Një dritë “mistike”,që ndriçon brënda një shpelle të ndodhur në bregdetin Kalifornian,duket e vështirë të besohet se në të vërtetë është një fenomen i zakonshëm natyror.
Ndër vite, drita e “Keyhole Arch”, në plazhin Pfeifer në Kaliforni, është shndërruar në një magnet për fotografët që synojnë të kapin në aparatet e tyre fenomenin e rrallë, që ndodh vetëm në disa momente të caktuara, gjatë ditëve të caktuara në ekuinoksin dimëror.
Në të vërtetë, bëhet fjalë për një reflektim të rrallë, i cili ndodh vetëm kur plotësohen disa kushte të caktuara atmosferike, kur dielli ka një kënd të caktuar, mbi gjirin e Pfeiferit.
Efekti i jashtëzakonshëm, i cili ngjan me dritën e përdorur nga kinematografia në shumë filma me jashtëtokësorë apo me ngjarje biblike, u arrit të dokumentoj së fundmi nga një profesionist, në një seri fotosh mbrësëlënëse,transmeton “TCh”. P.K
Kush degjon Saliun tani kur te thote qe shpellat e Vicidolit kan ndricue prej shekujsh dhe me drita ylberi.
Patem nje Pal Vata (me urimin klasik drejtuar aksionisteve “shkofshi dhe ardhshi si Shkurta jeme”) tani kemi nje Sali Ber(r)ishe qe ushqen anekdodiken shqiptare. Kushedi sa vjet do te rrojme me “brumin” e tij, sa ta theje qafen, dmth me 23 qershor. Ore, pyeta keto komshijet lart e poshte, po askush s’e mbante mend, s’e kujtonte dhe s’e dinte: cili sulltan turk plasi nga inati gjate skenderbegiades se lavdishme, pasi nuk e theu dot Krujen ne rrethimin e pare, te dyte a te trete? Aman po e kujton njeri ta shkruaje ketu.
Sulltan Murati i II.
Seç kam nje parandjenje, te cilen mund ta formuloja: I shkofte mbrapa! O ky (SRB-i) o na (populli e kombi shqiptar. Kush ka nepermend ndonje rruge tjeter, te urdheroje)!
Hahaha, sa e pashe fotografine thashe “Mos i ka dale dielli nga mbrapa”, vazhdova te lexoj per kuriozitet dhe qenka e vertete