Zidan konfirmon interesimin e Realit për Bejl

25 Maj 2013, 12:01Sport TEMA

Zinedin Zidane ka pranuar edhe një herë admirimin që ka për mesfushorin e Totenhem, Garet Bejl. Zidan ka konfirmuar njëkohësisht interesimin e Realit për Bejl, për të cilin pritet të bëjë një ofertë zyrtare, menjëherë sapo të emërohet drejtor sportive i Realit.

“Lojtarët e mirë dhe të mëdhenj si ai mund të shkojnë kurdoherë te Real Madrid. Ai është më shumë se i mirë. Unë kam ndjekur rregullisht Totenhemin vetëm për faktin se Garet Beil luan me këtë skuadër.

Duhet ta pranoj se me përjashtim të Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesit, ai është futbollisti që më ka bërë më shumë përshtypje. Ai më ka çuditur sidomos për faktin se ka një qëndrueshmëri të admirueshme. Ai nuk ishte i shkëlqyer në një apo dy ndeshje, ai u shfaq në një nivel të lartë gjatë të gjithë kohës duke shënuar gjithmonë gola të rëndësishëm”, ka thënë Zidane. Vlera e kartonit të Bejl kushton 60 milionë euro, ndërkohë që Totenhem kërkon ta mbajë atë edhe për një tjetër sezon./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje