Sulmuesi spanjoll i Çelsit, Fernando Torres, ka shprehur dëshirën për të qendruar ende tek londinezët, me shpresën që të luajë nën urdhrat e portugezit Hoze Murinjo.
“Natyrisht se menaxherët më të mirë në botë lidhen me klubet më të mira në botë.
Kjo është situata tani. Çelsi po kërkon një menaxher të ri. Hose Murinjo është i lirë, kështu që të gjithë e lidhin atë me Çelsin, sepse ai është i famshëm dhe për ato se çfarë ka thënë ai në muajt e fundit. Ne kemi lojtarë që kanë punuar me të dhe kanë kujtime të mira me të te Çelsi.
Unë dua që kjo të ndodhë. Dëshiroj të kem mundësinë të luaj nën urdhrat e Murinjos. Kjo është sfidë, motivim i madh, kështu që dua që kjo të ndodhë”, ka thënë Torres.
Megjithatë, me ardhjen e Murinjos, Torres do të jetë e vështirë të luajë dhe mund të largohet, pasi portugezi ka të tjera plane për sulmin e londinezëve./b.l
Jo ,jo TORRES ,pervecse nuk ke dhene me te miren ,ne ANGLI ,por mos prit nga MURINJO QE TE MBAJ TY NE EKIP THJESHT per faktin se je SPANJOLL.
Ai eshte FOBIST nga te permendurit emrin spanjoll,sepse mendja e tij delirante i konfondon te gjithe me REALIN e MADRIDIT ……
Si rrush je…..
Yorresi apo Totila ?
Ky Torresi ka qene nder yjet e Premiera Divizion kur luante per Atletikon e Madridit!kur kaloi te Liverpuli e ruajti shkelqimin deri diku,nga momenti qe luan per Chelsea eshte nje lojtar i zakonshem,do e krahasoja me Bogdanin(fati i keq i ketij te fundit qe nuk e kishte mbiemrin Torres)Fernando duhet te ja mbathi vrapit nese vjen Mourinjo,pasi nuk ka me vend ne formacion,me vetem 7 gola per nje vit kalendarik ne Premier League,nuk mund ta justifikosh dot rolin e sulmuesit,por edhe nese luajti kete vit thjesht ngaqe kishte nje trajner spanjoll,dhe ne nje fare menyre e perkrahu,se per paraqitjet qe beri nuk e meritonte te ulej as dhe ne bankine.
Pershendetje england!Vertet ai tani nuk eshte ne forme ketu e kohe por kam mendimin se me nje trainier si Murinjo qe di tu mare lojtareve pothuaj 100%ai do ta gjeje formen.Te Liverpuli ishte ne fome famoze sa ka bere vend nder shenuesit me te mire te tij(mesatare per ndeshje).Si tifoz i Liverpulit qe jam do me pelqente ta shihja ne sulmin e redsave se bashku me Suarez.