Përmet, drejtorët kërcënojnë vartësit për votën. PS: Do dalin para drejtësisë

19 Qershor 2013, 21:09Politika TEMA

Kandidati i Partisë Socialiste në rrethin e Përmetit, Vladimir Kosta, ka denoncuar dy drejtorë lokalë, duke i akuzuar se kanë kërcënuar punonjësit e administratës që të votojnë për Partinë Demokratike.

Kosta ka denoncuar Drejtorin e Arsimit, Flamur Dosti dhe Drejtoreshën e Shëndetësisë, Irena Shahini.

Presioni ndaj buxhetorëve është shtuar ndjeshëm ditët e fundit, në prag të votimeve.

Kandidati i PS, Kosta, thotë këta drejtorë do të shkojnë përpara drejtësisë kur PS të vijë në pushtet.

“Të jeni të bindur se me ardhjen në pushtet të PS-së, të dy këta drejtorë do të shkojnë përpara drejtësisë,” tha Kosta./ep

22 komente në “Përmet, drejtorët kërcënojnë vartësit për votën. PS: Do dalin para drejtësisë”

  1. LIDA says:

    nje motiv me teper pse kjo qeveri duhet larguar, mos harro te dielen voto kunder kesaj qeveri voto numrin 29 voto partine socialiste per nje rilindje shqiptare.

    1. Flogerti says:

      Une bej thirrje qe te mos trembet asnje njeri. Te shkojne te votojne e nese ju japin nje flete votimi te plotesuar, ti vene kryqqin dhe nje partie tjeter qe fleta te dale e pavlefshme, Mos u trembni, nese se doni saliun eshte shume e thjeshte, prisheni ate flet qe ju japim ne laps. Por une them te mos trebeni fare nga kto presione, sepse jane thjeshte grahma deshperimi dhe kaq. Voto #29

    2. Yllka says:

      ja deshperimi saliut se cte sjelle. Kjo eshte e patolerueshme e pafalshme. Dhe nderkombetaret te mesojne se cpo ndodh e te behen aktive jo teleshikues. Eshte baterdi kjo qe po ndodh, ndaj le ti bejme ball te gjithe bashke

    3. aiha says:

      Prandaj jemi katandisur si mos me keq, arsimi per faqe te zeze, shendetesia po ashtu, sepse drejtoret e institucioneve perkatese kujdesen per te ruajtur votat e partise ne pushtet, jo per te ofruar nje sherbim sa me te mire per qytetaret e vet.
      Duhet t’I japim fund politizimit te institucioneve shteterore qe perdoren vetem per interesat e partise ne pushtet. Kemi nevoje per nje qeveri qe I ka syte nga qytetaret, prandaj me 23 qershor te gjithe do te votojme Rilindjen.

    4. Sidorela says:

      menyrat sesi po kerkon te fitoje terren PD vetem 4 dite para zgjedhjeve jane me shume se te turpshme dhe perbejne per me teper vepra penale

      populli tashme eshte shume afer realizimit te vullnetit tij dhe askush nuk ka per ta ndryshuar kete fakt ne 23 qershor

      saliu te mos preke votat,kjo eshte thirrja e vetme qe bejme ne sot,te gjithe do perballen me ligjin pas 23 qershorit,pa asnje perjashtim

      voto rilindjen,voto nr 29

      1. oli says:

        keshtu do ti fitoj zgjedhjet saliu me poshtersira dhe presione per heqje nga puna? keshtu do ti tregosh zhvillimin e shqipersi dhe ligjin ? sali je rende , je thjeshte nje i deshtuar jut e huajt mos na jepni mend po ndeshkoni ,qershor rilindje me partine socialiste

    5. nita says:

      tani ka filluar metoda e re ska nevoj fare me me kercenu ata qe njihen si neutral ose te majt atyre i merren karta ne menyr qe mos te shkoj te votojn ditem e votimit

    6. cf says:

      pikerisht per ket thojn qe duhet patjeter qe te vihet meritokracia dhe ket e ben vetem edi rama me skuadren e tij te rilndjes se sot te gjitha institucionet nuk jan me ne pun per te kryer profesionin e tyre jan ne pun per te kercenuar punonjesit dhe nuk esht vetem ne koh zgjedhjesh por gjith kohes!

    7. franci says:

      institucionet sot nuk jan me institucione qe i sherben shqiptarve jan komplet institucione qe i sherbejn bac saliut!! prandaj sot jemi ketu ku jemi ne humner sepse ketu ka vetem nje njeri qe ben cte doj me shqiptaret

      sali yong berisha

    8. denisa says:

      demokratet po e tregojne fytyren e tyre te vertet tani me gjithe keto maskaralleqe qe po bejne, cdo ditee me shume po kercenojen dhe bejne presion tek njerzit qe ata tu dalin ne mitingje dhe ti votojne , boll jemi vend demokratik nuk mund te ndodhin keto gjera

    9. jona says:

      denonconi sa me shume raste te tilla sepse eshte nje turp i madh , pretendojme per zgjedhje te lira por mnipulimet e partis demokratike nuk kane te sosur ndaj ne duhet ti themi stop ketij fenomeni

    10. herta says:

      Vladimir Kosta, ka denoncuar dy drejtorë lokalë, duke i akuzuar se kanë kërcënuar punonjësit e administratës që të votojnë për Partinë Demokratike,me ardhjen në pushtet të PS-së, të dy këta drejtorë do të shkojnë përpara drejtësisë

    11. Jeta says:

      keto jane shenjat e para qe saliu e ka kapur paniku i humbjes , dhe po mundohet te vjedh e te bej korrupsion , po njerzit e kane kuptuar qe duhet te zbatohet ligji qe gjerat te shkojne mire , zoti rama do te fitoni ne menyre te padiskutueshme

    12. gerti says:

      sali nuk mbahet pusheti me zor e me indsekenime te turpshe e kercenimet te ndyra qe ben ti, nuk te lejojme kete gje do ti denoncojme te gjitha rastet sepse ty po te vjen fundi populi po ta sheh fytyren e vertet

    13. fjona says:

      ama lan nam po ti sali pse i detyron njerzit, dil e thuaj cke bere ti ke boll arritje e suksese imagjinare dhe populli vendos ta jap a po jo voten , por i ben keto veprime se ske bere asgje dri tani vec ke rrenuar zhduku

    14. poli says:

      teksa 23 qershori po afron saliu spo le njeri dhe aktivist te partis socialiste pa cenuar , hequr nga puna , dhe deri ne vandalizem , prishje prone dhe bomba ne shtepi kulimiiii ne nuk i duma keto gjera jemi qytetar dhe jemi ne demokraci dreqi e mori

  2. POMPACHIU says:

    do dalin para drejtesise te gjithe ata qe dhunojne persona e kercenojne per voten!
    TURP TJU VIJE!
    JU TE PD NUK E NDALNI DOT RILINDJEN!

  3. ALIU says:

    mbas 23 qershorit do ti denojme te gjithe ata qe kane manipuluar ose vjedhur voten!
    DHE E DINI? DENIMI ESHTE ME 8 VJET BURG!!!

    1. arjeta says:

      Arsimi eshte per faqe te zeze, me kete ligjin e ri te arsimit parauniversitar qe drejtoret emerojne e shkarkojne mesuesit, dhe qe drejtoret jane vene ne ato poste ne menyre krejt abuzive, me kriter sherbimin e devotshem ndaj partise ne pushtet, ata bejne c’te doje gjyshi sali, te kontrollojne arsimin dhe ta kthejne ate ne sherbim te fushates se partise ne pushtet.
      Duhet t’i japim fund politizimit te arsimit, qe po shkaterron brezat e ardhshem, duhet t’i japim fund regjimit te saliut me vote, me 23 qershor.

  4. luani says:

    po keta njerez nuk dine asgje tjeter per te bere pervecse te kercenojne , te vrasin, te mashtrojne, te grabisn, te dhunojne, te shkatrojne ,sepse i ka mesuar xhaxhai i tyre mocarak berisha me 40000 hajdutet e tij

  5. cama says:

    kushdo qe kerkon shkelien dhe deformimin e votes se lire duhet te shkoje para ligjit , jo sepse duhet te bejme denimin e te tjerve , por per nje arsye krejt te thjeshte sepse vota e lire eshte embrioni , eshte thelbi dhe themra e demokracise . kushdo qe do te grabise vullnetin e qytetareve i sherben diktatures dhe kushdo qe eshte diktaor nuk i sherben popullit, po i sherben shtypies se tije shtypjes se lirive dhe te drejtave te individit. cdo diktator dhe diktatur duhet te permbysettt sepse nuk e do popullin etij

  6. beni says:

    Kane marre rrogen ? tani te votojne per ate qe i mbajti ne pune, perndryshe ta linin punen dhe te prisnin sa ti merrte ne pune ajo partia tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje