Doktorit i ka ikur zëri, siç i ndodh zakonisht para mbarimit të fushatave. Për këtë vendosi të ushtrohet për logopedi.
Thirri një logoped dhe i kërkoi t’i hartonte një sërë shenjash, me të cilat ai të komunikonte me popullin në miting, pasi atij nuk I dëgjohej më zëri.
-Në rregull, i tha Doktori. M’i shkruaj fjalitë dhe unë të bëj shpjegimet përkatëse.
Atëherë fillojmë, tha Doktori. Dua të them që jam i ri dhe me i fortë se Rama. Si ta bëj me shenja?
-Mbaj me vete një foto të Zenit, i tha logopedi. Ngrije lart, tregoje me gisht, pastaj trego me gisht nga vetja. Kështu njerëzit do kuptojnë që ti je i ri si Zeni.
Doktori u mendua pak dhe hezitoi.
-Po sikur ta marrin që unë jam si Zeni, humbas zgjedhjet, tha Doktori.
Logopedi u vu në siklet dhe ndërroi bisedë.
-D.m.th nuk është se njerëzit do të ngatërrojnë sikur ti do t’ia lësh pushtetin Zenit, por po tregoje nga fotoja e Zenit dhe e krahason me veten, dukesh i ri, se e ke dhe djalë dhe të ngjan…
-Në fakt djalë e kam, po nuk më ngjan. S’di nga ngjan dreqi.
-Mirë, i tha logopedi, mundet të tregosh dhe ndonjë fytyrë të re që ke në krah.
-Nuk kam, tha Doktori. Gridën nuk e marr dot në miting. U pa puna, po tregoj Çiljetën.
-Në rregull, tha logopedi që donte t’i jepte fund sikletit.
Kalojmë tek kërkesa e dytë.
-Dua të tregoj me shenja që Edi Rama është i korruptuar, tha Berisha.
-Shumë e thjeshtë, i tha logopedi. E ke në çdo manual të logopedisë. Merr në krah Lul Bashën, trego me gisht nga Luli, pastaj ngri gishtin lart për të treguar se po flet për Edin dhe krahasoji.
-Sipas teje Luli qenka hajdut, tha Berisha.
-Jo, absolutisht jo, por njerëzit e kuptojnë më mirë kështu. Kjo gjuhë shenjash është. Nuk ke ça i bën.
-Po nëse unë dua të them që Edi Rama është pervers se ndërron gratë çdo fushatë elektorale?
-Kollaj, i tha logopedi. Merr një foto të asaj Arminës, tregoje dhe bëja me shenjë që ajo dhe Edi ndërrojnë partnerët para fushatës.
Berisha u prish prapë në fytyrë.
-Jo, tha Berisha, se kush i dëgjon këta, fillojnë prapë me Zenin.
Më thuaj si të tregoj që kam program serioz për shëndetësinë?
-E lehtë, i tha logopedi. Merr një foto të Lirisë, bëj si i sëmurë që ta kuptojnë se është fjala për shëndetësinë, pastaj trego foton e Lirisë dhe ngjallu.
-Kjo po më pëlqeka, tha Doktori.
Po për ekonominë si t‘ia bëj kur dua të krahasoj dy modelet?
-E lehtë, i tha logopedi. Mbaj një foto të Argitës dhe bëj me shenjë sikur numëron lek. Pastaj trego nga Rama dhe tund gishtat që është krunde. E kuptojnë vetë njerëzit.
-Në rregull, tha Berisha. Dhe një merak e kam: Si ta bëj që të tregoj se mua më do Perëndimi, Ramën nuk e do?
-E lehtë, i tha logopedi. Merr në tribunë Baba Mondin e OSBE. Merr një qofte dhe futja në gojë. Pastaj trego nga Rama që ha makarona vetë. Njerëzit e kuptojnë se Perëndimi është me ty.
AHA HA HA HA HA
AHA HA HAHAHAHAHA!
“…E lehtë, i tha logopedi. Mbaj një foto të Argitës dhe bëj me shenjë sikur numëron lek. Pastaj trego nga Rama dhe tund gishtat që është krunde. E kuptojnë vetë njerëzit…”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html
“Perendimi eshte me ty” me pelqeu edhe 4 dite dhe perendon sala!
humori yt me pelqen edhe kur e lexoj e merzitur si sot
Kjo po, qe eshte kryeveper! Ajo me lopet (cope tre) te Mulit ishte paksa e “lodhur”, ose mua me kishte lodhur vapa. Ka te ngjare e para te jete!
Hahahaha GRIGJA dhe CILJETA…pune kurvash qe edhe nga bordellot i kan perzen se nuk plotsojn ca gjona. O Sali o i rrjedhur si je katandis…na shkrive fare.
shkrim i bukur shume,ne te gjithe paragrafet nuk dij cil te vecoj ,griden,ciljeten apo ate qe vdes per qofte,ndersa per Arminen e ka sjell Zoti ne kohen e duhur,sepse na meson se cfare vjelle per tjetrin ta hedh ty,keshtu e ka pesuar dhe Berisha,por perseri ai nuk merr vesht ,por vota e 23 qershorit besoj do tja mbylle gojen ,qe e ka si nje shpelle pa fund.
Jevg per jevg…Me mir Ciljeten o Sali se te pakten esht rrit ne tirone, ato tjerat kan ardh nga rrethet.Si thu?
po a e dini ju qe ajo Grida eshte nusja e djalit te Fehmi Abdiut, qe Sala gjithmone i eshte drejtuar me emrin Mark Abdia ?