Pak kohë na ndan nga dita që Shqipëria vendos, nga dita në të cilën i gjithë mendimi politiko-filozofik perëndimor sintetizohet në një veprim të vetëm sublim dhe transformues. Me aktin e të votuarit, në vendosim për vlerat dhe parimet mbi të cilat do ndërtohet utopia jonë.
Në fakt, nëpërmjet kësaj zgjedhje në përçojmë pak nga vetja jonë dhe nga cilësitë kryesore që përbëjnë karakterin tonë.
Për këtë arsye, të votuarit është një akt shumë interesant, sidomos psikologjikisht, pasi mund të mësojmë shumë për veten dhe cilësitë e karakterit tonë.
Realisht votuesi tipik i Sali Berishës duket shumë interesant për t’u analizuar (duhet veçuar nga votuesi i PD ose votuesi ideologjikisht i djathtë).
Të jesh një votues i Sali Berishës, do të thotë të kesh edhe disa cilësi të veçanta karakteriale dhe psikologjike.
Një votues i tillë pikësëpari është amnezik, është i tillë sepse të harruarit është një nga cilësitë kryesore që vërehet në këto votues.
Amnezia është aq e thellë saqë duhet të harrosh shpërthime si Gërdeci, shitje spektakolare deti dhe humbje fondesh prej miliona eurosh.
Pra, në fakt ky votues ka amnezi akute sepse të gjitha këto çështje dhe probleme që ka krijuar qeverisja e Saliut, janë aq marramendëse, sa që është pothuajse e pamundur te mos krijojnë asnjë emocion zemërimi dhe neverie.
Sidoqoftë votuesi jonë qëndron stoik përballë çdo të vërtete, e cila mund t’i pështjellojë sadopak mendimin e tij homogjen dhe autoritar.
Të jesh amnezik do të thotë të mos njohësh historinë dhe mosnjohja e saj e bën të ardhmen më të pasigurt.
Pra kjo cilësi bën që votuesi berishian të mos ketë aftësi planifikuese, të mos projektohet në të ardhmen dhe të jetë i prirur për nga fitimi dhe shfrytëzimi afatshkurtër, një cilësi kjo e cila ka krijuar një model biznesi tepër kaotik dhe të pasigurt.
Në anën tjetër vërejmë që ky votues ka prirje të jetë dhe deluzional. Bashkë me sensin e madhështisë, përrallat që ky votues beson janë të paimagjinueshme.
Shkëputja nga realiteti vërehet qartë në besimin që Shqipëria këto 8 vite ka pasur një rritje ekonomike më të madhe se Gjermania dhe Kina, dhe në fushën energjetike jemi superfuqi.
Në fakt vërejmë një situatë totalisht të kundërt, por për arsye të pashpjegueshme mendja e votuesi të Saliut ka vendosur ta flakë tej këtë fakt dhe të besojë hiperealitetin e krijuar nga mediat berishiane.
Historikisht, shkëputja nga realiteti ka krijuar gjendje të paimagjinueshme euforie apo çmendurie popullore.
Në Gjermaninë naziste, aq e madhe ishte shkëputja nga realiteti sa që shfarosja e çifutëve urdhërohej nga njerëz, të cilët vrasjet i trajtonin si statistike.
Kjo gjendje skizofrenie amplifikohet shumë edhe nga mediat e pushtetit, të cilat më një axhendë të qartë thellojnë deluzionin popullor.
Gjithashtu një cilësi tjetër tepër e veçantë është trajtimi temporal që i bëhet aktit të të votuarit.
Në këtë rast vota trajtohet si votë e së kaluarës, ku votuesi jeton në vitin 2013 dhe në fakt voton sikur të ishte në vitin 1960.
Votuesi i Saliut voton kundër Enverit, ai voton kundër trajtimit të padenjë që i ka bërë stërgjyshit të tij sistemi enverist. Situata në të cilën ndodhet ky votues ka një dinamikë kohore tepër të veçantë, ai jeton në të tashmen, por voton në të kaluarën për të ndëshkuar të ardhmen.
Në një gjendje të tillë edhe mendja e ka të vështirë të bëjë sens sepse koha e ka humbur linearitetin e saj, duke thelluar dhe me tej gjendjen iluzive ku gjendet votuesi në fjalë.
Është shumë interesant fakti që vota e këtij votuesi, edhe pse pretendon të jetë kundër ndarjes klasore të prodhuar nga komunizmi, në fakt e thellon atë.
Kjo votë duke qenë e ngurtë dhe duke u trajtuar si ndëshkim për një klasë të caktuar në fakt vazhdon sistemin komunist të ndarjes klasore.
Veçantia e kësaj vote është edhe natyra ndëshkuese e saj, përkundrejt sensit të shpresës që duhet të ketë vota dhe ndryshimi i sistemeve.
Në përgjithësi ndëshkimi merret me të kaluarën dhe jo me të ardhmen. Kjo dëshirë për hakmarrje nuk bën gjë tjetër veçse e ndalon zhvillimin dhe mirëqenien.
Simbolika e të votuarit nuk duhet të jetë vetëm ndëshkuese, por duhet të japë edhe shpresë për të ardhmen, ajo duhet të shkojë përtej ndasive shoqërore duke krijuar një sens uniteti popullor. Megjithatë votuesi i Saliut dhe mungesa e fleksibilitetit që ai ka vazhdon e prodhon përçarje dhe mungesë vizioni.
Votuesi i Saliut është edhe shumë arrogant sepse e mendon veten mbi ligjin duke e trajtuar pushtetin si të drejtë hyjnore.
Kjo vërehet qartë në mbështetjen që ky votues ka për vrasjet e 21 janarit dhe për shkatërrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të bërë nga kryeministri Berisha.
Mund të themi që autoritarizmi është një cilësi shumë e pëlqyer nga ky votues dhe përkushtimi ndaj liderit është i padiskutueshëm.
Duke parë këto cilësi, nuk mund të mos vëmë re një ngjashmëri të madhe të votuesit salian me votuesin me ndërgjegje kolektive të kohës së komunizmit.
Të dy këto votues kanë aftësi analitike tepër të dobët dhe kolektiviteti i zgjedhjeve që bëjnë, tregon qartë mangësinë e cilësive individuale.
Si mbetje të komunizmit, këta votues me arrogance kundërshtojnë çdo hije dyshimi dhe proces konstruktiv mendor, ata mbrojnë me fanatizëm iluzionin e tyre dhe gjithmonë tërhiqen nga copëza propagande pro regjimit.
Në asnjë rast nuk duhet të dukemi diskriminues, megjithatë fillimi i të vërtetës dhe njohjes së realitetit buron nga njohja e vetvetes.
Prandaj në këto pak ditë që kanë ngelur përpara ditës së zgjedhjeve, do ishte mirë të bëjmë një analizë introspektive dhe të gjejmë brenda vetes zgjedhjen që na jep shpresë për një të ardhme me denjë.
JO vetem por duhet te jete evazor fiskal, suke filluar qe nga makina qe me targen “perpara” mundohet ti shmanget taksave dhe Gjobave pervecse kia ndonje pallaske tt kuqe apo kapele polici tek xhami.
Ka ne tel nr e Berishes dhe ja tregon te gjitheve.
Eshte parazit dhe i paafte, e vetmja shprese per te ne pune eshte PD.
Eshte arrogant dhe sapo degjon dike tjeter i kthehet me arrogance…
tashi ka edhe shume frike dhe ka filluar ta ule “bishtin”
…………
votuesi berishian eshte nje person i fiksuar qe i shohin syte vetem sali berishen dhe asgje tjeter
ai eshte i fiksuar pas tij dhe shan e bertet ndaj ndokujt qe ia shan saliun
ben si demokrat i flakte dhe ka te pakten nje person ne familje qe punon per saliun edhe se nuk ka mbaruar shkolle per ate lloj pune!
Vota per Saliun jane vota per nje rrenim te metejshem dhe nje qebverisje qe kerkon te na keqperdore dhe kjo duhet te mbaroje me 23 qershor sepse ne nuk mund te ngeli peng te keqeverisjes se partive pacavure.
Cfare mund te thuash per keta persona te shkrete??? Saliu dihet qe ska votues, vjedhjet ai i fiton ose duke blere votat, ose duke ushtruar dhune e terror, ose duke vene para votuesit mjegullen e parave te pista qe jane vjedhur ne 8 vitet e fundit.
Mos u lodhni kot me votuesit e berishes, jane rrace ne zhdukje, e kane treguar se mbeshtesin RILINDJEN dhe berishen e kane harruar fare. Te vetmit qe votojne berishen jane militantet e lidhur me zinxhir nga udheheqesit e PD, pjesa tjeter e popullit, personat qe ndihen te lire per te votuar shkojne dhe votojne RILINDJEN, pasi e dine qe vetem RILINDJA SHQIPTARE mund te ndryshoje te ardhmen e Shqiperise.
keto njerez nuk kam me ideale, nuk kan me atdhetarizme keta kan vetem nje gje: te shkaterrojm shqiperin sa me shum ne emere te saliut!! harrojn qe ne ket vend rriten femit e tyre harrojn qe femit e tyre thojn ooo zot me zhduk nga ky vend sepse nuk kam asnje te ardhme sepse nuk ka shtet sepse nuk jam i sigurt sepse nuk kam pun sepse nuk bej asgje pa pasur mir saliun!!
per ket pra duhet rilindje ne menyr qe njerizit te zgjohen nga kjo amniezi qe i ka pushtuar sali diktatori!!esht e quditshme te perjetojn mijera zhgenjime dhe shkaterrime qe saliu ka pordhuar ne ket vend di ne 97 si sot dhe peseri te vazhdojn te japin voten te nje djall qe kur e sheh ne sy vetem te keqija shikon te ai
Votuesi i Saliut eshte thjeshte llumi i shoqerise ai llum i cili balancon pjesen tjeter te shoqerise ate te logjikshmen.Por ne nje vend si shqiperia ku llumi ze me shume hapsire sesa pjesa e kulluar, ky llum riskon te ardhmen e shoqerise se logjikshme.Jam i mendimit se e tille do mbetet gjithmone kjo pjese e votuesve te Saliut madje madje ajo edhe do trashegohet.
votuesit berishian per mendimin tim jan anti shqiptar se te shohin vendin se si i shkaterrohet dhe te vazhdojn te jen kaq te verber vetem nje antishqiptar arrin te bej ket!! jan mesuar me lepirje kockash dhe nuk kan asnje ideal
ESHTE E DITUR NE SHQIPERI, KUSH VOTON PARTINE DEMOKRATIKE NUK RESPEKTON RREGULLAT SHQIPTARE DHE LIGJET E KETIJ VENDI, POR KJO ESHTE NJE GJE QE DUHE TE NDRYSHOJE QE NE 23 QERSHOR DHE MUNDESIA PER TE NDRYSHUAR FILLON NGA TE GJITHE NE DHE KJO GJE NDODH VETEM NESE VOTOJME RILINDJEN, PROGRAMIN E VETEM QE PERFSHIN CDO SHTRESE SHOQERORE NE KETE VEND DHE QE MBAS 23 QERSHORIT KETO TE GJITHA DO JENE GJERA QE NUK DO NDODHIN ME!
Prandaj në këto pak ditë që kanë ngelur përpara ditës së zgjedhjeve, do ishte mirë të bëjmë një analizë introspektive dhe të gjejmë brenda vetes zgjedhjen që na jep shpresë për një të ardhme me denjë voto #rilindje
E thene ndryshe jane njerez te pavetedijshem,jane ndoshta shtresa me e paskrupullt e kesaj shoqerie te cilet shohin realitetin mbytes e pajtohen me të cuditerisht.Jane njerez parazite,njerez te cilet me te vertete rreziojne te ardhmen e shoqerise.
MILITANTE TE DASHUR SECILI LUFTON PER IDEALIN E TIJ POLITIK QE MENDON SE DO TE BEJ ME TE MIREN PER TE, MOS I CONI GJERAT NE EKSTREME POPULLI VENDOS VETE PER KEDO QE DO TE FITOJ, MBROJENI VOTEN TUAJ E MOS LEJONI ASKEND QE TA KOMANDOJ ATE , SKA NEVOJ PER INSKENIME APO PRESIONE , ULINI ARMETE EURREJTEJES JANE VEC ZGJEDHJE JEMI QYTETAR TE NJE SHTETI QE KA 22 VJET DEMOKRACI
kudo mund te shikosh makina me flamuj te pd per ti shpetuar taksave dhe gjobave qe kane mare, por ushtaret e saliut nuk mund te vazhdojne me te bredhin pa zbatuar ligjin ne 23 qershor, sepse shqiperia do rilinde ne shqrbim te qytetareve te ndershem dhe jo te hajduteve dhe kelysheve te saliut
….prandaj popull duhet te marrim pjese masivisht ne zgjedhje me qellim qe ta leme ne minorance kete lloj votuesi kete shoqeri te mbetur me mijera milje prapa realitetit te sotem.
Ke harruar brekegrisurit dhe pabuksit, te cilet e shesin voten per nje thes miell…
Ke te drejte, ka harruar dhe shpe…ret – po artikulli do ruaje etiken ?
ATA QE VOTOJNE ASHTU JANE ATA QE SDINE CBEJNE, QE VOTEN E KANE PER ATE QE I JEP nje fjale te mire ne fund te fushates, ose qe votojne nga inati qe te mos i behet mbare komshiut. Keta jane te pakte tanime sepse populli mbare ka perqafuar Rilindjen, alternativen qe flet per te gjithe
Ne smund ta lejojme me kete njeri te na terheqe per hunde. Rruga per te mos e lejuar kalon nga vota e gjithsecilit prej nesh ndaj te votojme te gjithe do thoja une, te shkojme te gjithe ne votime qe askush te mos munde te permbyse vullnetin e vertete te popullit. Kjo eshte ajo qe vlen me shume se gjithcka ne Demokraci.
Bravo artikullshkruesit, por Perdhosja qe saliu i ka bere ketij vendi e percmimi i tij jane nje arsye pse shqiptaret me 23 qershor do votojne masivisht kunder tij. Rama ka sjelle shpresen nder popull e #29 -ten e shohim si numrin qe neve si popull na ka sjelle perhere fat, ndaj mos e harrojme, ne duhet te clirohemi nga pushtuesi sali duke mbeshtetur e votuar #29
Po si duhet te jete nje njeri qe voton per kete: “Saliu ka harruar se a nene e babe e jo me ti bjeri mendja per police e ish-ushtarake. Ai eshte i marrosur pas pushtetit dhe kaq, eshte i fandaskur pas vjedhjes e vrasjes se cdokujt qe i ze rrugen, por tani eshte i pafuqishem”. TURP. vOTOHET #29 VETEM #29
Te gjitha manovrat qe bene kjo qeveri per marjen e votes eshte shume e pakuptuar sepse nese jemi nje shtet demokratik ne duhet te kemi ne thelb voten e lire dhe jo keto manovrat qe ben Saliu me voten.
mos beni voten te pavlefshme per te ardhmen e vendit, moe e coni voten tuaj ne rrenim, kjo dmton te ardhmen tuaj dhe te vendit cdo gje eshte per ne , familjen dhe shqiperin behu pjese e investimit per vendin tend shko te votosh kunder diktatorit
POR,ESHTE KOHA QE HISTORIA TE PERSERITET E RAMA TE BEJE ATE QE SE SALIU PO E ZHBEN, TE KTHEJE IDENTITETIN KOMBETAR. KJO DO JETE HISTORIKE PER VENDIN DHE ZGJEDHJE TEPER JETIKE PER TE ARDHMEN TONE TE PERGJITHSHME,. RAMA ESHTE AI LIDER E VIZIONAR QE I DUHET VENDIT.
JA PRA QE KARAKERISTIKAT TE TILLA NA KANE LENE KAQ MBRAPA
Delirantit Dani
1) Ku e gjen te drejten te perbuzesh gati 50% te zgjedhesve, vetem sepse ata nuk votojne koalicionin e turpit PS-LSI
2) A jetojme ne demokraci dhe ku secili ka te drejten e tij per te votuar?
3) Nqs i ashtuquajturi votues i Saliut voton kunder Enverit, mjaftueshmerisht eshte ne kahun pozitiv.
Koalicioni i turpit ka ne koalicion edhe 2 parti enveriste.
Si quan ti o tutkun kualicion turpi, kur nuk ka filluar akoma punen. PO PD-LSI cfare kualicioni ishte, integrimi?
Voton kunder Enverit? A ju keni rrjedhur te gjithe pas kryetarit te Tribuse
POR,ESHTE KOHA QE HISTORIA TE PERSERITET E RAMA TE BEJE ATE QE SE SALIU PO E ZHBEN, TE KTHEJE IDENTITETIN KOMBETAR. KJO DO JETE HISTORIKE PER VENDIN DHE ZGJEDHJE TEPER JETIKE PER TE ARDHMEN TONE TE PERGJITHSHME,. RAMA ESHTE AI LIDER E VIZIONAR QE I DUHET VENDIT.
JA PRA QE KARAKERISTIKAT TE TILLA NA KANE LENE KAQ MBRAPA
Votuesi i Edvin Rames,ka keto karakteristika
1.Rrjedh nga nje familje qe patur asnje merite ka qene pjese e sistemit te kaluar
2.eshte i paafte per tu pershtatur me sistemin kapitalist
3.eshte rritur ne nje familje ku gjithe diten vetem shahet Saliu
4.e shohin Saliun si shkak te divekteve te formimit te tyre
Zotni sa harxhon boje kot me keto shkrime mediokre, shko e lexo nje here pogramin e PS. Na u mbush veni me kalemxhi te cdo lloji.