Basha dhe Olldashi për PD/ Një ndeshje pa Berishë në mes | Gazeta Tema
 

Basha dhe Olldashi për PD/ Një ndeshje pa Berishë në mes

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi- faqe 3Të gjithë mendojnë se garën për kreun e PD-së do ta vendosë vetë Berisha. Kryeministri publikisht mohon. SMS-ja e tij sekrete për kryetarët e PD-së në rrethe. Dy portretet e kandidatëve, karriera e të cilëve ka ndjekur një rregull të çuditshëm: kanë shkelur të dy në të njëjtat rrugë. Diferencat, Basha erdhi direkt në pushtet dhe premton të bëjë opozitë nga të qenit në pushtet, Olldashi vjen nga opozita në qeverisje për të shkuar në opozitë

Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

 

Një gur i hedhur në ujë bën rrathë koncentrikë. Që të prishësh rregullsinë e tyre, duhet të hedhësh një tjetër gur në ujë. Dhe që të prishësh rregullsinë e rrathëve të dytë, duhet hedhur një gur i tretë në të njëjtin vend. Kjo lojë fëmijësh është në thelb më shumë se në formë, ajo çfarë ka bërë në politikë Sali Berisha në gjithë këto dy dekada e kusur, kur ai e ka zotëruar politikën shqiptare me pasionin e një dashnori, me egërsinë e një mashkulli brutal, me dinakërinë e një ballkanasi dhe hilet qesharake të një kurorëshkelësi. Pikërisht ditën që shpalli dorëheqjen e tij nga Partia Demokratike, ai shpalli dhe garën për pasuesin e tij. Sipas modelit të gurëve në ujë. I pari dhe i pashmangshmi ishte pranimi i rezultatit të zgjedhjeve, i dyti, marrja mbi vete e çdo përgjegjësie për të amnistuar gjithë çfarë vinte më pas dhe i treti, guri më i rëndë, shmangia e debatit publik e partiak mbi disfatën e PD-së në zgjedhje dhe shpallja e një ndeshje të re, në fund të së cilës, ai do të thotë fjalën që i ka munguar në këtë verë me vetmi përvëluese: fitova, fituam! Në momentin që në PD do të mësohet emri i kryetarit të ri të saj, ai për së pari do të shqiptohet nga vetë Berisha. Kryetari i PD-së Junior, do të konsiderohet sërish si zgjedhje e tij. Dhe vetë Berisha do të thotë: “Partia Demokratike dëshmoi dhe njëherë në këtë fitore të shkëlqyer të saj se në themel të vlerave të saj është demokracia dhe gara e ndershme. Konkurruan dy kandidatë të shkëlqyer, fituesi u shpall me një diferencë shumë të vogël votash, por unë jam i sigurt se ata do të punojnë shumë fort me njëri-tjetrin, do të bëjnë opozitën më të shkëlqyer që ka parë ndonjëherë ky vend dhe do të bëjnë të mundur rikthimin sa më shpejt të demokratëve në pushtet”.

Deri sa të shterojë pritja për të dëgjuar këtë fjalim të Doktor Berishës, në Tiranë dhe nëpër Shqipëri do të ketë rrjedhur shumë ujë dhe gjërat do të kenë shkuar në rendin e tyre normal. Vendi do të ketë një qeveri të re, në krye të së cilës do të jetë njeriu i cili, për një kapriçio të fatit, është ndeshur me të dy kandidatët për kryetarë të PD-së. Edhe Lulzim Basha, edhe Sokol Olldashi e kanë provuar sfidën me Edi Ramën, në kohë, mënyra dhe rrethana të ndryshme. Tani, gara mes tyre është në thelb kërkesa për të sfiduar dhe njëherë tjetër Ramën, por në kohë tjetër, mënyrë e rrethana të tjera.

 

Dilemat e Berishës

Për shumëkënd nuk ka asnjë dyshim: rezultatin e garës për kreun e PD-së do ta përcaktojë vetë Sali Berisha. Por ky është një vështrim sipërfaqësor mbi atë që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë në PD. Sepse kështu është vetëm në dukje. Në thelb ka dhe diçka tjetër që ose ka dalë jashtë dorës së Berishës, ose Berisha vetë ka kërkuar t’i dalë jashtë dorës. Përveç deklarimeve publike për ekuidistancë të cilat kryeministri në ikje ka bërë për garën e kryetarit në ardhje të PD-së, ekuidistanca e tij paralajmërohet nga vetë dilemat e tij personale për zgjedhjen e pasardhësit. Në një SMS personale të Berishës, e cila gabimisht mbërriti dhe në një numër celulari në revistën JAVA, Berisha shkruan: “Mesazh shumë i rëndësishëm: me këtë mesazh kërkoj nga ju, kryetarë të grupeve të punës dhe kryetarë të PD-së në rrethe, të kontribuoni për zgjedhjen e liderit të ri të PD-së. Kjo nënkupton se asnjë nga ne (dhe unë kam dhënë vetë shembull), nuk mundet që publikisht ose jo publikisht, të mbështesë kandidatë në garë. Ju dhe unë dhe çdo njëri nga ne, ka vetëm votën e tij. Cilido që dëshiron të mbështesë një kandidat të caktuar ose të kundërshtojë publikisht ose jo publikisht një tjetër, mund ta bëjë këtë vetëm mbasi të ketë paraqitur dorëheqjen e tij nga çdo funksion i PD-së dhe jo duke përdorur pushtetin e tij. Tani pushtetin për të zgjedhur liderin e ri e kanë vetëm e vetëm anëtarët e PD-së. Përshëndetje, kryeministri Sali Berisha”. Ky është mesazhi që ka mbërritur në dhjetëra adresa celulari. E ka seriozisht Doktori? Duke njohur historinë e tij politike në të cilën ai vetë nuk i ka lënë asnjë hapësirë të mundshme “rastësisë”, domethënë votës ose ka reduktuar sa ka mundur çdo hapësirë për rastësinë dhe votën, kjo gjë vlen të dyshohet. Por duke pasur parasysh rrethanat, dyshimi në sinqeritetin e Doktorit kësaj here ka arsye të vihet në dyshim. Për shkak të rrethanave. Për shkak të vetë kandidatëve që janë përfshirë në garë, Basha dhe Olldashi.

 

Atvrasës dhe birvrasës

Ndërmjet PD-së dhe PS-së shpesh janë verifikuar simetri të përmbysura. Që do të thotë, e bardha e njërës anë është shoqëruar nga e zeza e anës tjetër. Tek PS një gjë e tillë ka ndodhur me Atvrasjen që Nano fillimisht i bëri Ramiz Alisë, mentorit të tij politik, pastaj vetë Nano u “ekzekutua” nga biri i tij Majko e më pas, edhe nga “djali” tjetër i tij kapriçioz, Meta. I fundit që i dha goditjen përfundimtare ishte Rama, për aq kohë sa marrëdhënia e tyre e ndërlikuar dashuri-urrejtje mund të quhet dhe marrëdhënie mes Atit dhe Birit.

Tek PD kjo situatë është kokëpërmbysur. Simetrinë me PS-në e verifikon edhe marrëdhënia e Berishës me ish-presidentin Alia. Vetë Berisha, i dërguar në dhjetor 90’, nga Ramiz Alia tek studentët protestues, në një kuptim, realisht duhet t’ja atribuonte ish-presidentit hyrjen e tij të vrullshme në politikë. Duke mos e pranuar këtë fakt, por pikërisht për ta rrëzuar këtë të vërtetë, Berisha u soll me Alinë si biri vrasës me të atin e zgjedhur për t’u vrarë. Vetë Alia nuk e pohoi kurrë plotësisht dhe publikisht rolin e tij në futjen e Berishës në politikë, por e vërtetë është se Berisha u hakmorr egër ndaj tij. Deri me burgosje. Tani rolet kanë ndryshuar. Tani është bërë Berisha At dhe në garë janë dy bij të tij politikë, dy krijesa të tijat: Basha dhe Olldashi. Dhe pikërisht tani, Berisha ka dilemën, kë duhet të “vrasë” që t’i hapë rrugën tjetrit. Ndaj dilema e Doktorit më së shumti është morale. Por po kaq është dhe matematike, personale dhe politike. Duke parallogaritur shanset, avantazhet dhe disavantazhet e të dy kandidaturave, ai kërkon të sillet karshi votuesve të djathtë me të njëjtën teknologji që sillet me ndeshjet e rralla të futbollit që shikon: bëhet vetëm me skuadrën që fiton. Edhe në këtë rast, kushdo që të shpallet fitues, në të vetmin proces që ai nuk do ta pilotojë, të paktën publikisht dhe hapur, ai kërkon të jetë në anën e fitimtarit.

 

Të ngjashëm, të ndryshëm

Dy kandidatët realë për postin e kryetarit të PD-së janë edhe të ngjashëm, edhe të ndryshëm. Ata kanë kapur pothuaj majat në pushtet dhe në partinë e tyre, por gjithmonë nën hijen e rëndë të Berishës. Me disa diferenca në ngjashmërinë e tyre.

 

OLLDASHI

Sokol Olldashi, me një karrierë të shkurtër në gazetari, ka mundur të imponohet edhe me betejat e tij. Me një skedinë ish-të persekutuari në xhep, por me biografi komuniste, Olldashi është produkti tipik i viteve 90’. Pakkush e mban mend djaloshin me syze dhe flokë të gjatë, stil Ronaldinjo, që erdhi në Tiranë nga Durrësi për të bërë gazetarin. Viti i mbrapshtë 97’, ishte dhe viti përfundimtar i zgjedhjes së tij. Ai përfshihet fort në PD, në forumin e saj rinor dhe në tetë vjetët që pasuan në opozitë, ai u numërua tek qëndrestarët. Luajal deri në fund me Berishën dhe armik i egër me të gjithë armiqtë e tij. Si deputet i vitit 2001, Olldashi u bë veçanërisht i njohur për përballjen e tij me ish-kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama. Kryetar i njërit prej komisioneve të shumta hetimore ndaj Ramës, Olldashi nuk u soll si humbës përballë figurës më karizmatike të socialistëve të kohës. Praktikisht në PD, atëherë, ai ishte i vetmi që mund të garantonte një barazim në atë lloj dueli të pabarabartë. Dhe barazimi në atë kohë për PD-në, kishte vetëm shijen e fitores.

Beteja e madhe e tij ishte ajo e korrikut 2005, kur mundi direkt në zonën e Shijakut, një nga socialistët më të zëshëm, Agron Dukën. Mandatin e tij personal që e solli në Tiranë, e “bekoi” vetë Berisha gati në ekstazë. Dhe kishte të drejtë, ai ishte një nga sinjalet më të rëndësishëm të momentit që vendosi rikthimin e PD-së në pushtet. Ai mandat u përkthye në postin e parë ministror për të. Në fund të të 30-tave, Olldashi e pa veten Ministër të Brendshëm, në një kohë kur e kishte erën plotësisht mbas velave të tij. Pati një numër suksesesh mbresëlënëse dhe të mirëkuruara mediatikisht në luftën kundër krimit. U asgjësuan disa banda të rrugës dhe të krimit të organizuar që propaganda zyrtare edhe i shumëfishoi. Dukej se asgjë nuk do ta pengonte Olldashin në rrugën e karrierës së tij, por fati në politikë është kapriçioz. Fillimisht ai u sulmua për lidhjet e tij vetjake me krimin, kryesisht atë të zonës së tij elektorale në Shijak. Eshtë shumë e vështirë të verifikohet e vërteta, por në rrethanat anormale të Shqipërisë dhe fushatave të saj elektorale, e vërteta zakonisht është e dyfishtë. Olldashi, në kohën që bënte fushatën në 2005-ën në Shijak, ka pasur të bëjë edhe me personazhe me skedinë të parregullt penale. Në Shqipëri, me shtetin kundër, një mëtonjës për mandat deputeti në opozitë e ka pothuaj të pamundur të bëjë të kundërtën.

Në vitin 2007 Olldashi zgjodhi të ishte zgjidhja e fundit e PD-së. Mbasi partia e tij në pushtet po refuzohej kandidat mbas kandidati për garën në bashkinë e Tiranës, natën e fundit Olldashi vendosi t’i dalë përballë Edi Ramës, në kulmin e fuqisë së tij politike dhe të sharmit elektoral. Shumëkush e konsideroi një gjë të tillë si sakrificë dhe si e tillë rezultoi. Sokol Olldashi u mund thellë në Tiranë, në një garë numrash përballë të majtës së bashkuar Rama e Meta, por dhe një pjese të së djathtës së tij që e braktisi gati-gati hapur.

Më pas ka më pak histori. Bëhet Ministër i Transporteve, portofoli që menaxhon pjesën e luanit të investimeve publike në vend. E veçanta e drejtimit të kësaj ministrie nga ai qëndronte në dy drejtime. E para që “çuditërisht” ka qenë ministri më pak i sulmuar nga opozita për korrupsion. Dy apo tre akuza publike që ju bënë gjatë pesë vjetëve, ose u shuan nga vetë akuzatorët e tij, media, ose opozita e majtë morri së paku përgjigje në variantin zyrtar nga Olldashi. E dyta është bilanci i punës së tij. Me gjasa vetë Berisha e ka shtyrë Olldashin në trumbetimin e shifrës butaforike për dhjetë mijë kilometra të shtruara gjatë dy mandateve dhe ai mbeti peng i kësaj shifre të vështirë për t’u verifikuar. Për këtë arsye, një nga polemistët më të mirë të PD-së, u vu në siklet për ta mbrojtur këtë lloj flamuri.

Në zgjedhjet e këtij viti ai ishte numri një i listës së PD-së në qarkun e Fierit. Si në të gjithë qarqet, edhe ai nuk arriti objektivat e vënë dhe rezultati ishte poshtë atij të vitit 2009.

 

BASHA

Lulzim Basha duhet të ketë lindur nën një orë të bekuar të fatit. Sepse fati ka qenë pafundësisht bujar me të. Pakkush në politikën shqiptare ka mundur të marrë kaq shumë nga politika pa sakrifikuar pothuaj asgjë. Madje duke ardhur në pushtet pa provuar asnjë ditë të opozitës. Adoleshent në kohën e rënies së regjimit komunist, Basha pati fatin të ketë një arsimim të mirë perëndimor, por dhe kontaktet e duhura në nivel të mesëm me të huaj. Mbi të gjitha, ai mësoi teknologjinë e sjelljes së një ballkanasi me perëndimorët, që shumë shpesh dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë dhe jo atë që është realisht. Fillimin e viteve 2000, Basha e kalon në afërsi të kufirit shqiptaro-shqiptar. Punon për misionet e huaja në Kosovë dhe garanton lidhje me gjysmë mërgatën politike shqiptare aty. Mes tyre, më e rëndësishmja ishte e bija e kryeministrit, një nga njerëzit më me ndikim tek Berisha. Ishte zonja Malltezi ajo që e prezanton së pari në Tiranë Bashën e ri tek i ati, që gjeti tek ky djalosh karizmën që mungonte në opozitën e tij. Përgjithësisht opozita e asaj kohe e përbërë nga qëndrestarë dukej arkaike përballe një brezi socialistësh që visheshin mirë, artikulonin mirë dhe dinin të silleshin mirë. Basha i kishte të gjitha këto cilësi dhe duke nisur që nga janari i vitit 2005, ai u bë ylli i demokratëve në studiot televizive. Më shumë se polemist, ai ishte gjakftohtë, më shumë se gjakftohtë ai ishte i sjellshëm dhe kur sulmonte, dhe më shumë se sulmonte, ai u afrua si makiazh për fytyrën e vrazhdë të opozitës së PD-së, e cila herë të kujtonte antitankun dhe herë hedhjen e shtyllave të tensionit të lartë në erë. Basha ishte ndryshe. Ishte ai që Berisha nuk kishte pasur mundësi të ishte në rininë e tij. Fiton mandatin e parë në Tiranë në 2005, në kohën kur të vijë bast për socialistët e Nanos ishte njëlloj si të luaje kundër fatit në kazino.

U bë ministër i Transporteve që në mandatin e parë të qeverisë Berisha. Me një nuhatje natyrale që i shërben gjithmonë vartësit kur zbulon dëshirën e eprorit, ai identifikoi dëshirën e pafundme të Berishës për ndërtimin e rrugës Durrës – Kukës. Dhe i doli madje edhe përpara. Inicioi një proces tenderimi që nuk kishte ndodhur më parë në Shqipëri. Ja doli të sillte në Shqipëri gjigantin amerikan Bechtel, i cili nën kujdesin e vetë Berishës pati një martesë me kontratë në Shqipëri me turqit e Enka-s, miq të Doktorit. Luftoi në emër të Doktorit edhe me partnerët ndërkombëtarë, Bankën Botërore, që nuk e shihte me fizibilitet të mjaftueshëm ndërtimin e rrugës dhe arriti që të niste punimet. Me një plan të qartë e të dukshëm: shiriti i punimeve të pritej në epilogun e mandatit të parë të demokratëve. Por në të njëjtën kohë, denoncimeve të opozitës socialiste ju bashkua edhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili gjeti në dosjen e rrugës shkelje të mëdha procedurale dhe financiare. Retorika patriotike për mbrojtjen e vendimit të qeverisë ishte e pamjaftueshme për të fshehur dëmin e faturës financiare dhe këtu Basha, bëri gabimin e tij të parë politik: ju shmang procesit me procedurë. Sipas zakonit në Shqipëri, do të ishte shumë e vështirë, pothuaj e pamundur që gjyqësori shqiptar të përkthente me faj dosjen e akuzës së prokurorisë ndaj zyrtari të lartë. Por Berisha-Basha vendosën të mos rrezikojnë. Madje ata akuzuan dhe vetë kryeprokurorin dhe e shkarkuan nga detyra. Një sinjal i llojit: po preke, ike!

Stacioni i dytë i Bashës ishte ministria e jashtme dhe këtu ai u duk se nisi të notojë në ujërat e tij. Kritikët e tij vazhduan ta akuzojnë për drejtim diletant të ministrisë, por në fakt ai kishte mundur të bënte atë që mund të bëjë ministri i jashtëm i një vendi të vogël si Shqipëria: të afrojë imazh. Vendos dhe forcon raportet e tij personale me të huajt, si diplomatët e akredituar në Tiranë, si figura të tjera të rëndësishme në rajon e gjetkë. Pati sukses të padiskutueshëm si një makinë elektorale në zgjedhjet e vitit 2009, gjatë të cilave ai nxori barazim qarkun e Elbasanit. Si ministër i Brendshëm, Basha do të kujtohet gjatë për 21 Janarin dhe vrasjen e katër protestuesve në Bulevard. Me të gjitha gjasat, edhe ai vetë, viktimë e një posti në të cilin ishte i vetëdijshëm që në ditën e sfidës personale të Berishës, nuk mund të komandonte askush tjetër veç Berishës. Gjashtë muaj më pas, ai sfidon Edi Ramën dhe mitin e tij në Tiranë. Interpreton mjaft mirë një skenar dhe regji amerikane në fushatën e tij, rreshton në krah edhe mikun e tij Ilir Meta dhe arrin një barazim dramatik me Ramën. Nëse e kishte lënë ndeshjen këtu, do të kishte marrë gjithçka nga politika duke i dhënë kundërshtarit një fitore me shijen e humbjes. Por ai fiton mandatin me shtesë loje e ndryshim rregullash loje në tavolinë duke marrë të drejtën për të qeverisur Tiranën dhe duke hequr një thes nga shpina e kundërshtarit Rama që përgatitej për ndeshjen finale të 2013-ës. Në zgjedhjet e këtij viti u përqendrua në Tiranë përkrah Berishës dhe ishte pjesë e humbjes spektakolare të tij në qark.

 

Dhe njëri dhe tjetri

Avantazhet dhe disavantazhet e njërit dhe tjetrit kandidat më mirë se kushdo i njeh vetë Berisha dhe për këtë arsye, ai nuk do të ketë faturën e humbjes së njërit, ndërkohë që do të marrë bilancin e fitores së tjetrit. Parashikimet janë pothuaj të ngjashme. Lulzim Basha, i paprovuar në opozitë, me një qeverisje problematike të kryeqytetit, por me një miqësi të shpallur me Ilir Metën, afron kompromise dhe mundësi për kompromis. Ka problem që nuk ndodhet në Kuvend dhe, nëse zgjidhet kreu i PD-së, i duhet të drejtojë grupin me telekomandë, siç bënte Rama me të tijët. Po kështu, ai reflekton kontrast me demokratët në opozitë, sa kohë do të vazhdojë të jetë ai vetë në pushtet. Problemi tjetër thelbësor është se ai njihet vetëm mediatikisht nga baza e partisë, përveç Tiranës dhe Elbasanit në të cilat ka zhvilluar fushatë. Eshtë pothuaj i padëshirueshëm për gardën e vjetër të PD-së, përfshi sidomos Topallin e më pak edhe Boden e Patozin. Ka ende raporte të mira me faktorin ndërkombëtar, por ka zhgënjyer diplomatët e akredituar në Tiranë.

Sokol Olldashi ka karizmën dhe përvojën e të bërit opozitë dhe paraafron opozitë radikale, të ngjashme me atë të vetë Berishës. Sikur të votohej vetëm nga socialistët e Ramës apo LSI-stët e Metës, ai padyshim do të humbte në garë; e majta do të preferonte Bashën në vendin e tij. Ka influencë dhe njohje personale me pothuaj të gjitha strukturat e PD-së në bazë dhe së bashku me aleatët e tij të heshtur në garë, Topalli, Bode, Patozi e të tjerë, kontrollon ose është i pranueshëm në më shumë se 75 për qind të tyre. Prania në Kuvend si deputet dhe aftësia e tij si polemist është një kartë që i jep dorë, njëlloj siç e dëmton distanca dhe dyshimet me të huajt e Tiranës.

Çfarë do të ndodhë? Këtë për momentin nuk e di as vetë Berisha që po dëshmohet si dorëjashtë në këtë garë. Të dy kandidatët janë më shumë se secili veç e veç; njëri me krenarinë e atij që ka hyrë shpesh në provime e tjetri me një diplomë tekanjoze në xhep. Të dy me të njëjtin lujalitet të pafundëm ndaj Berishës dhe familjes së tij, por Basha me më shumë afërsi me të. Njëri me një armiqësi të provuar me pozitën, tjetri me shumë shanse për të biseduar me të paktën një pjesë të saj, edhe atëherë kur pjesa tjetër i tund kërcënueshëm dosje penale përpara syve. Të gjitha këto i di sidomos Berisha, i cili i sheh të dy kandidatët e tij të hedhur në ujë me furinë e gurëve, mat rrathët që bën njëri dhe tjetri dhe pret me dilemat e tij: për kë të votojë? Kë bir politik i duhet të vrasë?

42 Pergjigje per Basha dhe Olldashi për PD/ Një ndeshje pa Berishë në mes

  1. fl  --  6 Korrik, 2013 në 8:22 pm

    TE dy llum. Keta ne opozite nuk frymzojne asgje dhe askend, vec militantve dhe atyre qe do dalin te pakenaqur pas Shtatorit. Asgje me teper

    Përgjigjjuni

    • Osman Gazepi  --  6 Korrik, 2013 në 10:28 pm

      Lorenc, gabimisht ke zgjedhur kete titull more qerrata ;-)
      Dy Bolet dhe Sala ne Mes?!! Cfare i bie te jete Sala?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/kjo-nuk-mjafton.html

      Përgjigjjuni

      • kulla bjeshkve  --  7 Korrik, 2013 në 1:07 pm

        Kushdo te zgjidhet nga keta te dy,,,Edi Rama dhe Ilir Meta do tallin koqet dhe bythen me PD per nja 12 vjet,,sepse ajo PD do te jete nje stan me lepuj,duke u krijuar fraksione dhe ndarje do te transformohet ne 3-4 parti te tjera te cilat do te jene te paafta per te perballuar nje elefant si Edi Rama dhe nje tiger si Ilir Meta,,nderkohe krokodili Sali Berisha do te kete ngordhur.Mendoje se sikur te realizoet vizioni i Edi Rames per te ardhmen e Shqiperise,,,ajo mbas 5-6 vitesh do te jete nje shtet normal si Slovenia,apo Cekia e Slovakia.Por ky vizion kerkon mbeshtetje.

        Përgjigjjuni

  2. albon  --  6 Korrik, 2013 në 8:26 pm

    Partia antishqiptare e cila mban emrin PeDearat blu .
    qe i shkerdheu greku pederi dhe i mori teritorin shqiperise ,
    jan duke zgjedhur putanen e radhes dhe ky duket qe te jet ,
    nji putane e licensuar per transvertit ne hollande ,
    ne vendin e transve boteror .

    Si arrijn shqiptaret ta lejojn qe te exzistoj nji parti e tille e cila hapur punon kunder shqiperise dhe kjo me e cuditeshmja eshte se e lejon edhe ligji shqiptar vollaj nuk ka kar ne kte bote me e pranu .
    Shqiptaret nuk dijne mesa duket te dallojn armikun nga miku ,tradhetaret nga atdhetaret prandaj ne cdo kohe ,cdo epoke te historise i denon zoti tyre ,duke u perseritur historia si me qen koke pa tru thjesht nji kanoce

    Përgjigjjuni

  3. moza  --  6 Korrik, 2013 në 8:53 pm

    Ndoshta ja hedhin duke u bere kryetar opozite sepse ne fakt jane per burg te 2 keta, prandaj jane caktuar per te shpetuar nga denimi! Te shohim se cili do te jete me “fat”.

    Përgjigjjuni

  4. Skypion  --  6 Korrik, 2013 në 8:55 pm

    Eshte me te vertete e stermundimshme te lexosh nje shkrim te fandaksurit Vangjeli.Me te vertete e mundimshme. Nuk e di sesi ka hyre ky idiot ne ate rrethin e analisteve,por kam pershtypjen se mund te jete ndonje trill i fatit.
    Ky tip i cuditshem dhe gaztor i ekraneve tona e lidh nje gje,qe shumekush nuk e di ,me Edi Ramen: raporti me vdekjen! Edhe ky ,sic eshte shprehur vete ne nje liber,ka dashur te beje vetvrasje! Keto ndoshta ju duken te cuditshme dhe pa interes,por nuk eshte keshtu,sepse kemi te bejme me njerez allosoj,me crregullime mendore,qe vuajne nga njelloj bipolariteti;kemi te bejme me njerez me njerez te paqendrueshem,ku njeri (Rama) do te behet kryeminister,dhe tjetri(Vangjeli) do te beje analiza!
    Tmerr!Nje idiot i fandaksur si Lorenc Vangjeli meton te beje analistin! Por ka edhe nje gje tjeter,qe lexuesit duhet ta dine per kete tip te cuditshem: hera e pare qe portreti i tij(prej kali mongol) u be i njohur prej publikut te gjere,ishte kur gazetat qe percillnin dasmen e Rames ,ndermjet shume fotove te tjera,nxoren edhe nje foto te Lorenc Vangjelit,i ulur ne gjunje tek i puthte doren …Janullatosit!
    Nuk e di nese kete puthjedore e ka bere edhe me prinderit e tij(megjithese kam pershtypjen qe jo),por gjesti i tij ishte,me shume se i natyrshem, i kerkuar,tipike kjo per vulehumburit e sojit te tij,qe shfrytezojne rastin per te bere karshillek.
    Sa per shkrimin ,me ngjan me ato anektodat per Dull Kasapin te tilla si:”patatja eshte edhe buke edhe gjelle”,apo menyra sesi behet rakia,duke shtrydhur rrushin! Me nje fjale,ato qe i dime te gjithe,ky i perzien me ato trillet e vete prej te fandaksuri dhe ua servir gazetave.Shkurt,pordhh e ftohte.

    Përgjigjjuni

    • Lomi pri Baldushku  --  6 Korrik, 2013 në 9:50 pm

      Kët skypionin rradhën qetër kimi p’ta mor kandidat për deputet m’PD se osht shum burr i qut. Ne ky, me dy llafe ja mush menien popllit. Osht ne shum i talentum. Nuk e di a i ka vu men Sala. Ene po nuk i ka vu men kimi p’ti thon no t’qerët. Osht Safi tru, pri kaptinës e deri ke thojt e komve. Hajt tyrqeta pri Lomit.

      Përgjigjjuni

  5. timo  --  6 Korrik, 2013 në 9:25 pm

    Zoti Vangjeli, besoni ju që po të ishte Basha “deputet kryatar i PD-së” në parlament do t’i dilte përpara Berishës “deputet i thjeshtë”?!!

    Përgjigjjuni

  6. analisti  --  6 Korrik, 2013 në 9:28 pm

    nese PD do te ringjallet ate mund ta beje vetem Olldashi (i cili ka ngrene nje shishe ne koke nga SB kur garonte per kryetar Bashkie ne Tirane) nese Lulkuqja fiton athere PD vazhdon pikieaten dhe ne fund te 2013 PD shnderohet ne shoqaten familjare e vicidolasve te rilindur.

    Përgjigjjuni

  7. Demo Gropa  --  6 Korrik, 2013 në 9:36 pm

    Jam shume dakort me skypidin ,ky qe ka bere artikullin nuk eshte analist,vetem skypidi dhe qim peka dine te bejne analiza megjithse i kane analiza rurale.

    Përgjigjjuni

  8. anetar i pd  --  6 Korrik, 2013 në 9:48 pm

    Po sigurisht qe Berisha do te qendroj i paanshem ne gare sepse eshte njeri serioz. Nderhyrja e tij nuk i sherben kurrkujt sepse kryetari qe do zgjidhet do duhet te punoje me strukturen. puna e struktures ka nje rol te jashtezakonshem ndaj dhe kryetarin do e zgjedh struktura e pd. Une mendoj qe struktura dhe anetaret e pd jane shume me afer me sokolin se me lulin. kjo sepse sokoli ka qene qe ne opozite, i ka perkrahur njerzit e strukturave dhe eshte ndjeshem me i avancars se Basha.fiton Olldashi.

    Përgjigjjuni

  9. Dorina  --  6 Korrik, 2013 në 9:49 pm

    Kam fituar nje simpati per PD gjate ketij 8 vjecari per shkak te investimeve ne infrastrukture. Te dy kandidatet jane persona qe kane qene pjese e ketij zhvillimi, por ajo cfare vleresoj te SOKOL OLLDASHI eshte fakti qe nuk eshte perlyer ne asnje afere financiare dhe tjetri eshte pjese e nje gjygji te madh publik dhe ligjor. Verej ne OLLDASHIN grinten per te qene inisiator i reformave, dhe ndermarres i tyre. Tek Basha verej nje figure shume te kapur pas ish liderit dhe kjo nuk e ka lene asnjehere te kete nje figure te tijen, por thjesht nje kopje e berishes.

    Përgjigjjuni

  10. Kreshniku  --  6 Korrik, 2013 në 9:55 pm

    Kam vite pjese e strukturave, dhe njoh vetite e Sokol Olldashit si njeri qe i qendron prane strukturave te partis, ndersa per lulzimin me vjen keq ta them por jam shume i zhgenjyer nga ai sepse investoj karrieren aktive politike ne tentativen me bashkepunu me te majtet, me LSI. Kjo beri qe ta lere elektoratin pas dore, dhe ta papunsuar. Me OLLDASHIN e shoh PD me afer fitores tjeter, dhe PD nje force politike qe do i bej balle kesaj shpure hajdutesh qe jane ne qeveri. PD ka nevoje per lider te djathte me Olldashin, jo per doren e Ilir Metes mbi koken e Lulzimit

    Përgjigjjuni

  11. PERIKLI GOREZI  --  6 Korrik, 2013 në 9:57 pm

    JAN SHUM ARGUMENTA QE NA COJNE NE TE MENDOJME SE OLLDASHI ESHTE NJERIU I DUHUR PER TE QEN KRYETAR I PD.AI ESHTE NJE NJERI PUNTOR, I ZGJUAR, NJE NJERI QE BEN GJITHCKA PER TE NDIHMUAR TE TJERET,NJE NJERI I THJESHTE DHE POPULLOR.BESOJ SE SKA ME KUPTIM TE VAZHDOJME TE FLASIM PER NJE NJERI QE KA PUNUAR FORT DHE MENDOJ SE KA ARDHUR DITA TJA SHPERBLEJME GJITHE MUNDIN QE KA DERDHUR DHE PAS DISA VITESH TE NDJEMI KRENARE QE DO TE KEMI NJE KRYETAR SI SOKOL OLLDASHI.FITORE

    Përgjigjjuni

  12. emiljano  --  6 Korrik, 2013 në 10:01 pm

    z.Vangjeli, ne me te shumten e shkrimit te mesiperm je plotesisht i sakte, madje do te pergezoja si nje analist qe e njeh shume mire politiken ne Shqiperi ( kur te do ajo gjeja i thuhet ne keto raste).. po meqe permende Ronaldinjon, po te them qe Olldashi ne politike ka klasin e tij, ndersa Basha politikisht eshte si Rekoba i Interit, dmth i perkedheluri i president Moratit (kupto ktu doktor Berishen).

    Përgjigjjuni

  13. ZANA  --  6 Korrik, 2013 në 10:02 pm

    MENDOJ SE DERI DIKU ESHTE NJE SFIDE E FORTE MES 2 KANDIDATEVE POR MENDOJ SE BASHA DUHET TE MBAROJ NJEHER ATE PERGJEGJESI QE I KAN DHENE QYTETARET E TIRANES , SEPSE NEQOFTESE BASHA E LE NE MES TE RRUGEVE BASHKINE ATEHERE QYTETARET E TIRANES DO HUMBASIN BESIMIN TEK KRYEBASHKIAKU DHE MENDOJ SE KJO NUK ESHTE GJE E MIRE. GJITHSESI SUKSESE TE 2 KANDIDATEVE

    Përgjigjjuni

  14. Indrit Cela  --  6 Korrik, 2013 në 10:03 pm

    Olldashi ka arritur te te krijoje individualitet politik pa u bere kopje dhe nuk i ka kundershtuar kurre vendimet e Berishes. Ai po kandidon per te fituar dhe per mos ti lejuar socialistet qe te vjedhin shtetin Shqipetar.

    Përgjigjjuni

  15. Titi tr  --  6 Korrik, 2013 në 10:05 pm

    Edi Rama nuk pati force, mundesi te punonte forte me partine socialiste ne opozite ne kohen qe ishte dhe kryetar i bashkise. E pame rezultatin qe pati ne 23 qershor sepse per 2 vjet i eshte perkushtuar vetem partise. Rasti i Lul bashes me duket identik. E besoj qe deshiren e ka te madhe per ta risjelle fuqishem ne pushtet por drejtimi i bashkise nuk mund tia lejoje kete. Keshtu qe me mire te behet Sokol Olldashi, sepse jam i sigurte qe do i jete nje kryetar teper i perkushtuar

    Përgjigjjuni

  16. Enia Sulaj  --  6 Korrik, 2013 në 10:07 pm

    Basha eshte shume mik me kryetarin e partise “levizese” , Ilir Meten, prandaj ai nuk duhet te jete kryetar i partise tone.. Votoni Sokol Olldashin dhe do ta vertetoni se ai di te jete nje opozitar i forte qe do ta coje perpara PD !

    Përgjigjjuni

  17. Jaku  --  6 Korrik, 2013 në 10:09 pm

    Ajo qe me duhet te pranoj eshte fakti se Olldashi ne krye te PD-se eshte me i rrezikshem se Luli qe me dukut si ato kukullat qe mbahen me fije lart e qe luajne sipas deshires se playmakerit te madh. Olldashi te pakten do ta beje edhe Edin te punoje me mire duke e vene ne pesion te vazhdueshem.

    Përgjigjjuni

  18. helena  --  6 Korrik, 2013 në 10:14 pm

    Ore Vangjel, po mire o vangjel pse nuk e pranon ti qe Olldashi eshte i paperfolur dhe kaq, pse duhet te aludosh per gjithcka edhe aty ku nuk ka prova dhe kur vete gazetat sulmuese kane pergenjeshtruar?

    Përgjigjjuni

  19. demokrat  --  6 Korrik, 2013 në 10:45 pm

    Nese procesi i “rilindjes” se PD do te ishte marre seriozisht dhe te trajtohej si nje evolucion dhe jo si fushate, atehere procesi duhej te drejtohej nga udheheqja aktuale, perjashtuar Berishen, dhe pas nxjerrjes se pergjegjesise per cdo qark duhet ti hapte rrugen ribashkimit te PD me te gjitha fraksionet apo individet, FRD besoj do te ishte pjese nese Berisha relaisht do te ishte dorehequr. Personalisht do te isha per nje konkurence te hapur, por Topi do te ishte nje figure bashkuese te te djathtes konservatore dhe asaj liberale.Bojaxhi por edhe Selami mund te ishin konkurente te denje. Perderisa procesi i rinovimit deshtoi qe ne lindje atehre midis dy kandidaturave preferoj Olldashin. Arsyeve te mesiperme do tu shtoja, perceptimin qe kane dy kandidatet ne bazen e partise dhe ne elektoratin e pavendosur, ose ate gri si parapelqehet te nominohet. Basha perceptohet si kanakari i Berishes, dhe meqe nje pjese ePD votoi ne menyre strategjike per rrezimin e Berishes, po e njejta do te votoje ne menyre te tille ndaj kpjes se keqe te tij.
    Nje nga arsyet e humbjes se thelle eshte edhe lodhja nga krahinarizmit te ngushte me te cilen u ngjyros administrata e PD, pra u kerkuar edhe nje ndryshim thelbesor. Shqiptaret nuk mund te pranonin te udhehiqeshin nga “qeverri” dhe administrata te Zones se PAre Operative por ata ne te njejten kohe nuk mund te pranonin asesi te udhehiqeshin nga nje qeveri dhe administrate e Malesise se Gjakoves. Kjo nuk u kuptuar as ne mandatin e dyte dhe as ne mandatin e trete, ne te nejten kohe u ngushtuat baza e partise me vetedije te plote.Basha si vazhdim dhe si zgjatim rutinor i kesaj politike, dhe ne mendimin tim elozhet qe i beri Hajdarit dhe endorsment nga familja e tij me teper e dobesoi pozicion e tij ne situaten e re ku kerkohet ndryshim ne permbajte por edhe ne aparence. Nese synimi i Berishes eshte te cimentoje rezultatin 3 me 1 ne Prefekturen e Kukesit, Basha eshte njeriu me adapt,ka perkrahejn e hapur te Berishes dhe enturazhit te tij dhe origjina e tij e pertej kufirit mund ta ndihmoj te fitoj disa vota nga perkrahja e emigracionit kosovar ne Fushe Kruje, Milot, Durres, Shijak,Elbasan dhe Fier. Por kjo figure mban larg 80% te bazes reale te PD. Ne kete pike Olldashi ka nje avantazh te qarte, mendoni sikur Hoxha te kishte zgjedhur nje besnik nga Z1O si fjala vjen Gramoz Ruci si pasuesin e tij. Edhe Berisha ka gabuar strategji, i ka varur Bashes nje qyrk realisht nuk e mban dot. basha duhet te kaloj para se gjithash nje proces purifikimi, u be pis shume dhe shume shpejt, dhe nje proces te aftesimit manaxherial per te ardhmen.
    Ky nuk eshte nje proces per te zgjedhur kryearin e PD, por eshte nje proces referendar brenda PD per te testuar pozicionin real te Berishes.Fitorja e Bashes eshte fitorja reale e Berishes, dhe kjo do ta vonoj ringritjen reale te PD. Humbja e Bashes do te tregoj qe anetaresia e PD do te marre realisht ne dore fatin e PD dhe do te jete aftesia e Olldashit per te treguar sa i afte do te jete, por gjithsesi kjo do te jete hapi i pare i vertete ne nje proces te vertete demokratik ne PD dhe hapi vendimtar per ndarjen nga e kauara e PD qe duhet ghukuar ne dritehijet e veta.
    Olldashi perball Bashes nuk eshte e keqja me e vogel, por zgjedhja me e mire dhe me e LIRE.

    Përgjigjjuni

  20. tradita  --  7 Korrik, 2013 në 1:07 am

    Ata jane 1 dh 2 ne PD. nuk jane larg.berisha eshte gjithçka.

    Përgjigjjuni

    • Askushi  --  7 Korrik, 2013 në 1:38 pm

      Ata jane dy cereket(cyryket)e gjysmes se Berishes,qe ai do ti perdore si bastune per te tredhur PD dhe per te mbajtur gjysmen tjeter te tije(kurrizin gonuq anuar nga njeri prej tyre).
      Ata jane, njeri Llosh e tjetri Llyre,perzier bashke,do mbajne akoma ne jete nje Kellire!

      Përgjigjjuni

  21. Ali  --  7 Korrik, 2013 në 3:38 am

    I paska leshuar olldashi delet qe shkruajne ne forume.
    p.s please mos shkruaj e njejta dore, se duket gjuha dhe stili I perdorur; duhen vendosur persona te ndryshem, qe te duken si origjinale.

    Përgjigjjuni

    • JUNA  --  7 Korrik, 2013 në 6:20 pm

      HAHAHHAHA DEMOKRATI QUAN DEMOKRATIN DELE

      Përgjigjjuni

  22. mesh(igje)tar realist  --  7 Korrik, 2013 në 11:49 am

    Asht vendose prej familjes Hoxha e Berisha, qi Partine Islamo-DemoNkratike ta terhjekin zvarre…t’a udheheqe deshta me thane, Lul Pashe-Hoxha Zgerdhiqi, kushrî i larget i Esat Pashe Toptanit, qi edhe ky, ka me ardhe dita, me ja shite Shkodren Malit te Zi( simbolikisht).

    Ky qytet kryeneç, i lodhun e i rraskapitun prej rreth 100 vjetesh lufte kunder saj, sa prej te huejve e sa prej shqyptareve, ka me kene “shkandulli” i fundit i nipit te hoxhes gjinokastrit.

    Mbaju Shkoder, se xhonturqve shqyptare ka me ju ardhe shume shpejt dita e gjykimit!

    Përgjigjjuni

  23. Guardium  --  7 Korrik, 2013 në 5:25 pm

    Eshte nje shkrim elegant, qe e grish gjithkend te jap nje mendim, edhe pd-istin, edhe socialistin, edhe metistin, edhe berishistet, edhe selefet, edhe selefet turkoshak te sterbetuar, edhe sumat e forumit dhe gjithkend tjeter.
    Vangjeli ka bere nje tablo te detajuar te atyre qe mtojne kreun e PD-se, me pluset dhe minuset e tyre, qe emerues te perbashket kane vetem Berishen dhe vetem ate.
    Fasada e nje Partie me rregulla demokratike, rregulla te cilat jane prodhim tribal i sjelljes dhe moralit te mullah Berishes, te cilat jane grumbulluar dhe konsoliduar vit pas viti, duke u pranuar me hir dhe pahir si Kurhani i PD-se nga kupola dhe fakiret.
    Problemi eshte, duket sikur de jure ka gare, ndersa de facto, ajo eshte fallco, e paragjykuar, e paravendosur dhe e qarte, saqe, s’ka shkrim apo shkrues, politikan ose jo, militant ose jo, analist ose jo, qe te mos e kuptoj kete farse qe luhet ne PD.
    Nje gje eshte e qarte, qe kufoma e qelbur morale dhe politike e Mullah Berishes, qofte ne skene apo pas kuintave, do te vazhdoj ta qelb akoma ambientin politik dhe shoqeror shqiptar.
    Nje gje eshte akoma me e qarte ne PD, qe kurre nje kristian nuk do te marre frenat e PD-se ne dore, perderisa te jet aty kufoma lebrotike e Mullah Saliut, perderisa aty, tribuja dhe forca e saj materiale e mbeshtetur ne Kurhan te bej ligjin.
    Sokol Olldashi e di shume mire qysh ne start qe ai eshte i humbur, njesoj si Namik Dokle me idhullin e tij Ramiz Alia.
    KJo qe behet ne PD, nen dirigjimin e mullah Saliut, eshte akoma me sharlataneske se ajo e 22 vjeteve me pare.
    Olldashi e di kete shume mire dhe ai me vetedijen e nje olldeleje e pranoi kete sakrifice, per tu shperblyer me nje post nen Bashen.
    Ne duhet te dime diçka, qe nuk ka gje me te degjeneruar dhe te neveritshme, sesa inati i malokoislamikut ne pergjithesi dhe Saliut ne veçanti.
    Saliu, ky malokoislamik primitiv, ky cub, kjo kufome e degjeneruar moralopolitike, nuk largohet nga skena politike pa marre “hak”, kunder Edvinit, sipas riteve kuranore malokoislamike.
    Do ja kthej me te njejten monedhe, me te njejten retorike dhe veprim, me te njejtat metafora dhe arsyetim dhe mos me keq, dhe akoma me keq Edvinit ne keto vite dhe ne prag te zgjedhjeve te ardhshme.
    Ai nuk do ngordh as politikisht dhe as fizikisht derisa te arrij kete dite.
    Ai do haj pak e nga pak gjithe moralin e mbetur te PD-se, gjithe vlerat e mbetura te saj, ashtu si kufome e kalbur ne ngordhje.
    Kush me mire sesa Lul Basha selefi modern mund t’ja realizoj kete?
    Kush me shume se ky eunuk mund ti garantoj atij mbijetese dhe drejtim pas kuintave, aq me teper ne Kuvend ku Basha nuk eshte i pranishem?
    Ai eshte bastuni qe Berisha ka zgjedhur, arma, naganti politik qe do gjuaj vazhdimisht Ramen dhe qe pas 4 vjetesh do ta quaje po Ramen gjysh, duke i kerkuar largimin.
    Historia do perseritet.
    Olldashi u kthye me vetdije ne nje Olldele politike, sepse une besoj se ai e ka nuhatjen morale, politike, zgjuarsine dhe njohjen e nevojshme te jetes ne PD.
    Po te ishte ndryshe, po te ishte, qe meritokracia dhe kredibiliteti do te ishin kryefjala dhe rregullat demokratike ushqim per jeten e perditshme te PD-se, kush me shume se Jozefina apo Bode e meritonin?
    Por per nje gje jam i sigurte, se pavarsisht nga gjithe kjo, kurre nje kristian, sa te jete kufoma Berishe ne dhomat e godines PD, nuk do te arrije te jete ne krye te PD-se.
    Kjo kufome shpreson shume dhe tek figura e nje kopili politik dhe moral ne anen e rilindjes, qe eshte Ilir Ballaban Meta.
    Kujdes nga selefet, se ata kudo qe fusin hundet e prishin dhe e qelbin gjithçka.
    Meta eshte me shume se kaq, eshte me pleh se kaq.

    Përgjigjjuni

  24. kuq e zi  --  7 Korrik, 2013 në 6:00 pm

    e djathta shqiptare nje kopje e keqe e djathtes italiane
    ku nuk ekziston partia por lideri dhe te tjeret sjane askushi si basha ashtu dhe olldashi jane nxenes te berishes kandidaturat e tyre jane zgjedhur ne ate menyre qe kushdo te fitoje nga te dy te hapi krahun pa bere zhurme kur ja kerkon berisha ashtu si ben alfano nen urdhrat e berluskonit nqs kandidat do ishte dikush i vjeter ne pd mund ti hiqte pushtetin pergjithmone berishes i cili kurre ska per ta leshuar ate thjeshte sepse tani ka shume interesa personale per te mbrojtur ashtu si berluskoni qe sa here eshte ne rrezik gjyqi me pushtetin e tij krijon trubullira ne politike
    prandaj jam i bindur qe fushata qe do vij pd-ja do kete ne krye po ate te djeshmin ndersa keto lojrat e sotme jane vetem folklor qe do zgjasi 3 vjet

    Përgjigjjuni

  25. albani  --  7 Korrik, 2013 në 6:01 pm

    Te dy mund ta bejne rolin e kryetarit te PD. kushdo qe te marre kete post eshte ndjeshem me larte dhe i paster se njerzit e ps dhe lsi. Olldashi ka me shume force per te perballu grupin e ngushte qe ka marre ne dore shtetin keto kohe.

    Përgjigjjuni

  26. Gimi  --  7 Korrik, 2013 në 6:20 pm

    Asgje nuk eshte e vendosur, po me sa duket Lulushit nuk i ka ngelur gje tjeter per te bere vecse te hap fjale lart e poshte qe e ka te fituar kete gare se e mbeshtet madje edhe Faro i 55-es.

    Përgjigjjuni

  27. henderson  --  7 Korrik, 2013 në 6:23 pm

    Luli vogel nuk ia ka idene opozites, madje po ta dinte se ca eshte jeta politike ne opozite do ia kishte mbathur per ne hollande qe ne date 24 qershor. Olldashi eshte kafshe politike, i ka ngritur strukturat e saj ne shume qytete ku ato ishin shkrire me kohe.

    Përgjigjjuni

  28. alban4eva  --  7 Korrik, 2013 në 6:39 pm

    nuk i kuptoj keta komentuesit kur mundohen te japin mendime, se cili duhet te zgjidhet kryetar i PD-se. o njerez, a nuk e kuptoni ju qe te dy keta njerez jane me dosje, qe jane te dy hajduter, kurse Lul torta pervec se hajdut, eshte edhe vrases, vrau kater vete ne bulevard, se bashku me padronin e tij S-halè serb Berishovicin..!!

    per cfare kanditate per kryetar partie flisni ju?? keta jane njerez qe duhen futur ne burg, kurse ju harroni poshtersite dhe pislliqet qe kane bere keta ndyresira dhe diskutoni per kandidate..!!

    a jeni ne terezi o njerez, ne vend te thoni “kur do vije ajo dite qe do ti shohim pas hekurave” keta njerez qe qeshin, ju flisni perralla me mbret..
    hajde shqypo hajde.. dhe themi pastaj perse na e fusin sa krahu politikanet gjithmone..!!

    Përgjigjjuni

  29. avici  --  7 Korrik, 2013 në 6:59 pm

    Berisha e ka len garen e hapur dhe kete e di edhe vete Basha, po me sa duket atij i intereson vete ta beje sa me te besuesheme te kunderten, ne menyre qe anetaret e partise demokratike te shkojne te sigurte se vota e tyre nuk pi uji. Megjitheate shpresoj qe Olldashi te fitoje dhe ta ktheje partine demokratike ne pushtet duke rregulluar ate cka u be gabim ne kto 8 vite qe kaluan.

    Përgjigjjuni

  30. enxhi  --  7 Korrik, 2013 në 7:14 pm

    KRAHESOJENI NJEHER KONTRIBUTIN E BASHES ME KONTRIBUTIN E OLLDASHIT DHE VENDOSNI MOS FLISNI KOT. OLLDASHI PERPARE

    Përgjigjjuni

  31. Genci Albania  --  7 Korrik, 2013 në 7:16 pm

    Basha beri mire qe kandidoi per kryetar per te vetmen arsye sepse i nxorri ne pah vlerat e Sokolit , na tregoi se Koli eshte i duhuri per postin e kryetarit !!! Fitore

    Përgjigjjuni

  32. Joana  --  7 Korrik, 2013 në 7:21 pm

    Artan Hoxha ne nje shkrim te tij ka thene se Sokol Olldashi ka ardhur ne Partine Demokratike me pantallona te shkurtra. Eshte e vertete qe ka ardhur shume i ri ne PD. Ka kaluar pothuajse gjysmen e jetes se tij duke punuar ne strukturat e partise. Ka punuar shume ne opozite ashtu dhe kur ka qene ne pushtet. Tani luli vjen e na flet sikur te kete lindur ne Partine Demokratike, nderkohe qe nuk njeh asnje menyre se si mund ta organizoje e bashkoje PD, por flet kot ne ajer

    Përgjigjjuni

  33. blerta  --  7 Korrik, 2013 në 7:21 pm

    eshte Koli i vetmi person qe mund ta mbaje gjalle PD ne opozite sepse di te jete nje opozitar i forte . e ka nisur punen e tij si anetar i thjeshte , ngjites posterash , minister , deputet , dhe nuk eshte perulur kurre. e meriton te fitoje OLLDASHI

    Përgjigjjuni

  34. niku  --  7 Korrik, 2013 në 8:03 pm

    Sigurisht njeri eshte nipi i nje antari te komitetit qendror te parise se pune se shqiperise. Prape komunista ne krye ?

    Përgjigjjuni

  35. valter  --  7 Korrik, 2013 në 11:15 pm

    PO çfare diskuton more Vangjel, po ate e kane zgjedhur me kohe ne tavolin kush do jet krej i PeDEs. Edhe Olldashi ka ren dakort sipas mendimit te udheheqsit qe drejtuesi duhet te jet Luli por ai duhet te futet ne gare per te qen sikur eshte proces demokratik. Cfare derdellisni kot, pseudoanalista.

    Përgjigjjuni

  36. Gjeralb  --  8 Korrik, 2013 në 3:54 am

    Une nuk e kuptoj pse artikullshkruesi, si komentator i nje ndeshje futbolli,nuk permend faktin se Lulzim Basha ka hedhur zyrtarisht firmen si perfaqesues i Qeverise Berisha per faljen e detit Shtetit Grek!

    E dyta, pse komentatori Vangjeli nuk permend dyshimet qe kane te afermit e deputetit socialist Fatmir Xhindi, i vrare gjate fusahtes elektorale te Sokol Olldashit ne vitin 2009 ne Roskovec!

    E treta, pse komentatori i ndeshjes Basha Olldashi nuk e permend faktin se ishte pikerisht Berisha qe i zgjodhi keta te dy persona ndermjet dhjetra bashkepuntoreve te tij ne rrenimin 22 vjecar te Shqiperise, sipas projektit politik te shtetit serb!

    E katerta, vertet beson komentatori se do te kete gare, per shkak te nje SMS provokuese te dinakut Berisha. Si Olldashi dhe Basha jane pjelle e politikes qe solli ne pushtet Berishen, pra jane kelyshe te tij dhe atyre qarqeve politike qe Berisha iu ka sherbyer me perkushtim e besnikeri. E vetmja dileme e Berishes eshte, nese do ta udhezojne te rrije ne politike, te zgjidhet Basha dhe ai te kryesoje grupin parlamentar te PD ne Kuvend, nese do ta udhezojne te largohet nga teatri politik i Shqiperise, do te zgjedhe Olldashin, po corbengrenes serb si dhe Berisha e Basha.

    Përgjigjjuni

  37. Aliu nga Selenic  --  8 Korrik, 2013 në 9:50 am

    PARTIA DEMOKRATIKE ESHTE LARGE TE ZGJEDHURT TE NJE LIDERSHIPI TE VERTET.

    Duke lexuar kete shkrim arrijem ne perfundimin se PD eshte large realiteti te zgjedhjes se nje lidershipi qe ti sherbej seriozishte nxjerrjes se partise demokratike nga bataku 22 vjecare qe e ka futur Berisha.
    Kjo force politike qe u thirr nga historia per te marre ne dore fatet e vendit ne vitet 1992-e ne vazhdim jo vetem qe nuk jupergji ketij akti historik pore beri te kunderten e saje.
    Berisha, drejtimin kryesor i dhe kunder interesave te vendit te vet.Nen masken e luftes kunder „komunizmit“ atije qe tashme vetem tek Berisha ishte instaluar, beri te mundur kasaphanen ekonomike me te tmerrshme ne keto 22 vjet sa qe ase nje lufte e trete botrore nuk do ta bente n je kasaphane te tille.
    Berisha pervec kasaphanes ekonomike beri dhe kasaphane ne arsim duke e shperfytyruar ate, beri kasaphane ne shendetsi, ne kulture ne shken dhe kudo. Deri dhe heqjen e Akademis se shkencave.
    Sikur te mos mjaftoni keto ai beri edhe cenime te integritetit te vendit ton sic ishte rasti i detit.
    Ajo qe ishte edhe me prekese ishte edhe ideja teper e gabur per korrigjimin e historise. Ku ne te vertet gjete tentatives per nje „korrigjim“ te historis beri rrenimin e vlerave me vitale te saje duke tentuar te rrenonte patriotizmin ton ne shekuj qe fillon te pakte qe nga Skenderbeu, Ismali Qemali rrenimin e luftes antifashiste nacional clirimtar , rehabilitimin e kriminelve qe bene lufte se bashku me UND-ne Jugosllave dhe Asfalin Greke kuder shqiperis deri dhe deshmoret e kombit.
    Ne platformen e tyre keta dy kandidature qe kane marre persiper te bejen zv/simin e Berishes me shume po perpiqen te mbajne te pa prekur Berishen se sa te fusin elemnte te ri ne lireshipe.
    Keshtu deri tani keta nuk kan paraqitur asnje program se ku do te arrije Partia Demokratike. Pore vazhdojn te ngelen vetem tek kandidatuart duke i barazpeshuar se cila nga keto eshte pro Berishes dhe cila ESHTE KUNDER.Keshtu largimi i Jozofina Topallit nga te dy keto kandidatira e shpreh me se miri nje gje te tille.
    Pra si perfundim nuk kemi asgje te re pervecse nje avaz te vjeter me elemt te rije. Ku dhe jene large zgjedhjes reali nje Lidershi[ qe i sherben realishte Partis Demokratike dhe Shqiperise.!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>