Rikthehet festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti 2000″, mungon Teatri Kombëtar i Shqipërisë

Postuar në: Kulture |

imagesPas 2 vitesh mungesë, rikthehet festivali i 12-të Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti 2000” , i cili do të çelet  sot me pjesën bullgare “Spiunazh në epokën e gurit” dhe do të vijojë deri më 23 korrik.

Trupat pjesëmarrëse të teatrit do të jenë nga Spanja, USA, Ukraina, Italia e Bullgaria.

Përzgjedhja e tyre është bërë ndërmjet 20-25 shfaqjeve teatrore nga mbarë bota nëpërmjet bashkëpunëtoreve të organizatorëve të këtij festivali në vende të ndryshme, si edhe nëpërmjet studimit të DVD-ve dhe dosjes së plotë të çdo trupe që kërkonte të ishte e pranishme në këtë Festival.

Në këtë edicion vihet re mungesa e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Sipas drejtorit të këtij festivali, Alfred Bualioti, ftesa për të qenë të pranishëm me shfaqjen “Edipi Mbret” i është dërguar Teatrit Kombëtar kohë më parë, por nuk e kanë pranuar.

Përgjigje negative ka shkuar gjithashtu nga Teatri i Metropolit për komedinë “14 vjeç dhëndër”.

Festivali “Butrinti 2000” organizohet nga Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar me financimin e Qendrës Kombëtare te Artit dhe Kulturës dhe Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Skena e këtij viti është ndërtuar krejt e re për të pritur shfaqjet e këtyre pesë ditëve të korrikut. /A.XH

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>