Taksa e sheshtë apo progresive, sipas ekonomistëve | Gazeta Tema
 

Taksa e sheshtë apo progresive, sipas ekonomistëve

Postuar në: Ekonomia |

voaAnalistë të ekonomisë dhe përfaqësues të qarqeve të biznesit po ndjekin me vëmendje premtimet ekonomike gjatë fushatës zgjedhore të partive të mëdha, ku vend kryesor ka zënë modeli taksës së sheshtë sipas PD apo taksë progressive sipas PS.

Kryetari dhomës së tregtisë dhe industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, thotë se “në përgjithësi sipërmarrja dhe bizneset mbështesin dhe do të mbështesin sistemin tatimor që është sot; një taksë e sheshtë me tarifa të ulëta, duke patur parasysh që është një ekonomi në zhvillim dhe ka nevojë për stimulim me reforma dhe me sisteme fiskale”. Sipas tij, Partia Socialiste do të zbatojë me kujdes dhe në konsultim të ngushtë me biznesin taksën progresive.

Ekspertë të njohur si Adrian Civici, drejtues i Universitetit Europian, pohojnë se taksa e sheshtë gabimisht kritikohet sikur të ishte taksë unike. Ndërsa taksa progresive ende nuk është e qartë nëse do të jetë me 3 apo me 11 shkallë, dhe se me çfarë formule do të zbatohet ajo mbi pagat, mbi fitimin, mbi qarkullimin apo mbi pronat. “Ndërhyrja në sistemin e taksave është shumë e vështirë dhe nuk mund të jetë qëllim në vetvete, kur ende nuk janë caktuar objektivat ekonomike dhe as mënyra e reformimit të sistemit” – thotë zoti Civici. Ai thekson se forma e taksës nuk është mjeti çudibërës për mirëqenie, dhe as mjeti kryesor për të mbushur buxhetin e shtetit.

Sipas ekonomistëve, buxheti e pëson i pari nga ulja e madhe e taksave që po premtojnë të dy partitë kryesore, të cilat njëkohësisht me uljen e taksave po premtojnë investime dhe begati nga po ky buxhet që po e dobësojnë. Në Qendrën për Kërkime Ekonomike, drejtuesi i saj, Zef Preçi, thotë se sistemi i taksave nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha, por për korrigjime. “Qëndrimi i PD për të korrigjuar në ecje e sipër taksën e sheshtë synon të mbrojë rrugën e ndjekur deri tani nga qeveria, ndërsa deklarimi i PS për taksën progresive është më tepër një mënyrë për ta shfaqur atë më qartë si një parti të majtë” – thotë ai.

Ndërsa Gjergj Buxhuku përfaqësues i Konfindustria-s, thotë se “në fillim të fushatës qëndrimet e partive për taksat ishin të kundërta, ndërsa tani që fushata po shkon drejt fundit qëndrimet e tyre po afrohen, aq sa duken se janë brenda një platforme”. Sipas tij, Shqipëria është e rrethuar nga vende me taksa të ulëta e të sheshta që synojnë të tërheqin sa më shumë investime të huaja dhe, për shkak të konkurrencës, nuk mund të bëjë dallim nga kjo situatë.

Sipas analistëve, Bashkimi Europian është neutral sa i takon sistemit të taksave në Shqipëri sepse gjysma e BE zbatojnë taksën progressive dhe gjysma tjetër taksa të sheshta, por në tërësi ata thjesht janë të interesuar që ekonomia shqiptare të shëndoshet dhe të përmbushë standartet europiane, pavarësisht nga metodat.

Ekonomistët pohojnë se taksa është vetëm një element i punës, ndërsa rruga më e sigurtë e suksesit në këtë kohë krize nuk është ndryshimi i sistemit tatimor, por siç rekomandojnë FMN dhe BE, është shëndoshja e financave publike me politika shtrënguese buxhetore, ekuilibrimi i financave publike, si edhe një seri masash që nxitin rritjen ekonomike./VOA

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

9 Pergjigje per Taksa e sheshtë apo progresive, sipas ekonomistëve

  1. adi  --  6 Qershor, 2013 në 6:46 pm

    Analyste? ekonomiste? eksperte ? Po te kish vertete te tille ne Shqiperi vendi s’do ishte katandisur ketu ku eshte. Keta tipat qe permendeni ju jane experte per te mbushur xhepat e tyre por jo per te zhvilluar ekonomine shqipetare. Duke i njohur mire kapacitetet dhe idete e tyre ju garantoj se te gjitha ata qe thone keta “ekspertet” & “analistet” tuaj jane ca fjale, togfjalesh apo fjali qe vjedhin poshte e lart dhe mundohen ti shesin si ide te tyre. Perpara se te na hiqen si gjenite e ekonomise le te na tregojne ku e kane mesuar ekonomine si dhe shprehur talentin e tyre keta “koka” se per fjale boshe si te tyre mund ti degjojme gjithe diten edhe te tregu çam.

    Përgjigjjuni

    • cajmali  --  7 Qershor, 2013 në 3:06 pm

      Shumica e ketyre jane ekonomist te kooperativave bujqesore duke filluar me precin, civicin etj. Cdo dokment tjeter eshte i tepert.

      Përgjigjjuni

  2. plaku  --  6 Qershor, 2013 në 8:33 pm

    Une di qe problemi i sistemit te taksave eshte nje ceshtje shume e rendesishme ideologjike. Te djathtet pretendojne per me pak shtet dhe me shume treg, prandaj ata kerkojne qe, shteti te vjeli sa me pak taksa me qellim qe te pasurit te kene me shume leke ne xhep dhe mos pasja e lekeve nga ana e shtetit te frenojne shkollat dhe spitalet publike dhe te zhvillojne sa me shume shkollat private.
    Perkundrazi te majtet kerkojne qe te kete sa me shume shtet me qellim dhe sa me pak treg, prandaj ata kerkojne qe, shteti te kete me shume leke per te stimuluar shkollat dhe spitalet publike dhe frenuar shkollat dhe spitalet publike me qellim qe, te gjithe njerezit te pasuar ose te varfer te kurohen dhe shkollohen njesoj, pra shanse te barabarta per te gjithe.
    Shifni ju lutem sistemin e taksimit te te ardhurave personale ne Gjermani :
    “Gjysma e reth 47miljon e familjeve nuk paguan taksa mbi te ardhurat. Kjo per faktin se ka shume pensjoniste dhe njerez qe fitojne pak.
    10% e njerezve paguajne 53% te taksave te te ardhurave.
    Nje cift pa femije paguan taksa mbi te ardhurat duke filluar nga te ardhura vjetore prej 20.210 Euro. Ne se kane dy femije, taksimi behet kur te ardhurat jane mbi 42.500Euro.
    50% e pjeses se poshteme te taksapaguesve paguajne vetem 8 % te shumes se taksave.”
    Mos harroni ju lutem se, taksimi progresiv i te ardhurave personale eshte nje arritje socjale. Ka kushtuar shume demostrata, plagosje, burgosje, vrasje etj.
    Une jam per taksimin e premtuar nga ana e PS sipas te cilit :
    a.- Taksimi i te ardhurave personale ( rroga etj.) do jete progresiv. Pra ata qe fitojne me shume te paguajne me shume si ne Gjermani etj.
    b.- Taksimi i bisnesit do jete nje taksim i cili do bisedohet me bisnesmenet pas zgjedhjeve dhe ndoshta do jete nje takse e sheshte sipas shkalleve te biseduara me bisnesin .
    Kujtoj ketu se, sipas Sales taksa progresive eshte takse marksiste dhe taksa e sheshte eshte takse hyjnore. Se ku i ka gjetur keto perkufizime ky idiot nuk merret vesh.
    Mua me irriton shume fakti se, cfare thote siper zoti Civici : ” thotë zoti Civici. Ai thekson se forma e taksës nuk është mjeti çudibërës për mirëqenie, dhe as mjeti kryesor për të mbushur buxhetin e shtetit.”
    Ne se te varferit paguajne me pak taksa ata do te kene me teper leke ne xhep dhe do te rritet konsumi gje qe do rrisi edhe oferten.
    Keta njerez jane sahanlapiresit e te pasurve ne Shqiperi. Kujtoj ketu se, ne vitin 1932 per te dale nga kriza e madhe ekonomike, presidenti Ruzvelt me planin e tij gjenial “New Deal” ju vuri pasanikeve, per nje kohe e shkurter nje takse mbi 90% ( nentedhjete per qind) dhe historia i dha e drejte.
    Pra taksimi eshte nje problem i madh ideologjik midis te djatheve dhe te majteve. Ketu behet fjale per shkollat dhe spitalet publike, behet fjale per arrijte socjale te EKONOMISE SOCJALE TE TREGUT, qe per fat te mire egziston akoma ne Europen perendimore dhe qe fashistet e bardhe ( industria financjare ) duan ta thjeshtesojne dhe eleminojne duke u justifikuar me faktin se faktori SOCJAL eshte tashme shume i shtrenjte. Pra prodhimet do dalin me te shtrenjta dhe do jete me veshtire per te konkuruar me Kinen, Hindine, Brazilin etj.
    Miq, gjerat nuk jane aq te thjeshta sic duken. Ne dime se, sistemi i prodhimit perbehet nga faktori PUNE dhe faktori KAPITAL. Faktori kapitgal duket se, e ka fituar betejen dhe ka bere qe, faktori PUNE te mos kete me rendesi. Kjo spjegohet me faktin sepse, ata qe kane leke kane fitime me te medha me shitblerjen e produkteve te rrezikeshme financjare dhe nuk investojne me ne EKONOMINE REALE qe, krijon vende pune. Pra puna ka rene,ka shume te papune, sindikatat kane humbur fuqine dhe fakti qe, ka me teper te papune se, sa vende pune do sjelli edhe renjen e rogave e punonjesve duke bere keshtu lojen e fashistave te bardhe.
    Miq, mos u genjeni nga horrat “profesora”, qe nuk jane gje tjeter vecse qente e rojes se te pasurve.
    Pershendetje.

    Përgjigjjuni

    • @plaku  --  7 Qershor, 2013 në 4:23 am

      O plako, hallall per shpjegimet qe ke dhene… Sinqerisht ti qenke per te zevendesuar kete Prof Adrain Civicin. Kur isha student ne UET ky Civici ne ka care veshet me peralla per tregtine e prodhimeve bijqesore (me duket se eshte agronom por hiqet si ekonomist!) dhe as e kishte haberin kur i benim ndonje pyetje per funksionimin e systemit financiar nderkombetar.

      Përgjigjjuni

  3. kastrioti  --  7 Qershor, 2013 në 7:33 am

    Po cfar eksperti eshte Adrian Civici mor zoteri. ka mbaruar universitetin bujqesor te Kamzes ne kohen e socializmit, ekonomi bujqesore socialiste, dhe se kemi degjuar ndonjehere te flase per bujqesine e sotme qe ka marre fund. Civici eshte thjesht nje gore qe i ben sherbim Cilit, qe nga ana e tij i serviloset Berishes. Turp te keshe Civic qe flet brockulla per taksat.

    Përgjigjjuni

  4. Viktor Hoti  --  7 Qershor, 2013 në 12:58 pm

    Ekspertet tane ekonomike arsyetjne per Shqiperine aktuale me mendet e euorpes. Taksa progresive nuk ka pse te rendoje ekonomine kur po thuaj gjysma e saj eshte ne te zeze . Behet fjale per mbi 200 mije biznese qe nuk paguajne tatime perfshi edhe siguracione duke renduar buxhetin . Per kete arsye nuk mund e as duhen bere manovrime me nivelet tatimore pa disiplinuar biznesin . Ne kete nenyre luftohet edhe padrejtesia e madhe e mes te ndershmeve qe paguajne tatimet dhe te pandershmeve qe fitojne me kete konkurrence hileqare Viktor Hoti

    Përgjigjjuni

  5. Viktor Hoti  --  7 Qershor, 2013 në 12:58 pm

    Ekspertet tane ekonomike arsyetojne per Shqiperine aktuale me mendet e euorpes. Taksa progresive nuk ka pse te rendoje ekonomine kur po thuaj gjysma e saj eshte ne te zeze . Behet fjale per mbi 200 mije biznese qe nuk paguajne tatime perfshi edhe siguracione duke renduar buxhetin . Per kete arsye nuk mund e as duhen bere manovrime me nivelet tatimore pa disiplinuar biznesin . Ne kete nenyre luftohet edhe padrejtesia e madhe e mes te ndershmeve qe paguajne tatimet dhe te pandershmeve qe fitojne me kete konkurrence hileqare Viktor Hoti

    Përgjigjjuni

  6. Fatjon  --  7 Qershor, 2013 në 10:01 pm

    Ky Civici eshte nje agronom i shkolles bujqesore, qe ta jep pershtypjen e nje katunari te universitetit bujqesor ne logjike (dhe per ironi eshte edhe çoban :)). Por edhe ekonomistet e fakultetit ekonomik jane per te ardhur keq me logjiken e ulet qe kane. Ne kohen enverit ata qe shkonin per ekonomik ishin ata te cilet nuk arrinin dot te benin dege te veshtira. Merrni shembull genc RULIN qe thote edhe vete se kishte prirje per letersi, megjithese kur e degjon vetem letrar nuk mund te kete qene, aq i dobet eshte ne figura letrare. Sa per ekonomine, dihet se eshte nje pseudoekonomist qe nuk ia ka idene, sepse idete e tij jane ato te atij qe vjen si perfaqesues i atyre qe perkrahte enveri per t’i pasur sherbetore dhe te paafte njekohesisht.
    Genc RULI thone e kishte pseudonimin stilolapsi. Vaj medet ku eshte Shqiperia. Pseudonimet e spiuneve te tjere ne politike jane botuar gjithashtu.
    Nje spiun i enverit ishte ne radhe te pare nje kriminel. Imagjinoni spiunet qe kane qene ne qeveri deri ne sot dhe ata qe do te jene ne qeverine e re. Shqiperia dhe shqiptaret nuk do mbeten ne doren e krimineleve, mafjzove dhe maskarenjve qe duan vetem te vjedhin pasurine e shqiptareve. Edhe sikur te shpresojne se do ia dalin me gjithe vjedhjet e tyre qe me pas te syrgjynosen neper vrimat e ndyta te botes, nuk do ia arrijne.

    Ne duart e ekonomisteve dallkauke dhe idjote ra ekonomia shqiptare pas 1990. Familjet e ardhura ne tirane, pervec kohes se fillimit pas 1944, ishin familje me origjine te varfer, kryesisht fshatare, por qe kishin dhene prova ne rregjimin e enver hoxhes si spiune te felliqur, me karakterin e llumit te shoqerise, maskarenj qe spiunonin edhe familjaret e tyre, pra kategoria me e ulet dhe me e felliqur e vendit. Keta per fat te keq ishin ata qe e bastarduan ate qe duhej te quhej kryeqytet i vendit ku duhej te ishin perfaqesuesit e familjeve me te medha, te kulturuara dhe njerez me karakter. Tirana ishin jo kryeqytet for FUNDFSHAT me kategorine e njerezve me te ulet te gjithe popullsise. Keta spiune, hajdute, maskarenj i gjen kudo te futur ne politike, sepse nga llumi vjen ndryshimi i sistemit edhe sipas marksizmit. Por keta monstra te bastarduar, kriminele me gen, dhe si spiune qe jane edhe kategoria me llum e gjithe shoqerise, perkufizuar keshtu edhe nga e gjithe bota e kulturuar, do te japin llogari para drejtesise. Populli do e beje te mundur qe monstrat kriminele dhe mafjoze, hajdute te pasurise se popullit shqiptar dhe funderrina te shkojne pas hekurave te burgut. Kjo do te ndodhe, sepse ne te kundert shoqeria mbetet ne duart e mafjozeve, krimineleve dhe injoranteve qe jane llumi i llumit te shoqerise.

    Përgjigjjuni

  7. fabiola  --  23 Qershor, 2013 në 7:59 am

    Sipas meje perdorim ne Shqiperi ka gjetur Taksa e sheshte e cila jep benefite ne raport me taksen progresive. Ne jemi nje vend ne zhvillim dhe sistemi i sotem fiskal e mbeshtet dhe 10% i famshem qe duhet paguar ndryshon shume nga taksaprogresive qe do te thote ndarja e pabarabarte e pagimit te taksave.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>