Platini lë pa biletë për finalen e Ligës së Kampioneve Maradonën

25 Maj 2013, 11:44Sport TEMA

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, duke se i ka punuar një reng legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona, duke e lënë këtë të fundit pa biletë për finalen e Ligës së Kampioneve mes Bajernit të Mynihut dhe Dortmundit. Denoncimi është bërë nga avokati i Maradonës, Anxhelo Pisani.

“Maradona është zhgënjyer nga stafi i Platini, që i ka mohuar biletat që Diego kishte kërkuar të blinte për finalen e Ligës së Kampioneve. Vetëm një ditë para ndeshjes, Maradonës iu komunikua se nuk kishte bileta për të, pasi ato ishin shitur. Diego ka mbetur i shtangur përballë një përgjigje të tillë nga asistentët e Platini, i cili vetë i ishte lutur të bënte këtë kërkesë për bileta, që të ishte i pranishëm në finale”, tha ai./b.l

5 komente në “Platini lë pa biletë për finalen e Ligës së Kampioneve Maradonën”

  1. ajaxs says:

    Ne kohen tone, Maradona ka qene lojtari me i madhe i te gjitha koherave. Ai eshte i pa arritshem.Kujtoj ndeshjen kunder Anglise,pas golit me dore Ai mori nje tope nga mbrojtja dhe dribloje 7 futbolliste angleze dhe shenoj nje gole te pa harruar.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po, plotesisht dakord qe goli i MARADONES me ANGLINE eshte mei madhi i te gjitha kohrave ,sido qe nje kopje te 100% te ketij goli e ka shenuar dhe MESSI me GRANADEN ,por qe per vete skuadren te ciles ja ka shenuar nuk ka vlerat e MARADONES .
    Goli i dyte me i bukur per te gjithe koherat eshte goli i ROBERTO CARLOS me FAULL .

  3. berat says:

    Ne kete lajm nuk kerkohet koment per golin me te bukur,por a ka vepruar drejt Platini dhe stafi i tij qe la pa bilete Maradonen? Mendoj qe eshte nje veprim krejt i pa justifikuar [pavarsisht nga jeta private] per meritat e jashtezakonshme qe ka pas si futbollist[ka shkruajtur historine] e meriton nje bilete.

  4. maradona says:

    zoti totila
    messi se ka shenuar me granaden por me getafen
    turp per platinine.
    grekerit e lashte: o theos tis balias.
    maradona me i madhi i njerezimit, i pakrahasuar me asnje.
    i derguari i zotit per futbollin
    jashtetokesor
    intuita abstrakte te nje qenie njerezore

    djego armando maradona
    i madhi i te medhenjve

    nga mevlanovski maradona argentina

  5. nqs se eshte e vertete kjo PLATINIA tregon qe eshte nje super legen,pjese e pandaree sistemit me te korruptuar te futbollit dhe si futbollist dhe ca me shume si drejtues,MARADONA eshte dhe do te mbetet per shume kohe idhulli i miliona njerezve ne bote per klasin e tij te larte ne fushe dhe per karakterin e tij rrebel dhe te pamposhtur e ca me te teper si njeriu qe ju tregonte vendin mafiozeve dallaveraxhinj qe drejtuan futbollin si HAVELANGE e BLATER vazhdim i te cileve eshte dhe PLATINIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje