Komplekset që kanë krijuar “Kompleksin e Edipit” tek Sali Berisha

Postuar në: Aktualitet,Opinion |

Albania's Prime Minister Berisha attends a debate at the Parliamentary Assembly of the Council of Europe in StrasbourgTemA

Për të gjithë ata që janë konfuzë, Kompleksi i Edipit nuk ka thelbësor incestin me mamanë, ku Berishës i shkon gjuha. Kompleksi i Edipit, më shumë se sa incesti me nënën, ka të bëjë me fatin e paracaktuar për Edipin nga Dodona, që e ka paralajmëruar Edipin se do ta vrasë Lain dhe do të martohet me Jokastën që ishte nëna e tij. Miti i kompleksit të Edipit ngrihet mbi faktin se atij ju paracaktua fati.

Edhe tek Sali Berisha, Kompleksi i Edipit ka të bëjë pikërisht me paracaktimin e fatit të tij nga komplekset që ai ka dhe jo nga perceptimi i tij spontan si incest me nënën, pavarësisht se gjuha i shkon aty.

Le t’u hedhim një sy komplekseve që po diktojnë fatin e Sali Berishës në këto zgjedhje.

Kompleksi i parë është kompleksi i të qenit shërbëtor i komunizmit. Vini re që ai akuzon kundërshtarët e tij me gogolin e Bllokut. Flet për neobllokmenë, që ai do t’i shkatërrojë siç pretendon se ka shkatërruar dhe baballarët e tyre… E thotë këtë një njeri i kompleksuar nga e shkuara si sekretar partie, si doktor i Bllokut dhe varkar i familjes se diktatorit. Duke qenë komunist dhe sekretar i Partisë së Punës, ai ishte ndër të parët për shkatërrimin e kishave dhe xhamive, ishte i pari në transhe për të përballuar një sulm të mundshëm të NATO-s, ishte betuar, si çdo komunist tjetër, që të luftonte imperializmin dhe revizionizmin dhe të përhapte mësimet e marksist-leninistit të madh, shokut Enver (këtë të fundit në fakt e ka realizuar).  Asnjë prej politikanëve të rinj të sotëm nuk ka qenë në Bllok;  vetëm Saliu kishte të drejtë të hynte si mjek i nomenklaturës së lartë komuniste, vetëm ai kishte mundësi të dilte në foto krah Hysniut, Simonit etj, anëtarë të lartë të Byrosë Politike të kohës dhe sekretarë të KQ; vetëm ai mund ta kalonte fundjavën me familjen e Enverit, dhe i vetmi politikan aktiv, që ka një galeri të tërë fotosh me anëtarë të Byrosë Politike dhe fëmijët e diktatorit. Duke pasur mizën në kësulë, ulërin nëpër sheshe dhe ekrane për komunistë e bllokmenë imagjinare, etiketim për politikanët e majtë, që në kohën që varkari i Enverit shëtiste në Bllok, shumica nuk kishin lindur akoma.

Kompleksi i dytë i tij është kompleksi i hyrjes në histori. Ai kërkon të mbetet në histori si Skënderbeu (në çdo takim katundaresh e brohorasin si Skënderbe), të futet në krah të Ismail Qemalit dhe të Zogut, madje më shumë se të gjithë këta: të mbetet themeluesi i Shqipërisë moderne. Në çdo fjalim të tij, historia jone nis me daljen e tij në skenën politike, me krijimin e PD-së si ngjarja më e madhe historike, me heqjen e vizave, si realizim i ëndrrës më të madhe shekullore të shqiptarëve (a thua se shqiptarët kërkonin viza për të lëvizur shekuj më parë), me futjen në NATO, “ngjarja më e madhe historike pas shpalljes së pavarësisë”, me ditën historike të ardhjes së Bushit, “ditë që mund të krahasohet me 28 Nëntorin”, me arritjet historike të qeverisë së tij, që ka tronditur francezët, italianët, gjermanët dhe botën mbare dhe tanimë së fundi me përurimin e tunelit të Krrabës, “vepra më e madhe e historisë pas Rrugës së Kombit” dhe që na “bën krenarë”. Nuk i ka lënë gjë udhëheqësit të tij shpirtëror, Enverit. Dhe ai deklaronte se historia jone niste më ’41, me themelimin e Partisë Komuniste, me Kongresin e Përmetit, si datë historike, se duhej të krenoheshim me veprat madhështore të ndërtuara nën udhëheqjen e tij, si tharja e kënetave, hekurudhat, hidrocentralet (me këto të fundit, xhanëm, po mburremi dhe sot).

Ka qenë një perandor kinez këtu e dymijë e dyqind vjet më parë, Qin Shin Uan quhej, i cili vendosi që historia e Kinës të fillonte me dinastinë e tij. Ndaj dogji të gjitha librat e historisë, me qëllim që të krijohej historia nga e para. Ky Qini kinez bëri dhe Murin e Madh, po ky Qini ynë çka bërë? (Saliu beri një krua, as sevap, as m… s’iu qua, se e bëri në përrua).

Varkarin tonë do ta marrë historia, po jo si “Skënderbeu”, po si Ballaban Pasha, do ta marrë historia për katër qytetarët e vrarë para zyrave të tij, me plumba të dalë nga dritaret e zyrave të tij. Ai vërtet do të hyjë në histori që e dogji Shqipërinë më ‘97-ën, më keq se ç’e kanë djegur të gjithë pushtuesit të marrë së bashku. Në histori ka hyrë edhe një gjeneral francez, që një shekull më parë gërvishti gurin e famshëm 3700 vjeçar të Hamurabit të Babilonisë, vetëm e vetëm që të hynte në histori dhe të përfitonte nga lavdia e qëmotshme. Këtë tonin e ka marrë me kohë historia si Sali Gerdeci, si diktator, si furnizues i makinës luftarake serbe me naftë kundër kosovarëve, si shkatërrues i sistemit demokratik, si denigrues dhe vrasës i bashkëluftëtarëve të tij, si varrmihës i vlerave dhe arritjeve të këtij populli, si … Pavarësisht nga himnet që i këndojnë demokratët dhe vargjet e këngëve që i thurin rapsodët me çifteli si “burrin më të madh që ka njohur historia”. Në gjyqin e fundit, – thoshte profeti i persëve të lashtë,- do të të kërkohet llogari për të mirat që ke kryer në tokë dhe jo nga numri i himneve të kënduara përpara altarit.

Kompleksi i tretë është kompleksi i eksportimit të veseve të veta tek kundërshtari. Domethënë, veset që ka Berisha, duhet t’i kenë patjetër kundërshtarët e tij dhe duke ua vënë në dukje përditë, mendon se harrohen të tijat. Legjenda e kokës së strucit në rërën e shkretëtirës. Ditët e fundit anatemon Ramën për mashtrues e shpifës. Po a ka mashtrues e shpifës më të madh se varkari i Enverit? Mashtrimet dihen në fushatat e mëparshme, që nga vënia në eficencë e bursës e te parqet industriale e deri te centrali bërthamor. Pas kësaj vijnë mullinjtë me erë, me të cilat Don Kishoti ynë po lufton prej njëzet e ca vjetësh. Sa për shpifjet, kujtoni çka thënë për Azem Hajdarin si trafikant etj., për Gramoz Pashkon si trafikant, për Islamin si spiun, për Imamin si ministër më i paaftë dhe njeriu me mediokër, për klanin Zemun në Durrës… Deri sa shfazohet së fundi për Ramën që martohet çdo fushatë për vota?! E dëgjojmë çdo ditë që u thotë simpatizantëve të tij se Edi Rama shan dhe ofendon njerëzit. Dhe kush e thotë këtë? Ai që shan deputetin me nënë e motër, ai që kërcënon deputetët se do t’ua bëjë fytyrën si këpuca e do t’u ngrijë buzëqeshjen në buzë. I mbeti në gojë çelësi i Bashkisë që Rama i ka dhënë një këngëtari serb, që u këndonte trimërive serbe kundër kosovarëve, që njerëzit të harrojnë shkeljen e embargos së OKB-së nga ai vetë si president, duke furnizuar makinerinë serbe të luftës me naftë për të vrarë kosovarët.

Kompleksi i katërt i rëndësishëm është kompleksi i familjes. Ai thotë se ka një familje të rregullt, fëmijë të edukuar që i kanë ngjarë babait të tyre dhe një grua zonjë. Ashtu i duken në fakt. Shqiptarëve në të vërtetë u duken disa fëmijë që bëjnë biznese që marrin jetë njerëzish, që venë gjoba në emër të pushtetit të babait, që kërkojnë 3 milionë euro për një firmë të babait dhe që mbledhin miliona për bamirësi në emër të burrit kryeministër dhe i shpenzojnë për luks dhe pasurim personal. Por sikur të mos mjaftonte kjo, shqiptarët duhet të dëgjojnë dhe vizionin e Berishës për familjet e të tjerëve. Meqë kundërshtarët e tij nuk kanë dy fëmijë dhe një grua si ai, nuk lë gjë pa thënë për familjet e tyre, për gratë, fëmijët, baballarët, gjyshërit deri te dajallarët. Ndërkohë që vetë ka pohuar publikisht se nuk e njihte baxhanakun e ndjerë të Gërdecit, ashtu siç luan shurdhmemecin për djalin e martuar, që bashkëjeton me një tjetër, sipas shtypit të ditës. Pse Sali Ram Berisha merret me gruan e Edi Ramës? Në sytë e shqiptareve ajo është një familje model, por varkari i Enverit jeton kohën e babait të tij shpirtëror, ku divorci pothuaj ishte i ndaluar, veçanërisht për komunistet e kallëpit të tij. Divorcin ia kujtoi edhe një gazetareje kritike ndaj tij, më tej akuzoi familjen e Ruçit, Dades, Bushatit, Tahirit, Xhuvanit, duke mos lënë fëmijë, baballarë, nëna, motra, dajallarë, kushërinj politikanësh pa i baltosur. Dhe këtë e ka bërë në foltoren, foltore i thënçin, e parlamentit, duke pasur mbrapa një bibë që ekzaltohet nga ato që nxjerr nga goja varkari.

Kompleksi i pestë është kompleksi i fëmijërisë. I rritur mes dhive, gomerëve dhe kuajve, siç jemi rritur shumica e shqiptarëve, varkari ynë ka fobi qytetarinë. Ajo që i ka munguar në fëmijëri, natyrisht që e ka kompensuar tashmë, por nuk e fsheh urrejtjen ndaj atyre që kanë lindur e rritur në qytete, aq më tepër familjet e mëdha. Kështu e ka me artistin e njohur Kristaq Rama, me dajallarët e Edit, kështu e ka pasur me Pashkon, që tani e qan të vdekur. Sepse ndihet inferior ndaj tyre nga origjina. Dhe na tregon për marrëdhëniet e tij me kalin dhe arrin deri në absurd sa të deklarojë që, ngaqë i ka hipur dhe zbritur kalit disa herë, na qenka bërë kavalier. Duke përfituar nga injoranca apo servilizmi i atyre që bashkëbisedon e shkrin kalorësin me kavalierin. Arrin deri atje sa të deklarojë para autostradës së papërfunduar Tiranë- Elbasan, se ata që janë lindur dhe rritur në Tiranë janë të bunkerizuar, ndërsa ai lindi e mbeti zog malesh. Me thënë të drejtën në kuptimin figurativ është zog komplet. Një zog i varur dhe qesharak, që na turpëron faqe botës. Rron shqiponja në majë të malit, rron dhe miza në bisht të kalit, thotë një fjalë e urtë e atyre anëve.

Njeriu shkon me kënaqësi në vendin e lindjes, por varkari i Enverit edhe kur guxon të shkojë në vendlindjen e tij, blindohet si Hitleri në bunker, me dhjetëra bodiguardë e qindra gardistë, me snajpera të fshehur në tarracat e pallateve, me roje që i rrethojnë makinën se mos i afrohet… kush mund të të afrohet në vendlindje? Ndonjë shok fëmijërie, shok klase, bashkërrites kuajsh e gomerësh, miq e krushq. Pse duhet të kesh frike nga këta, nëse nuk i ke futur ne sherr, nëse nuk je në gjak me ta, sipas kanunit të atyre anëve?

Kompleksi i fundit që po e mundon është ai i moshës. Njeriu natyrshëm plaket dhe bëhet më fisnik. Dhe nuk ka pse të ndihet keq kur i thonë gjysh apo babagjysh. Po varkari ynë e ka tmerr kur i kujton moshën. Ky burri i malësisë, që mburret me Shqipërinë e moshës së re, moshës së internetit, stërmundohet të duket i ri, me aipedin në dorë, me trukime dhe tërheqje rrudhash, me flokë të llakosura dhe të bojatisura. Dhe bëhet qesharak kur i lutet Zotit t’i japë jetë, jo për të jetuar si gjithë të moshuarit, me pension të ngritur nga ai vetë, po për të mos lëvizur nga karrigia kryeministrore. Nuk lë vend pa deklaruar se ndihet i ri, se në venat e tij nuk ka pllaka arteriosklerotike, se ngjit Murin Kinez, gjë që s’e ka bërë asnjë udhëheqës tjetër i botës (se mos i ka lënë mendja udhëheqësit e botës), se ngjitet ne Dajt me këmbë, pa iu marrë fryma dhe thyen rekorde personale noti, duke ndenjur në ujë dy orë e dyzet minuta, rekord i matur nga ai vetë. Në të vërtetë ia vlen të qeshesh me këto marrëzira, po kur mendon se i kemi lënë fatet e vendit dhe tonat në dorë një marroku, duhet të qash. Është komike dhe tragjike njëkohësisht. Si qëmoti, kur në një shesh antik, me cjapin e rrethuar nga turma e eksituar, lindi njëkohësisht edhe komikja.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

26 Pergjigje per Komplekset që kanë krijuar “Kompleksin e Edipit” tek Sali Berisha

  1. kopirajt  --  20 Qershor, 2013 në 8:10 pm

    keni kopju bled manen. e ka shkrur para disa ditesh me bukur dhe me qarte se ju. fitore, votoni 29 lini fjalet filloni punet

    Përgjigjjuni

    • rebeli  --  20 Qershor, 2013 në 8:34 pm

      Lereni menjane gojenevojtoren dhe punoni per fitoren.

      Përgjigjjuni

      • joana  --  20 Qershor, 2013 në 10:18 pm

        sali berisha eshte turpi i shqiperise eshte turp te mendosh qe ka qene per 8 vjet kryeminister i vendit

        kjo fushate eshte me e ndryra e pare ndonje here,ai ka perdorur gjithe menyrat me te keqija te berjes fushate duke filluar nga ofendimet e fyerjet personale deri tek presioni dhe dhuna e vazhduar ndaj kundershtareve

        ne 23 qershor e gjithe kjo merr fund,populli vendos te dale nga regjimi dhe te votoje nr 29

        Përgjigjjuni

        • edi  --  21 Qershor, 2013 në 4:31 pm

          Ore ju lutem a ma shpjegon dot njeri cfare do te thote VARKARI se e humba fare?

          Përgjigjjuni

    • Daut Skela, Vlorë  --  20 Qershor, 2013 në 9:39 pm

      KËSAJ I THONË T’JA PËRPLASËSH HALESË TË VËRTETËN NË FYTYRË
      http://imazheshqip.blogspot.com/

      Përgjigjjuni

    • Skypion  --  21 Qershor, 2013 në 4:16 pm

      Edi Rama ka me te vertete Kompleksin e Edipit.Eshte pikerisht kjo qe e ka shtyre kete anonimin te shkruaj kete artikull plot mllef ndaj Berishes,i cili ka prekur thelle ne plage.
      Ne te vertete,Edi Rama ,eshte i mbushur plot e perplot me komplekse.Ne te vertete, Edi Rama, eshte kompleksi vete.
      Vetem te kujtosh ato qe ia ka numeruar vete Mero Baze,i cili ka qene i pari ,qe ka folur ne publik per komplekset dhe veset e Rames. Vete Merua ka thene qe: Edi Rama ka akuzuar te atin Kristaqin se ka shkuar me gruan e tij,dhe si babain e te birit; qe Edi Rama,ka qene shkaktari per shkaterrimin e jetes se gruas se tij te pare;se per vite te tera ka mohuar atesine e djalit te tij Gregorit;se ka rrahur nje nga grate e tij ne shesh ,para te gjitheve; se ka shije te devijuara seksuale; se ka thithur droge ne zyren e shtetit etj etj ,sepse ka shume ,shume vese te tjera.
      Te gjitha keto, qe i ka thene i pari Mero Baze, i di e tere dynjaja.Pra,Berisha ka shume te drejte dhe eshte shume i sakte ne ato qe thote.Edi Rama eshte i kompleksuari i vertete.Eshte kompleksi vete.Eshte vesi vete.
      Eshte per te qeshur,se ndersa lini te kalojne lloj lloj komentesh me sharje dhe fyerje rrugacerore ,pornografike,nuk me kaloni komentet e mia.Deri me tani me keni bllokuar tre komente qe kam bere. E kuptoj kete,sepse,komentet me fyreje dhe sharje nuk prekin, nuk lendojne,perkundrazi komentet etike brenda normave etike,por qe jane te hidhura per moderatoret ,nuk kalohen!

      Përgjigjjuni

    • Skypion  --  21 Qershor, 2013 në 4:18 pm

      Edi Rama ka me te vertete Kompleksin e Edipit.Eshte pikerisht kjo qe e ka shtyre kete anonimin te shkruaj kete artikull plot mllef ndaj Berishes,i cili ka prekur thelle ne plage.
      Ne te vertete,Edi Rama ,eshte i mbushur plot e perplot me komplekse.Ne te vertete, Edi Rama, eshte kompleksi vete.
      Vetem te kujtosh ato qe ia ka numeruar vete Mero Baze,i cili ka qene i pari ,qe ka folur ne publik per komplekset dhe veset e Rames. Vete Merua ka thene qe: Edi Rama ka akuzuar te atin Kristaqin se ka shkuar me gruan e tij,dhe si babain e te birit; qe Edi Rama,ka qene shkaktari per shkaterrimin e jetes se gruas se tij te pare;se per vite te tera ka mohuar atesine e djalit te tij Gregorit;se ka rrahur nje nga grate e tij ne shesh ,para te gjitheve; se ka shije te devijuara seksuale; se ka thithur droge ne zyren e shtetit etj etj ,sepse ka shume ,shume vese te tjera.
      Te gjitha keto, qe i ka thene i pari Mero Baze, i di e tere dynjaja.Pra,Berisha ka shume te drejte dhe eshte shume i sakte ne ato qe thote.Edi Rama eshte i kompleksuari i vertete.Eshte kompleksi vete.Eshte vesi vete.
      Eshte per te qeshur,se ndersa lini te kalojne lloj lloj komentesh me sharje dhe fyerje rrugacerore ,pornografike,nuk me kaloni komentet e mia.Deri me tani me keni bllokuar tre komente qe kam bere. E kuptoj kete,sepse,komentet me fyreje dhe sharje nuk prekin, nuk lendojne,perkundrazi komentet etike brenda normave etike,por qe jane te hidhura per moderatoret ,nuk kalohen!Flm.

      Përgjigjjuni

      • Skypion  --  21 Qershor, 2013 në 4:36 pm

        Mire qe ma kaluat kete koment,po pse nuk ma kaluat komentin e pare qe e bera qe dje,dhe e perserita edhe sot?! Kur sulmoni dike,nuk ka rendesi se kush eshte ai,duhet te mesoheni edhe me reagimet sado te hidhura te jene ato. Pastaj ,nese jeni me te vertete te zote mund t’ua mbyllni gojen atyre qe mendojne kunder me argumenta,dhe jo duke ju bllokuar komentet.Dhe ne kete rast do te ishit me te vertete te fituar.

        Përgjigjjuni

        • fl  --  21 Qershor, 2013 në 8:44 pm

          Sali Shkelzen incesti – fakt

          Goje-shpella e Sali Berishes vetem shifje ka 22 vejt qe nxjerre shpifje.

          E kam pranuar qe edhe mua me ka genjyer 15 vjet, por shyqyr Zotit mu hapen syte sepse nuk jam dumbabist.

          Pergezoj artikull-shkruesin per saktesine e analizes se ketij MONSTRE

          Përgjigjjuni

  2. Dardan  --  20 Qershor, 2013 në 8:25 pm

    z. Artikullshkrues! Ju mund te mendonon se nuk e dime “kompleksine e Edipit” (permbajtjen). Nuk e keni spjeguar drejt. Tjeter! Rreshtimi i Zogut ne krah te Ismail Qemalit eshte i qellimshem. Gjeja me e ulet qe kryeni ju dhe shumica derrmueese e analisteve, shkencetareve, gazetareve dhe asaj qe do te mund ta quaja “te shkolluarit e kohes e Enver Hoxhes” eshte pikerisht heqja dore perfundimisht nga 40 vite ndertime dhe perparime ne te gjitha fushat e jetes nen drejtimin e Enver Hoxhes. Saliun e mbajtet ju qe here pas here i dhate te drejten qe pandershmerisht te konsiderohet si alterego e Enver Hoxhes. Pa hyre ne shume gjera sepse eshte e pamundur. Cfare u ndertua nen drejtimin e Sali Berishes? Epo njeriu nuk mund te marre borxh nga e ardhmja e njerzve te tjere per te ndertuar lavdine e vet laperdhake. Hiqni dore nga krahesimi idiot i nates me diten.

    Përgjigjjuni

  3. england  --  20 Qershor, 2013 në 8:27 pm

    Je i modh fare Mero djali!ku ma gjete kete Var-karin e Enverit?dhe jeta I shkoi duke i varur-karet plakushit Sali.

    Përgjigjjuni

  4. Fishta  --  20 Qershor, 2013 në 8:33 pm

    Dhe me ndru 7-8 lekure fshatari, qytetar s’behet kure.Gj.Fishta

    Përgjigjjuni

  5. leta  --  20 Qershor, 2013 në 8:40 pm

    aman mo ca jane keto shkrime,ju lutem permiresoni fjalorin pasi jeni per te ardhur keq o njerez,dhe mendoni ju se bo fitoni me nje fjalore te tille,ju jeni nje shembull i ulet i kultures dhe imazhit te partise socialiste,turp hap[u dhe hapu dhe…

    Përgjigjjuni

  6. liqeni  --  20 Qershor, 2013 në 8:41 pm

    Me komplekse se ka Rama nuk mendoj te kete njeri!Jam i bindur qe neqoftese humbet kete rradhe ai perfundon ne psiqiatri!Prandaj Tema ta lere propaganden sepse ka kohe qe ka zevendesuar Zerin E Popullit!Per pavaresi nuk mund te flitet me ne kete gazete!

    Përgjigjjuni

  7. Devolliu  --  20 Qershor, 2013 në 8:56 pm

    “Un jam shum i gzum qi marr pjes n’hidhnimin tuj”
    “T’dashtun ersekarë dhe ersekare..”.
    “Ku asht ura.., ku asht fshati?”
    “Un jam zog mali”.
    “Un jam kavalier”.
    “Rrofshi ju; rrofsha un..”
    “Un ju premtoj juuu…”
    “Un ju garantoj juuu…”
    “Un baj rrug”
    “Un rrit rrogat”.
    “Un do e baj Shqipnin Superfuqi energjitike”.
    “Na jena t’part n’Planet”.

    Përgjigjjuni

    • Dean  --  20 Qershor, 2013 në 9:43 pm

      Harrove Hekurudhen Peqin-Tiran-Stamboll-Pekin.
      Stadiumin ma t’bukun ne Balkan dhe ne Evrope.Jo ma t’madhin,por ma t’bukurin.
      Parlamentin ma transparent ne tan Boten….etj.
      Ka me i bo BACA i Shpellave,vetem se duhet me e votue.

      Përgjigjjuni

    • edi  --  21 Qershor, 2013 në 4:33 pm

      Ke harruar edhe: “Rrofte lopa…”!

      Përgjigjjuni

  8. Tironci  --  20 Qershor, 2013 në 9:40 pm

    fakt. cdo kundershtar politik qe ka patur Saliu qe nga 92 eshte anatemuar ne nivel mjaft te ulet, duke filluar nga fino, majko, meta, nano dhe se fundmi rama. sulmet e berishes ndaj kundershtareve politik te tij me ngjajne me goditje poshte brezit. nga pervoja kam mesuar se njerezit godasin poshte brezit sepse nuk arrijne dot te godasin ne fytyre ose gjoks, per shkak se jane poshte teje, dhe i vetmi vend ku arrin grushti i tyre eshte poshte brezit ( tek testikujt)ndaj berisha arrin te godase vetem poshte brezit per shkak se eshte shume poshte kundershtareve te tij. ky paska qene fati i skenderbeut te II te shqiperise, se i pari pavaresisht se ka patur fizik te shkurter, nuk kam lexuar gjekund te kete goditur dike poshte brezit.

    Përgjigjjuni

  9. dadada  --  20 Qershor, 2013 në 9:59 pm

    O Socialiste te ndyre , te poshter , hskmarres shpifsa , ghashaghemexhinj
    iNuk keni per te fituar kurre ,shkruani cfare te doni . do te ishte fatale
    te perfundoje Shqiperia ne duart e dy hajduteve dy felliqesirave . META RAMA

    Përgjigjjuni

    • enea  --  20 Qershor, 2013 në 10:15 pm

      Pas 23 qershorit edhe ti do shkosh per dadada tek tuneli ne Elbasan. Atje do ju mbyllim se na felliqet Shqiperine.

      Përgjigjjuni

  10. arnoldii  --  20 Qershor, 2013 në 10:04 pm

    Komplksi i Edipit eshte nje kompleks i cili do kohe per tu studiuar dhe per tu kuptuar vertete, dhe nuk mendoj se Kryeministri e ka aq kapacitet. Te marri pushimet tani.

    Përgjigjjuni

  11. cama  --  20 Qershor, 2013 në 10:23 pm

    lereni te shkretin me komplekset e tij sepse ai nuk mund te beje me asgje per veten e as per te tjeret. ate e ka kopleksu natyra me shume gjera nje kopleks tjeter eshte reminishenca dhe nostalgjija per perandorin osmane kompleks i vili ka mberthyer e dhe thacin ne kosove. berisha , erdogan dhe thaqi kerkojne rikthimin e perandoris osmane ne rumeli dhe ballkan. ata jane te komleksuar me ndasi fetare dhe me lloj loje mendsish prapanike

    Përgjigjjuni

  12. rezi  --  20 Qershor, 2013 në 11:47 pm

    Sali Berisha s’është vetëm se një GËNJESHTAR në fuqi të 100, sa i pafytyrë që është, i shëmtuar dhe vetëm shëmtira nxjerr nga goja. Dhe mos vini shenjën e barazisë me Enverin…të paktën pamja është kontrast i thellë me atë të Enverit. Po e dëgjoja tek S. Balla, e na thotë se edhe një suedez i paska thënë se keni formën më të mirë të numurimit të votave. Aman o Mero…investigoni edhe për këtë gënjeshtër se të gjithë e panë se sa funksional ishte numurimi elektronik ku 2 milion euro fluturuan. Na u desh të ndrrojmë kanal se edhe zëri i tij na gërvishte veshin dhe na dëmtonte dëgjimin.

    Përgjigjjuni

  13. vlora 1  --  21 Qershor, 2013 në 8:44 am

    Rro o gjyshi i madh rro!
    Rro dhe degjo Mero Bazen se cfare te shkruan

    Përgjigjjuni

  14. MALO  --  21 Qershor, 2013 në 10:04 am

    Saliu eshte katandisur thjeshte nje bajraktar fshati. Ëahtë fatkeqësi qe u lejua per 20 vjet ta beje shqiperine rrush e kumbulla. Ai eshte komplet injorant ne fushen ekonomike. Vuan nga kompleksi i unit dhe nga fobia ndaj qytetarise. Si9 intelektual nuk i eshte pergjigjur asnje akuze, prandaj edhe ne se dime nese e ka nga paaftesia apo nndjenja e fajit qe i rendon ne shpine. Koha do te na sqaroje shume gjera qe sot opinioni nuk i njeh.
    Ata qe perpiqen ta mbrojne duhet tu themi se “nuk mbulohet dielli me shosh” thot populli yne.

    Përgjigjjuni

  15. beso  --  21 Qershor, 2013 në 10:32 pm

    Kompleksi i Edipit eshte ajo situate kur femija mashkull ne moshe te vogel ka atraksion seksual ndaj nenes.Historia e Edipit dhe zanafilla e mitit/gojedhenes eshte nje tjeter gje dhe sikur mos te ishte Frojdi dhe Jungu,as do flitej fare per Kompleksin e Edipit.Sipas dy baballareve te psikanalizes,gati-gati te gjithe femijet e kalojne kete faze kompleksive,te atraksionit te femijes me prindin e seksit te kundert,pra sipas tyre edhe vajzat drejt babait.Pastaj kjo faze superohet.Mire qe saliu ia furi kot dhe i ndalohet t’ia fuse kot,si mjek qe ka qene-ose ka ditur leshte si mjek atehere-por keshtu kuptohet dhe vetem keshtu kompleksi i Edipit.Per komplekset e tjera,kam mendimin se me e thjeshta fare eshte se berisha vuan nga megallomania,mania per tu ndjere i madh(megalos).Ia solli ne dore nje situate historike dhe ai e shfrytezoi perdhunshem kete megallomani;kur s’mesoi deri ne kete moshe ai s’ka per te kthyer mendje.Edhe po ta fusin ne qeli ai do kerkoje njer here ne jave te tuboje te burgosurit qe t’u mbaje fjalime.Sespe e ka zene nje dashuri e pafrenueshme per asfaltin,eshte i zi asfalti,si karakteri nekrofil.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>