Topalli: Opozita të sjellë tre emrat për KQZ-në dhe ne mbledhim Kuvendin. Meta: Mazhoranca duhet të reflektojë

24 Maj 2013, 19:07Politika TEMA

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi se mazhoranca është e gatshme që të mbledhë Kuvendin për të miratuar tre emrat e opozitës për vendet e lëna bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deklaratat e saj u bënë gjatë një takimi me zotin Roberto Battelli, koordinator special dhe kryesues i misionit të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, i caktuar nga Kryetari i OSBE-së.

“Kemi miratuar me konsensus kuadrin zgjedhor, duke reflektuar në të, të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR, bazuar mbi propozimet e opozitës”, tha Topalli.

“Jemi të gatshëm të mbledhim Parlamentin në çdo moment për të votuar tre emrat për vendet e lëna bosh nga Partia Socialiste dhe opozita”, vijoi kryetarja e Kuvendit.

Batelli zhvilloi një takim edhe me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Duke diskutuar mbi situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Meta tha se integriteti i këtij institucioni është cenuar në mënyrë të dhunshme dhe të padrejtë nga ana e mazhorancës aktuale.

Sipas tij, për LSI-në është e rëndësishme që të rivendoset konsensusi dhe besimi te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke i rikthyer legjitimitetin këtij institucioni.

Meta tha se i takon mazhorancës të tregojë reflektim, të tregojë përgjegjshmëri në këtë drejtim, ndërkohë që ai garantoi delegacionin e OSBE-së që opozita shqiptare është e gatshme të kontribuojë në këtë drejtim.

Sipas delegacionit të OSBE-së, plotësimi i standardeve më të larta në këto zgjedhje është një mundësi e artë që Shqipëria të avancojë në rrugën e saj drejt bashkimit Evropian duke treguar në këtë mënyrë funksionim të institucioneve demokratike në vend./ep

26 komente në “Topalli: Opozita të sjellë tre emrat për KQZ-në dhe ne mbledhim Kuvendin. Meta: Mazhoranca duhet të reflektojë”

  1. besi says:

    o meta akoma vazhdon ne politike ti.po ik ore se le name se nuk je ti per kete pune.

    1. Sneki says:

      Nuk e kuptoj se si ka goje dhe flet kjo gorja e PD qe per fat te keq mban dhe postin e kryetares se parlamentit. Keta vete nderhyne dhe e prishen KQZ dhe tani kerkojne ne menyre te ligjeshme antaret e PS ne KQZ.

      1. lek says:

        CDO POPULL MERITON QEVERINE QE KA ! DUHET TE RILINDIM M 23 QERSHOR QE TI SHPORRIM NJE HERE E PERGJITHMONE KETO MBETURINA TE POLITIKES REGRESISTE KOMUNISTE SIC ESHTE ZHOZI ME SHOKE! #RILINDJE

    2. sonila says:

      Keta qelbesirat e PD kur shkarkaun antarin e LSI e bene ne menyre te jashteligjeshme dhe tani kerkojne ne menyre te ligjeshme qe antaret KQZ te kthehen ne ate institucion ku njerezit trajtohen si plera.

    3. Ana says:

      Po sigurisht qe PD nuk eshte gati ti votoje 3 ligjet sepse do ti perdori ne cdo fjalim kunder opozites si forca bllokuese,kur faktikisht vendin ne humnere ka 8 vjet qe e drejton Sali Berisha.Ne 23 qershor vetem rilindjeee

    4. niko says:

      Meta si biznesmen eshte njish,sle perqindje pa llogaritur sakte,si politikan le per te deshiruar,por ce do qe ka ca njerez qe i shkojne nga mbrapa dhe ashtu zvarre e cale i merr nja 4 mandate,megjithate me koalicion e Rilindje dhe Ramen ne krye cdo gje do te ndryshoje e do te rilinde!

    5. Ana says:

      Justifikimet e PD per te mos votuar 3 ligjet.Se deri me tani ia hidhnin gjithe peshen e fajit PS duke folur neper fushate per bllokim te integrimit nga opozita.Faktikisht eshte vetem Sali berisha ai qe e coi vendin ne gremine

    6. armela says:

      Topalli lepin atje ku peshtyn nje here
      edhe e prishen KQZ edhe tani bejne sikur duan vetem zbatimin e ligjit,kur edhe vete nuk e dine se ceshte te zbatosh nje ligj

  2. besnik says:

    Filluan me kushtet keta te PD. Ne qofte se nuk do te riformatohet kjo KQZ nuk duhet te futet asnje antar i opozites ne KQZ.

    1. hasan says:

      hahahaha…..

  3. fresk says:

    …..dhe gojorja e saliut leshoi mufken e rradhes….
    Pas 23 Qershorit dua te shoh ate “kengetarin” ambasador dhe ate dylqinjen e tij, dua te shoh ate vellane “konsull” te kesaj gojoreje,
    te kesaj “plehne shkodret” dua te shoh dhe kete ruspi te perdorur nga komunistet e te hedhur ne kembet e sali krimit se si do te hyjne e dalin burgjeve, nqse edi eshte vetem 20 % e asaj qe pretendon se eshte.
    Per krimin dhe kriminelet nuk duhet te kete falje KURRE.

  4. besnik says:

    Filluan me kushtet keta te PD. Ne qofte se nuk do te riformatohet kjo KQZ nuk duhet te futet asnje antar i opozites ne KQZ. Me nje KQZ te tille do te kemi te garantuar vetem vjedhjen e ketyre zgjedhjeve.

  5. alti says:

    AMAN PD-JRA DHE MENYRAT E SAJ TE TE BERIT PRESION, PER TE SHMANGUR PERGJEJSIN DHE PER TE KRIJUAR ALIBI, PER HUMBJEN ME TE MADHE QE DO NJOHI HISTORIA E PD-es.

    PD NE KETO 8VITE VEC KA DESHTUAR..EDHE 5 ARRITJE QE GJASME REKLAMON SE KA BO..THJESHT FATI I SAJ TE JETE NE PUSHTET KUR ERDHI KUR U POQEN KUSHTET PER TE NDODHUR DIS GJERA!!

  6. fabjol says:

    kjo llafazanja eshte duke prish shume pune dhe do te hiqet si e mire por i ka ikur afati .. ka skaduar

  7. dila says:

    ju jeni drejtesia e ketij vendi.vazhdoni keshtu se me 23 qershor fitorja eshte vetem e juaja.perpatra perpara perpara PD

  8. fabjol says:

    stoppp .. nga politika Zonja topalli nk ja vlen te flasesh me ti .. sidomos per politiken .. se e keni katandisur si mos me keq

  9. ergi says:

    zonja topalli duhet te hiqet menjeher nga kuvendi si nk e meriton

  10. Eri says:

    ka ardhur koha qe dhe kuvendi te pastrohet ,

  11. klaus says:

    Per ta cliruar KQZ-n nga duart e Berishes, nuk do te mundemin dot vetem ne seancen e te herens, ndaj me 23 Qershore duhet te votojme Partin Socialiste. Se rruge tjeter nuk ka me kete njeri qe nuk pyet as per Nderkombetare e sa per njeri

  12. danja says:

    Duhet me patjeter qe KQZ te riformatohet ne menyre qe zgjedhjet te jene same legjtitime, ne menyre qe te mos i kundershori pastaj Berisha kur ta shikoje se ka fituar partia socialiste…sepse eshte mesuar ai qe ti nderroje rregullat e lojes pasi ajo ka filluar.

  13. tea says:

    Opozita nuk mund te behet pjese e lojes , kur rregullat i vendos kundershtari…e c’kuptim ka ndeshja pastaj

  14. fat Man says:

    Z. Calamani parlamentin nuk mund ta perdoresh si prone e familjes leshi qe, kur do ti e mbledh dhe kur do ti e shperndan. Vendos anetarin e KQZ se vjedhur moj zonje e paligjeshme qe rri me vota te vjedhure, rregullo punet me satrapin Sali. Pastaj dil e e na fol per ndonje zhele si Koqja Islami e shpoket e tij, qe i kene ne krye te PD e te listave per kandidat, nuk beni dot hajer pa fare komunisti se thartoheni shpejt e nuk u behet kosi.

  15. SHKARRAVINA says:

    me lefterije leshin e jozefina shkarravina ne nuk kemi zgjedhje ne shqiperi do i vjedhin prap asht ngrit shteti ne kam me gra e fmi vetem me vjedh votat

  16. Elektorati says:

    Ne duam te dime se si financohen partite?
    Duam te dime se sa para marrin ne vit nga buxheti i shtetit partite?
    Kush I financon posterat gjigant elektorale?

  17. ina says:

    kjo eshte thene e rithene nga zonja Topalli po ka rene ne vesh te shurdher. persa i perket Metes eshte eshte opozita ajo qe duhet te rreflektoje apo u infektove edhe ti nga semundja e Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje