Gjykata rikthen në detyrë ish- drejtorin e Policisë së Shtetit. Premçi: S’kthehem sa kohë që policia drejtohet nga mafia | Gazeta Tema
 

Gjykata rikthen në detyrë ish- drejtorin e Policisë së Shtetit. Premçi: S’kthehem sa kohë që policia drejtohet nga mafia

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |

premci-ahGjykata e Tiranës e ka cilësuar të paligjshëm shkarkimin e ish- drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, Shemsi Premçit. Sipas vendimit të gjyqtares Mimoza Kaja, ish- drejtori i policisë së qarkut të Dibrës, jo vetëm që është shkarkuar në kundërshtim me ligjin, por duhet të rikthehet në detyrë.

Pas thuajse një vit të shqyrtimit të provave, mesditen e së premtes gjykata e Tiranës vendosi rikthimin në polici të Premçit.

I kontaktuar nga TemA, ish- drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit e cilësoi vendimin e gjykatës si një gurë themeli në vendosjen e drejtësisë.

“Në një farë mënyre e prisja që Gjykata ta vlerësonte si të paligjshëm shkarkimin tim nga detyra, jo vetëm për faktin se urdhri i Hysni Burgajt nuk ishte i bazuar në ligj, por as nuk ishte në gjendje të faktonte arsyet për të cilat më shkarkoi nga detyra. Ndaj këtë vendim e konsideroj si një provë të fortë se arsyet e vërteta të përjashtimit tim nga policia nuk kishin bënin me shkeljen e ligjit, por ishte një ndëshkim pse unë denoncova kupolën e mafies që ekziston në Policinë e Shtetit. Megjithëse gjykata urdhëron që të kthehem në detyrë, çka do të thotë që drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të më thërrasin në zbatim të vendimit të gjykatës, unë nuk do të pranoj të jem pjesë e uniformave blu deri sa kjo polici të drejtohet nga mafia, të cilën unë e kam denoncuar dhe luftuar, sigurisht brenda kompetencave që më jepte ligji”, tha Shemsi Premçi.

Një vit më parë, ish- drejtori i Policisë së Dibrës u përjashtua nga Policia e Shtetit për “kryerje të veprimeve të pahijshme dhe shkelje dhe mos ushtrim të kompetencave të policisë”. Më 23 prill, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Byrgaj urdhëroi nisjen e hetimeve administrative ndaj Premçit pasi dyshohej se ishte i implikuar në veprime të kundraligjshme.  Urdhri i Burgajt për largimin e ish- drejtuesit të lartë të policisë erdhi pas akuzave që Premçi bëri ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit për implikim  në mafien e kromit në Bulqizë.  Në fakt, ish drejtori i policisë së qarkut të Dibrës u përjashtua nga policia pas bllokimit të 14 kamionëve me krom të cilët transportonin mineral në mënyrë të jashtëligjshme.

“Hysni Burgaj është katandisur në një njeri që mban vetëm çelësat e kashtës. Më largoi nga detyra sepse u kisha rënë ndesh grupeve kriminale të mafies së kromit, për t’i hapur rrugë shfrytëzimit të pasurisë kombëtare”, tha Premçi pas shkarkimit të tij nga detyra.

Kjo nuk ishte hera e parë që ish- drejtuesi i lartë – Policisë së Shtetit konfliktohej me eprorët e tij. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2011, atëherë drejtori i Forcave Speciale të policisë shqiptare, Premçi paditi penalisht ministrin e Brendshëm të komanduar në detyrë në atë kohë, Avenir Peka, se e kishte kërcënuar dhe e kishte kërkuar të përdorte forcat speciale në mitingjet e fushatës.

Prokuroria pranoi kallëzimin penal, por dy muaj më pas deklaroi mbylljen e çështjes./l.ç

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

45 Pergjigje per Gjykata rikthen në detyrë ish- drejtorin e Policisë së Shtetit. Premçi: S’kthehem sa kohë që policia drejtohet nga mafia

  1. besnik  --  8 Qershor, 2013 në 8:38 pm

    Pse ka ikur Saliu nga pushteti qe paskan fillaur te funksionojne gjykatat…

    Përgjigjjuni

    • nertila  --  8 Qershor, 2013 në 8:52 pm

      keto jane shenjat e para qe saliu e ka kapur paniku i humbjes , dhe po mundohet te vjedh e te bej korrupsion , po njerzit e kane kuptuar qe duhet te zbatohet ligji qe gjerat te shkojne mire , zoti rama do te fitoni ne menyre te padiskutueshme

      Përgjigjjuni

      • Sami  --  8 Qershor, 2013 në 10:42 pm

        Po ndodh cudia ne shqiperi qe po fillon sistemi i gjukatave.
        Rilindja per gjykatat ka filluar qe te ndihet. Por duhet qe te vije Rama dhe e majta ne pushtet qe sistemi i drejtesise te filloje dhe te funksionoje.

        Përgjigjjuni

      • Epirioti II  --  8 Qershor, 2013 në 10:52 pm

        Me shume se paniku i Saliut, eshte fakti qe ushtria me gjyqtare, prokurore dhe shtetare e kane kuptuar qe vapori Saliut po mbytet me shpejtesine e Titanikut dhe po perpiqen te iken me varkat shpetimit perpara se te vije zhytja finale me 23 Qershor.

        I beje thirrje gjithe buxhetoreve, te mos kene asnje lloj frike kur te hedhin voten sepse PD i ka me 100% te humbura zgjedhjet dhe me 24 Qershor do e kene mendjen te mbyllin dosjet e pislliqeve qe kane bere, ose me tregtu ndonje informacion te vlefshem per Ramen apo Meten me ruajten e karriges.

        Përgjigjjuni

      • Esmi  --  8 Qershor, 2013 në 11:29 pm

        Eshte shume e drejte fjala e Premcit per aq kohe sa kjo polici eshte e kapur nga krimi ai nuk mund te behet pjese e nje policie te inkriminuar ne te drejten e tij ai eshte hequr padrejtesisht nga puna.

        Përgjigjjuni

      • Nardi  --  8 Qershor, 2013 në 11:32 pm

        Ka shume mundesi qe Premcin e kane shkarkuar nga detyra per arsye te mospeshtatjes me kupolen kriminale te policise se shtetin dhe kjo ne njefare menyre eshte “paaftesi” dhe ju e keni pranuar publikisht ndaj dhe nuk ktheheni ne detyremn tuaj.

        Përgjigjjuni

    • Fisniku  --  8 Qershor, 2013 në 9:07 pm

      Ndodhi e rralle qe gjykata kryen detyren e saj e pandikuar nga Saliu.
      Pas 23 qershorit rilindje edhe per sistemin gjyqesor qe te kryeje detyren duke zbatuar ligjin dhe jo interesat e pushtetareve.

      Përgjigjjuni

      • Juli  --  9 Qershor, 2013 në 4:27 am

        Gjykata se ka rikkthyer ne pune sepse jane shprehur koleghet e bashkuara per rikthimin ne pube te nje oficeri te policise….nuk mund ta riktheje ne pune vetem mund te marre demshperlim…

        Përgjigjjuni

    • lumasi  --  8 Qershor, 2013 në 9:16 pm

      haha… e fort kjo more besnik… Eshte hata te degjosh ndonje vendim te drejte te kreyr nga gjykatat tona.

      Përgjigjjuni

    • antonio  --  8 Qershor, 2013 në 9:42 pm

      E ndjejne keta PLEHRA GJYKATES se po i vjen fundi Berishes,ndaj japin drejtesi,se pas 23 qershorit do t’i hapen PETET LAKRORIT!!!

      Përgjigjjuni

  2. Hysni Burgaxhiu  --  8 Qershor, 2013 në 8:41 pm

    Si eshte katandis policia shqiptare, ma zi se Iraniane
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/policia-shqiptare.html

    Përgjigjjuni

  3. Henri  --  8 Qershor, 2013 në 8:42 pm

    Policia eshte e shtetit eshte e korruptuar (kjo dihet) merret me pune politike dhe nuk shikon hallet e popullit. Ky institucion duhet te rilinde!

    Përgjigjjuni

    • rimi  --  8 Qershor, 2013 në 8:53 pm

      kjo eshte policia e sales ajo polici qe duhet ti sherbeje qytetareve por ne fakt i sherben vetem partise shtet te saliut qe kerkon te mbaj nen pushtetin e saj cdo pjese te shtetit.

      Përgjigjjuni

    • D12  --  8 Qershor, 2013 në 8:56 pm

      policet duhet te jene te paret qe te votojne PS dhe rilindjen qe te sjellin nje epoke te re per veten e tyre dhe per profesionin e tyre fisnik sepse keshtu sic drejtohen tani nen rregjimin e saliut nuk vazhdohet me RILINDJE per te gjithe qytetaret

      Përgjigjjuni

  4. ana  --  8 Qershor, 2013 në 8:42 pm

    saliu nuk di te ndalet jane vene ne levizje te gjithe ata militantet e pd me urdher te saliut e bashes bashke me policine e shtetit e punonjesit e administrates ne dobi te manipulimit dhe presionit per te votuar sali berishen por kjo eshte e kot rrenimi i tij nuk mbulohet me propaganda sikur po bejne rruge iluzion optik per njerzit

    Përgjigjjuni

  5. gaurin  --  8 Qershor, 2013 në 8:42 pm

    ah more berisha ci bere popullit.i ke lene me halle,jetojne me frike,i theve ndjenjat e zemrat pjeses me te madhe te popullit,i ke lene ata pa buke pa uje pa drita

    cfare te duam me ata nga ty ? ti e ke bere vete veten qe mos te te votojne kete 23 qershor sado qe çirresh ashtu si i marre e kerkon votat e popullit.

    njerezit nuk i ke me mbas vetes sepse nuk kane me asgje as ti nuk i ke dhene me asgje.duam me te miren per vete e ajo qe na ofon ti nuk eshte me e mira per ne

    Përgjigjjuni

  6. poli  --  8 Qershor, 2013 në 8:43 pm

    teksa 23 qershori po afron saliu spo le njeri dhe aktivist te partis socialiste pa cenuar , hequr nga puna , dhe deri ne vandalizem , prishje prone dhe bomba ne shtepi kulimiiii ne nuk i duma keto gjera jemi qytetar dhe jemi ne demokraci dreqi e mori

    Përgjigjjuni

  7. jeona  --  8 Qershor, 2013 në 8:44 pm

    tjetre, ky eshte nje presion qe u behet njerzve pasi i la pa pune 8 vite sot i jep nje shpres kjo nuk eshte e drejte, njerz verini gishtin kokes dhe zgjidhni vec nje mundesi ps , sepse pd tregoi cmund te bente ne 8 vite

    Përgjigjjuni

  8. poni  --  8 Qershor, 2013 në 8:45 pm

    bravo zoteri mos prano, keshtu do ti fitoj zgjedhjet saliu me poshtersira dhe pushime nga puna? keshtu do ti tregosh zhvillimin e shqipersi dhe ligjin ? sali je rende , je thjeshte nje i deshtuar , mos u merzisi ju qe keni pesuar nga saliu kjo gje do te marre fund me 23 qershor rilindje me partine socialiste dhe edi ramen

    Përgjigjjuni

  9. kosta  --  8 Qershor, 2013 në 8:46 pm

    sali nuk mbahet pusheti me zor e me indsekenime te turpshe e kercenimet te ndyra qe ben ti, nuk te lejojme kete gje do ti denoncojme te gjitha rastet sepse ty po te vjen fundi populi po ta sheh fytyren e vertet, ne do ta mbrojme voten tone duke shpresuar ne zgjedhje te lira dhe te ndershme, ne mund tja arrijme

    Përgjigjjuni

  10. FLORIN  --  8 Qershor, 2013 në 8:46 pm

    gjen me te bukur ka ber tash me duhet ta dim se pse nuk kthen njerzit ne pune qe mos te me sali berish sali kriminel

    si ste vjen turp o sali qe kerkon akoma besim nga populli.ti e shkatarrove popullin e bere te besoje tek ty duke perdorur lavazhin e trurit.

    ti i nxit njerezit te bejne gjera qe nuk duhen bere.ti i ke bere ata te rreshkasin ashtu sic ke rreshkitur dhe ti vete.

    ti e ke bere popullin te flasi me vete e ne fund te dites te numerojne qindarkat sepse nuk kane pune te hane.ti je nje faqezi

    Përgjigjjuni

    • kamberi  --  8 Qershor, 2013 në 8:51 pm

      berisha po i jep fund te gjithe shqiperis jo vetm ne ekonomi por edhe ne te gjitha fushat ndaj ai te zhduket njeher e mire , nuk na duhen njerz qe pasurojne familjen por qe punojn ne te mire te vendit, as njerez qe per hir te vites qe duan mashtrojne njerz me bileta falas, emigrantet e dine gjendjen ku ai e ka cuar shqiperine ndaj sali harroje , rilindjeee

      Përgjigjjuni

  11. beni  --  8 Qershor, 2013 në 8:47 pm

    ama lan nam po ti sali pse i detyron jerzit, dil e thuaj cke bere ti ke boll arritje e suksese imagjinare dhe populli vendos ta jap a po jo voten , por i ben keto veprime se ske bere asgje dri tani vec ke rrenuar zhduku

    Përgjigjjuni

  12. nandi  --  8 Qershor, 2013 në 8:49 pm

    skandalet vazhdojne per partine socialiste dhe kjo nuk i ndihmojne ne fushatene e tyre , kjo e shte fushata e tyre , pushime nga puna kush nuk mbeshtet pd dhe nuk ben korrupsion, duhet rilindje

    Përgjigjjuni

  13. gjyshja  --  8 Qershor, 2013 në 8:49 pm

    E tha troç polici e drejtuar nga mafia.Shqiperia per fain tone te keq aktualisht drejtohet nga nje plakush i cili ka ne dore gjithcka eshte i gjithpushtetshem.E kemi mundesine ta flakim tej me 23 qershor,te marre fund shteti i tij i mbushur nga mafjoze.

    Përgjigjjuni

  14. ola  --  8 Qershor, 2013 në 8:50 pm

    keshtu do ti fitoj zgjedhjet saliu me poshtersira dhe pushime nga puna? keshtu do ti tregosh zhvillimin e shqipersi dhe ligjin ? sali je rende , je thjeshte nje i deshtuar , mos u merzit zonje kjo gje do te marre fund me 23 qershor rilindje me partine socialiste dhe edi ramen

    Përgjigjjuni

  15. redi  --  8 Qershor, 2013 në 8:51 pm

    eshte e vertet policia ka kohe qe drejtohet nga mafia mafia e pushtetit te saliut e cila kontrollan cdo qelize te shtetit dhe ka vetem nje drejtus gjyshin me antiplumb Sali Berisha. per kete arsyer duhet te votojme PS qe te rilindim edhe policine dhe bashke me te edhe plicine e shtetit

    Përgjigjjuni

  16. AGRON DENYSHA  --  8 Qershor, 2013 në 8:56 pm

    h more berisha ci bere popullit.i ke lene me halle,jetojne me frike,i theve ndjenjat e zemrat pjeses me te madhe te popullit,i ke lene ata pa buke pa uje pa drita\]

    SALI BERISHA KA PERDORUR GJITH GJYKATEN DUKE E BER SIC THOT AY..

    E mo sali qe na shkaterrove..

    SHPIFJET NGA FRIKA SE PO HUMBASIN PUSHTETIN HAJDUTAT KJO ESHT kOHA E RILINJDE DHE E E NJE SHQIPERIN..
    Cfare Ndodh Ne shqiper qe thot saliu qe drejt Europes ku Mungone drejtesia dhe Mirqenia a jan per shkak te sali berishes dhe bandes se ti
    iK SALI IK SE NA SHKATERROVE I KE NXJERR FUNDI SHqiperi i ke ber Njerzit te shkojn Ne katastrofa qe nuk i shkojn kesaj shoqerie

    Përgjigjjuni

  17. EMIGRANTI  --  8 Qershor, 2013 në 8:57 pm

    Bravo dibrani ka pasur gjithmon burni dhe me vjen shum mire fakti qe ka bere dhe ka thene.

    Përgjigjjuni

  18. shpiragu  --  8 Qershor, 2013 në 8:59 pm

    GJYKATA I DHA PAFAJSINE,.PO LEKET QE I TAKOJNE PER TE MARR,KUSH DO T’JA PAGUAJ?
    Dikur,aty nga vitet 1963,nenen time e pushuan nga puna pa te rejte e si rezultat gjykata i dha pafajsine. PO leket per 2 muaj qe qendroi pa pune i pagoi shefi i sek.shendetesise,kryetari i bp per shendetesine si dhe mamija e maternitetit te fshatit ku punonte nena.
    Po zotit PREMCI,a do t’ia pagua nga xhepi zoti Burgaj me Kulicin e te tjere?

    Përgjigjjuni

  19. Polici  --  8 Qershor, 2013 në 9:08 pm

    Polici
    Prenci u largua nga puna nga qeveria per fajin e vetem se pengoi kontrabanden e kromit te Bulqizes se kontrolluar nga klientete e Berishes

    Përgjigjjuni

  20. anr  --  8 Qershor, 2013 në 9:10 pm

    anr
    Policia e shtetit eshte e degraduar ne misionin e saje nga kjo qeveri,por do te Rilinde me ardhjen ne pushtet te kolaicionit te majte dhe do ti ktheje besimin qe i takon

    Përgjigjjuni

  21. velo  --  8 Qershor, 2013 në 9:13 pm

    velo
    Te gjithe drejtuesit e larte dhe profesioniste te policise se shtetit u larguan per tu zevendesuar nga militante te cilet ishin vegla lehtesisht te kontrollueshme te qeverise

    Përgjigjjuni

  22. alban4eva  --  8 Qershor, 2013 në 9:17 pm

    ne Shqiperi nuk ka polici, mos i ngaterroni gjerat. S-halè ariu e ka kthyer ngrehinen (institucionin per shqiptaret “moderne”) e policise ne Gestapon e tij vetjake (personale)…

    Përgjigjjuni

  23. Korabi  --  8 Qershor, 2013 në 9:17 pm

    Korabi
    Mungesa e theksuar te profesionalizmit ne polici ka bere qe statistikat e saje ne keto 8 vite te jene shume te errata ne te gjithe zerate e saje.

    Përgjigjjuni

  24. luis  --  8 Qershor, 2013 në 9:19 pm

    Si duket gjykatat kane filluar ta kuptojne ndryshimin e timonit dhe fillojne te japin drejtesi sepse e dine mire se neser per padrejtesite ose do flaken ne rruge ose do futen ne ndonje qeli.

    Përgjigjjuni

  25. doleci  --  8 Qershor, 2013 në 9:37 pm

    Po aspekti ekonomik? Mire shume gjykata po kush do paguaje per padrejtesi, nga do dalin leket qe do ti rrikthehen zoterise? Po sa eshte numri i punonjesve ne te gjithe sektoret qe fitojne te drejten e u kthehen parate? Ne se na e japin shifren per kete paudhesi do te jete maramendese e kriminale. Vetem kjo paudhesi nese ndalohet, shtetaret detyrohen te zbatojne ligjin. Duhet te vihen detyrime per shlyerje financiare nga xhepi i atj qe firmos urdherat e paudha e jo te paguaje populli. Se u bene 20 vjet qe prishen punime anullohen plane, paguhen dy administrata dhe partite mjaftohen me politike qe nuk i shpeton dot qytetaret nga kjo bare shume e rende. Ky eshte nje skandal shume i rende qe asnje kra politik nuk ndalet per ta ndalur.

    Përgjigjjuni

  26. Amant  --  8 Qershor, 2013 në 10:26 pm

    E uroj perzemersisht mikun tim te vjeter Shemsi Premçi per sfiden. Policia shqiptare ke nevoje per profesioniste si Shemsiu dhe per ndershmerine e tij.

    Përgjigjjuni

  27. andon ledhi  --  8 Qershor, 2013 në 11:56 pm

    KJO ESHTE NJE TJETER PROVE QE DREJTOHEMI NGA BANDA DHE JO SHTETARE…KETA DUHET TA PAGUAJN KETE QE PO BEJNE…..

    Përgjigjjuni

  28. Ish polici  --  9 Qershor, 2013 në 12:36 am

    Zoti Premci,nje pyetje per ty,dhe ta marin veshe te gjithe komentuesit ketu ne kete forum te shkelqyer.A keni pergjejsi morale dhe ligjore ,per reformen qe juve kryet ne drejtorine e policise Elbasan,dhe na flake ne rruge duke na hequr me nje liste dore,pasi ishim te majte,dhe njeri nga ato jame edhe une,qe ne mengjez u paraqita ne detyre,ku me thiri komandanti i repartit e me komunikoi urdherin e nxjeres ne reforme,edhe une si ty i nderuar Shemshedin hapa gjyq ne gjykaten e Elbasanit,por me mundi juristi yte,nje pjedhe bashkpuntori nga Ceriku,me mundi or mike se une nuk kisha te paguaja,sic ke bere ti zotrote,helbete ti ishe drejtor,dhe i mbushe thaset ne korce,ndersa une nje cop polici partulle.nuk e di a te vrete ndergjegja,kemi qene 25 polic ne ate liste te mallkuar qe firmose ti,pluse me vone nxore ne reforme edhe oficere,ish kolege te tu,qe te kishin dhjere ne vitin 1997,kur ike i fshehur si vemje…Po tani si te duket padrejsia,nuk munde ta fshehesh diellin me shoshe o drejtor……..

    Përgjigjjuni

  29. Atdhetari.usa  --  9 Qershor, 2013 në 12:40 am

    URIME ZOTI PRENCI. MESEFUNDI DREJTESIA KA FILLUAR TI THERAS MENDJES. JU DUHET TE VINI NE VEND DINJITETIN TUAJ JO VETEM DUKE MARE PAGEN KOKER ME KOKER. POR TE KETHEHENI NE DETYRE. ME ARDHJEN NE PUSHTET TE KUALICJONIT TE MAJT TE MERNI DREJTIMIN E POPICIS SE SHTETIT. ATI VENDI I DUHEN NJEREZ QE TU DHIMBET POPULLI DHE PASURIT KOMBETARE QE JANE PJES E TE GJITHEVE DHE JO E NJE GRUPI MAFJOZESH.

    Përgjigjjuni

  30. 9 Malet  --  9 Qershor, 2013 në 5:20 am

    Gjykate t’pavarun n’Shqipni s’ka!!Vendimi duhet interpretue ndryshe..Berisha se lshon pushtetin pranaj po ban oferten e radhes per Prencin?!N’qofsh Dibran e merr vesht ”meselen” vet ti Shem..

    Përgjigjjuni

  31. Tangerllik shqiptari  --  9 Qershor, 2013 në 10:52 am

    Cudi njerezit mezi presin te fillojne nje pune,ky profesionali nuk dashka me u kthy me mor rrogen ene bakshishet.Si duket ato qi ka vjedh nuk ju marokan kurre.Na bojn per te vjelle kur na flasin per mbrojtjen e pasurise kombetare dhe pronen publike.

    Përgjigjjuni

  32. king  --  9 Qershor, 2013 në 2:13 pm

    Hahahahah interesante me gazeten Tema e para ka cene qe kur ishte ne detyr Premci e ka kritikuar per nderhyrje ne bllokimin e makinave te kromit ,e sote e merr ne mbrojtje ndersa per gjykatat a thu do e pranoj vendimin e gjykates opozita

    Përgjigjjuni

  33. VEZHGUESI NGA VERIU  --  9 Qershor, 2013 në 3:36 pm

    Inderuar zoti Premci ! Ketej nga ne , por dhe nga ju ‘se nuk jemi larg , i thone nje fjale (shprehje) :” bene huj dhe dhe merr e mos bej huj dhe len”, se mes ketyre qe me siguri me 23 qershor do lejne pushtetin dhe atyre qe do e marrin , nuk ka per te patur ndonje ndryshim te madh . Nga te njejtat medesi udhehiqen dhe me te njejten praktike kane per te vepruar . Qirren dhe gerthasin ne kete prag votimesh si gomari ne boke te thate, ku ska ku te haj bar , se ate qe ishte e henger Ilir Meta duke qene ne bythe te Sali Berishes dhe ajo pak qe ka mbetur tani do e haj ne krah te Edi Rames , ne mos ja ktheft patkojt nga dielli si kalit te lodhen . Mendonim e shpresonim se ne keto zgjedhje , e majta do riorganizohej mire dhe do e conte vendin ne rruge te mbare , por duke patur ne gjirin e saj Ilir Meten , edhe nga kjo keshtu siq eshte skemi se cfar te presim . Turpi i Edi Rames dhe harresa e 21 janarit , mburrja e Sali Berishes per poshtersite qe ka bere duke qelluar me gardistet e vet mbi demonstruesi e lene ne balte nga ED HALJA . Edhe njehere ktheju punes qe te pret e te punosh me me ndershmeri se zor qe te presish e te gjesh nder as edhe me keta te tjeret ….

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>