Nga lajmet tek “Zambaku i Prizrenit” | Gazeta Tema
 

Nga lajmet tek “Zambaku i Prizrenit”

Postuar në: Lifestyle |

bledi2Duket se lajmet i janë mërzitur Bledian Kokës, aq sa ka vendosur, së paku për një natë, të jetë i rrethuar nga vajza të bukura dhe këngëtarë të muzikës qytetare.

Si asnjëherë tjetër, festivali i muzikës qytetare, “Zambaku i Prizrenit 2013” është prezantuar nga një gazetar lajmesh, si Bledian Koka dhe dy bukuroshe, Ertemiona Meidani  dhe Emanuela Ndrecaj.

A ishte kjo një trampolinë në botën e show-ut?

Bledi rrëfen se, pas përfundimit të festivalit “Zambaku i Prizerenit”, ka marrë telefonata për të qenë pjesë në aktivitete të ngjashme si moderator, por është herët për të vendosur.

Sa për “Zambakun e Prizrenit”, për të ka qenë një eksperiencë që i ka përkëdhelur jo pak sedrën.

Në mbrëmjen e së dielës uli siparin aktiviteti kryesor i muzikës qytetare shqiptare, në formatin e konkursit.

Prej vitit 1986 ky festival organizohet në Prizren dhe prej aty kanë dalë mjaft këngëtarë të njohur të muzikës mbarëshqiptare. Këtë vit fitues ishte Devis Xherahu me këngën “Të trashëgohesh”, të cilit iu akordua trofeu “Zambaku i Argjendtë”.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

6 Pergjigje per Nga lajmet tek “Zambaku i Prizrenit”

  1. Landi Zverige (Tr)  --  8 Korrik, 2013 në 9:28 pm

    E ca do me thon kjo?!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/lalzit-bay.html

    Përgjigjjuni

    • gjirokastriti  --  9 Korrik, 2013 në 9:21 pm

      Nuk e di se kush e ndoqi po ne koncert mungonin kengetaret
      Drejtuesit e koncertit therisnin emrin e kengetares dhe ajo mungonte pastaj dilte ky qe jep lajmet dhe thoshte se ka humbur rrugen ose po regullohet ne parukeri
      Ne fund shpallen fituesin dhe e kerkonin po kishte ikur pastaj nxoren nje tjeter
      Ai prezantus duhet te shkoje ne estrade

      Përgjigjjuni

  2. mendimi lire  --  8 Korrik, 2013 në 9:37 pm

    une se njoh fare kush eshte ky Bledian Koka?

    Përgjigjjuni

  3. AISHA  --  8 Korrik, 2013 në 9:59 pm

    nuk me duket se ka bere dicka te jashtzakonshme ,eh dicka normale….
    Balzaku do ta kishte bere 100here me mire….balzak jo per ndonje gje por komplimenti eshte per komentet filizofike qe ben dhe nga ajo u nisa me shume…shkruaj komentin e radhes po me stilin tend..

    Përgjigjjuni

  4. z-amir  --  9 Korrik, 2013 në 5:43 pm

    po ti AISHA e din nga i vije Prizereni gjanem…

    Përgjigjjuni

  5. ester  --  9 Korrik, 2013 në 7:09 pm

    ku eshte ky, ne c’burim e pi ujin… hajde lajm hajde

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>