Santos ka pranuar zyrtarisht ofertat e Barcelonës dhe Real Madrid për blerjen e Neimar dhe tashmë i takon këtij të fundit që të vendosë se në cilin klub do të shkojë.
Sipas mediave, Reali ka ofruar 35 milionë euro, ndërsa Barcelona 28 dhe dy ndeshje miqësore në Brazil, për të marrë yllin Brazilian. Reali ndërkohë e paguan gjithashtu më shumë Neimar, duke i dhënë 11 milionë euro në vit atij, nga 7 që i jep Barcelona.
Por në klubin katalanas, lojtari mund të mbajë të gjitha të ardhurat nga e drejta e imazhit, ndërsa te madrilenët ai do t’i kalonte klubit gjysmën e tyre.
“Tani do të vendos me familjen time, nuk ndjej asnjë lloj trysnie. Vendimin mund ta marr brenda 5 minutash, gjysmë ore apo 3 ditësh, nuk di ta them me saktësi. Por di të them se ky është momenti më i lumtur i jetës sime. Kjo është një arsye krenarie për mua, fakti që kërkohem nga dy gjigandë të futbollit spanjoll”, deklaroi Neimar pas vendimit të Santos.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti i Santos, Odilio Rodrigues, pranoi se Neimar ka një marrëveshje xhentëlmenësh me Barcelonën, por nuk dihet nëse do e respektojë atë.
“Në këtë mbledhje mësuam se Neimar dhe Barcelona kanë prej shumë kohësh një akord verbal, një marrëveshje xhentëlmenësh, që në rast se ai largohej nga Santos në vitin 2014, do të shkonte te Barcelona. Por nuk ka asnjë kontratë të firmosur. Ai bëri të qartë se nuk ka marrë asnjë parapagim dhe Barcelona përgënjeshtroi zërat se është bërë një pagesë e tillë. Këto kanë qenë vetëm shpikje të shtypit”, tha ai./b.l
Me duket se sikur po e mediatizojne shume kete djale ,le te presim cdo te ndodhe .
Nyrmar tashme asht pjese e Barces ,pak a shume kjo eshte dit qysh ma perpara .
bleu barca ket sapo u konfirmua lajmi.firmosi per 5 vjet me 7 mil ne sezon.
bace u kry !
njitash kem me pa spektakel .pa me vjen keq per q’at majminin goxille ,guardiole dhe per qata ss-te gjermane se paten marr shume superxhiro .
messi dhe neymar qi shkoi sot ku barca kane mu fsheh topin tana ekipeve .
njitash barcelons i duhen dhe 2 mbrojtes se e pat qi kjo pune .
heuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu bre ,ka maru .