Flamuri, debat me bariun e lopëve që shtypi

18 Qershor 2013, 22:35Antena TEMA
Flamuri, debat me bariun e lopëve që shtypi

Siç dihet, Flamuri bëri dje një aksident të rëndë duke shtypur tre lopë në Kukës, ndërkohë që po ecte me shpejtësi pas mbarimit të fushatës elektorale. Lopët u shfaqën papritur në kthesë dhe shoferi i Mulit, në përpjekje për të manovruar, i përplasi të tre lopët njëra pas tjetrës.

Pas aksidentit, bariu i lopëve vrapo me kallash në dorë tek makina e Mulit.

-Ça je tuj ba or taj, më ke vra lopët, ke hy në gjak me tre shpi.

-A e di ti kush jam unë, tha Muli.

-Ore taj, as du me ditë kush je, por duhet me pagu lopët.

-A e di ti kush jam unë, vazhdonte Muli.

-Ore ti qofsh ça të dush, po lopët këtu i çan veç ujku dhe ti.

-Ore, a e di ti kush jam unë?

-O s’du me ditë kush je, po më paguj lopët.

-A e di ti kush jam unë?

-Or shoq, ti më bën punë veç me qenë lopë e me të çu ty në vend të lopëve në shpinë e të zotit.

-A e di ti mor kush jam, kujt i flet kështu?

-Po ça po më duhet mor shoq, po më duhet lopa e gjallë, jo e cofme. Veç në qofsh gomar që s’e kupton. Qa me i thënë të zotit, që një gomar më shtypi tre lopë.

-Or shoq, unë jam Flamuri i PD, jam deputeti juaj, ministri dhe numri dy pas atij burrit…

Bariu i lopëve u hutua shumë.

-Si, ti qenke ai Flamuri, tha i hutuar.

-Po, unë jam, tha Flamuri krenar që më në fund e bëri të heshtë bariun llafazan.

-Mos bre burrë, tha bariu. D.m.th ti je i dyti pas atij burrit?

-Po, unë jam, tha Flamuri krenar.

-Keq fort e paskemi punën, i tha bariu. A po m’i jep lekët e lopëve?

-Po t’i jap unë, tha Flamuri, veç me një kusht. Merri lopët, theri, bëji mish dhe t’ia ndajmë mishin fshatit si dhuratë prej PD. Pastaj ty të japim lekët. Vetëm nga ty duam si kusht të votosh 44 dhe të bësh propagandë në fshat të votojnë numrin 44.

-Patjetër i tha bariu. Kjo punë i bi që tu them në katund po doni me shpëtu nga lopët, votoni numrin 44. Po doni me u ikë jeta duke rritë lopë, votoni numrin 29.

-Bravo, i tha Flamuri. Tani na jep mishin se do vijë Doktori të inaugurojë një thertore në Kukës. Lekët t’i japim pas zgjedhjeve.

-E kuptova, i tha bariu. Kjo i bie që kush voton 44, e ke të ardhmen në thertore, kush voto 29, e ka të ardhmen në mal.

-Or ti shoq, a e di ti kush jam unë a jo tani?

-Tani e mësova, tha bariu. Isha bë gati me u thanë të zotëve ka rënë ujku e na i ka hëngër lopët. Tani e kam të vështirë me u thënë u ka rënë një gomar lopëve dhe na i ka vrarë.

7 komente në “Flamuri, debat me bariun e lopëve që shtypi”

  1. sofra says:

    Montazh i paster.
    tek minuta e parafundit kur ai thote ” tha Flamuri, veç me një kusht. Merri lopët, theri, bëji mish dhe t’ia ndajmë mishin fshatit si dhuratë prej PD.” ne kasete kishte frusho dhe levizte tajmkodi.

    gjithsesi perpjekje e mire.

    PS – Mulo, pyet Filipin si ja beri me ate bariun e vjetshem,se porosia ishte qe te laheshin detyrimet ne kete dunja per se gjalli.

  2. Gjon says:

    Gamorr e zot gamorri or taj…

  3. ermali says:

    Ishallah, amin allah se moa ka mbet noi lope me barre.
    Car mund te jap kombinacioni
    Lopa+muli
    Cim peka+lopa
    ????

  4. Ripjellje says:

    Humor kinez i kohës së Revolucionit Kulturor.

  5. Korab Muja KU-UK (kuksion Unajtid Kingdom) says:

    O Flamur more Flamur
    Vare veten me ushkur!
    Gamor ti, Gamor kush t’vuni
    Sot a nesër, valo druni!

    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

  6. Novoseja Bashki says:

    Po kush merret me lopet,lopcar nuk eshte …
    ?

  7. borje kryeqytet says:

    Z. Mero une te mirkuptoj per urrejtjen qe ke per intelektualin e shquar me vlera nderkombetare Dr. Asc. Prof Fehmi Noka, por kjo urrejtje t’i ka zene syte dhe ke ofenduar Gomarin kete kafshe te urte, punetore e te perkore duke e krahasuar me Minister fehmi Noken. Nese do e perseritesh perseri krahasimin e Mulit me Gomarin, me siguri Brixhit Bardo, aktivistja e mbrojtjes se te drejtave te kafsheve do te protestoje fuqimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje