. …. hap kutite… apo pica lale…. pica lale…pica.

  34. hasan says:

    Z Mero.Normalisht qe nuk me mban mend,sepse nuk mbahet mend njeriu me te pire nje kafe.Une te mbaj mend.Keni punuar ne Kraste Martanesh.Keni njohur njerez atje,madje dhe keni punuar dhe bashkepunuar me ta.Jeni gazetari(gjeolog),qe per vite te tera,jo vetem keni qene prane Berishes dhe familjes se tij,por keni patur dijeni dhe per gjerat me banale prane PD-ke,e prane Tij.Ta them me ndershmeri se ju pergezoj per forcen e fjales ne cdo kohe.Por nuk mund te rri pa te thene*Ndalo menjehere shkrime te tilla ne gazete,si ky shkrim i ketij zoteriut*Me shpirt te them se kjo nuk eshte gazetari.Respekt

  35. Ej plako.... says:

    Ej Mane, ky shkrim i shkon fort fotos tate, yl yl … Yll … Po yll fare plako!
    Ej Plako, vec po shtoj:- Dhe Delet rrine e veshtrojne… Tranzicionin RIliindaaaaaaaas, ohej!
    O ra Shqipua prej fikut,
    Ej si mjaftojne vec dy pupac-mostra me na majt’
    lidh mas HUNIt t’ Fikut!!! (Demonkracise)!!!!
    -Si i cojne Delet (e ‘Fermes Kafsheve’) ke RilandaaaaseThertoria?
    -Tu knu: ‘ E ra sala prej Fikut!’
    Knoni dele, knoni!
    O deeeeeeeeeele, nuk e dini mire KONGEn: e ra Sala prej Fikut!…
    sala o top llastiku, ooooooooooo dele! Ene edRilindaaaaasi & kope.
    (Ja ckoqur qe ta kapni: Te tere Pupacet e Pulitikes jane TOPllastiku, kur do hani pyke?)
    E,
    prej Fiku kena ra NE (qysh se kena le
    e do lejne dele ne ket vend, te Shqiponjave …ha-ha-ha),
    Amon o dele qe j’u rrejne me nji dore bar
    e do…Daulle (analizma ANAListesh etj)
    Lexojeni mire ket qe thote Mane guximtari ( e vizionari per cudine tone)
    E majeni mend per jete,
    O deeeeele !
    Si ta keni menu mire, masnej folni, miq!

  36. REI says:

    Bravoooo per shkrimin Blend, Olldashi eshte me injoranti ne skuadren e uraganit te shkaterrimit te partias demokratike

  37. Qytetari says:

    O Blendi!!! Megjithe admirimin qe kam per ty,si shpirt i lire e ‘rebel’,nuk mund te te lexoj dhe te mos te bej nje sugjerim,cili nuk ka lidhje me shkrimin,por me ‘figuren’ apo epitetin fare te pa vend qe perdor ti dhe jo vetem ti te “LULIT te VOCERR”.Ky personazh i Migjenit te madh,ka qene jo vetem nje personifikim i vuajtjes njerezore,por edhe nje njeri qe meriton te gjithe respektin e mundshem njerezor.Dhe ta perdoresh si figure krahasimi per plehra si dylberi Lul Basha,nuk te nderon as ty e as penen tende!
    P.S.
    Une qe po te shkruaj,e ndjej per detyrim,sepse e kam njohur “Lulin e Vocerr” (Zenel Islamin).

  38. Vlora says:

    bravo bled mane per shkrimet e tua.

    eshte e vertete qe pas 23 te gjithe kokat kane per te ngrene me njeri tjetrin ne ate qe vazhdon akoma te quhet pd.

  39. Korabi says:

    Mire e ke thene ne fund o Blendi, me mire gruan e Lulit, te pakten na i kthen ne natyre dhe ne nje fare mase leket qe na vodhen tek rruga e kombit.

  40. martini ny says:

    Me vjen keq per Blendi Manen qe ka bere nje editorial nen nivelin qe ka si bashkpuntor i gazetes Tema.I vleresoj shkrimet e tij ne kete gazete ku para nje viti ka publikuar artikullin me te mire te kesaj gazete te titulluar “Shqiperia e ndyre e blendi fejziut” ku fatkeqesisht ky qerosi i sales eshte bere sot personi me i shikuar ne emisionet e tij,pra kemi nje shoqeri civile qe e pranon dhe e shijon ndyresine.
    Ajo qe tingellon si “lapsus” i pafalshem eshte shprehja e meposhtme ne kete artikull:
    “Basha do ta katandisë opozitarizmin shqiptar si qeverisjet e dikurshme të Ylli Bufit. ”
    Per dijenine e lexuesve prishja e qeverise se stabilitetit te Ylli Bufit ne dhjetor 1991 ishte nje nga ngjarjet me tragjike ne historine e kombit shqiptar.Per here te pare shqiptaret u moren vesh dhe krijuan nje qeveri ku perfshihej gjithe spektri politik dhe u mireprit nga te gjithe partite politike,pra ishte nje mrekulli.
    Vetem 4 veta nuk ishin dakord :Sali Berisha,Azem Hajdari,Bill Rajerson dhe Elezbiberaj te cilet perdoret te gjitha format agersive qe te rrezohej kjo qeveri ne nje kohe qe ekonomia shqiptare ishte e paralizuar dhe kishte nevoje per reamincjon.
    Sabotimi i votimeve te 31 marsit 1991,organizimi agjenturor i 2 prillit 1991 ekskluzivisht nga udb jugosllave ne bashkpunim me disa amerikano-tropojane ,nxitja e veprimeve ekstreme te grevave te urise dhe prishja kriminale e qeverise se Ylli Bufit ishte me teper si nje
    invazion i maskuar nen petkun e luftes kunder komunizmit por qe ne fakt rezultoi si nje grusht shteti i maskuar qe u realizua ne 31 mars 1991-22 mars 1992 duke prure ne pushtet njerin me tinzar,me te urryer me shkaterrimtarin,me percaresin dhe me te pabesin per te gjithe kohrat.Kjo u vertetua dhe me daljen ne fushate elektorale te amb amerikan te atehershem Bill Rajeson qe dukej me shume nje gjeneral qe hynte ne Berlin ne maj 1945 se sa nje dipllomat qe hynte ne Tirane i mirepritur nga 100 % e shqiptareve ku tani jane plotesisht te zhgenjyer nga dipllomacia amerikane sidomos pas masakres se 21 janarit 2011.
    Ne ate kohe Blendi Mane ka qene nje “debatikas” i sali berishes dhe duhet ti kerkoje falje shqiptareve sepse cfare pislleqesh qe po ndodhin sot e kane zanafillen ne prishjen kriminale te qeverise se stabilitetit te ylli bufit qe ishte identike me veprimet e intervenimit te Ahmet Zogollit me ndihmen e Serbise dhe te ruseve te bardhe ne 1924.
    E njeta histori u perserit ne 1992 me Berishen qe erdhi ne pushtet nga “bajonetat” e udb jugosllave te ndihmuar gabimisht nga disa qarqe anti shqiptare qe quhen lobe proserbe & progreke ne shtepine e bardhe.
    Jane keto lobe qe here te maskuar here ne menyre te hapur jane ne mbrojtje permanente te berishes duke shpikur tani se fundi beteja
    imagjinare me tre ligjet apo me plotesimin e antareve te KQZ qe jane probleme aq banale sa te shkaktojne te vjella kur shikon qe po “mobilizohet dipllomacia boterore” per te vene ne dyluftim ujkun berishe me xhirafen edi rama ne 23 qershor.
    Kujt i ka ngelur pak tru ne shqiperi dhe nuk eshte sterilizuar nga qeroset e berishes te adriatikut dhe te atllantikut duhet te kuptoje se totalisht kjo fushate votimesh eshte nje tragji-komedi qe po luhet shemtuar nga antishqiptari berishe,nga tradhetari frikacak edirama dhe nga inter-mafjozi Meta.
    Vetem nje marrevshje e fshehte qe mund te jete bere nga berisha-meta-rama prapa perdeve te amabasadave mund ta largoje drakulen e vicidolit nga skena politike dhe urojme qe kjo te jete e vertete sepse
    durimi i ka ka kaluar kufinjte njerzore.
    Por nqs se perendimoret do lejojne qe votimet te zhvillohen ne kete forme qe ka nisur deri sot fitorja e perbindeshit do jete spektakulare sepse i ka te gjitha mundesite te shkelqyra ti fitoje ato edhe nqs se humbet me rezultat plebishitar.
    -Fakti se ka mbi 100 mije veta buxhetore qe duan te ruajne vendin e punes duke i shtuar dhe familjet e tyre kapin shifren gjysem miljoni.
    -Nuk duhen harruar dhe 70% familjeve te zonave rurale qe jetojne me assistence dhe me thaset e miellit dhe te grosheve (qepen eprodhojne vete) qe do votojne per copen e bukes.
    -E pafaleshme eshte qendrimi enigmatik i PS te cilet vetem pohojne se ne listat e votimet jane 30 mije emra te dubluar dhe 400 mije votues pa adrese dhe vetem kaq..
    -Gafa me e madhe vetvrasese e PS se Edirames eshte se po hyn ne keto votime me keq se ne ato te 8 majit sepse tani Berisha eshte:
    1-k/minister
    2-president
    3-kryetar shiku
    4-kryeprokuror
    5-minister mbrojtje
    6-kryetar gjykate
    7-kryetar KLD
    8-kryetar parlamenti
    9-minister i brendshem
    10-komandant garde….
    dhe lista vazhdon me te tjera poste me perjashtim te avokatit te popullit qe vetem per popullin nuk eshte..
    Prezenca e tre amabasdoreve usa-osbe-be eshte nje lluks per berishen
    sepse ato kane treguar se jane pothuajse pjestare te kabinetit te tij qeveritar dhe partnere katalizatore ne bizneset normale apo te pista qe jane lidhur si rruga e kombit,gerdeci,cez-i,plehrat,ujguret,muxhahidinet,albetroli,hidrocentralet,komunikacjonet bankat,portet etj etj qe jane normale ne vendet gjysem koloniale.
    Urojme zoti blendi te jete bere ndonje marreveshje midis nderkombetareve dhe parise tiranes per largimin “me finte” te berishes sepse nqs do zhvillohen votimet me monstren frankestein te tropojes do jete nje fitore mafjoze spektakulare e tij.
    Dhe pastaj le te flasim per shqiperine e ndyre te bledifejziut por dhe te blendimanes …

  41. mentor aliu says:

    Nuk e kuptoj perse my mllef kaq I kunder ‘luli o luleza time,, I cili pa mbeshtetjen e Berishes eshte zero. Rreziku me I madh partise demokratike nuk I vjen nga luli o luleza ime,por nga klani Bode-Topalli-Olldashi-Rusmali-Ilir Bano e kompani qe Kane ndertuar struktura klanore qe e Kane shndruar PD – ne si nje bande mafiozesh qe po shfrytezon ne radhe te pare popullin demokrat qe e lane rrugeve pa pune. Kjo bande mafiozesh perben rrezik sidomos per demokracine shqiptare, qe per interesa personale, ndihmuan Berishen te uzurpoje te gjitha pushtetet, ndersa PD-ne e bene te shkoje per lesh.Nuk eshte mire te sulmohet lulio luleza time e te mbrohet Bode , Sakatja , Olldashi e kompani. Keta Jane me te rrezikshem,por sidoqofte te dy palet Jane pacavure ,dhe per hir te percarjes se tyre,meret ne mbrojtje nje m… Per te mbrojtur kak..
    Editoriali eshte I mrekullueshem,por kurre nuk duhet mbrojtur m… Per te shkelur kak..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje