Ekonomi: Është normale të kemi frikë nga statistikat që do zbulohen në shtator

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia |

milva-ikonomiMilva Ekonomi, ish- drejtoreshë e Institutit të Statistikave, duke folur në një intervistë për Shqip, thotë se është normale të ekzistojë frika nga statistikat që do zbulohen në shtator.

“Të dhënat elementare nuk janë lejuar të përdoren në këto vite, rezultatet e dala kanë qenë disi të ndryshme nga kërkimet e pavarura dhe shpesh ka pasur mospërputhje mes tyre. Kjo situatë në mënyrë të natyrshme të bën të kesh ‘frikë’ për vërtetësinë e të dhënave. Disa seri kohore të dhënash me kalimin e kohës do të vetësistemohen, por në këtë moment kur duhet për të ndërtuar politika të reja, ato nuk janë aty.

Shtatorit nuk mund t’i japim përgjegjësinë e të vërtetave statistikore, por shtatorit duhet t’i japim përgjegjësinë e ‘peer-review’ të prodhimit statistikor,” thotë Ekonomi.

Sipas saj, koha e gjatë e publikimit të të dhënave për Prodhimin e Brendshëm Bruto është një problem.

Ekonomi thekson se në vend ka ekspertë, akademikë, biznese shërbimesh që do e ulnin kohën e prodhimit të këtyre të dhënave.

Po ashtu, Ekonomi thotë se teknologjitë e reja që përdoren kudo në botë mund të sjellin revolucion të dhënash./ep

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

12 Pergjigje per Ekonomi: Është normale të kemi frikë nga statistikat që do zbulohen në shtator

  1. Fanolist  --  19 Korrik, 2013 në 10:42 am

    Pershendetje z.MILVA.
    Rendesine e statistikave nuk e din shume njerez qe duhet ta dine, lere te tjere. Te dhenat statistikore duhet te merren te sakta, pa nderprerje, te sistemohen mire, te interpertohen ne menyre shkencore, te publikohen qarte; te sensibilizojne per permirsime…. gje qe nuk ndodh.
    INSTAT nuk eshte ne rolin e vete, nuk ka patur drejtuesin e duhur, gati si te ishte dhe te mos ishte… e Ju Z.Milva i dini me mire keto pune..
    Po te ishit Ju ne krye te kesaj pune , une do t’i besoja publikimet statistikore.

    Përgjigjjuni

  2. indrit  --  19 Korrik, 2013 në 10:57 am

    e rendesishme eshte te dale cdo gje ne pah te behet trasparente cdo gje populli duhet te jete ne dijeni dhe te dije se me car plerash kemi shkuar deri ne kete humnere,jam i bindur se serbi sali eshte duke bere te njejten gje qe beri miku i tij greku karamanlis me greqine,te dale cdo gje ne drite qe te shohim ideollogjione e skizofrenit sali kur thote se jemi pas GJERMANISE per ekonomi …

    Përgjigjjuni

  3. kosov  --  19 Korrik, 2013 në 11:22 am

    me njerez profesioniste te specializuar dhe atdhedashes si ju

    jam i sigurte se shqiperia do te buzeqeshe nje dite .

    – u r i m e z milva

    Përgjigjjuni

  4. refugjat tamon.  --  19 Korrik, 2013 në 1:13 pm

    ,,sa do mu bote qefi po te dilte Sala,Shero ose Gjoka ne te thoshin:.MO e degjoni se rren ,osht komuniste e kuqe…ej kom von ne bast qe kon me dal ne ta thon ne kte!!!!!!

    Përgjigjjuni

  5. Lirim  --  19 Korrik, 2013 në 2:15 pm

    Sali Berisha te dale para drejtesise, te pergjigjet per krimet e 23 viteve, eshte ai qe e ktheu Shqiperine ne nje diktature te re, zbatoi plotesisht e nje per nje te gjithe udhezimet e Ramiz Alise..

    Përgjigjjuni

  6. Miri  --  19 Korrik, 2013 në 2:56 pm

    Zj.Milva jeni shume e vonuar ne konstatimin tuaj.Ku ishit ju deri tani qe nuk jeni ndjere per kasapanen e shifrave?Ne komoditetin tuaj. Te OJQ dhe tani o burra na dolet si kofini pas te vjelit.Jeni e lodhur per kete pune e kane rinia tani stafeten.Tung

    Përgjigjjuni

    • arsen  --  21 Korrik, 2013 në 12:43 pm

      Ku e di ti mer gjynofqar se cfare ka bere Milva deri tani?
      Me punen e Milves ne Institutin Agenda jane furnizuar me te dhena ekonomike dhe statistikore Bashkimi Europian e BB
      Milva ka drejtuar Regjisitrimin e Popullsise se Kosoves
      Mila eshte anetare e bordidt te statistikave te Eurostatit
      Eshte ekspertja me e mire ne kete fushe.
      Ik e pyet edhe Ridvan Boden tend! Se edhe ai ja heq kapelen Milves…
      Mos shkruani ne forum per te mbushur rreshtat!

      Përgjigjjuni

  7. Shkembi  --  19 Korrik, 2013 në 4:24 pm

    Shume sakt,me mendimin Tuaj jam z.Miri!Mbas shiut gjithone del dielli,e gelojne krimbat….

    Përgjigjjuni

  8. kel ukaj  --  19 Korrik, 2013 në 10:06 pm

    Mbas shiut dalin kerpudhat kermijte etj etj po edhe krimbat. Shqiptaret nuk i njohin kerpurdhat, kermijte e shume ushqime te mrekullueshme qe jane ne gjendje te eger ne shqiperi. Sa per statistikat! Para 21 vitesh kam pas thene se Salia eshte si Stalini e Enveri si Lenini. Ky eshte ndryshimi midis Sales e Enverit. Ne kohen e Dulles I statistikat ishin sekret edhe libri i pagave shkruante siper “sekret”. Tani ne Dullen II gjerat jane sekret. Baca i kupton gjerat, kafshet i lexojne mbrapsh e nuk i kuptojne statistikat.

    Përgjigjjuni

  9. sander  --  21 Korrik, 2013 në 8:31 pm

    milva ! pershendetje!
    po eshte e vertete qe nuk u besohet shifrave te instat,po te them se ne nje rast kur ka bere nje lapsus berisha ne mbledjen e qeverise per rritjen e konomike ,jane thirrur ne instat specialistet dhe kane punuar gjithe naten duke korrigjuar te dhenat qe te benin te qene ate qe ne fakt ishte lapsus,,,instati eshte shkaterruar plotesisht me ardhjen ne krye te ines nurjes,nje enigmatike e vertete ,sot me lehte hy ne ambasden amerikane se ne instat,,abuzimet qe jane bere me fonet e akorduara nga nderkombetaret jane te pa imagjinueshme ,,,,ka marre ne pune militante et e paafte duke hequr nga puna ate pjese qe ngriten instatin nga fillimi i demokracise,,,po te shohim ku dop te shkoje me studime ines nurja per te pritur ardhjen ne pushtet te demokrateve pas 12 viteve,,,,,,,,,,,

    Përgjigjjuni

  10. Eva  --  22 Korrik, 2013 në 3:27 pm

    Juve shikoni enderra ne sirtar. Instat eshte vlersuar nga Eurostati. Duhet te lexoni me shume para se te gjykoni. Kur do te mesoje ky popull te mos paragjykoje por te mbeshtet mbi fakte ? Si mund te gjykosh punen e atyre njerezeve qe punojne pa ditur asgje. Instat nuk eshte as Milva as Ines por njerezit qe punojne ne te prej 20 viteve.

    Përgjigjjuni

  11. liljana islami  --  20 Gusht, 2013 në 12:52 pm

    Zonja nurja me te kater kunatat e saj dhe te gjithe stafin nepotik te perbera nga oligofamiljet eprivilegjuara e ka blinduar INSTAT-in dhe nuk lejon as punonjesit e jashtem te futen ne institucion sepse ka frike se mos shikojne ndonje skene jo komode te te perkedhelurve te saj qe gjithe diten merren me punet e tyre duke ndare anketat per vet stafin dhe familiaret e tyre e duke i plotesuar nga zyrat.Ka larguar pa asnje shkak anketuesit me te mire por pa suporte klienteliste e nepotiko-krahinore dhe ka perzgjedhur pa asnje kriter rrobaqepesa personale, kepucare e hidraulike te paarsimuar ne vend te njerezve te trainuar e specializuar. edhe punonjesit nuk i kontakton.Ka lene nje adrese elektronike qe e censurojne sejmenet e sajdhe askush nuk merr kurre pergjigje per takim me te. Krejt rastesisht, as ne per koridore apo ne hyrje nuk e gjen te lire ta kontaktosh sepse ka ngarkese te madhe ne bisedat me celular ne vesh dhe te pergjigjet se nuk ka kohe.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>