Dyqane në xhaminë e Fierit për të paguar rrogat | Gazeta Tema
 

Dyqane në xhaminë e Fierit për të paguar rrogat

Postuar në: Ekonomia |

xhamiaKur nuk ke mundësi te paguash rrogat, do te besh edhe atë qe askush nuk e ka menduar ndonjëherë! Ky është rasti xhamisë se Fierit! Ne oborrin e saj, besimtaret dhe kalimtaret do te shohin 21 dyqane te reja. Ne pamundësi për te paguar klerikët dhe punonjësit e tjerë te xhamisë, institucioni fetar ka marre lejen e bashkisë për ndërtimin e një kompleksi dyqanesh ne territorin e saj. Te gjitha këto objekte do te jepen me qera.

Vendimi për te ndërtuar ne 600 metra katror te xhamisë dyqane, është miratuar edhe nga kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça. Klerikët myslimane pohojnë për Vizion Plus, se rasti i Xhamisë se Fierit është unikal ne Shqipëri, por i lejueshëm nga feja.

Ne 21 dyqanet e ngritura ne territorin e xhamisë, nuk do te lejohet tregtimi i mishit te derrit, alkoolit dhe as hapje  kazinosh apo lojërash fati. Referuar historisë se fesë myslimane, dhënia me qera e objekteve fetare për te ardhurat e xhamisë e ka zanafillën ne kohen e Perandorisë Osmane. Por ne ditët e sotme, raporti fe-biznes duket se ka marre përmasa te tjera. Shembulli i pare është xhamia e Fierit, e cila veç nevojës për para, duket se është edhe një test për besimtaret myslimane. Kjo ndërthurje fe-biznes është parashikuar edhe ne projektin e Xhamisë se Madhe te Tiranës! Te ardhurat nga qerate e dyqaneve dhe marketeve do t’i shkojnë arkës se komunitetit mysliman, i cili duket se po menaxhon krizën ekonomike edhe me mire se vete bizneset./b.l

13 Pergjigje per Dyqane në xhaminë e Fierit për të paguar rrogat

  1. monitor  --  3 Korrik, 2013 në 6:54 pm

    Jane ndertuar plot 286 /nq,s nuk gaboj )xhamia ne te gjithe shqiperine ,nje ngritje e shpejte dhe gati ne kohe rekord me fonde te ardhura rrufe .Objektivi nuk ka qene asnjehere qe te kthenin nder shqiptaret besimin qe adoptuan njehere e nje kohe por thjesht ti jepnin shqiprise nje pamje prej nje vendi islamik ,fonde qe te shfrytezuara ne menyre te drejte do te kishin dhene nje fryme me shume familjeve shqiptare qe rronin dhe rrojne ne varferine totale .Sepse edhe ngritja e ketyre objekteve fetare nuk dha rezultatin duhur se ne fund te fundit eshte shpirti fetar i njeriut ai qe mban gjalle keto kulte .Kam frike se me kalimin e kohes objektet fetare ne shqiperi do kthehen thjesht ne ndertesa qe pengojne rrezet e diellit ne nje dite te diele

    Përgjigjjuni

    • DUMBABEN  --  3 Korrik, 2013 në 9:35 pm

      Mos u merzit monitor ,si selim muca dhe doni albo ,me shume selimi se doni albo e kane kuptuar qe me ngritje sume dhe me xhepin bosh nuk cahet bllokada ,suma i ngrihet ,por vetem dollareve te arabeve .Si ne shqiperi ,po ashtu edhe ne kosove jane shtetet e vetme ne ballkan qe konsumojne mish derri dhe raki por vazhdojne te deklarohen muslimane ,ndoshta vazhdon mahnia per tu dukur ndryshe nga fqinji,,, hahahahahahahahahahahah,,,

      Përgjigjjuni

  2. Doni ALBO  --  3 Korrik, 2013 në 7:55 pm

    More po janulla ku i merr gjithe ato funde per kleriket ortodoks ne gjithe shqiperine, dhe mesa kam informata me shume ka bunkere ortodokse se qe ka xhamija ne shqiperi edhe pse ne numer jane disa here me pak se muslimanet??!!! Apo ka te beje me shume me fanatizmin qe kane ortodokset sesa muslimanet tek feja.

    Përgjigjjuni

    • Ton  --  4 Korrik, 2013 në 10:48 am

      O Doni myslimoni i mire! Artikulli eshte per islamiket qe bejne dyqane jo per ortodokset dhe Janullen. Meqe qenke kaq i shqetesuar jepi ca pare Selimit mos e kthe nga ana tjeter.

      Përgjigjjuni

  3. Bazarxhevap  --  3 Korrik, 2013 në 9:18 pm

    I fusni dhe nja kater antena celulari te AMC-se dhe Vodafonit ne te dy minarete, dhe jeni set per fitimet e muajit.

    Përgjigjjuni

    • ciku  --  4 Korrik, 2013 në 9:38 am

      Po edhe pleh organik dhe ilac kunder mushkonjave me shit nuk eshte keq, Myzeqeja eshte afer.

      Përgjigjjuni

  4. monitor  --  3 Korrik, 2013 në 9:20 pm

    Me duket o doni albo se nuk e paske kuptuar mire komentin tim ,behet fjale per xhamine e fierit dhe jo per kishat apo “bunkeret” si i quan ti .Para se te fillohej me ndertime kultesh te pakten te ishte bere njehere nje census mbi besimin ne zot te shqiptareve pastaj ne baze te tyre te ndertoheshin edhe objektet fetare ,sa per kishat do preferoja te rifreskoheshin ato te vjetrat se sa te ndertoheshin te rejat ,sigurisht qe sot nuk do kishim me pak probleme me vjedhjet dhe shkaterrimet qe u behen ,e fundit ajo e onufrit

    Përgjigjjuni

    • Doni ALBO  --  4 Korrik, 2013 në 9:25 am

      Ty as qe te replikova dhe as qe me interesoj komenti yt per hire te vertetes por komentova ne lidhje me temen.

      Përgjigjjuni

      • WEB  --  4 Korrik, 2013 në 11:20 am

        Po ,me temen qe te djeg ty

        Përgjigjjuni

  5. Dardan  --  4 Korrik, 2013 në 2:11 am

    Kjo hedhe poshte njeher e pergjithmone ato pretendimet e ultra te Krishterve Shqiptare se xhamit Muslimane dhe Islami ne treojet Shqiptare financohet nga jashte dhe sherbime te huaja ekstremiste ky akte po tregon se Islami nder shqiptare nuk mbahet me para te Arabve apo Turqve dhe tashe shtrohet pytja nga kushe financohet feja Ortodokse dhe gjithe ato Manastire qe ka ndertuar Janullatosi ne Shqiperi dhe te cilat per nga numri jane disa her me shume se xhamit e ndertuara ne Shqiperi keto 23,vitet e fundit duke shtuar ketu edhe perqindjen e Ortodoksve ne Shqiperi e cila nuk esht ase 7%, Apo kjo tregon edhe njeher ate qe kemi then disa her se te krishteret Shqiptare jane ekstremist fetare dhe ndajne edhe lekin e fundit per te financuar Manastiret e tyre.

    Përgjigjjuni

  6. tironci  --  4 Korrik, 2013 në 8:08 am

    qe bojn dyqone eshte gjo e mire por qe bojn xhomija eshte tradhti ndaj shqiperise. po nuk u kthye feja e te pareve tane shqiptaret te mallkuar do jene gjithe jeten.

    Përgjigjjuni

  7. ari  --  4 Korrik, 2013 në 7:59 pm

    Te bejn dyqane dhe pazar po deshen vetem atopolanti i hoxhes 5 her ne ditet si do ta mbyllim, nuk jam kundra atyre qe besojn e falen se cdo njeri e di vet ca ben, kam shtepin afer kesaj xhamije dhe njeher ne vit qe vete je i detyruar te degjosh pallmen e hoxhes sa her ti ngrihet atij, e gjith lagja e ka problem jan ankuar dhe ne polici po keta te fes si xhamit e si kishat paskan te drejt ti shqetsokan njerzit, pse nuk te behet te degjohet kenga e priftit dhe e hoxhes vetem ne ambjentet e brendeshme dhe ta degjojn ata qe duan, e te mos tremin kalamajt kur flen

    Përgjigjjuni

  8. alban4eva  --  5 Korrik, 2013 në 2:02 pm

    c’te besh, kjo ka qene gjithmone politika e S-halè serbit, te myslimanizoje sa me shume Shqiperine, ose e kunderta, ta greqizoje sa me shume..!!!

    islamikeve u djeg per xhamine dhe fene e tyre, kurse nje shqiptari te vertete nuk i djeg as per kishe dhe as per xhami, nje shqiptari te vertete i dhemb me shume trasformimi i vendit te tij dhe kultures se tij te lashte ne nje megaxhami te madhe..

    pritni kur te kercasin callmat, carcafet, mbylljet e grave ne shtepi dhe futjen e mesimit te kuranit neper shkollat laike. pra, aty ku shqiptari ka cuar femijen te mesoje gjuhe, histori, gjeografi dhe shkenca, aty afer do te jete edhe femija islamik qe do pellase per allahun..!!!

    kjo eshte “toleranca” fetare qe kerkojne islamiket ketu ne Shqiperi..!!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>