Tre ligjet e shkelura pa u miratuar

25 Maj 2013, 19:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Disa ditë më parë u bë publik në media një formular i ndërtuar nga administrata shtetërore, që i kërkonte çdo punonjësi të administratës të siguronte 20 vota për Partinë Demokratike. Formulari u transmetua në emisionin “Fiks Fare” dhe disa gazeta të tjera kritike me qeverinë. Mënyra e ndërtimit të formularit, presioni ndaj një punonjësi të thjeshtë të paradeklaronte jo vetëm votën e tij, por dhe të 20 njerëzve të afërt të tij, mekanizmi i kontrollit mbi këtë premtim dhe arroganca me të cilën ky formular shpërndahet, është një asgjësim i lirive politike në Shqipëri.

Nëse Sali Berisha ia ka dorëzuar këtë formular 100 mijë të punësuarve në administratë dhe u kërkon 20 vota për çdo punonjës administrate, atëherë ai është duke shantazhuar rreth 2 milion shqiptarë, praktikisht gjithë trupën e votuesve në vend, të votojnë për të nën një presion të tipit ‘Gestapo’.

Në asnjë kohë dhe asnjë palë zgjedhje në Shqipëri, nuk ka ndodhur të ketë një klimë terrori mbi kontrollin e votës së qytetarëve si në këto zgjedhje. Nga pikëpamja ligjore këtu kemi një shkelje flagrante të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe çdo ligji që rregullon raportet e administratës publike me politikën. Por ironia e fatit është se në vend që ky skandal të ishte debati kryesor në vend, po kthehet në debat miratimi i tre ligjeve të mbetura të paketës së Brukselit, një prej të cilëve ka të bëjë pikërisht me statusin e nëpunësit civil.  Përfytyroni që ditën e hënë parlamenti të ngrejë dorën për të miratuar ligjin për të drejtat e nëpunësit civil dhe ditën e martë Flamuri të vazhdoj të shpërndajë formularin që i kërkon çdo nëpunësi 20 vota të paradeklaruara për Partinë Demokratike??

Mjafton ky fakt që debati nëse do të miratohen apo jo tre ligjet e mbetura nga paketa e Brukselit ditën e hënë në Kuvend, nuk do t’ia vlente të merrej në konsideratë.

Në të vërtetë askush nuk ka problem as me përmbajtjen e tyre dhe as me miratimin e tyre. Problemi i vetëm që ka Berisha është se si të mos i miratojë këto tre ligje, që të ketë një alibi për 30 ditët e mbetura të fushatës, dhe problemi që kanë opozitarët është se si t’i miratojnë këto tre ligje që të mos i kenë barrë formale në procesin e marrjes së statusit pas zgjedhjeve kur do të jenë në pushtet. Por problemi real që ne kemi është se procesi i marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtar nuk është i penguar nga tre ligjet, por nga një ligjësi, e cila dita- ditës po bëhet më e prekshme, varrosjen përfundimtare të standardit të zgjedhjeve në Shqipëri. Kushtet respektive që vendos opozita dhe Berisha për paketën e tre ligjeve, njëri duke kërkuar me të drejtë hyrjen në fuqi pas zgjedhjeve dhe Berisha duke shtuar si kusht dhe një ligj të pamiratuar nga opozita për amnistinë dy vjet më parë, tregon se ata realisht e dinë që nuk ka asnjë emergjencë për miratimin e tre ligjeve, por ka vetëm një nevojë për debat rreth kësaj çështjeje.

Në këto kushte, meqë puna po kufizohet tek debati për ligjet më shumë se sa për vetë ligjet, duhet që doemos të ketë një qëndrim serioz në publik lidhur me rëndësinë e tyre.

Së pari, duhet të thuhet qartë, siç e ka thënë Komisioneri Fyle dhe siç po e përsërit vazhdimisht Brukseli dhe trupi diplomatik i BE në Shqipëri, se tre ligjet nuk janë kushti i mjaftueshëm që duhet plotësuar për paketën e integrimit, por një kusht i nevojshëm. Si i tillë ky është një akt formal, pa asnjë rëndësi të veçantë politike.

Së dyti, duhet të bëhet e qartë se fati i integrimit të Shqipërisë varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të pranuara nga gjithë palët që duhet t’i japin fund tranzicionit 22- vjeçar të Shqipërisë. Pra, nëse flasim për ndonjë miratim real të tre ligjeve, ato miratohen më 23 qershor, kur Shqipëria do të testohet nëse kalon apo jo provimin më të rëndësishëm të saj, zgjedhjet e lira në vend. Fakti që ne po shkojmë drejt zgjedhjeve pa një KQZ, dhe mbi të gjitha këmbëngulja e Berishës për të mos e zgjedhur këtë krizë, tregon vendosmërinë e tij për ta djegur këtë shans të Shqipërisë. Dhe tymi i këtij dëmi e mbyt flakën e shpresës që gjoja do të ndezë për Shqipërinë miratimi formal i tre ligjeve në Kuvend.

Së treti, rruga për të marrë statusin e vendit kandidat varet shumë dhe nga qeverisja e pas 23 qershorit. Që Shqipëria të ngjallë besimin e Brukselit, duhet të bëjë gjeste të forta të vendosjes së shtetit ligjor, të luftës kundër korrupsionit, të ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, dhe të sigurimit të standardeve për liri ekonomike, konkurrencë dhe një shoqëri të lirë. Koalicioni i sotëm opozitar ka ngërçet e veta në këtë drejtim, ndërkohë që drejtësia është e kapur e gjitha nga pushteti në ikje dhe çmontimi i kthetrave të Berishës prej saj, do të jetë një problem më vete.

Shqipëria as humbet dhe as fiton asgjë ditën e hënë nëse miraton tre ligjet. Ajo është një procedurë thjesht burokratike dhe nuk përbën asnjë lajm. Tre ligjet janë miratuar në parim nga palët dhe askush nuk ka asgjë me përmbajtjen e tyre. Lajmi i vërtetë është nëse Shqipëria ia del të shpëtojë nga spiralja e rrënimit të saj duke prishur zgjedhjet.

Lajmet e përditshme flasin dhe dëshmojnë se Sali Berisha po i prish zgjedhjet. Terrori mbi administratën publike, paradeklarimi i votës me metoda prej ‘Gestapoje’, frikësimi i qytetarëve për kontrollin e votës, këmbëngulja për të mos plotësuar KQZ dhe kriza reale e Berishës me Perëndimin, janë lajmet e vërteta të këqija që po prodhon Shqipëria.

Nëse kjo nuk ndodh deri në fund, nëse shkojmë në zgjedhje pa KQZ, nëse shkojmë në zgjedhje me këto shkelje flagrante të ligjit për zgjedhjet, nëse shkojmë me këtë klimë terrori mbi administratën, atëherë tre ligjet nuk i vlejnë askujt, bile më keq akoma, mund t’u vlejnë shkatërruesve të ëndrrës sonë evropiane.

34 komente në “Tre ligjet e shkelura pa u miratuar”

  1. turi says:

    me shume se ligjet ky vend ka nevoje per ZHVILLIM EKONOMIK! KJO ESHTE AJO QE KA NEVOJE SHQIPERIA! SALI BERISHA ESHTE NJERIU QE E PENGON, SALIU ESHTE NJERIU QE DUHET TE LARGOHET DHE VENDI DO I AFROHET EUROPES!

    1. ELTI says:

      QESHARAKE ESHTE SHUME KJO SITUATA KU SALIU MUNDOHET TE PASOJ TOPIN TE RAMA…SALIU NUK KA PLOTESUAR ASNJE STANDART DHE MUNDOHET TE BINDI SHQIPTARET SE E KA FAJIN EDI..PO JO MO SALI SE NUK ESHTE BUDALLA POPULLI E DI QE TI E KE DESHTUAR KETE QEVERISJE! TURP TURP TURP!

      1. Sindikata e Minatorëve says:

        SINDIKATA E MINATORËVE
        Alternativat nuk vijnë nga hiçi. Ato lindin në lëvizje e sipër. Ato piqen përgjatë dhimbjeve të luftës. Pasi provuam të gjitha rrugët që na mundëson një sistem demokratik (presupozuar se jetojmë në një të tillë), që nga rrugët institucionale, protesta, greva të përshkallëzuara në greva urie dhe etje deri në kufijtë e epërm të njeriut, tentativa për të hyrë me forcë në zyrën e kryeministrit, bllokime rrugësh etj., dolëm me vendimin që të provojmë rrugën ndoshta të vetmen e mbetur, e pjesëmarrjes direkte në politikë. Për të shmangur kostot financiare dhe burokratiko-bllokuese, zgjodhëm një nga partitë e vogla, njërën që pranonte ta përdornim siglën e partisë pa na vënë kushte dhe duke na lënë dorë krejtësisht të lirë. Partia BASHKIMI REPUBLIKAN, të cilën e inkuadruam në koalicionin e majtë. Synojmë që të nxjerrim 1-3 deputetë dhe njëkohësisht të marrim në rang kombëtar sasinë koresponduese të votave për të administruar Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Është partia jonë e profesioneve të rënda, e punonjësve të nëntokës, të pasuruesve, të metalurgjisë, të naftëtarëve, të kimisë, të guroreve, të çimentos, të mashinistave dhe invalidëve të punës.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Është partia e të gjithë neve heronjve të heshtur, që me mundin dhe sakrificat e pashoqme, me djersën dhe gjakun, me rrënimin e shëndetit dhe humbjet e shumta të jetëve tona ndërtuam Shqipërinë dhe i dhamë popullit shqiptar industrinë dhe bujqësinë, shkollat dhe spitalet, qendrat e kulturës dhe të pushimit.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Është partia e të gjithë neve heronjve të heshtur që sot jemi të persekutuarit e demokracisë, sepse na mohohen të gjitha të drejtat që profesionet tona gëzojnë kudo në botë dhe që sistemi monist na i njihte dhe zbatonte. Na mohohen kushtet e sigurisë së shëndetit dhe jetës në punë, orët e punës dhe pushimet, pagat e drejta dhe pensionet respektive, na mohohet vjetërsia në punë, mosha e pensionit etj.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Është partia e të gjithë neve shqipëtarëve, që jemi të djathtë, sepse e duam Shqipërinë si Republikë Parlamentare, por që jemi të majtë, sepse i kërkojmë dhe duam ti mbrojmë të drejtat tona sociale. Që jemi të djathtë sepse duam të kemi shtet ligjor, por që jemi të majtë sepse duam të kemi shtet të së drejtës.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Kërkon që të jetë syri që i sheh punonjësit, pensionistët dhe cilindo qytetar tjetër në jetën dhe hallet e përditshme, të jetë veshi që i dëgjon ankimet dhe rënkimet e njerëzve, kërkon të bëhet zëri i tyre dhe të buçasë në parlament me fuqinë e sirenave të alarmit. Programi jonë nuk është komplot konspirativ e as fushatë luftarake për të dërrmuar kundërshtarin politik. Programi jonë është i thjeshtë dhe i kuptueshëm sepse merret me hallet, me nevojat dhe me të drejtat tona. Është një program i vetëmbrojtjes sociale, i dinjitetit social.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Do të kërkojë nga parlamenti dhe qeverisja e ardhëshme që :
        √ Brenda 6 mujorit të parë të bëhet rillogaritja dhe shpallja zyrtarisht e minimumit jetik individual sipas standarteve të vendeve europiane. Shpallja zyrtarisht jo më rrallë se çdo 2 vjet.
        √ Brenda 2 viteve të parë, rroga minimale e çdo profesioni si edhe pensioni minimal i profesioneve të rënda të kategorisë “A” të barazohet me minimumin jetik individual real. Ish punonjësit e nëntokës që sot përfitojnë nga “Trajtimi i veçantë” të kalojnë në pension të plotë. Invalidët e punës të përfitojnë pension jo më të vogël sesa
        minimum jetik.
        √ Brenda 12 muajve të parë të realizohet barazimi i pensioneve të para 91 dhe pas 91 për rastet e pensioneve të përfituara për të njejtat kushte.
        √ Brenda 12 muajve të parë të shfuqizohet rritja në bllok e moshës së pensionit 65-60 burra-gra, duke bërë përshkallëzimin e moshës së pensionit sipas profesioneve,duke filluar nga 52 vjeç për profesionet e rënda.
        √ Brenda 3 muajve të parë të pregatitet një plan i detajuar masash për zbatimin e ligjit mbi kategorizimin e profesioneve, ose të trajtohet çdo profesion me një status
        të veçantë. Ripërcaktimi i rrogave minimale për seicilin profesion.
        √ Brenda mandatit të parë qeverisës, në mënyrë të përshkallëzuar të barazohet pensioni minimal me minimumin jetik real.
        √ Brenda 6 muajve të parë të miratohet me ligj pjesëmarrja konsultative e përfaqsuesve të lartë sindikalë në Kuvendin e Shqipërisë si edhe konsultimi i qeverisë me sindikatat dhe grupet e interest për projektligjet respektive sociale.
        Në jo më vonë se një vit të bëhen ndryshimet në Këshillin Kombëtar të Punës, në Këshillin Administrativ të ISSH, nëpër komisione e organizma të tjera për të siguruar një përfaqsueshmëri reale dhe me bazë të gjerë.
        √ Brenda vitit të parë qeverisës të realizohen në konsultim me sindikatat ndryshime të domosdoshme në Kodin e Punës, për ta pajtuar Kodin me dispozitat kushtetuese dhe ato të Konventave Ndërkombëtare të Punës dhe Kartës Sociale Europiane të Rishikuar. – Ndalimi i grevëthyerjes dhe masat ligjore parandaluese. – Ligjërimi I Kontratës së detyruar Kolektive të Punës dhe rrugëve të mundësimit real të këtij detyrimi. – Mbrojtja me ligj e përfaqsuesve sindikalë, që merren me organizimin dhe drejtimin e sindikatës në subjektet shtetërore apo private. – Kufizimi i efekteve të Kontratës kolektive vetëm tek anëtarët e sindikatës nënshkruese. – E drejta e autorizimit nga sindikata për mbledhjen e kuotës së anëtarësisë. – Në rastin e pretendimit të më shumë sesa një sindikate për kontratën kolektive, detyrimi i të njejtës përmbajtje të kontratës, etj.
        √ Brenda 18 muajve të krijohen Gjykatat e Punës (veçmazi ose së bashku me Gjykatën Administrative). Tarifat gjyqësore për paditë mbi të drejtat e punëmarrësve
        të shfuqizohen. Po kështu të shfuqizohen edhe tarifat për paditë e të papunëve, pensionistëve dhe atyre me ndihmë sociale.
        √ Brenda vitit të parë të zgjidhet gangrena me « pronat» e sindikatave. Ato prona nuk do jenë më në shërbim të individëve, por do tu kthehen punonjësve shqiptarë dhe sindikalizmit duke ndërtuar një administrim qendror me kontroll të dyanshëm, nga sindikatat dhe shteti.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Nuk kërkon të mbrojë vetëm shtresat në nevojë apo vetëm punëmarrësit. Ne kërkojmë të mbrojmë edhe punëdhënësit nga arbitrariteti i shtetit, nga konkurenca e pandershme e klientëve të pushtetit dhe nga monopolet. Ne do kërkojmë përmirësimin e kushteve për biznese dhe ndërmarje konkuruese, mbështetjen e tyre nga shteti në favor të hapjes së vendeve të reja të punës dhe përmirësimit të kushteve të punës.

        PARTIA BASHKIMI REPUBLIKAN
        Nuk kërkon që me fuqinë e votës tuaj të marrë pushtet për vete dhe militantët e vet. Sepse ne nuk jemi politikanë nga ata që i shihni prej 23 vjetësh në pushtet, që e mjelin haptazi pushtetin dhe janë kthyer në baronë, na hiqen tani si burra të mirë, sikur po ju çahet barku për ne dhe për kombin. Ne nuk kemi militantë, sepse ne nuk jemi tjetër, veçse ju vetë. Jemi si ju dhe jemi mes jush. Jemi minatorë, metalurgë, naftëtarë etj. Jemi të vetmit që në këto 5 vjet kemi luftuar dhëmb për dhëmb me pushtetin. Ne jemi sindikalistë që duam të luftojmë bashkë me ju dhe së bashku të vetëmbrohemi nga padrejtësitë sociale, nga arbitrariteti dhe megallomania e qeveritarëve. Ne nuk bëjmë fushatë as me fuqinë e parasë dhe as me fuqinë e medias. Fuqia e fushatës sonë është e drejta jonë, është dinjiteti jonë social dhe moral, është shpirti jonë që ngre krye dhe nuk pranon ti dorëzohet të keqes që na ka zënë nga fyti e po na mbyt. Është po njësoj, nëse votën tënde ja fal një miku apo një farefisi, e jep për tifozllëk partiak apo e shet për një trastë miell. Kështu ke shpërdoruar fuqinë tënde për të ndryshuar veten tënde, për të ndryshuar shoqërinë dhe Shqipërinë. Jepi fuqi votës tënde. Fuqi nga fryma jote dhe e drejta jote. Fuqi nga besimi, shpirti dhe dinjiteti yt. Nga veshi dhe syri yt, nga zemra jote. Ndjeje gjakun në damarët e tu! Shtrëngoji grushtat fort dhe ndjeje fuqinë tënde! Vota jote peshon si plumbi.

        Më 23 qershor 2013

        Nuk votojmë si të majtë apo të djathtë. Nuk kërkojmë rotacion të klaneve dhe baronëve të politikës, por një qeveri e cila të qeverisë bashkë me qytetarët për të sotmen dhe të nesërmen tonë të përbashkët.

        Voto
        BASHKIMI REPUBLIKAN

        Shumoje dhe shpërndaje këtë thirrje !
        Ti vetë je fuqia e ndryshimit të madh.
        Mos u shpërqëndro !
        Mos e shpërdoro votën tënde dhe njerëzve të tu !
        Mendo që së bashku jemi shumë.
        Të bëhemi edhe më shumë !
        Ta mundim të keqen !
        Të mbrojmë veten tonë !

        Fiqiri Xibri

    2. Dori says:

      Ore si shume po flasin keta pushtetaret tane per keto 3 ligje, kur e dime te gjithe qe nuk do zbatohen perse po ben kaq shume propagande sala??? APo kot te thote qe ja une i bera te gjitha ligjet po thjesht sdu ti zbatoj!

    3. antonio says:

      PERENDIMI na MASHTROI ne 1990-ten kur na premtoi,qe ne kembim te RREZIMIT TE KOMUN IZMIT ne Shqiperi do te vendosej DEMOKRACIA!!!
      U mbushen ministrite me misionare perendimore,gjoja per te na mesuar si te ndertojme nje shtet ligjor,por asgje deri tani e 23 vjet!!!
      Perendimi ka bashkepunuar,qe Sali Berisha te instaloje nje REGJIM FASHIST,ndaj nuk ia vlen te VOTOHET FARE!!!
      Nje shtet pa opoziten(qe ka ne dore vetem CELESAT E KASHTES)nuk eshte demokratik,por DIKTATORIAL!!!
      Ja,kete shtet ndertoi BOTA KAPITALISTE!!!
      Populli shqiptar keta 23 vjet eshte me i VARFER,ME I POSHTERUAR,ME I PERCARE,ME I PA SHPRESE se ne SOCIALIZEM!!!
      POSHTE FASHIZMI!!!

      1. fl says:

        Une po shkoj me tutje, po them zgjedhjet u fituan. Po nuk mjafton kalimi ne Opozite i monstres-plak. Nuk QEVERISET dot me Saliun ne Opozite. Ta harroje RAMA.

        Duhet eleminuar ose kercenuar me burg qe te terhiqet pas 23 Qershroit – duhet goditur fort ekonomikisht ai dhe Klani i tij

    4. reformer says:

      jam i sigurte se edhe nese berisha fiton do te jete si fitorja e Pirros.

    5. argita vajza says:

      Zgjedhjet jane testi i pare dhe i vertete per te deshmuar sadopak demokracine qe egziston ne kete vend.Me zgjedhje te manipuluara do kemi ne krye nje qeveri te dale jo nga vullneti i popullit por nga vullneti i votave te vjedhura,per pasoje do qeveriseshim siç edhe qeverisemi nga nje qeveri jo legjitime.zgjedhjet testi i vertete i yni.

  2. Parruciani says:

    Ka nji vite qe kerkohen te miratohen tre ligjet dhe socialistat ish komunista me gjithefare pretendimesh , me i spikaturi ishte per legjitimitetin e Kryetarit te Keshillit te Qarkut Fier , argument i mbrojtur ne parlament nga deputeti i ketij qarku sh.ruçi (ish ministri i fundit i sigurimit te shtetit qe mbahet mend per vrasjet ne kufi dhe nxjerrjen e trupave te viktimave ne makina plehrash neper qytete si ne shkodre dhe masakrene 2 prillit ku u vrane 4 dhe u plagosen 95 ), si moraliste se pa u vu legjitimiteti i ketij Qarku nuk i votojme kete tre ligje ,tash gazetari me i perdori i poste komunizmit ose gazetari leter higjenike na thote sikur ne te jetojme ne hane se nuk keka ps me ruçin qe nuk i vodtu po pozita , karagjozllek dhe mashtrim me te madhe nuk ka .
    Megjithe ate ne qofte se ish komunistat i aprovojne tre ligjet te hanen mire eshte , po nuk e permendin ma sikur mos te kishte ekzistu argumentin e qarkut Fier , po trtegojne se jane si paraardhesit e tyre biologjike dhe idelogjike antikombetare , dhe sa tu duane gazetaret mundehen te mashtrojne cdo kush e ka te qarte su kush jane dhe cfare i kane ba keteij populli baballarte e tyre per 50 vite dhe femijet e tyre.

  3. Dalina says:

    Strategji tipike e sales, trembi kundershtaret qe te largohen nga frike, por ta lexoje mire kete koment sala. TI PLAKUSH I QELBUR QE RRI DHE KUTERBON SHQIPERINE CDO DITE, TA DISH QE I KE DITET E NUMERUARA DHE NE 23 QESHOR DO TE LARGOJME ME VOTEN TONE NGA ANJO ZYRA QE TI E QUAN KRYEMINISTRI

  4. cama says:

    Esht ky sali qe do ta qoj shqiperin ne germin dhe Nuk do te ngrej koke shqiperia deri sa te kete keta saliu ne qeveriii
    Duhet te jemi te gjithe te bashkuar QE ti japi Nje dore per ta hedhur saliun Ne humner jo shqiperinn e sht koha e rulindjeeeeeeee
    esht Koha qe te kemi edi ramen kryeministerrrrr
    Mos te na e marrin voten ton hadjutat e sali berishes

  5. guarin says:

    Me thoni Nje gje te saliut te mir .. A esht ky saliu qe i thot Njerzve qe te djegin kundeshtari a esht ky ne fare Digjenerimi Ne popullesii… duke i shtyre te vrasin

    njeri ttj a thot qe jan zgjedhje te ndershme Nuk duhet i besuar keti Njeriu qe dine vetem te vjedhe te vrase popullin e te djege Njerzit qe Mund te jen me parti tjt.

  6. Morati says:

    Per aq kohe sa te kemi komuniste ne pushtet nuk eshte dicka anormale qe te kemi dhe situata te tilla, vetem ne mund ta bejme ndryshimin, ne kemi ne dore fatin tone dhe ne 23 qeshor PS dhe Edi Rama jane zgjedhja jone e duhur, prandaj bashkohuni me Numrin 29 per te larguar komunizmin nga Shqiperia.

  7. ILIRET says:

    E njejta gje po ndodh edhe me ligjin “Per sistemin arsimor parauniversitar”. Ky ligj u miratua para nje viti. Atehere Berisha e mburri ligjin duke thene : Askush nuk do ti perdore me nxenesit dhe mesuesit per qellime politike.
    Kjo sepse ligji shprehet tekstualisht- Ndalohet pjesemarrja e nxenesve ne aktivitetet politike te partive. Ndaj shkelesve meren masa me gjobe, pushim nga puna deri ne denim me deri ne tre vjet burg.
    Keshtu qe kur Edi Rama komunikoi me ate drejtoreshen e nje shkolle te mesme ne Tirane qe i dergonte nxenesit ne menyre te organizuar ne mitingjet e PD, nuk beri gje tjeter por i kujtoi ligjin.
    Mirepo per Berishen nuk ka asnje pengese ligjore, vetem e vetem te realizohet qellimi qe ai i ka vene vene vetes, qofte dhe duke e perdhunuar ligjin. Keshtu dhe me tre ligjet qe kerkojne te miratojne,
    Sidomos ai per Administraten. Valle te marten nuk do te mare me pjese administrata ne mitingje? Le ta provoje po ja mbajti…

  8. kelmendasi says:

    Natyrisht Mero per ty dhe Ramen ju intereson shkatrrimi i vendit.Ti bashke me Ramen e co keni kohe ne unison qe punoni kunder Shqiperise.
    Kujto letren tende para heqjes te vizave drejtuar komisioneres per pune te brendeshme te Be zonjes Kallstrom ku i thonje:Se duhet te marresh parasysh qe po u hoqen vizat do vijne ne Be 1(nje) milion shqiptare azilkerkues te perndjekur nga diktatura e Berishes.Renditje edhe veten qe kishe arsye te largoheshe dhe permendje rastin tend me Rezart Tacin.Por i thonje z.Kallstrom qe ti vete nuk do kerkonje azil se do qendroje per arsye tjera ne Shqiperi.Vizat u hoqen nje milion shqiptaret nuk kerkuan azil.Per cudi edhe Rama ne sinkroni me ty thoshte nje milion.Arsyeja qe do qendroje me sa duket ishte te punoje kunder interesit te vendit dhe shqiptarve ne ekipin e Rames.Ligjet do miratohen te henen KQZ besoj se Rama do e plotsoje pasi Z.Moor tja lexoje mire Domis Vobiskun(Liturgji per te vdekurin katolik)Rames dhe zgjedhjet do behen .Rama do humbe dhe atehere ti bashke me Ramen mund te merrni parasysh kerkesen per Azil ndofta jo ne BE por ne Kube ku Rama duket se ne dimer ka pronotue vendi kur ishte gjoja per pushime.Ishalla Rama per sherbesat qe i ke bere te merr ne ekipin e te pernjekurve pas humbjes dhe ja kaloni tu i ra DAJRES;S`HYPI RAMA NE FIK
    Botoje komentin mos e censuro si Berisha facebookun.

    1. lal prenga says:

      kelmendasi nga Kavaja apo nga Myzeqeja?
      prape ti me qepe,bakllave e turshi? mos harro rakine o teneqe e ndryshkur!
      paguhesh per te qene ne kete faqe apo e ben gratis?!

  9. rinia says:

    Jane miratuar shume ligje ,kaq shume problem qenkan keto tre ligje ?????
    Socialistet jane duke i zvarritur a thua se varet gjithe fati i Shqiperise tek keto ligje!!!!!!
    KJO CESHTJE U BE TERKUZE .

  10. brace says:

    Po nuke larguam komunistin plake me 23 qershore ne vendin tone nuke ka te ardhme,atehere fajin tja kerkojme vetes,qe po lejojme me deshiren tone te vidhen e te shkatrrohen edhe kto pake pasuri qe kane mbetur.A per shtet zbehet fjale,por per nji grupe njerzish te emruar nga plaku qe shkatrruane edhe gjene me shejte e shtrejte DREJTESINE.Ne te gjitha istitucionet dadhaverxhijte,fute ketu edhe oficerin qe plaku thote eshte presidente i caktuar po nga une,e komandohen nga une,nga ky egersire malesh.Cdo fjale e tije ska asnji te vertet,vetem rrena mashtrim e poshtrim,bodhe mose ta lejojme me shume se kaq,mos ta votojme me 23 qershore,me kyte komuniste vetem se i largohemi BE e SHBA.

  11. radio Londra says:

    KJO ESHTE GJUHE E NJE GAZETARI INTELEKLTUAL-Ne po humbim popullin ,kemi humbur shtetin e kerkojme KQZ apo koqe zinj,e 3 ligje.JEMI NE BINARE APO KEMI LAJTHITUR.NE BOTE ZGJEDHJET I BEN SHTETI NE òFAR DO LLOJ SISTEMI NE KERKOJME TI BEJME ME kqz DO ME THENE PARTITE QE JANE 100 E ELEKTORATI 70 VETA.E anetaret e komisjoneve fillojne te bejne pazaret e shit-blerjes.PO VJEN FUNDI.

  12. beso says:

    mesa di une,punonjesit-ose me sakte rrogetaret e administrates kane ardhur me kete menyre dhe ndoshta per ata nuk eshte kaq dramatike;eshte pune e brendshme partie.Jane njerez te shperblyer me punesim per militantizem dhe fare hapur berisha po u kerkon nderin e fundit,qe perveç vetes dhe familjes te rimorkiojne edhe nje skuader votash te sigurta.Nuk çuditem,saliu qe ka bere 100 do beje edhe te 101-ten.Mire eshte te votohen ato tre ligjet,qe me te thenen e Bregut te Integrimit,fermeret me nga 1 dynym bahçe te marrin subvencione nga Evropa,qe i ka parate teper e s’di ku t’i hedhe.Kjo shpjegon edhe deshiren e saliut per tu bere fermer.Per mua kardinal eshte ngerçi i KQZ,se atje do vuloset rezultati dhe gjer tani Opozita nuk ka perfaqesues.Atje saliu po luan kurthin e faktit te kryer,qe ne oret e fundit Opozita te detyrohet dhe te humbe pike perpara zgjedhesve.Per mua,Opozita mund te beje nje levizje taktike te forte qe tani,te bojkotoje zgjedhjet nese nuk vendoset per 1 jave fati i KQZ.Fushata nuk ka kuptim pa vendosjen e ekuilibrit te arbitrave ne KQZ.

  13. troja says:

    Zoti Mero sa here do te ta them,se nuk do kete zgjedhje me 23 Qershor,me degjo njehere dhe mua se di ca gjera me shume se ty dhe e dyta,akoma nuk e ke kuptuar se po luftohet per rotacion,rotacion,ndrimi i kujve te karoces o zoti Mero,qe do te thote se nuk ka as rilindje e as lufte korupsionit,e as lufte gjykatave te koruptuara,por ka vetemndysho pushtet e vidh pasur kombetare.

  14. ti kelmendi i sali vrasesit duhet ta dish mire se me sali diktatorin qe vrau njerez te pa fajshem nuk ka europe por ka azi .saliu nuk e dorezon pushtetin pa e bere edhe nje here si me 14 shtator te 98 qe pushtoi me forcen e armeve kryeministrine dhe radio televizionin shqiptar

  15. martini ny says:

    Bashkohem me kete shkrim S.O.S te ketij editoriali te sotem qe ve ne dukje anen komike te marrjes se statusit,3 ligjet e fameshme dhe formatimin e KQZ.

    Te gjith keto ceshtje duken sikur jane krijuar artificjalisht per te shmangur vemendjen e opinionit nga kryesorja qe eshte deshtimi total i vendosjes se demokracise ne shqiperi dhe ne vend te saj eshte instaluar nje regjim i ngjashem me te Agusto Pinocetit ne Kilin e viteve 70′.

    Shkelja me e madhe dhe me skandaloze ishte lirimi demostrativ ne 8 shkurt te ketij viti te dy gardisteve vrases te 21 janarit 2011 nga gjykatat e Pinocetit te Lugut te Zi te Tropojes.Sidoqofte duhet te jemi krenare qe kemi nje k/m legjendar qe po ja ben tete me dy shtetit me te fuqishem te botes duke fshire menderen me ekspertizat “profesionale” te FBI dhe duke injoruar publikisht ambasdorin arvizu.

    Kjo situate e cuditeshme Washingtion-Vicidol ku gjithmone ka fituar ky i fundit e ka nje spjegim te hidhur.
    Dipllomacia amerikane per 20 vjet ka patur nje sjellje dhe qendrim me dy standarte te ndryshme ne lidhje me drakulen berishe.Per te vertetuar kete ide po analizojme 14 shtatorin 1998 me 21 janarin 2011 ku ne te dy rastet ngjarjet zhvillohen ne oborrin e kryemistrise dhe kane protagonist kanibalin e tropojes.

    Ne 14 shtator 1998 nen organizimin direkt te mender berishes duke shkallmuar dyert e k/m me arkivolin e azem hadarit te vrare si qen rrugesh,u shkrumbuan dhe u pushtuan institucjonet e shtett shqiptar dhe berisha shpalli zyrtarisht ngadhnjimin e pucit te shtetit dhe clirimin e vendit nga “kamunistat”.Pas vendosjes se rendit ne ditet ne vazhdim opozita dhe vecanerisht dipllomacia amerikane duhej te gjenin menyrat te dergonin prapa hekurave terroristin salifuckberisha.
    Fatkeqesisht PS u tregua impotente por dhe dipllomatet amerikane bene gabim skandaloz duke e marre ne pyetje brenda mureve te amabasades amerikane me juriste amerikane qe nuk ka me nevoje per koment te metejshem.Duhet theksuar se policia dhe garda e asaj kohe nuk vrau njeri biles “talebanet e mamurrsit” moren tanket dhe armatimin e rende per te cilet sot shet mend garipi i tropojes.

    Nuk po zgjatem duke e krahasuar 14 shtatorin 1998 me 21 janarin 2011 ku u vrane 4 protestues absolutisht te pafajshem.Tragjikja qendron ne ate qe dy kriminelet kryesore u shpallen njeri burre shteti dhe tjetri yll ne ngjitje duke i dhuruar ne tavoline bashkine e tiranes.

    Ka dhe shume raste flagrante ku segmente te dipllomacise amerikane kane shfaqur hapur tolerimin ndaj akteve barbare,tradhetare,dhe antikombetare te mobstert berishe ne kohe dhe situata te ndryshme qe do duhen shume faqe te shkruara.

    Ajo qe ka rendesi te thuhet me te madhe sot eshte se nuk po shkelen vetem tre por treqind ligje deri sa kemi arritur te doktrina serbe qe thote se shqiptaret nuk kane aftesi vetqeverisje dhe se jane shqipfoles me gjak turku ide te cilat po i verteton filoserbi berish.

    Ka ardhur koha qe shqiptaret te kerkojne me mirekuptim ndryshimin e kursit te dipllomacise amerikane ne lidhje me berishen i cili i ka bere aq dem kombit shqiptar sa nuk do te guxonin te benin serbet dhe greket nqs do te na pushtonin.

    Eshte ne nderin e drejtorit për Europën Qendrore dhe Jugore në departamentin e Shtetit Jonathan Moore dhe te atyre qe jane pas tij ti japin fund komedise me tre ligjet apo me KQZ se i thojne nje fjale e urte : Nuk calon sali gomari nga veshet.

    Sidoqofte berisha duhet te vlersohet se po gjunjezon ameriken si superfuqi e pare boterore,biles po ja kalon dhe enver hoxhes qe injoroi publikisht hrushovin ne vitet 60′.
    Ndryshimi midis karaduzit gjirokastres dhe shurre mbajtesit te tij qendron te fakti se i pari i kishte depot e armatimit plot dhe ishte i fuqishem ushtarakisht kurse ky i dyti eshte bere familjarisht i superpasuruar duke shitur armatimin milirda dollaresh te ushtrise deri sa shkaktoi hiroshimen e gerdecit ku per fat te keq u ngaterrua dhe nje firme amerikane me miq hebrenj te berishes me arome te patton boggs dhe deodorantin e podestave.Te shpresojme qe parfumet e ketyre lobeve te berishes ne WDC te mos ndikojne ne viziten e drejtor jonathanit me drita te ndezura si zjarrfikset e NYFD.

    Take it easy mr.Moore..

  16. artjon says:

    nuk mund te miratohen keto 3 ligje pa u zhvilluar shteti ekonomikisht !

    sali berisha di vetem te mbushi xhepat e tij dhe e ka harruar fare shqiperine !

    me edi ramen kryemnister shqiperai do shpetoj nga kthetrat e saliut !

  17. flogert says:

    Te miratosh mandatin e vjedhjeve te saliut i bje me thene ?! tamam te thuashe O SALE CA DO PISH ME KET FIRMEN TIME PO TE QERAS, shume mire ben qe sja miratuan te PS se do vidhte pa fund prap para se te ikte nga kryeministrija

  18. shqiptari says:

    Sa poshte ka rene morali i Politikaneve !
    Per te mbajtur nje karrige dhe per tu bere Miliradere , poshterojne nje Popull ! Cilido qofte nga Politikanet tane , te kujdo Partie !
    Nuk besoje qe do te bejne nje jete te lire dhe te qehte !
    Ketyre kanceri ju geryen cdo dite ne qelizat e gjakut .
    Fundi i tyre dihet ! Ne ferr .
    Zoti mbi te gjithe.

  19. Dardan says:

    Mekanizmin se si punohet me formularin qe ploteson punonjesi shteteror e kam spjeguar qysh prej nje muaji e gjysem. Nuk besoj se do jete vene re funksionimi i tij, ndaj shume shkurt po spjegoj prape.
    Drejtuesi i kerkon punonjesit qe te sjelle x numra telefonike te njerzve qe punonjesi ka ne plan per te ruajtur vendin e vet te punes. Ky drejtues kontrollon numrat dhe pyet se per ke do te votoje. Pas verifikimit, punonjesit i krkohet qe te sjelle leternjoftimet apo ID e ketyre njerzve. Keta te fundit mund te japin ID ne kundrejt nje shume ose falas. I con tek drejtuesi keto dhe ky e konsideron te mbaruar pune. Menyrat se si punohet me keto ID jane te qindrallojshme. Cfar spjegoj me lart eshte bisede me nje person i cili ngulte kembe qe me mire te marr 20 mije leke (v) sesa ta hedh voten kot me kot dhe nuk e di se ku me shkon vota. Me falni per perseritjen por sidoqofte jam plotesisht dakort me z. Baze dhe me kendveshtrimin githperfshires te tij lidhur me keto zgjedhje.

  20. I.Troplini says:

    Menyra harbute e shperndarjes se formulareve te falimentimit moral te kesaj bande ne pushtet(asgje tjeter nuk jane ato pacavure), kerkon nje trajtim serioz nga opozita.Seanca plenare e se henes duhet te sherbente si tribune prezantimi e menyres talibane te te berit zgjedhje,,perpara se te ngriheshin kartonat per miratimin e atyre 3 ligjeve qe nuk i hyjne ne pune askujt. Nuk jane 3 ligje apo 3 rregullore qe e ndajne vendin tone nga kontinenti qe i perkasim gjeografikisht. Konceptimi dhe qasja jone karshi shtetit, menyra e funksionimit te tij, menyra e funksionimit te administrates publike dhe mbi te gjitha rrespektimi i ligjit si mjeti i vetem qe garanton barazine dhe frymen e lirise qe i duhet nje shoqerije per te ecur perpara,,,jane pyetjet qe kerkojne pergjigje nga shoqerija shqiptare.Kenget me dajre te kryetarit te opozites se gjoja ra Sala nga fiku apo nga moni,,,nuk ndryshojne asgje ne kete aktualitet sepse te renet e vertete nga fiku jemi ne shqiptaret e thjeshte qe rropatemi per te siguruar mbijetesen dhe enderrojme se nje dite ky vendi yne do te kete nje klase politike qe meriton kete emer.!!!
    Krahasimi i administrates se Flamurit me menyren e funksionimit te Gestapos eshte calues dhe nuk mund te merret seriozisht.Nje “administrate shteterore” plot mediokritet dhe paaftesi profesionale si kjo jona kerkon si motrat e saj ne rripat e hindukushit por jo ne Europe.!!!

  21. martini says:

    Bashkohem me kete shkrim S.O.S te ketij editoriali te sotem qe ve ne dukje anen komike te marrjes se statusit,3 ligjet e fameshme dhe formatimin e KQZ.

    Te gjith keto ceshtje duken sikur jane krijuar artificjalisht per te shmangur vemendjen e opinionit nga kryesorja qe eshte deshtimi total i vendosjes se demokracise ne shqiperi dhe ne vend te saj eshte instaluar nje regjim i ngjashem me te Agusto Pinocetit ne Kilin e viteve 70′.

    Shkelja me e madhe dhe me skandaloze ishte lirimi demostrativ ne 8 shkurt te ketij viti te dy gardisteve vrases te 21 janarit 2011 nga gjykatat e Pinocetit te Lugut te Zi te Tropojes.Sidoqofte duhet te jemi krenare qe kemi nje k/m legjendar qe po ja ben tete me dy shtetit me te fuqishem te botes duke fshire menderen me ekspertizat “profesionale” te FBI dhe duke injoruar publikisht ambasdorin arvizu.

    Kjo situate e cuditeshme Washingtion-Vicidol ku gjithmone ka fituar ky i fundit e ka nje spjegim te hidhur.
    Dipllomacia amerikane per 20 vjet ka patur nje sjellje dhe qendrim me dy standarte te ndryshme ne lidhje me drakulen berishe.Per te vertetuar kete ide po analizojme 14 shtatorin 1998 me 21 janarin 2011 ku ne te dy rastet ngjarjet zhvillohen ne oborrin e kryemistrise dhe kane protagonist kanibalin e tropojes.

    Ne 14 shtator 1998 nen organizimin direkt te mender berishes duke shkallmuar dyert e k/m me arkivolin e azem hadarit te vrare si qen rrugesh,u shkrumbuan dhe u pushtuan institucjonet e shtett shqiptar dhe berisha shpalli zyrtarisht ngadhnjimin e pucit te shtetit dhe clirimin e vendit nga “kamunistat”.Pas vendosjes se rendit ne ditet ne vazhdim opozita dhe vecanerisht dipllomacia amerikane duhej te gjenin menyrat te dergonin prapa hekurave terroristin salifuckberisha.
    Fatkeqesisht PS u tregua impotente por dhe dipllomatet amerikane bene gabim skandaloz duke e marre ne pyetje brenda mureve te amabasades amerikane me juriste amerikane qe nuk ka me nevoje me per koment.Duhet theksura se policia dhe garda e asaj kohe nuk vrau njeri biles “talebanet e mamurrsit” moren tanket dhe armatimin e rende per te cilet sot shet mend katrapuzi i tropojes.

    Nuk po zgjatem duke e krahasuar 14 shtatorin 1998 me 21 janarin 2011 ku u vrane 4 protestues absolutisht te pafajshem.Tragjikja qendron ne ate qe dy kriminelet kryesore u shpallen njeri burre shteti dhe tjetri yll ne ngjitje duke i dhuruar ne tavoline bashkine e tiranes.

    Ka dhe shume raste flagrante ku segmente te dipllomacise amerikane kane shfaqur hapur tolerimin ndaj akteve barbare,tradhetare,dhe antikombetare te mobstert berishe ne kohe dhe situata te ndryshme qe do duhen shume faqe te shkruara.

    Ajo qe ka rendesi te thuhet me te madhe sot eshte se nuk po shkelen vetem tre por treqind ligje deri sa kemi arritur te doktrina serbe qe thote se shqiptaret nuk kane aftesi vetqeverisje dhe se jane shqipfoles me gjak turku ide te cilat po i verteton filoserbi berish.

    Ka ardhur koha qe shqiptaret te kerkojne me mirekuptim ndryshimin e kursit te dipllomacise amerikane ne lidhje me berishen i cili i ka bere aq dem kombit shqiptar sa nuk do te guxonin te benin serbet dhe greket nqs do te na pushtonin.

    Eshte ne nderin e drejtorit për Europën Qendrore dhe Jugore në departamentin e Shtetit Jonathan Moore dhe te atyre qe jane pas tij ti japin fund komedise me tre ligjet apo me KQZ se i thojne nje fjale e urte : Nuk calon sali gomari nga veshet.

    Sidoqofte berisha duhet te vlersohet se po gjunjezon ameriken si superfuqi e pare boterore,biles po ja kalon dhe enver hoxhes qe injoroi publikisht hrushovin ne vitet 60′.
    Ndryshimi midis karaduzit gjirokastres dhe shurre mbajtesit te tij qendron te fakti se i pari i kishte depot e armatimit plot dhe ishte i fuqishem ushtarakisht kurse ky i dyti eshte bere familjarisht i superpasuruar duke shitur armatimin milirda dollaresh te ushtrise deri sa shkaktoi hiroshimen e gerdecit ku per fat te keq u ngaterrua dhe nje firme amerikane me miq hebrenj te berishes me arome te patton boggs dhe deodorantin e podestave.Te shpresojme qe parfumet e ketyre lobeve te berishes ne WDC te mos ndikojne ne viziten e drejtor jonathanit me drita te ndezura si zjarrfikset e NYFD.Take it easy mr.Moore..

  22. tiransi. says:

    o mero e humbura e vetme ne kete histori eshte partia socialiste…..pasi ka shume mbeshtetes te saj qe nuk do tja japin dot voten.

    eshte e sakte qe ne njesine bashkiake nr-2 e cila drejtohet nga lsi-ja,kryetari i saj elezi ju ka kerkuar kartat e identitetit. personave qe marin asistence,,plus familjareve te tyre,dhe i detyron qe te votojne per lsi,ne te kundert do tju heqi ato pak lek qesharake qe ju jep si ndihme ekonomike.

    pra ne nje ane i detyron saliu me administrate ,nga ana tjeter iliri me asistence,cfare mbetet per ps-ne??????????????????????????????

    frika eshte e madhe edhe pse te gjithe duan qe ta mari ps-ja,,do te jete shum e veshtire.

  23. Genti says:

    Ne fakt problematika qe parashtron Mero Baze ne kete editorial eshte teper e mprehte jo vetem per momentin, por edhe e shtrire ne kohe. Integrimi ne Bashkimin Evropian eshte konsideruar si dicka formale, synohet per te bere ca ligje ne leter per t’i hedhur hi syve Brukselit. Administrata publike nuk e ka te keqen nga ligji qe pritet te miratohet, pasi nuk zbatohet thuajse fare ai ekzistues (Ligji per Nepunesin Civil i vitit 1999). Media duhet t’i kushtoje me teper rendesi ketyre ceshtjeve, megjithese duke gjykuar nga numri i paket i komenteve ketu (28 komente ne 20 ore) rezulton qe shume preferojne te lexojne dokrra si p.sh. Vorpsi doli ne foto me pistolete, Blendi Tullaci perplasi shkopin, etj.

  24. Bagetia Pagdhendur says:

    Sa vlere do te kishte miratimi apo jo i tre apo tridhjete ligjeve kur te gjithe jane koshiente dhe te vetedijshem se eshte shkelur kushtetuta dhe askush nga shkelesit e saj ende nuk eshte ndeshkuar. Kur arrin te shkelet hapur kushtetuta dhe askush nuk merr ndeshkohet dhe te marre denimin e merituar i bie qe te gjitha ligjet e tjera te jene sa per te thene qe nuk jemi shtet pa ligje. I bie qe te gjitha ligjet e tjera te jene per t’u sherbyer ne rast nevoje nje grushti te vogel njerezish dhe jo per te mbrojtur interesat e shumices.

    Eshte klasa punetore e papolitizuar, eshte shtresa me e varfer e popullsise, jane votuesit e ndershem ata qe dalin ngahera te humbur pasi behen pré e lojrave te ndyra te batakcinjve te veshur me pushtet.

    Keta njerez qe perbejne dhe pjesen dermuese te popullsise meritojne nje perfaqesim me te devotshem qe do te mbronte interesat e tyre, keta njerez punetore kane nevoje per drejtues te afte, per njerez me aresim te plote e me njohuri te thella nga fushat e ndryshme te jetes.

    Kjo shumice qe enderron nje Shqiperi te begate e te lumtur deshiron dhe lutet te shohe ne krye te saj ajken e inteligjences, kerkon te shohe nje klase politike me kuadro te ndershem dhe punetore dhe jo nje grup spekullantesh qe mendojne vetem te vijne ne pushtet duke organizuar fushata te shtrejta politike dhe duke bere premtime boshe, nderkohe qe shumica e popullsise e ka mjerimin te shkruar ne balle, nderkohe qe vendi vazhdon te vuaje pasojat e renda te emigracionit, nderkohe qe njerezit po dergjen neper spitale ku mungojne ilacet etj. etj.

    Lind pyetja se cila fuqi politike do te ishte ajo qe do te vihej me se miri ne sherbim te interesave te kesaj shtrese?

    Nderkohe qe po lexoja me kurreshtje shkrimin e te nderuarit Mero ne televizion po transmetohej live nje miting ne fshatin Lume te Vlores. Ajo qe te binte menjehere nesy ishte niveli mjaft i ulet i “fjalimmbajtesve” duke filluar qe nga servilizmat idioteske te krietareve dhe krietarkave te komunave e duke vazhduar me traplleqet me oke te deputetes Leckaj, e cila nuk preku absolutisht asnje teme po vetem pelliti para “kandidateve te ardhshem te bashkimit evropian” me fjalet rrofte Vlora dhe rrofte kryeministri i ardhshem. I vetmi qe te pakten edhe pse dukej qarte sei ishte fare i papregatitur nuk e beri balte me lavderime te tepruara per “bagetine labe” ishte kryekuqaloshi qe sipas deputetes labe do te beje gjoja “epoke” (bobooo cfare carushe).

    Keto dhe shume gjera te ngjashme me keto na bejne te mbetemi pa mend. Na bejne te mendojme se cilat jane faktoret kryesore qe jane bere pengese per zhvillimin tone te gjithanshem dhe per ecjen drejt bashkimit evropian. Mendoj se e keqja me e madhe nuk jane as desherit kryedemonkrate e as ata kryekuqaloshe, por vete bagetia e pagdhendur.

  25. Askushi says:

    Do votojne tre’hajmalite’,de more de!
    Si lum per ty o popull ,qe mezi i ke!

    Gozhda e ‘ngulur’ vete,vete (thone) po ‘shkulet’!…
    ‘Hall’ per t’varur hajmalite?!,ku tjeter me mire se mbi
    ‘t’Ngrehurin’kokmadh-Mete,(belaja)qe me s’po ‘ulet’!
    Ne njeren dore e ane, ,topen mavi, si kok sjepari.
    Ne tjetren (dhe ne zemer),te fishkuren’Mata H’arri’.

    Kto ‘zjedhje te hajmalisura’,
    Pa bitisur i kan fituar!
    Me ket ‘gjinje’gjys’ bitisur,
    Me ket popull gjys’t’mbaruar!

  26. Baro Corrogjafi says:

    Sali Berisha po ben te pamunduren per t’i prishur zgjedhjet dhe topin do t’ja lere Rames. Pra, ai ( Saliu ) e ben dobiçin dhe ta le ne dore duke te thene : ” Te te rroje ! “Mirpo , Saliu, sidoqe te veproje , ka harruar qe guri do t’i bjere mbi koken e tij !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje