Zeni, nga gjithë ministrat e babit, këtë Ed Halimin e ka pasur më zët se të tjerët. Sa herë e shihte në TV me atë pallton blu, sikur e kish bërë tatuazh në lëkurë, shfrynte:
-S’e kuptoj se ç’e ka dashur babi këtë burrecin në kabinet. Madje në konfidencë në tavolina s’e thërriste kurrë në emër, por ai burreci, ai bytheci…
Por që kur dëgjoi këtë propozimin e fundit të tij për ndërtimin e një burgu privat në Shqipëri, iu rrit interesi për të.
-Përse ta ketë këtë ide, tha Zeni me vete. Ose do të kapë ndonjë tender, ose do të bëjë ndonjë biznes për të ardhmen.
Vendosi të takohej me Halimin.
Pas përshëndetjeve të para, biseda ngeci.
Halimi mendonte se Zeni interesohej për Durrësin, ku ai kandidon, dhe filloi.
-Shumë mirë po ec fushata në Durrës, na ka ecur mirë. Më kanë pritur mirë. Dhe aty në Kënetë më kanë pritur shumë mirë. Më thanë je djalë i mirë shumë, po të ishe dhe vendali, do merrje gjithë votat. U thashë, pse, nga janë vendalinjtë e Durrësit këtu. Nga Dibra, Mati dhe Kukësi, më thanë. Eh, jo, unë jam nga Devolli, s’më quajnë.
-Ore, nga ministria ç’bëhet, tha Zeni papritur. Se atje tek ju nuk vjen dhe dot se të mban shënim sekretarja.
-Eh, iku ajo kohë, tani s’guxojnë më, tha Halimi. I fluturoj nga dritarja. Po me ca gjëra po ecim. Ti e di që kemi ecë me hipotekat, besoj të kanë thënë…?
-Po, po, më kanë thënë!
-Kemi ecë dhe me noterinë… Besoj të kanë thënë?
-Po, po, më kanë thënë.
-Kemi ecë dhe me burgjet, besoj të kanë thënë….
-Ore, vërtet, si është kjo punë e burgjeve, pyeti Zeni.
-Po janë disa biznesmenë dhe disa kriminelë që e duan, po ne s’kemi vendosur kujt t’ia japim pa na thënë ti. Sipas porosisë suaj, duhet të gjejmë njeriun tonë që ta marrë në administrim… 6000 euro në vit shkonte kostoja…
-Mirë, mirë se paratë nuk janë problem, por kushtet e burgut është mire që t’i përcaktojmë që në ligj që të mos guxojë t’i ndryshojë më njeri me vonë. Shkruaj Halim…
Burgu duhet të ketë dhomë VIP.
-Patjetër shef, kjo është e para, e kemi bërë. Ka TV plazme, xhakuzi, një kopsht të vogël përpara, internet dhe kabllor.
-Ah, shumë mirë.
-Po rregullojmë dhe këtë punën e takimeve me femrat. Do t’i heqim këto klauzolat që duhet ta kesh patjetër grua atë që takon. Se njerëz të gjallë jemi, ja të ndodhi që nuk vjen gruaja, vjen dikush tjetër. Nuk mund të mos e takosh.
-Interesante qenka, tha Zeni. Po sa e kishte fitimin në vit, sa?
-Po shkon tek një milion euro një burg shef, por thashë ta shikoj në dy drejtime dhe si biznes, nëse do t’i kemi ne, por dhe si qetësi, nëse na shkon ters dhe i provojmë…
-Ashtu ë, qeshi Zeni. E nejse, mirë e keni vënë atë kushtin që mund të mos jetë dhe gruaja ajo që të vjen, por e dashura.
Mero. Ate burgun po e hapin per veten e tyre. Qe kur tu vije dita per te paguar ta percaktojne vete vendin e denimit. Sheh larg baca Sali.
mire eshte o mero, por sepse nuk e besojme dot se mund te perfundojne ndonjehere pas hekurave keta rober.
Sa te kene liken ne pushtet as mos ju shkoje mendja se futet zeni dhe babi ne burg.
Burgu VIP eshte bizneeeeees.