Berisha ka projektuar përplasjen

19 Qershor 2013, 13:07Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

 

Nëse deri dje përplasja ndërpalëse ishte një përfolje, që qarkullonte si mundësi, sakaq mund të merret si objektiv. Dështimi i sistemit elektronik të votimit në Fier e Tiranë, si dhe dështimi i instalimit të aparaturave njohëse të kartave të identitetit, janë sinjal i qartë i strategjisë së Berishës për të mos i bërë votimet e 23 qershorit 2013 më të lira e më të ndershme nga të mëparshmet, që pas kontestimit kanë sjellë kriza. Duke treguar kështu se garancia që i dha muaj më parë bashkësisë evropiane, ka qenë demagogji.

Ashpërsia e pandalshme e fushatës elektorale 2013, realisht të nisur para shpalljes së datës ligjore, është një tjetër tregues paraprijës i përplasjes së projektuar.

Makinat pa targa, nga dyert e të cilave valëviten flamujt blu të Sali Berishës, është po ashtu një tjetër tregues.

Ngjashmërisht si pesëmbëdhjetë vite më parë, ku shfaqja e të tilla objekteve lëvizëse i parapriu përplasjes së madhe të vitit 1997.

Incidentet elektorale janë një tjetër tregues i këtij objeksioni. Sipas burimeve zyrtare dhe jo zyrtare, deri tani numërohen më shumë se njëzet e pesë incidente që nisin nga heqja dhe djegia e flamujve partiak, nga bastisja dhe sulmimi i qendrave elektorale e deri tek rrahjet barbare të kandidatëve garues.

Krimi më i rëndë i këtij lloji i përket Roskovecit dhe ka si protagonist rrahjen barbare të kandidatit të FRD-së nga persona, për të cilët herë thuhet se “janë identifikuar” dhe herë se po “punohet për t’i identifikuar”.

Një kakofoni e njohur deklaratash kjo që, përveç projektimit të rrahjes nga subjekte rivale të interesuara, bën ta përforcosh idenë e përplasjes së madhe ndërpalëse. E finales, që mund të jetë projektuar të vijë pas mbajtjes së procesit zgjedhor, pra pas datës 23 qershor 2013, dhe, pikërisht nga mosnjohja e fitores dhe e humbjes.

Përplasja e lindur prej devijimit të ligjit zgjedhor po mban peng strukturën superiore zyrtare të certifikimit të procesit zgjedhor, KQZ-në.

Por përplasja ndërpalëse është e pritshme të ndodhë jo se përbën sjelljen standard, sepse është pjesë karakteriale e Kryeministrit në detyrë, por edhe strategji e përdorur me sukses prej tij në pasvitin ’97 kur e nxori pa lagur nga përgjegjësia ligjore.

Përplasja ndërpalëse është aseti i fundit i projektuar nga Sali Berisha për ta potencuar dhe bërë faktorë në mbjelljen e destabilitetit paszgjedhor të vendit.

Por përplasja ndërpalëse është edhe pjesë e hakmarrjes që Berisha ka projektuar të derdhë mbi kundërshtarët e vet vota kundër, pas humbjes së pritshme të 23 qershorit.

Madje nuhatja e kësaj të fundit, pra e humbjes, e ka detyruar të projektojë përplasjen ndërpalëse si një mundësi për të garantuar koncesione përfituese për të ardhmes së tij politike.

Ngaqë e nuhati humbjen, Berisha shpejtoi ta përqendrojë pushtetit vetëm në dorën e tij. Kështu veproi edhe në parazgjedhjet e 26 majit 1996, kur nga kolltuku i presidentit komandonte gjithçka: pushtetin legjislativ, pushtetin ekzekutiv, pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë.

Kur nuhati humbjen e sigurt, Sali Berisha shpejtoi të shtjerë në dorë edhe shtabin e administrimit e të ruajtjes së votave. Në krye të presidencës ja doli të vendosë Bujar Nishanin, proverbialisht i njohur për përulësinë e tij shvejkiane ndaj Berishës. Në krye të Ministrisë së Brendshme, vendosi Flamur Nokën, shkopin e tij partiak të gomës, ndërkohë që nëpunësin legjendar për manipulim të votave, zëvendësministrin e Pushtetit Lokal, Ferdinand Pone, e përforcoi me homologun e tij, po kaq legjendar, Arben Ristani.

Në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve emëroi një këshilltare të Xhozefinës së parlamentit të sunduar prej tij dhe pasi LSI publikoi bashkimin me PS-në, domethënë daljen jashtë dore të KQZ-së, (sinjali më i shqueshëm i humbjes së sigurt), sajoi prishjen e kësaj të fundit. Gjymtimin. Bërjen funksionale për vendimmarrje që garantojnë mbarëvajtje teknike të procesit zgjedhor, por jo certifikimin e tij. Jo vendimmarrjen që vulos fitoren e njërës palë dhe humbjen e palës tjetër.

Vendimmarrje kjo, sikurse thonë juristët konstitucionalistë: e përcaktuar për të qenë ligjore nga KQZ-ja e përbërë me jo më pak se pesë vota.

Aktualisht, KQZ e sulmuar jashtëligjërisht nga Kryeministri tinëzar shtatëdhjetë vjeçar është katandisur në një shtab gjysmak, me vetëm katër anëtarë, duke u kthyer në pjesërisht funksionale. Gjymtimi i tij erdhi, sikurse ka vlerësuar ambasadori amerikan, duke ndryshuar rregullat në mes të lojës. Që presupozon se është shkelje flagrante e ligjit kushtetues. Por për Kryeministrin e dalë jashtë ligjeve të vendit që qeveris, kjo konsiderohet normale.

Sikurse do të cilësohet normale edhe përplasja e pritshme ndërpalëse e pas 23 qershorit 2013. Kur shtabi certifikues, pra KQZ-ja, për arsye të prishjes së rregullave të lojës dhe deformimit politik, ose nuk do të jetë në parametrin ligjor për ta përfunduar procesin, ose do të jetë i pabesueshëm në vendimmarrjen e tij. Në shpalljen e rezultatit që për të njëjtat arsye nuk do të jetë i gjithëpranuar nga palët, edhe sikur të jetë tërësisht i nxjerrë prej realitetit të votave të lira “pro” e “kundër”.

Me mënyrën sesi ka luajtur deri më sot jo vetëm me KQZ, por me gjithë strukturën përgjegjëse të administrimit të zgjedhjeve të 23 qershorit, kryeministri Sali Berisha nuk ka bërë tjetër veçse ka diskretituar autoritetin e tyre ligjor. E ka zeruar besimin e këtyre strukturave, tek forcat opozitare, por edhe në sytë e votuesve të kampeve politike garuese.

Gjaku ballkanas i të cilëve është nxehur akoma më shumë, veçanërisht këto ditët e fundit të finishit elektoral, kur jo vetëm vendasit por edhe vëzhgues-ekspertët ndërkombëtarë, ende nuk dinë të thonë çdo të ndodhë me KQZ. Me të vetmen strukturë që,ligjërisht, ka në dorë të nxjerrë vendimin për rezultatin e votimeve e që vazhdon të jetë i gjymtuar.

Me vetëm katër anëtarët, të cilët, ligjërisht, është e sigurt se kanë në dorë të vendimojnë gjithçka që kërkon katër vota, por jo të certifikojnë fitues e humbës. Me këtë përbërje aktuale KQZ-ja katëranëtarëshe garanton vetëm dy pritshmëri: rënien e gjithë procesit zgjedhor dhe përplasjen e madhe ndërpalëse. Përplasjen aq shumë të preferuar prej Kryeministrit, i cili, çuditërisht edhe në këtë aventurë të fundit shtetshkatërruese, vazhdon të mbetet qetësisht i gjithëvështruar.

21 komente në “Berisha ka projektuar përplasjen”

  1. Artjon says:

    Sshkrim rrenqethes dhe realist por si do te behet per t’ja ndalur doren ketij njeriu qe nuk pyet per ligje. z.shyti tregon se eshte vezhgues i holle dhe po na sjell ne vemendje dicka qe nuk e vem ne mendje.”KQZ me vetëm katër anëtarët, të cilët, ligjërisht, është e sigurt se kanë në dorë të vendimojnë gjithçka që kërkon katër vota, por jo të certifikojnë fitues e humbës. Me këtë përbërje aktuale KQZ-ja katër anëtarëshe garanton vetëm dy pritshmëri: rënien e gjithë procesit zgjedhor dhe përplasjen e madhe ndërpalëse. Përplasjen aq shumë të preferuar prej Kryeministrit, i cili, çuditërisht edhe në këtë aventurë të fundit shtetshkatërruese, vazhdon të mbetet qetësisht i gjithë vështruar” thote i nderuari shyti dhe une kujtohem te pyes se kush do ta certifikoje rezultatin e votimeve kur KQZ nuk ka pese anetare.I bie ta beje Saliu me sherbetoret e tij dhe edi me te tijte ta kundershtojne. mire thote z.shyti ngado qe ta kthesh i bie te kesh vetem perplasje nga e cila i fituar eshte perseri saliu. faleminderit Mero qe na sqaroni me keto shkrime profesionale se nga ata naim cilet, zhejet, fevzinjte e ballinjte situata te duket si ne SHBA.

    1. nita says:

      kjo esht mese e sigurt !! ai po ben parapegatitjen e 97

      cdo dit qe kalon cdo vendim qe merr berisha dhe si sillet esht tama 97

      policat e mulit edhe do ndalojn ne mes te rruges komisioneret do e vejn vota nese shohin qe saliu humb zgjedhjet 23 qershori berisha do pergatisi dhunen e te gjitha llojeve

      1. fl says:


        Kanceri i politikes si gjithmone: Sali Berisha

        Kemioterapia: Arrestimi i dyte dhe perndjekja e tij

    2. Emarildo says:

      Eshte mese e vertet gjithcka shkruhet.

      Berisha po perpiqet ti paraprije humbjes, por e verteta mbetet se te gjitha keto taktika, ne fund te fundit do te demtojne Shqiperine me shume se kedo tjeter. Po perpiqet me cdo kush te jete nje lider i perjetshem dhe e ka te pamundur ta pranoj se koha nuk eshte me e tij, por i perket nje politike te re.

      Kjo sepse te gjithe po tregojne nje mbeshtetje te hapur kundrejt Rilindjes. Eshte nje gje qe ndihet kudo ku shkone, ne cdo bised tavoline apo qofte edhe nder te tjere te cilet e kane treguar hapur se jane mbeshtetes te Partise Socialiste.

      gjithe keto metoda do ti kthehen ne te kundert Berishes, sepse dita dites po i tregon popullit se eshte po i njejt e nese ne nuk cohemi te gjithe te votojm historia do te perseritet dhe do te duhen forca te armatosura per ta rrezuar edhe njeher Berishen.
      Arma me e forte qe kemi mbetet nje votim masiv te cilin as Berisha, as KQZ as te fortet e tij nuk do te mund ta rrezojne.

    3. Amela says:

      Berisha gjithmone ka projektuar komplote kunder ketij vendi dhe ajo qe thote Rama se ai i ka bere ketij vendi ate qe nuk ja ka bere asnje pushtues kjo eshte shume e vertete.

    4. ehhh more zoti shyti te shkreten ne thuaj me ket berish... says:

      Synimi i Berishës për të mbajtur me çdo mënyrë pushtetin, lidhet jo vetëm me delirin e tij për pushtet dhe për fitimet e mundshme prej tij. Ai lidhet veçanërisht me inkriminimin e tij dhe të rrethit të afërt të tij, gjatë qëndrimit në pushtet. Ndaj, në këto rrethana, pushteti për Berishën është imunitet ndaj ligjit, pasi duke qenë në pushtet organet e drejtësisë nuk guxojnë të merren me të. Ka shumë argumente për ç’ka arsyetova më sipër, por mjafton të kujtoj dy qëndrime të njëjta në prag të largimit të tij nga pushteti në 1997 dhe tani në 2013. Atëherë meqenëse kishte bërë shumë krime dhe futi vendin në gjendje kaosi dhe anarkie, pikërisht para zgjedhjeve para se të linte pushtetin, dekretoi amnistinë e të gjitha ngjarjeve kriminale dhe autorëve të tyre. Në të njëjtën mënyrë veproi dhe tani në këtë prag lënieje pushteti… Shpalli amnistinë fiskale për të legjitimuar pasurimin e pa ligjshëm të njerëzve të tij, gjatë qëndrimit tetë vjeçar në pushtet. Përsa i përket premtimeve të tij gjatë kësaj fushate edhe në këtë rast nuk ka asgjë të re. Berisha është politikani më i paskrupullt për gënjeshtrat, shpifjet dhe premtimet e pa mbajtura. Në këtë pikëpamje, megji­thëse dhe mjaft politikanë të tjerë konsiderojnë normale gënjeshtrën në sjelljen politike, veçse Berisha është i pa arritshëm…Të vazhdosh të besosh Berishën pas një periudhe kaq të gjatë tani ose duhet të jesh pa mend ose brenda stanit të tij.

    5. Berti says:

      Eshte nje realitet skandaloz dhe i frikshem. Nuk kuptoj se pse paska qene kaq e veshtire te rrezosh nje njeri te vetem. Ai vazhdon e ndrydh ligjin, vazhdon dhe ndryshon rregullat ne mes te lojes, vazhdon dhe ka ne qeveri kriminel te njohur e te ditur me prova .

      Nuk e kuptoj dhe nuk mund ta perceptoj dot se si mundet nje qytetar i drejt dhe i llogjikshem, ende te mendoj te votoj per kete diktator te shpallur.

    6. Diti says:

      Gjithmone Saliu ka qene i deshtuar ne gjithcka qe ka bere por ka perdorur antiligjshmerine qe e karakterizon si qeveri sepse ka ardhur ne pushtet me vota te vjedhura.Te gjithe ne duhet ti themi stop kesaj politike qe nuk i sherben asnje qytetari te ketij vendi.

    7. Skypion says:

      Kesaj i thone te akuzosh tjetrin per ate qe ben vete. Autori i ketij shkrimi apo me mire shkarrashkrimi rreket te beje ate qe kane bere baballaret e ketyre pisave per 45 vjet diktature,dhe bijte e tyre per 20 vjet demokraci dhe qe eshte percarja e kombit.
      Patjeter qe eshte nje shkrim tejet i dobet,por qe ka ndikimin e vet ne kopene gjysmeanalfabete te shume komentuesve qe kerkojne vetem e vetem ushqim te tille te prishur qe ngjall urrejtje mes shqiptaresh.
      Per 22 vjet me radhe,komuniste,ish-komuniste, sigurimsa,lloj lloj llumi i kohes se diktatures Hoxhiste,e kane perqendruar sulmin e tyre ndaj Berishes ne dy shpifje te neveritshme ,autore te te cilave jen vete.Aq te palodhur jane treguar ne kete shpifje-propagande ,sa shume shqiptare,sic shihet edhe ne kete forum,u besojne me te vertete ketyre zagareve,ketyre shpifanjoseve profesioniste.
      Keta qe e akuzojne Berishen si percares te kombit ,jane…jane…jane te gjithe,fshehur apo hapur kunder bashkimit me Kosoven. E dinit kete?!
      Ja po jua them une,merrni e lexoni te gjithe ato qe kane shkruar,te gjithe keta analiste,gazetare,publiciste e politikane qe shkruajne ne TEMA,dhe do te shihni se jane kunder bashkimit.
      Dhe po keta pisa,hiqen si patriote te medhenj,dhe akuzojne Berishen,i cili te pakten beri Rrugen e Kombit,ndaj se ciles kane vjellur e po vjellin vrer akoma pa pushim keta sojseze,por edhe u be kryeministri i pare ne historine moderne te shtetit shqiptar qe kerkoi bashkim kombetar.
      Sa per vjedhje votash,mos harroni akuzat e sinqerta te P.Milos dhe shume te tjereve, ndaj PS-se dhe Rames,per vjedhjen masive te votave qe komisioneret socialiste ju bene atyre ne 2009. Mos harroni edhe se ne 2009 ,Edi Rama urdheroi komisioneret socialiste te favorizonin MEten,dhe si rrjedhoje Meta u zgjodh deputet( nuk e dinte Rama se cdo bente Meta me pas).
      Me nje fjale akuzat per vjedhje zgjedhjesh me kujtojne ate anekdoten me hajdutin qe therret kapeni hadutin !
      Po grini grini sallate der me 23 qershor ,se ajo dite do te jete si nje dush me uje te akullt per te gjithe Qelbesirat dhe militantet e Qelbesirave,qe me mendjelehtesi enderrojne nje fitore qe vetem ne enderr do ta shohin.

      1. Qytetari says:

        Skypion,dukesh qe je i ‘tufes berishiste’!

      2. zz says:

        Po mire more ordiner, a nuk ishte prijesi yt 25 vjet anetar agresiv i nje prej partive me radikale bolshevike?

  2. albani says:

    Z. Shyti!

    Jam plotesisht nenje mendjeme ju. Kete qe tyhoni ju tani, une e kam thene 6 muaj me pare. Por mepelqen qe ka edhe njerez te tjere qe e thone dhe e pranojne nje gje te tille.

    Ju e pershkruani bukur temen, por nuk thoni me saktesi perse Berisha e parapelqen nje gje te tille. Ju duhet te dini se ai ka hyre ne garen e zgjedhjeve vetem duke patur ne mendje kete gje: Krijimin e nje perplasjeje frontale, deri ne lufte civile, midis te veteve (ushtrise se Imamit, policise se Burgajt, gardes, nderhyrjes se shpejte, policive te tjera: bashkiake, tatimore, pyjore, rrugore, ushtarake, elektrike, etj., administrates se shtetit, gjykatave, prokurorise, etj., dhe se fundi te Presidentit (me falni qe kete fjale po e shkruaj me shkronje te madhe). Ja skenari: Opozita ne revolte per te kerkuar te drejtat e saj. Presidenti dekreton shtetrrethimin (nga ora 06:00 deri ne oren 20:00, meqenese eshte vere), dhe mbas kesaj fillon perndekja dhe terorri (i Xhafer Deves, 4 shkurt, 1944) ndaj opozites dhe drejtuesve te partive opozitare: arrestime, burgime, vrasje, ashtu sic ndodhi me 1997. Ketu do te hyjne ne loje forca te tjera antikombetare te huajtura nga Serbia dhe Maqedonia, ndersa forcate tjera “tropojane” (shpellare), do te jene ne gatishmeri per te nderhyre, sipas nevojes. Po nderkombetaret? Nje vrime ne uje! Ky i yni, jo pa qellim i ka nderprere lidhjet me ambasaden amerikane ne Tirane, per te tjeret as qe can bythen fare madje as per SHBA). a ky eshte skenari! Dhe e gjithe kjo, i nderuar gazetar, behet per t’u thene te veteve se ne i fituasm zgjedhjet, por Amerika (CIA) dhe te tjeret nuk e duan fitoren tone. Tani, u thote te veteve, beni cfare te doni! Dhe vetem keshtu ai behet perseri faktor. A do te veproje kjo? Te shohim!

  3. Amela says:

    Berisha mund te projektoje cdo gje por vota jone do te jete kunder tij dhe qeverise se rrenimit sepse ai njeri vetem 97-ta ka ndermend te beje ne kete vend por ne nuk do te biem me ne kurthin e tij.

  4. myzeqari says:

    Vetem plumbi – tha i ndjeri Namik Hoti, e rrezon vicidolasin nga kali dhe asgje me shume. Kujtoja se i iku koha kallashit, por jo erdhi perseri koha qe duhet nxjere dhe vajisur se nuk dihet si mere kjo pune. Mjere ky popull ne dore te kujt ka rene.

  5. mongoli says:

    XHOVI jam ne nje mendje me ty.Me respekt: nje ish fqinji yt nga BERATI.

  6. Labi Vlore says:

    Kur u shkarkua anetari i propozuar nga LSI-se ne KQZ,Ilirian Muho,Edi Paloka lexoi ne fleten e tij nje fjali rrenqethese.Tekstualisht fjalia ishte kjo.”Edi Rama e di shume mire,se nuk mund te munde ne zgjedhje Berishen”.Kjo i thote te gjitha.

  7. Xhovani says:

    Pushteti i takon popullit,cdo popull meriton qeverine qe ka,XH..SHytani

  8. miriam says:

    Jeni i vecante,z.Shyti ne personalitetin tuaj njerzor dhe profesional.Ndonse te gjithe i ndjejne dhe i shikojne keto qe ben dhe planifikoje te beje banda e Saliut,per te vjedhur dhe nje here zgjedhjet,asnje nga koleget e tu nuk pipetin per kete ceshtje egzistenciale kombetare.Dhe se pari duhet te ndihet opozita,por ajo si gjithmone e dhjere dhe e permjere nga frika,merret vetem me projektet e se nesermes dhe ben sikur nuk e sheh ate thike qe do ja ngul saliu, aty dhe Meta,para shpine dhe mbas shpine.

  9. Ura e Bunes says:

    Shkrim i mirë investigues!Drejt shqetsimi dhe Saliut i intereson perplasja bile mund ta provokoje ne Tirane me viktima!Por ka nje zgjidhje dhe duket Sovrani ate mendon:vershimin në kutitë e votimit,vota mundesisht per garanci totale numri 29(natyrisht edhe opozitaret e tjere meritojne,por sot kerkohet edhe pergjegjesi rrjedhese nga vota të mos trasformohet).Absolutisht i ndaluar abstenimi duke prishur fleten e votimit(ndryshe do kish hyre në zgjedhje dhe MA5Y,e Beppe Grillo(Levizja Shqiptare 5 Yjet). Pikerisht se duhet shmangur perplasja,qe vrasesi i peshtire Berisha e do,duhet votim dhe vetem votim per numrin 29,të cilit i ngarkohet detyra e parë,si dhe ka premtuar,prangosja me drejtesi e Berishes per 21 janarin,Gerdecin etj…Problem mbetet certefikimi i fituesit,por dhe kjo kalohet nese nga rrethet vijne rezultate të thella të Sovranit!Duke qene se kam qene kryetar komisioni i nje rrethi te rendesishëm,rezultati yne i larte per PS dhe Kushtetuten atëherë nuk u pa fare nga Kryetari i Komisionit qendror qe ishte i PD,sepse shifra e larte e certefikuar dhe nga PD ne rreth,72.4 perqind ishte vdekjeprurese atehere per Berishën! Keshtu duhet te votohet edhe kete herë,me misionin,ndal perplasjes,që kerkon Berisha,ndal Luftes Civile qe aktualisht ai e mban ndezur,per pushtet,frikë e pabesi,kurse Italia qe nuk ka vrare asnje qytetar,e deklaroi te perfunduar luften civile! Të gjithe në votime,voto numrin 29 kete herë të kesh garanci!….

  10. Per Skypion koke tulin says:

    Skypion.Nje llpj qeni i pabese,zvaranik i peshtire e per me teper nje injorant i pa ndreqshem njelloj si Ai qe perkrah.Po kur mor koke bosh Berisha yt paska fituar vota?. Ky plere gjate ketyre 22 vjeteve ka qendruar ne pushtet duke mashtruar dhe vjedhur votat e ketij populli.Per pushtet ky injorant eshte gati te vrase,djege e shkateroje gjithcka duke u perkrahur nga zagare si puna tende o RAMY qe ngele qen i jargavitur tere jeten.Ke per ta pare me 23 Qershor o bajge se cdo te thote popull dhe cte ben forca e tuj.Ul bishtin injorant ti dhe shoket e tu per tu bere njehere ne jeten tuaj te denje per shoqerine e per te miren e kombit.

  11. Shpiragu says:

    Per skypionin koke tulin edhe une; qe te djeg shume qenia kunder asaj qe ben berisha i maleve kuptohet nga fjalet qe nxjerr dhe edukata e maleve qe eshte e ngjashme me ate te ustait tend shpellar i cili me ate gojendyresiren e tij nuk le kundershar pa sperkatur me peshtypen e tij infektuese. e nisa me ty pasi ke fyer me te padrejte jo vetem gazeterin shyti qe eshte krenaria jone e beratasve kudo ku jane por edhe gjithe femijet e ish komunistave te ndershem me ato fjazat e tua te ndyra qe ke leshuar. per ty gjithe ata qe perpiqen ti nxjerrin fytyren e vertete ustait tend te vicidolit si meroja,stefani,minxhozi,bushati,yzeiri dhe te tjere, jane kriminel te kohes se komunizmit dhe ketu fut edhe zotin shyti e familjen e tij qe jam i bindur se nuk e njeh fare.Nese je i interesuar te rekomandoj te shkosh ne Berat dhe ta marresh vet se ky gazetar qe ti e fut tek kriminelet e kohes se komunizmit eshte pinjoll i nje fisi teper te nderuar,teper te kulturuar dhe qe vetem i ka dhene shqiperise. gazetari Shyti eshte krenaria e beratasve sepse kure nuk e ka vene profesionin per interesat e tija individuale dhe kete merite beratasit ja vleresojne. qe ta dish ti skypion koketuli z.shyti eshte nje nga te paret qe e perkrahu PD-ne atehere kur ti dhe saliu i benit fresk ramiz alise. ai hapi gazeten e pare opozitare te PD-se se beratit dhe u distancua prej saj pikerisht kur e pa qe PD e zaptoi raca jote dhe e sali vicidolit e agron musarait dhe delenxhinjve te tjere sic themi ne nga berati.gazetari shyti nuk ka qene asnje sekonde pjese e partise komuniste ndaj ska asnje lidhje me berishen tuaj cipepalsur ndaj ben mire ta mbyllesh ate hale. respekte mero qe boton artikuj pa censure.vazhdo xhovi se ke nga prapa beratasit dhe te gjithe ata qe duan shqiperine. krenari e beratit e lexova me nje fryme artikullin tende sapo mbrita sepse isha jashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje