Bashkimi Europian beson se në vit humbasin një miliard euro për shkak të evazionit fiskal. Shumë nga këto para mendohet se mund të fshihen në Zvicër. Duket se sekretit bankar po i vjen fundi.
Prej dy shekujsh Gjeneva është një nga qytet më të pasura të botës. Rrugët janë të mbushura me banka. Paratë dhe ruajtja e sekretit e kanë bërë qytetin të suksesshëm. Por kjo traditë e gjatë e sekretit bankar, që nisi thjesht si një masë për të mbrojtur privatësinë e klientëve, ka bërë që Zvicra të kthehet në qendrën më të madhe të depozitimit të parave nga evazioni fiskal në vendet fqinje.
“Çdo vit shtetet antare të Bashkimit Europian humbasin rreth 1 miliard euro nga evazoni fiskal dhe shmangia e taksave, çka është më shumë se sa ndihma që i dhamë Qipros”, tha Herman Van Rompuy, Presidenti i Këshillit të Europës. Shumë nga fqinjët e Zvicrës janë të intatosur që çdokush që ka para për të fshehur, duke nisur nga politikanët francezë deri tek menaxherët e futbollit gjerman, gjejnë vend në bankat zviceriane. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar një shkëmbim automatik informacioni për llogaritë bankare.
Ndëshkim për suksesin?
Parlamentarët zvicerianë nuk duan të dorëzohen. “Kudo që shkoj në botë dëgjoj fjalë jo të mira që thuhen për Zvicrën dhe bankat e saj. Fakti që bankat zviceriane janë kujdesur shumë për të ruajtur privatësinë e klientëve të saj dhe se Zvicra është një shtet i vogël, ka bërë që Londra Nju Jorku dhe Brukseli t’i deklarojnë luftë”, thotë Yves Nidegger, deputet i partisë së djathë Partia e Popullit Zvicerian.
Edhe bankeirët e Gjenevës e shohin si një luftë financiare. “Sigurisht ne nuk mund të jemi në luftë për këto çështje me fqinjët tanë. Ne do ta zgjidhim këtë problem. Jam i sigurtë për këtë”, thotë Michel Derobert, i cili është drejtuesi i Shoqatës së Bankierëve Privatë. Personalisht ai beson se Zvicra duhet të gjejë një zgjidhje me Bashkimin Europian.
Por si mund të zgjidhet? Duhet të dorëzohet Zvicra dhe të braktisë sekretin bankar? Një pyetësor i bërë së fundmi pushtoi titujt e parë të gazetave pasi gjysma e zvicerianëve ishin dakort me një gjë të tillë. “Sekreti bankar është duke vdekur”, thekson profesori i ligjeve Philippe Mastronardi.
Ai thotë për DW se është i paevitueshëm fakti se Zvicra do të dorëzohet një ditë. “Gjithçka po ndryshon shumë shpejt dhe Zvicra është duke lëshuar pe dalëngadalë drejt shkëmbimit automatik të informacionit.” Eksperti ligjor shtoi se duke qënë që Zvicra është një vend i vogël nuk ka fuqi të ndikojë të vendet e tjera.
Një vend i ndarë në dy pjesë
Por gjysma e zvicerianëve duan të ruajnë sekretin bankar. Debati politik është ndezur. Deputeti Yves Nidegger nuk është gati të dorëzohet. Sipas tij Zvicra duhet të ruajë pozicionet e saj, si për shembull garantimi i borxhit grek. “Ne jemi të vetmit që mund të bëjmë një gjë të tillë. Bankat greke do t’i kthehen normalitetit dhe garancia do të jetë e vlefshme për aq kohë sa do të respektohet sekreti ynë bankar.” Në këtë mënyrë argumenton Nidegger, Zvicra tregon se nuk mendon vetëm për financat e saj, por edhe për Europën.
Zvicra mund të dalë garante për borxhin grek, por kushti është që ajo duhet të ruajë sekretin bankar. Zvicra tani është në presion për të pranuar diçka që dikur mendohej e pamundur. “Ne shohim që e gjithë bota është duke shkuar drejt një standardi. Sigurisht ne duhet të rregullojmë këtë standard”, thotë bankieri zvicerian Derobert për DW. Bankat e Gjenevës, të Zyrihut dhe gjithë Zvicrës do të kërkojnë mënyra të reja për të bërë biznes./DW
Dhe duhet te rritet presioni ndaj Zvecres per publikimin e emrave te njerezve te pasuruar me korupsion qe i fshehin ne Zvicer dhe ska pse kjo te behet ombrella e tyre. Kush i ka paret me djerse ska pse i fsheh dhe nuk i fsheh, Ai ti gezoj dhe ju shtofshin.Jam shume kureshtare te di sa politikaneve dhe atyre afer tyre do tu dale emri, se ata jane ,se ne te tjeret( mender populli) na kanr katandisur te mendojme veten per buken. Tua sekuestrojne ore do populli dhe keto pare te perdoren per te miren e shoqerise, per njerezit ne nevoje, te semuret etj qe jane me mijra ne kete vend dhe qe shteti nuk ju del per zot.
Perendimi po qe se e ka seriozisht luften kunder korupaionit dhe evazionit fiskal,duhet ti kete ne kontroll keto banka.
Po ti hapen “petet lakrorit”nuk do gjenden emrat e njerzve te thjeshte,ata qe sot bertasin per luften kunder korupsionit do ndihen ngusht,do abstenojne.
Thenia e mençur se peshku eshte qelbur nga koka,gjithmon eshte aktuale.
no coment ! Per Miliarderet Shqiptare ! Dikur me tre dhoma e nje guzhine.Sote Multi Miliardere,nga gjaku i Popullit !
Perjashto nje pakice,qe i kane me pune dhe me djerese !
Korrupsioni eshte shume i thelle,eshte shume e veshtire per ti kontrolluar.Bashkepunimi ne grupe Politike,te majte te djathte,therasin si kucedra,te luftojme Korrupsionin !
Zvicra eshte nje shtet qe ka perfituar shume jo vetem nga bankat por edhe nga zemergjeresia e perendimoreve per shume kohe persa i perket sekretit bankar. Por duke i lejuar te bejne biznes ne menyre te tille, zviceraneve ju rrit mendja dhe e mendonin veten te pathyeshem aq me teper qe u bene edhe arrogante. Vetem se tani e kuptuan se s’kane bythe te kapen me shtete te medha dhe kur xhaxhai Sam i pertej Atlantikut i kercet dhembet atehere i duhen plotesuar kerkesat pa diskutim ashtu siç po ben Zvicra aktualisht me USA. Edhe pse Zvicra eshte nje shtet i konsoliduar me teknologji etj etj prape se prape nje pjese e pasurise kombetare ka qene si rezultat e shfrytezimit te bankave dhe duke i hequr sekretin bankar detyrimisht Zvicra do te behet nje vend i parendesishem persa i perket depozitimit te parave dhe rrjedhimisht njerezit nuk do te shtyhen per te depozituar leket te ata se banka ka kudo, nuk ka vetem ne Zvicer. Kjo do te çoje ne menyre te paevitueshme ne uljen e fitimeve nga bankat dhe detyrimisht edhe nje ulje te vogel te standartit te jeteses duke ja nisur qe nga pushimet nga puna qe kane filluar tashme ne Zvicer neper banka. Qe tani 1300 vete ishin llogaritur te pushohen nga puna ne sektorin bankar. Evropa e ka kuptuar gabimin qe ka bere me Zvicren me lirine e pakufishme qe i kishte lene deri tani dhe po korrigjon gabimin.
zvicres
Zvicra nuk eshte shteti i vetem ne Bote qe ruan sekretin bankar.Nena e sekretit bankar eshte Britania.Jane ishuj te shumte ne Paqsor apo ne Karaibe qe ruajne sekretin bankar e qe jane nen juridiksionin e Britanise.Pa folur per Singaporin.Para disa ditesh Kryeministri Britanik kerkoj nga keta ishuj te marrin masa persa i perket sekretit.Por vetem fjale te rrethanave te caktuara.jo me kot para nje vit Britania e Zvicra nenshkruan nje akord per nje pozicion te dyfishte ndaj klienteve te ketyre dy vendeve.E ne Europe ndonese jane nen presion sekretin bankar e ruajne me fanatizem deri tani Luksemburgu dhe Austria.Persa i perket pushimeve nga puna te 1300 vetave kjo eshte nje gje qe ka ndodhur me pare e vashdon edhe sot.Por ska lidhje me ate qe ju thoni.Te njeten gje bejne dhe shtete te tjera.Ekonomia e Zviceres eshte nje ekonomi e konsoliduar me vite e jo me kot raporti i shoqerive qe merren me kete pune e vleresoj Zvicren me tre A ku mbi te tjera vleresoj si te shendoshe sistemin bankar.Shtete si Gjermania rezikojne ta humbasin te “A”_ne.Sigurisht qe Bankat luajne rolin e tyre ne ekonomine e cdo shteti jo vetem te Zvicres,Rolin kryesor ne ekonomine e Zvicres sa per info e luajn taksat e ulta.Jo me kot shume nga Kompanite me te medhaja ne Bote e kane seline e tyre ne Zvicer ku gezojne avantazhe te medhaja fiskale.E qe te realizosh kete gje duhet vertet te kesh “kellqe”.Gje qe shtetete tjera nuk arrijen dot ta bejne.Nuk po shkojme larg por shtetet qe rrethojne Zvicren gjeografisht jane vertet shume larg ne ekte gje.
pershendetje
zvicres,
Mendoj se nuk duhet te fillojme ti biem trumpetave ne lidhje me heqjen e sekretit bankar ne Zvicer. Mos harrojme se, edhe Luxemburgu nuk e ka hequr sekretin bankar. Gili, vili bejne edhe Austria dhe Lichtensteini.
Mos harroni se, ishujt nen influencen angelze Cayman jane ishuj qe jetojne vetem ne saje te sekretit bankar.
Mos harroni se, edhe vete ne Amerike, ne Kaliforni, ka me dhjetra banka qe kane sekretin bankar.
Sa per dijeni, vetem 13% te GDP mbulohet ne Zvicer nga sektori bankar.
Zvicra, nuk ka lende te para, por ka shume institute studimi te fushave te ndryshme, sidomos te sektorit bankar. Keto institute jane gjithmone nje hap perpara hapave qe, do te marri BE e korruptuar.
BE ben vetem bla bla sepse, eshte nen nje presjon te madh te miljona te papuneve ne BE dhe kerkon te gjeje nje fajtor per te mbuluar pazotesine e tyre.
Miq, ne fushen e lojes eshte futur fashizmi i bardhe dhe BE eshte e detyruar te beje ate qe i urdheron ai. Demokracia, dhe vetem demokracia do te cliroje BE nga industria financjare ( fashizmi i bardhe ) i cili po sillet me vendet e Europes si nje elefant i terbuar ne nje dyqan porcelani.
Zvicra, punon, studjon dhe hecen parpara dhe nuk ben bla bla bla pa buke.
plaku
Spo te them se me ke kopjuar:)) me ne fund…u bone i gjalle.
te pershendes
Tironci Lugano,
Duket sheshit se te kam kapjuar padashje sepse, kur une shkruajta mendimet e mia, shkrimi yt nuk kishte dale akoma. Une jo vetem te kam kopjuar, padashje, por mesova shume gjera, qe nuk i dija, nga shkrimi yt.
Tiranci Lugano, te kam marre disa here ne tf. e shtepise por nuk ke qene aty.
Boj qejf more vella, se vetem per ty paska qene Zvicra. Jeto ne shtepi mbi nje miloneshe dhe na le neve shqiptaret e shkrete te shijojme te mirat e Zvicres.
Te uroj ty dhe familjes gjithe te mirat.
Persendetje.
plaku
Edhe une te them te drejten te kam marre shpesh ne tel por asgje.Ku sme shkote mendja.Kam qene dhe 2 jave ne Tirane e ndoshta ke marre ato dite.Sot per fat duekt sikur koha po don te hapi mbas kaq kohesh vetem shi.Vetem kete fund jave edhe pse binte shi kam mbjelle rreth 50 tuja pisha te vogla ne kopesht.Ketu te kam kopjuar une.Me kismet ndonje dit te diele shpejt do te vi te te marr e te shofesh kete katunin tim qe quhet Zyrih.
pershendetje
Cdo shtet i vertete ka fizionomine(fytyren)e vet.Zhvillimi e konsolidimi i tij varet nga drejtimet e prioritetet qe i japin drejtuesit e atij vendi qe e quan vehten shtet me rregulla e ligje per te miren e tij.E nese funksionon shume mire,i bie te jape ndihmen e asistencen e vet edhe aty, e ne ato vende ku eshte e nevojshme.Kete gje po ben edhe ky shtet qe ne i themi Zvicer.Kam pershtypjen se si kudo e ne cdo kohe tentohet si dhe ne shoqeri te luftohet i zoti e i zgjuari nga tufa e budallenjeve(dembele,te pa zote)qe jane te shumte ne numer. P.s. Nese duan shtetet perkatese te luftojne informalitetin e invazionin fiskal,i keshilloj,une si idivid e intelektual,te mos merren se ku e si vajten parate…(qe te tere i kane shume per zemer!!!), por te fillojne te sistemojne shtetin e tyre me rregulla e ligje te mirezbatuara…..ashtu sic vepron ajo qe quhet”ZVICER”
Kane harruar te lexojne gazeten Tema evropianet te te degjojne e te marrin keshillat e tua o intelektual. Po mire ty te duket se Zvicra paska te drejte keshtu ndersa gjithe te tjeret qenkan budallenj, keshtu mendon ti o intelektual, qenke me te vertete intelektual i madh, ose mund te jesh vete ne Zvicer qe flet me kaq pasion se s’ka mundesi ndryshe.
po pse na qenka faji i bankave zviceriane qe vendet e tjera nuk jane ne gjendje te rregullojne politikat e tyre fiskale,apo tani qe europa eshte ne krize dhe mendojne se fajin e ka sekreti bankar zvicerian.zvicra eshte nje shtet shume i pasur por edhe shume social dhe funsionon gjithka me mire se kudo tjeter,prandaj edhe xhelozojne vendet e eurozones,bashkimi europian eshte i destinuar te shperbehet,po te behen sot referendume ne te gjitha vendet e EU,mbi 60% e popullsise eshte per daljen nga be
C’sekret?! Masonet! ups…