Shkodra, bastioni i përmbysur | Gazeta Tema
 

Shkodra, bastioni i përmbysur

Postuar në: Aktualitet,Blogu TemA |

berisha_topalliNga Taulant Kopliku

 

Këto zgjedhje, padyshim më të rëndësishmet për vendin që nga viti 1992, do të mbeten gjatë në histori për erën e ndryshimit që sollën në disa zona të vendit.

Këtu natyrshëm do të vendos gishtin tek Shkodra. Fitorja e opozitës së majtë, tashmë e arkivuar e madje drejt thellimit në qarqet më të mëdha në vend, kësaj radhe ka në bashkësinë e saj edhe Shkodrën, qytetin bastion dhe përherë të përdorur nga Partia Demokratike.

Sido që të balancohet apo zhbalancohet më tej situata e numërimit të votave në këtë qark, efekti është i dukshëm. Bastioni ka rënë, e bashkë me të edhe krijuesit e tij me falangat e krimit nga pas.

Ka rënë miti i vjedhjes dhe tjetërsimit të votës të asaj pjese të shkodranëve që mendonin ndryshe.

Sot më shume se asnjë qytet në këtë vend, ka rilindur Shkodra e kjo gëzon të gjithë, shkodranë ose jo.

Për herë të parë në këto 22 vite të sistemit pluralist të Shqipërisë, e majta “ka guxuar” të jetë në avantazh në Shkodër duke i prishur çdo skemë Jozefina Topallit në rrugëtimin e saj politik.

Nëse ky rezultat spektakolar në shkallë vendi, krahas performancës në rritje të aksionit opozitar, ka si shkak kryesor revoltën në rritje ndaj qeverisjes së Sali Berishës, në Shkodër emri më i lakuar dhe njëkohësisht i urryer është ai Topallit.  Kjo mjeshtre e përçarjes së një qyteti me tradita bashkëjetese, kjo kampione e krijimit të klaneve dhe grupeve të interesit, ky shembull i urrejtjes klasore, revanshiste ndaj stërnipërve të komunistëve (kur jemi në vitin 2013), kjo nxitëse e militantëve të linjës së ashpër, vjedhëse tradicionale e votave të bashkëqytetarëve të saj, në krye dhe me dijeninë e saj të çdo afere korruptive në qytetin e Shkodrës sot ka marrë goditjen më të madhe të karrierës së saj të përfolur politike.

Shkodra për herë të parë në historinë 22 vjeçare të pluralizmit politik i ka thënë jo Sali Berishës dhe Partisë Demokratike duke i dhënë kësaj force goditjen fatale.

Unë nuk mund të bej fallxhorin për të parashikuar sesi do të jetë rezultati final në Shkodër, madje kam bindjen se ky qytet i persekutuar keqas nga regjimi i Enver Hoxhës, ka një shpirt që anon djathtas.

Por kanë qenë pikërisht të djathtët ata që e kanë goditur mu në zemër sistemin e ndërtuar prej vitesh nga një klan jozefinianësh në Shkodër.

Kanë qenë qindra vota të djathtësh, të ndjerë të tradhtuar në idealet dhe zgjidhjet e tyre politike 20 vjeçare kanë shpërthyer më në fund ndaj këtij klani selektiv.

Jam i sigurt se sot në Shkodër ka një numër shumë të madh individësh të zemëruar e madje të skandalizuar për çfarë po ndodh.

I këshilloj të qetësohen dhe të reflektojnë arsyet e kësaj disfate. Në Shkodër (ashtu si në gjithë vendin), ka dhe një numër jo të vogël punonjësish militantë, të cilët nga sot kanë nisur llogaritë për mbajtjen e vendit të punës duke fshirë me urgjencë nga celulari votën e fotografuar një ditë më parë. Ndjej keqardhje për ta edhe pse shumë prej tyre janë detyruar.  Por në Shkodër ka dhe shumë socialistë. Ata kanë tentuar gjithë këto vite të ngrenë zërin, por gjithmonë pa mundur të bëhen faktor në një qytet të etiketuar si antisocialist (edhe pse në realitet është antikomunist).

Sot ata kanë të drejtën e zotit të festojnë për herë të parë në rrugët e një qyteti ku vite më parë nuk kanë mundur të vendosin asnjë simbol të vetëm elektoral.

Nesër Jozefina Topalli mund të kërkojë si alibi të humbjes shmangien nga lista për deputetë të emrave të preferuar të saj, por ky do të ishte justifikimi më i papranueshëm nga çdokush që njeh terrenin politik në Shkodër.

Emrat e rinj janë kualitete dhe mund të konsiderohen apriori jashtë hises së fajit për një humbje aspak të pritshme edhe pse të gatuar prej vitesh.

Larg qoftë mundet dhe të gjejë shkak se i vodhi votat Toma apo Paulini, por me një alibi të tillë do qeshin edhe fëmijët e Shkodrës.

Koston politike dhe dhënien llogari përpara asaj pjese të shëndoshë të demokratëve në Shkodër, le ta mbajë ajo së bashku me Lolët e Colët e saj, asnjë anëtar i PD-së jashtë klanit të saj nuk ka asnjë arsye të ndjehet fajtor.

Ndërsa të majtët kanë nisur festën e tyre, demokratët në Shkodër duhet të nisin me urgjencë një aksion politik për reformimin e Partisë Demokratike në këtë qytet dhe largimin njëherë e mirë të këtij klani hajdutësh.

Deputetët e rinj të Shkodrës, të papërlyer në bëmat e klanit, kanë mundësinë e artë të ngelen në historinë e Shkodrës, duke reformuar për herë të parë në 22 vite, Partinë Demokratike në këtë qytet, për ti kthyer asaj dinjitetin dhe idealizmin e humbur.

Sa për PD-në në qendër, asnjë demokrat në Shkodër nuk ka pse të ketë merak për reformimin e saj. Ajo për momentin nuk është çështje e shkodranëve. Për këtë të jenë të sigurt.

Nëse nuk janë? Të shohin fytyrën e Jozit dhe do ta kuptojnë.

46 Pergjigje per Shkodra, bastioni i përmbysur

  1. Qazimi  --  25 Qershor, 2013 në 11:27 am

    Shkodra me ne fund e tregoi se nuk i do diktatoret komuniste, dhe ashtu sic largoi Enveri, ashtu po largon edhe saliun.

    Përgjigjjuni

    • Ermal  --  25 Qershor, 2013 në 11:33 am

      Rilindja ka pushtuar te gjithe shqiperine.. Deri tani eshte vertetuar qe Sali berisha eshte nje kryeminister i deshtuar! Ai ka deshtuar edhe ne shkoder…. Me ne fund edhe ne do te kemi shancin te qeverisemi nga nje njeri vizionar qe do ta ktheje shqiperine ashtu sic ka kthyer tiranen. Per mua EDI RAMA eshte e vetmja rruge, e vetmja shprese per tu bere edhe ky vend!

      Përgjigjjuni

      • arjoni  --  25 Qershor, 2013 në 11:45 am

        Shkodra I dha pergjigjen qe meritonte jozefines per te gjitha ato raste kur jozefina eshte tallur me shkodranet. Tashme eshte koha qe Shkodra te shnderrohet ne nje fotografi te bukur te Marubit dhe te ndryshoje faqen e saj.

        Përgjigjjuni

        • dena  --  25 Qershor, 2013 në 12:09 pm

          kur toma deklaroj se do fitonte shkodren…ai nuk u mburr perpara askujt..ai beri nje premtim! ate premtim te cilin po e mban sot perpara shkodraneve dhe gjithe shqiperise!!!

          rilindje per shkodren!!!

          Përgjigjjuni

        • Basha i Gjetajve  --  25 Qershor, 2013 në 12:43 pm

          Josefin moj Topallesh,
          Shkodra të dha më t’bukrin peshqesh
          Dhe tani ke ik për lesh
          Si Tritani vite më parë
          Që me lezet hëngri presh
          Gangstere dhe hajdute
          ku do futesh tash moj mute
          Si do dalësh në parlament
          me i dhan k’tij populli ment
          Shkodra te tregoj ty vendin
          E pa aft per parlamentin
          Gjuha jote helm, farmak
          Sa qendrove n’at karrigë
          Do të shohim tash moj shtrigë
          Shkodra ty nuk t’harron
          Sa e poshtër ti ke qën
          Mbytej Shkodra nga Drin e Buna
          As ta ndjente fare suma
          Reklam beje te Facebook-u
          Kush fustan t’rinte m’bukur
          Josefin moj Topallesh
          Çfardo fustane ti të kesh
          Tash ke ikur komplet për lesh
          Shkodra t’bani ty përshesh
          Si do t’dalesh ne Parlament
          Per me i dhan k’tij populli ment
          Ti mos shtrigë moj vrastare
          Që kët popull nuk e pyete fare
          Bëre si t’deshte kokrra e qefit
          Për me i ba qefn dhe shef qenefit
          Huligan e gangsterë
          Hajdutë dhe vrastarë
          ishin shokt e tu t’mjerë
          Këndo tash moj shtriga Josefin
          Mërin e shefit tënd gangster
          Se tash e tutje te gjith do jeni t’dhjer.

          Përgjigjjuni

          • Y  --  25 Qershor, 2013 në 4:53 pm

            Agreeeeeeeed

            Përgjigjjuni

      • Nora  --  25 Qershor, 2013 në 12:07 pm

        cfare fitoreje apokaliptike Kuti te numeruara dhe ndarja e mandateve deri tani:
        Qarku Tiranë, 858/1422, ASHE 146042 vota, 18 mandate, APMI112804, 14 mandate
        Qarku Elbasan, 408/540, ASHE 8 mandate, APMI 6 mandate
        Qarku Durres, 234/444, ASHE 7 mandate, APMI 6 mandate
        Qarku Shkodër, 333/417, ASHE, 6 mandate, APMI, 5 mandate
        Qarku Fier, 359/576, ASHE 90 11 mandate, APMI mandate
        Qarku Vlorë, 385/432, ASHE 8 mandate, APMI, 4 mandate
        Qarku Korçë, 441/447, ASHE 7 mandate, APMI 5 mandate
        Qarku Berat, 259/302, ASHE 6 mandate, APMI 2 mandate
        Qarku Lezhë, 207/258, ASHE , 4 mandate, APMI 3 mandate
        Qarku Gjirokastër, 132/237, ASHE 4 mandate, APMI 1 mandat
        Qarku Kukës, 156/169, ASHE, 2 mandat, APMI 2 mandate
        Qarku Dibër, 264/264, ASHE, 3 mandate, APMI 3 mandate

        Sipas Kqz

        Përgjigjjuni

    • Elma  --  25 Qershor, 2013 në 11:34 am

      Jozefina dhe deputet e tjere te Pd-se nuk e meritonin votat e Shkodraeve sepse kjo eshte ajo qe meritonte kjo qeveri te votohej kunder ne menyre masive sepse nuk mund te kishte me kuptim nje vote per Jozefinen dhe injorancen e saj dhe qeverise se turpit.

      Përgjigjjuni

    • dorjeta  --  25 Qershor, 2013 në 11:44 am

      Shoqeria shqiptare u riperteri, theu tabune e votimit qorrazi per hir te idealeve, tashme te perdhosura nga PD. Shkodra rilindi dhe I tregoi te gjithe shqiptareve qe jane akoma ne medyshje se morali ne politike qendron tek vota per nje qeveri qe punon per shqiptaret, jo tek nje qeveri qe tallet me shqiptaret duke perdorur idealet.

      Përgjigjjuni

    • albana  --  25 Qershor, 2013 në 11:48 am

      askush nuk mundet te me thote nej arsye pse berisha dh ejozefina duhet te fitonin kete qark kshuqe vendi dha verdiktin per keta legen keta mjeshtar te shkaterrimit te shqiperise dhe t eshkodres ne vecanti

      Përgjigjjuni

    • gesti  --  25 Qershor, 2013 në 11:52 am

      ta beri gropen shkodra moj joziiiiiiiiiiiiii ik pak atje se te pert om doshi hahahahahah ai pati nje fitore te thelle , jemi te lumtur qe me ne fund djepi i kultures shakodra do te rilind dhe do filloj te funksionoj si qytet

      Përgjigjjuni

    • bertin  --  25 Qershor, 2013 në 11:58 am

      shkodra i dha nje goditje t emadh eksja qeverie te ndyre kesaj qeverie qe perfundimisht e shakterroi shkodren e te gjithe zonat qe nderkohe dhe gjate permbytjeve nuk e ndihmoi fare dhe kjo eshte shuem me rendesi

      Përgjigjjuni

    • daniel  --  25 Qershor, 2013 në 12:00 pm

      tani partia demokratike nuk ka me bastione dhe shqiperia eshte totalisht mavi dhe me rrezimin e shkodres kukesit dhe disa ish bastioneve t etjera te djthta shqipateret duan rilidnejn

      Përgjigjjuni

    • jonce  --  25 Qershor, 2013 në 12:09 pm

      ja kur zgjedhjet bene lira dhe popullit i lexohet verdikti, shkodra e shume perfolur i tha jozit dhe kujto rilindje rilindje dhe kjoe ehste shume e mire, shkodra per rilindje bravo tom doshi dhe paulin sterkaj

      Përgjigjjuni

  2. ska rendesi  --  25 Qershor, 2013 në 11:28 am

    dhe Shkodranet e kuptuan qe ky lidership i pd nuk eshte i duhuri per ata qe jan demokrat, prandoj i ben nje sherbim partis demokratike te ristrukturohet.

    Përgjigjjuni

    • linda  --  25 Qershor, 2013 në 11:45 am

      kjo ehste fitorja e rilindjes, kjo eshte shqiperia e gjitha me ngjyren tone , nje fitore qe na la te gjitheve me goje hapur te djathte e te majte , kjo eshte villneti im popullit qe kurre nuk gabon

      Përgjigjjuni

  3. Ben Chicago  --  25 Qershor, 2013 në 11:29 am

    saliu ka vjedhur vota edhe kete here ne shkoder
    me shume se ne qytetet e tjera
    vetem pjesemarja masive dhe permbytjet
    bene qe shkodranet ti bejne naften idiotit

    Përgjigjjuni

  4. ardjani  --  25 Qershor, 2013 në 11:29 am

    do te fitoni vota me familjet me te degjeneruara ne vend, e beni ket sepse edhe juve jeni te degjeneruar!!
    Partia mbahet e paster hajvan, lume hesapi!!

    Përgjigjjuni

    • helena  --  25 Qershor, 2013 në 11:37 am

      Qeveri a e turpit ra dhe kjo ehste e mira me e madhe qe mund te ndodhe ne kete vend ku krimi ishte vete shteti qe vriste njerez qe protesotnin kunder tij, shteti qe vriste per perfitime dhe afera korruptive ku 26 njerez te pafajshem humben jeten ne gerdec.

      Përgjigjjuni

  5. Ermali  --  25 Qershor, 2013 në 11:30 am

    Ka ikur kohe e Arben Brocit, ka ikur koha kur saliu krenohej per Shkodren, ka ikur koha kur zhozi dilte dhe bente propagande ne Shkoder, tashme ka ardhur koha per RILINDJE.

    Përgjigjjuni

    • Saimir  --  25 Qershor, 2013 në 12:18 pm

      Turp qe pergojon nje djale te ri idealist qe u vra nga policia komuniste ne mes te Shkoders. Sa per voten, Shkodra ndershkoi ashtu si e gjykoi, pa gabim. Turp qe neperkemb nje njezetvjecar qe u vra ne mes te Shkoders per ideale te pastra.

      Përgjigjjuni

  6. populli  --  25 Qershor, 2013 në 11:31 am

    Renia e Komunistit te Fundit- do te ishte nje titul ideal i ndonje romani ose shkrimi te ndonje akademiku ose shkrimtari me fame (shqiptar). Te jesh komunist nuk ka asnje gje te keqe, cdo njeri ka te drejte te kete idealet e tij. Por te jesh nje komunist nen petkun e demokratit eshte dicka qe te ben per tu shqetesuar. Prej 22 vitesh, prej renies se sistemit socialist te vendeve te europes lindore, Shqiperia eshte udhehequr nga nje klase politike shume e dyshimte, aq sa nuk mund te behej dallimin se cilet ishin demokratet e vertet dhe kush ishin komunistat e vertet, nje paradoks qe shpuri popullin drejt nje anarkie te identitetit te tij. Si ka mundesi qe ne nje periudhe kur kthimi i komunismit ne pushtet ose ne qeveri pas viteve (sikur te ndothte) nuk do te ishte e njejta gje si 50 vjet me pare, sepse edhe sikur te vinin femijet e Enverit nuk do te kishin guximin te restauronin regjimin vjeter me pak fjale “i ka vdekur baba kesaj pune”, shqiptaret besonin akoma se komunistat po i pinin gjakun do ti burgosnin e do te perdornin terrorrin Enverist. Po kaq “budallenj” kishim qene qe per 22 vite i besonin nje personazhi sa te dyshimt dhe po aq gjakatar. Mjafton te besh krahasime me viktimat e diktatures dhe ato te keasj periudhe, varferise, analfabetizmit, mungeses se ujit, dritave, sherbimeve shendetsore, korrupsionit, krimit, trafikut te qenieve njerzore etj te pseudodemkracise/tranzicionit ne keto 22 vite dhe shiheni vete bilnacin. Pra vetem nje ishkomunist pseudodemokrat, bashkepuntor i serbit, dhe i grekut, ne krye mund te bente nje gje te tille. Pse ky popull ose ajo pjese qe e votoi akoma i beson babagjyshit te perrallave me antiplumb, as Enveri nuk ruhej si ky. A ka ndonje akademik, analist, psikolog tek gazeta Shekulli te na jap nje pergjigje. Mos valle eksperienca e tij ne oborrin e bllokut e kaliti me frymen revolucionare. Pra sot ne hoqen dhe e hodhem qelbesiren tek sheshet e gjithe qyteteve shqiptare por ama u deshen 22 vite , pothuaj 1/2 e periudhes komuniste, sot fillon rilindja, demokracia, shpirti i lire dhe mendimi i lire, sot fillon ajo faze qe shqiptaret nuk do ti besojne me perrallave nga e kaluara, ku komuniste ishin studentet dhe jo berisha me shoke. rroft demokracia dhe shqiperia

    Përgjigjjuni

  7. Pal-i, Prishtine  --  25 Qershor, 2013 në 11:33 am

    Shkodra, si cdo here ne anene e duhur te te vertetes.

    Me keto zgjedhje Jozi si sherbetore e Sales ka marre pergjegjen e merituar te shkodraneve.

    Jozi, duhet te beje nje gje te thjeshte dhe shume njerezore (normalishte nese i ka mbete ende dicka njerezore) te iu kerkoje falje Shkodraneve dhe gjithe Shqiptareve per keto arsye:
    Duke kjene sherbetore e pa dinjiteteshme e sales:
    * ka poshteruar mbiemrin e vajzerise dhe te bashkeshoritit;
    * ka poshteruar dinjitetin e zonjave te randa Shkodrane;
    * ka poshteruar dinjitetin e gruas, vajzes, nanes Shkodrane/Shqiptare
    * ka poshteruar, ….. jozi shto listen.

    Ka pase mundesi te i nderpren qjerrjet sales ne Kuvendin e Shqiperise kur fyente vajzat, motrat dhe nanat Shqiptare!

    Jozi, egziston edhe vetevrasja politike, ty urime kjo vetevrasje.

    Përgjigjjuni

  8. Durimi  --  25 Qershor, 2013 në 11:33 am

    Më në fund, edhe populli i Shkodrës “e kapi për zhelesh” këtë kurvë të demokracisë shqiptare. Urime popullit të mençur të Shkodrës!

    Përgjigjjuni

  9. poni  --  25 Qershor, 2013 në 11:34 am

    bastionet e djathta tani jane pjese e se kaluares , atta ken thene njeheresh rilindje, ata jente etur per rilindje dhe rimekembje, ata duan edi ramen dhe partine socialiste, bastion i permbysur dhe pd e permbysur bravoo

    Përgjigjjuni

  10. sherifi  --  25 Qershor, 2013 në 11:34 am

    Si e gjith shqiperia dhe shkodra,biles edhe ato vota qe i ka dhene,neser do bahet pishman,natyra e shkodraneve eshte se nuk pranoin diktatore.

    Përgjigjjuni

  11. myzeqari  --  25 Qershor, 2013 në 11:45 am

    Ore Jozin ku e kam ku eshte qe nuk po ja shohim surratin e saj te dhjere, surratin e saj te urryer. Do mbahet mend si parlamentarja me e felliqur e ketij kombi. Hoqem qafe qelbesirat me te ndyra te ketij vendi. Rrofte populli i shkoder trime dhe burrnesh.

    Përgjigjjuni

  12. Aldo  --  25 Qershor, 2013 në 11:58 am

    Shkodra ishte surpriza me e bukur e ketyre zgjedhjeve.Qytetaret shkodrane i dhane vendin qe i takon plakut Mere.me ne fund Shkodra DO TE RILIND bashke me gjithe Shqiperine :))

    Përgjigjjuni

  13. lili  --  25 Qershor, 2013 në 12:05 pm

    Demokratet e vertet jane ajo e djathta qe bashkoj voton me te majten per te shpetuar kombin nga nje fateqesi si PDja qe tash e 22 vete eshte tallur me demokratete te vertet,me atdhetaret e vertet,me viktimate e vertet te atje regjimi vrasetare qe kjo pdja perjetesoj deri sa edhe Kacin e si deshtime me nashti me votuar!ku mos u rigjallet kjo parti qe vrai,percuaj,e shkateroj shqiperine..demokratet e vertet vazhdoni te punoni per hâter te Shqiperise e jo per interesat e klaneve!demokratet e vertet nuk Kane nevoje per nje kusheder si jozi,e cila eshte antiteza e demokracise…..ato po te do rilindin shkodren edhe shqiperine.
    Te harrohet edhe emerin e kesaj fateqesi qe na rra mbi koke,te harrohen Pdja

    Përgjigjjuni

  14. realist  --  25 Qershor, 2013 në 12:08 pm

    He turk kopliku, turk kopliku! Nuk e di pse ma ndjeu zemra se nuk kishe lane pa te ike ky rast me shfry pak vnere mbi Teuten e Rozafes shkodrane.

    Mah…….

    Përgjigjjuni

    • anticensurë  --  25 Qershor, 2013 në 1:08 pm

      “Teuten e Rozafes shkodrane”?!
      o realist
      i fort je,na dhive tuj qesh!!!
      “Teuten e Rozafes shkodrane”!?
      hahahahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaa
      aman të keqen ti!!!
      na lër rrehat!!

      Përgjigjjuni

      • realist  --  25 Qershor, 2013 në 11:05 pm

        Mos u dhij shume, burre, se te vjen era e keqe e nuk te afrohet kush.

        Përgjigjjuni

  15. Saimir  --  25 Qershor, 2013 në 12:15 pm

    Vota ne Shkoder duhet lexuar si vote anti-Berishe pasi Jozefina ka bere per Shkodren, por qeveria qendrore ka bere nje sere gafash e krimesh ne Shkoder, cmimin e te cilave e pagoi ne keto zgjedhje. ” Fjale shume e gure ne strajce” thone ne Shkoder. Keshtu duhet pershkruar qendrimi i qeverise ndaj mijra votuesve te permbytur dhe te pashberblyer. Po ashtu pyetni ne Shkoder dhe do ju thome se ZYRA E TATIMEVE ESHTE KTHYER ME KEQ SE SIGURIMI ne kohen e Enverit. Gjoba pa fund vetem se nuk pajtohesh me qeverine ose nje hajdut te qeverise. Te mos harrohet se pas cdo dyqani e puishteje jane nje ose disa familje qe mbahen me buke. E keta kane ditur te ndershkojne me vote.

    Sa per Jozefinen, une mendoj se ka bere per Shkodren, por ka bere edhe per vedi. Per kete te fundit duhet hetuar pasi i ka zgjatur duart me shume se duhej. Ne kete fushate ajo ka bere shume, por eshte qeveria e Berishes (dhe e saj) qe kane lene Shkodren ne balte. Tesh paguajne cmimin.

    Përgjigjjuni

    • anticensurë  --  25 Qershor, 2013 në 1:15 pm

      prandaj me zorr arriti të ngrinte brekët xhozi?prandaj fitoi vetëm me 30 vota??

      Përgjigjjuni

  16. alban4eva  --  25 Qershor, 2013 në 12:58 pm

    ike me ne fund edhe Zhellefina shurra… ike prej zhellesh..!!

    Përgjigjjuni

  17. Shkodrani, Danimark  --  25 Qershor, 2013 në 12:59 pm

    Dikush thote qe ka bere jozi per Shkodren,seshte aspak e vertete pse mund te kete bere dicka e per disa qe te lepihen nga mbrapa e ti zoteri e quan qe ka bere per Shkodren? te lutem nuk dua te te fyej por mos u bej naiv,ato qe mund te kete bere ajo per Shkodren sic thua ti sjane asgje per Shkodren i nderuar,ato jane sikur te mos ket bere as dhe nje gje fare.Une do te propozoj qe Shkodra te ngreje nje Komision te perbere nga qytetare me bindje te djathta e te majta e te verifikojne cka perfituar ajo me pa te drejte nga pasuria jone e popullit te Shkodres ok,pershendetje RILINDJE per te djethte e te majte,SUKSESE EDI RAMA.

    Përgjigjjuni

  18. edapapa  --  25 Qershor, 2013 në 12:59 pm

    E kishte mendjen jo te qyetaret e Shkodres, por tek deshmoret e Vigut, ti hiqte ata se ata i prishnin pune. Por Shkodra vonon, por nuk harron dhe te ndeshkon me rende se sa e pret.
    Bravo Shkodra. Hidhi ne Bune keto mbetje komuniste me ne krye Sekretarin e Partise, qe flasin ne emer te demokracise ne ate parti ku vetem emri eshte demokratike por eshte tipike Staliniste.
    “Ike, ike me gjithe tespie Tosum Baci” (hahahaha)

    Përgjigjjuni

  19. ali  --  25 Qershor, 2013 në 1:37 pm

    JOZI ,kjo llapaqenja e parla,entit ,me ne fund nuk do t’ja degjojme fjalorin prej rrugaceje kesal lavireje

    Shkodra i dha nje mesim historik ,sidomos llapaqenit te Vicidolit. Nuk do t’ja shohim me surratin ne TV.

    Shpetoi Shqiperia nga ky kriminel,nga ky tradhetar,nga ky atdheshites,nga ky gojeshthurur,nga nje

    megalloman e bajraktsr i pakorigjudhe,. Berisha me qindra here i ka thene Rames se ”Shkodra kurre nuk

    do te ishte e tija,e Rames”!. Por Shkodra ja dhjeu jo vtem Berish serbit, por edhe asaj lavires se vet, doli me

    ”breke neper kembe”,nga shkodra ‘sepse Shkodra loce ja njohu surratin kesa baxhelle. Edhe kjo per pak

    ”shkoi per lesh”,plr cfare leshi !!!.

    Përgjigjjuni

  20. Westman  --  25 Qershor, 2013 në 8:50 pm

    Pa ju si mas me ken shkodran, boll keni met tuj e sha Jozin. edhe ma shum dihet per arsy se po tu therriste Latife nuk e kishi sha ne ne
    ket menyre.

    Hajde se ta pa ju pshton Edi Rama, gjall ta pa filloni me hanger me lug arit tesh e mrapan me Edin …..

    Përgjigjjuni

  21. realist  --  25 Qershor, 2013 në 11:14 pm

    Nuk ka mbete adoleshent ne Shqipni pa shfry instiktet djaloshare e te ndrydhuna mbi figuren e Jozefina Topallit. Por prep se prep ajo gjel ka me kene.
    U bafsh 100, bija e Shkodres, e hiç mos e “rruej” leshin per ksi kalimtareve te rastit!

    Përgjigjjuni

  22. Superman  --  26 Qershor, 2013 në 8:27 am

    Akoma spo tmushet menja mor Westman!Hahahha po ti sikur mas me ken shkodran,boll boll ke me e mrojt nji kat shtrigen,po a rrin n`shkoder zotrote apo po flet nga planeti Mars,po tjesh aty ma bahet qefi,po ti mor zot kurvet a i ke syt nball a? po ai zotnia qe u votue prej tan shqiptarve u votu se tha skemi me hanger me luge floriri,po me u cue e me punue te tan per me lulezue Shqipria e mos me u pa na si popull i majt apo i djatht por si vllazen.A nuk e ke pa se na kishin fillu me na perca? se keshtu na shtypnin ma kollaj keta plera qe e kane mbushur Shqiperine me plerat e europes or PLERE,Westman.

    Përgjigjjuni

  23. idjotat dallohen sepse jane gjithmone ne vendin dhe kohen e gabuar  --  26 Qershor, 2013 në 1:04 pm

    O Taulant po ku ke ken deri tesh, tan kyt mllef e paske majt pa u shfry. Po do te kete ba keq qe e ke majt tan kyt kohe, si skuthat e dikurshem veq mas fitores se idealit te vet kan kurajo e flasin. Kurajozat flasin si ne opozite si ne pozite.

    Përgjigjjuni

    • andi shkoder  --  26 Qershor, 2013 në 6:39 pm

      Shum i sakte dhe me ide te qarta mu duk edhe pse ndokush se pelqen si puna jote zoti idjoti. Ndoshta se lexon asnjihere temen por ky skuthi qe thu ti shkrun tash sa koh per ata qe ndodhin ne shkoder dhe ne jasht vendit kena nevoje me dit keto gjana. Merrne leht humbjen dhe veni gishtin kres me largu uzurpatort qe ju kan hedh trut e gomarit. se di a me kupton se kete ka desht me than edhe ky skuthi jot.

      Përgjigjjuni

      • Bruna  --  26 Qershor, 2013 në 10:06 pm

        po shum mire qe ke gjet se ku me u informu per cfar ndodh ne shkoder. Informacionet smerren ne kete menyre por duhet me nigju dy kumone. Un kam te njetin mendim per taulantin skuth. Asnjeher nuk asht hpreh ne kete menyre. Paska ken e ashper Jozefina Topalli me komunistat e fmit e tyne, jo mor jo ska ken hiq se po te kishte ken nuk i kishte lan me leh fort.

        Përgjigjjuni

  24. Westman  --  26 Qershor, 2013 në 4:15 pm

    Superman, ti dukesh se cfar botkuptimit ke si njeri, se edhe fjalori jot
    pasqyron perbamjen e personalitetit tan.
    Kurse sa per votat njisoj si ne 2009 ka fitu ps me te njetin rezultat
    fitoj per shkak te LSI se perndryshe nuk fitote kurr.

    Mas mu shpall mu sikurse kupton politiken
    I jati Edit, Kristaq Rama ka ken prokuror qe merrte vendimin ne kohen e komunizmit qe u pushkatune me qindra shkodran.
    e birit te tije tesh ti i ban temena…..
    si do qofte koha ka me e tregu se cfar ta po ban ky per shkodren …..

    PD te futi ne NATO te rregulloj te gjitha rruget e trotuaret ne shkoder e gjith shqipnin ta bani te munshme me shku ku te kesh qejf ne Evrop pa vize…
    per ket shkak ke me miljona turista qe vijne gjdo vjet ne shqiperi.
    Por ne jena nji popull
    qe kena qejf ma shum me damkos figurat shkodrane se sa te tjeret qe nuk jan shkodran Ata qe jan kunder kuptohet arsyeja sepse

    Se shkodra e qytetruar dhe tolerante u be gazi shqiperise duke protestuar per bustin e Nen Terezez, me kaq kuptohet se nje number i popullit, se si e shprehin qytetrin shkodrane.

    Përgjigjjuni

  25. liqeni  --  26 Qershor, 2013 në 4:56 pm

    Shkodra ka dhene 11788 vota per PS!
    610 vota jane bere ose te pavlefshme ose jane demtuar!
    Pse thuhet qe Shodra u be socjaliste kur dihet se kane qene 88 000 votues te regjistruar?po pjesa tjeter nuk merret parasysh?Pse zmadhohen gjerat ne favor te PS?
    Jo vetem populli i Shkodres por i gjithe Shqiperise eshte kunder ketyre politikaneve bandite (dhe ketu nuk fus vetem PS por edhe PD)perndryshe nuk ka si shpjegohet qe gjysma e popullit shqiptar nuk ka votuar!
    Ne shkalle vendi jane demtuar 7.952 fletevotimi
    Ne shkalle vendi jane bere te pavlevshme 23.939 flete votimi
    Ne gjithe vendin jane flete votimi te paperdorura 1.414.038
    A nuk duhet te merren parasysh keta njerez?Pse thuhet qe shqiperia zgjodhi rilindjen kur dihet se PS mori 654 000 vota dhe nuk dihet se sa jane blere prej tyre si dhe votat anti Berisha?

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>