“Shqiptarëve u ka ngjallur krupën vetëkarfosja e Berishës” | Gazeta Tema
 

“Shqiptarëve u ka ngjallur krupën vetëkarfosja e Berishës”

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

berishaaaaaaaShkrimtari Kiço Blushi, në një intervistë të publikuar nga gazeta Dita, thotë se shqiptarëve u ka ngjallur krupën vetëkarfosja e Berishës.

Ai thotë se Berisha ka fituar vetëm një herë zgjedhjet, në vitin 1992.

“Vetë Berisha dhe partia e tij, me votë popullore ka fituar vetëm një herë mbi 50 plus 1 të vendeve në Kuvend, në vitin 1992, për shkak se populli kërkonte (atë që bëri edhe në vitin 2013), të shembte me votë diktaturën. E megjithatë, ai është sjellë sikur pat fituar mandatin e të gjithë popullit, fliste dhe ka ende guxim e pafytyrësi të flasë në emër të popullit, sikur të ishte sovran i padiskutueshëm,  jo i zgjedhur nga populli, por nga vetë Allahu! Ja dhe një arsye më tepër përse u ndëshkua aq rëndë nga votuesit. Sepse megalomania e një qeveritari të dehur me veten është mënyra më e ndyrë dhe më e urryer për të bërë vetëvrasje politike! Nëse ka një gjë që i ngjall krupë shqiptarit, ajo është vetëkarfosja, ngrefosja si gjeli majë plehut, i të zgjedhurve dhe i të emëruarve.

Në historinë tonë të shkurtër si shtet i mëveçëm ne kemi parë e provuar jo pak delirantë, të cilët, pasi janë përmbysur, kanë ikur “në drejtim të paditur” me torbat plot, pa  i vrarë ndërgjegjja për dëmet që i patën sjellë popullit. Kur një kaçak shpallet pasha, kur një bajraktar vetemërohet mbret, kur një mjelëse bëhet anëtare Byroje, kur një gjysmë analfabet “zgjidhet” kryetar kooperative, gjeneral apo akademik, kur një diktator mbivendoset deri në vdekje sekretar i parë i demokracisë popullore, kur një demokrat bëhet autokrat… e kur të gjithë këto bejlurçina e sojsëzë të kapardisur vetëquhen “udhëheqës historikë” të pazëvendësueshëm, atëherë popullit nuk i mbetet tjetër veçse t’i ndëshkojë, dje me folklor, sot me votë dhe përçmim,” shprehet Blushi.

I pyetur për zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD, Blushi thotë: “Nuk di të ketë në historinë moderne ndonjë monark në Europë që ketë katapultuar një mëkëmbës besnik, jashtë gjakut familjar, si ky i Bashës. Nga një anonim në vitin 2005, që nuk e njihte kush, ai u përzgjodh për deputet, e bënë disa herë ministër, më pas u emërua “me dhjetë vota plus” kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe, pas tetë vitesh dështimi (se partia e tij humbi, apo jo?) atij i dhurohet edhe drejtimi i partisë direkt nga Berisha. Por a gjen kush ndonjë argument suksesi në karrierën e tij ‘spektakolare’”./ep

23 Pergjigje per “Shqiptarëve u ka ngjallur krupën vetëkarfosja e Berishës”

  1. TOSKA  --  25 Korrik, 2013 në 10:14 am

    Mikrobi I plasjes jeton nbi 75 vjete ne akullnajat e polit verior dhe prape eshte active me aftesi vepruse te plota,e vetmja metode e shfarosjes se ketij mikrobi vdekje prures dhe me i rrezikshmi ne Planetin e Tokes.
    Eshte:groposja me gelqere te pa shuar dhe nuk duhet te hapet per 80 vjet vetem ateher I humbet vetit shkaterruse!

    Përgjigjjuni

    • Vlora  --  25 Korrik, 2013 në 11:39 am

      berisha nuk ka fituar as ne 92,por e pranoi manipulimin ramiz alia,per te mos shkuar vendi ne lufte civile.

      si ka mundesi, qe berisha humbi rendshem ne 91,fitoi ne 92 dhe humbi perseri rendshem ne 94.

      berishes ju dha shanci i madh(jo nga shqiptaret) ta drejtonte kete komb,por si agjent serbi qe ishte e realizoi plotesisht shkaterimin e shqiperise.

      MORI FUND.

      Përgjigjjuni

      • Vlonjati 12  --  25 Korrik, 2013 në 12:07 pm

        Ne ’92-shin ai “fitoi”, sepse zgjedhjet e atij viti nuk ishin si zgjedhjet e zakonshme. Ne fakt, ne se mund ta quaj keshtu, ato ishin nje “referendum popullor” per t’u shkeputur nga e kaluara 50 vjecare, ku edhe nje njerez indiferent ndaj politikes votuan PD-en per nje zhvillim social-ekonomik te ri. Koha tregoi se sa e “re” ishte kjo parti ne pushtet, kur ne zgjedhjet lokale te korrikut te atij viti ( ’92 ) dhe ne referendumin per Kushtetuten PD-ja humbi. K. Blushi ka shume te drejte kur thote se PD-ja nuk ka fituar asnjehere, por vec me vjedhje e manipulime.

        Përgjigjjuni

        • Vlora  --  25 Korrik, 2013 në 2:42 pm

          o vlonjati po te ishte per tja dhene berishes ose “referendum popullor” sic e quan, shqiptaret do tja kishin dhene qe ne mars te 91 pasi kishin 50 vjet me partine e punes.

          pikerisht se e pa bota qe shqiptaret ishin te lidhur akoma me partine e punes e detyruan ramizin te shpallte perseri zgjedhje ne 92-shin,nuk kishte arsye pse te beheshin zgjedhje pas nje viti kur ato ishin legjitime per 4 vjet..

          prandaj e them qe berisha nuk eshte votuar asnjehere per te drejtuar kete vend,por gjithmone ja kane dhene.
          ne 92 ja dha amerika,ne 95 dhe 2009 ja dha ilir meta.

          Përgjigjjuni

    • Skypion  --  25 Korrik, 2013 në 3:42 pm

      Kico Blushi,eshte nje nder perfaqesuesit tipik te atyre zuzareve mediatike,qe ne menyre permanente,ne cdo shkrim te tijin,per vite e vite te tera ,qe nga renia e diktatures qe ky i sherbeu me zellin e nje zagari besnik,i meshon me shume se askush tjeter NDASISE krahinore dhe fetare.
      Ky qenef-publicist,kjo xhakete e vjeter e kohes se pordhes,ky qelbes i ambientit mediatik,ne cdo shkrim te tijin,me shume se ne arsyet politike,ne sulmet qe ben ndaj Berishes,mbeshtetet mbi paragjykimet krahinore dhe fetare.
      Ky qenef-publicist se bashku me pjellen e tij,Ben Blushin( i cili ka qare si femije ne parlament ne kohen e qeverisjes Nano kur ishte minister,sepse nuk e perballonte presionin opozitar te Berishes,ur ky vete ishte ne opozite!),edhe ky nje qenef-politikan dhe nje qenef-shkrimtar,por edhe me ndoca te tjere,zuzare te felliqur, iu kane shpallur kryqezaten shqiptareve te Kosoves ,Maqedonise,shqiptareve te veriut ne pergjithesi,me nje angazhim te papare ne shtyp me shkrime ku aludimet denigruese ndaj tyre ,vetem nje budalla nuk i kupton.
      Keta zuzare,qe shqetesohen shume per religjionin e shqiptareve te Kosoves, te atyre te Maqedonise etj etj, heshtin kur vjen puna tek kisha ortodokse,tek Autoqefalia e saj. E keni degjuar ndonjehere kete qenef-publicistin Kico Blushi te thote ndonje fjale per Autoqefaline e Kishes Ortodokse?! – Nuk flet zuzari,sepse eshte zuzar prandaj.Por,sic thashe nuk eshte vetem Kico Blushi me kelyshin e tij Benin,ka edhe shume e shume Kico te tjere,qe gjoja nen shqetesimin politik dhe shoqeror per popullin ,ne fakt ,derdhin tere helmin e tyre ndaj shqiptareve te veriut,te Kosoves,te Maqedonise,por edhe ndaj religjionit qe shumica e tyre i perket.
      Megjithate,pertej kesaj, shikoni se kush mundohet te flase per demokracine-Kico Blushi,xhaketa e vjeter, e rreckosur,sherbetori i regjimit te kaluar,agjitatori i diktatures komuniste, zuzari tipik i asaj kohe qe nuk ka lene gje pa thene per “armiqte e pushtetit popullor”,per “armikun e klases”, per “imperializmin amerikan”,per “borgjezine” qe po ia pi gjakun popujve te Europes…!!! Kjo gerbule e kohes se pordhes, e kohes se Dull Kasapit,sot do te na shitet per demokrat! Prandaj e quaj zuzar,sepse,njerez te tille e meritojne plotesisht cilesimin.Flm.

      Përgjigjjuni

  2. stiven  --  25 Korrik, 2013 në 10:30 am

    1 PYETJE X KA IFORMACION A JAN KETHYER N ATDHE FALIMJA HAKLJA PAS NJE EZILI 8 VJECAR?

    Përgjigjjuni

    • adi_köln  --  25 Korrik, 2013 në 12:08 pm

      Ky “zotnia” ka per te degju shume shpejt nga Haklajt

      Përgjigjjuni

      • tom thiu  --  25 Korrik, 2013 në 8:58 pm

        Mos i hidh benzine zjarrit!Mos harro asnje nga ato vellezer nuk u vra ne kohen e qeverisjes se PD-se dhe te Sali Berishes!

        Përgjigjjuni

    • tom thiu  --  25 Korrik, 2013 në 9:02 pm

      MR. Stiven! Pse pret qe te tjeret te nxjerrin geshtenjat e pjekura nga zjarri per ty! Nqs e ke inat nje njeri, mos prit te tjeret ta vrasin per ty, por vrit vete po je trim ose mbyll gojen po nuk je trim! Aty e ke Salen pse nuk del po ta mbajti suma?

      Përgjigjjuni

  3. Kendveshtrim tjeter  --  25 Korrik, 2013 në 10:31 am

    Ne PD nuk funksionojne forumet,jane formale,te jashteligjshme per shkak te skadimit te afatit.
    Eshte pranuar zgjedhja qe ben Sekretari i Pare i PPSH-se,te gjithe jane edukuar te mos kundershtojne.Rebelet nuk arestohen por perjashtohen nga PD-ja.Ne kete parti ka “disipline proletare”.
    A nuk i ngjan pushteti i dhuruar per Bashen,zgjedhjes nga familja Hoxha e “trashegimtarit” per vendin e E.Hoxhes.Ndryshimi i vetem eshte se Enveri(Berisha)eshte akoma gjalle.
    Berisha nuk pati njohjen dhe fatazine per te punuar si demokrat,metoda e tij e mesuar nga librat Enver Hoxhes dhe stalinizmit,beri qe ne kete periudhe te perziente nje sallat ruso-kinezo-shqiptare,qe nuk ka kamarjer qe e servir dhe konsumator qe ta pertyp.
    Kjo tregon se jo vetem nuk kemi dale nga tranzicioni por edhe nga ndikimi komunist.
    Me shqetson “besnikeria”e Bashes kur thote se do ndjek mesimet e Maksizem-Leninizmit(Berishes),tregon se eshte njeri pa vizion,per nje parti demokratike,ose hipokrit.

    Përgjigjjuni

  4. fl  --  25 Korrik, 2013 në 10:34 am

    Me pelqen, pak reshta dhe gjithcka qarte dhe koncize

    Përgjigjjuni

  5. liri a vdekje  --  25 Korrik, 2013 në 10:37 am

    TAMAM SALI PROTOPAPA I VICI-DOLI ,POPULLI E DO SE AI NA MBRON NGA ZJARRI (GERDEC)NGA PLUMBAT (21 JANAR )ETJ QE POPULLI I DI PRANDAJ E SHPERBLEU ME 23 QERSHOR

    Përgjigjjuni

  6. A T Z  --  25 Korrik, 2013 në 10:37 am

    Me ato qe thate me larte jane fjale dhe fakte qe personalisht i mendoj dhe i shpreh ne rrethin shoqeror edhe jam plotesisht dakort mu ju zoti Blushi.Do te shtoja vetem per zgjedhjen e Bashes si monark trashegimtar jashte gjakut eshte bere vetem per te ti hedhur hi syve popullit nga familja dhe i semuri psiqik SRB.Sopata e drejtesise vonon por nuk harron.Shpresojme qe nje dite keta hajdut materialiste dhe instutucionalist te vihen mbas hekurave per mekatet qe kane kryer.

    Përgjigjjuni

  7. Sandri  --  25 Korrik, 2013 në 11:35 am

    “….kur një mjelëse bëhet anëtare Byroje, kur një gjysmë analfabet “zgjidhet” kryetar kooperative, gjeneral apo akademik, kur një diktator mbivendoset deri në vdekje sekretar i parë i demokracisë popullore, kur një demokrat bëhet autokrat… e kur të gjithë këto bejlurçina e sojsëzë të kapardisur vetëquhen “udhëheqës historikë” të pazëvendësueshëm, atëherë popullit nuk i mbetet tjetër veçse t’i ndëshkojë, dje me folklor, sot me votë dhe përçmim,”
    E Bukur shume, une do te shtoja EDHE KUR 1 KONTABANDIST ME EMER PO BEHET DEPUTET, hahahahah
    Vend pleh…..

    Përgjigjjuni

  8. G. Kullaj  --  25 Korrik, 2013 në 12:35 pm

    Lubonja sa te kete jete shkruan te VERTETEN,sado e hidhur te jete ajo.
    Hipokritet jane ata qe s’e duan.

    Përgjigjjuni

  9. Mesuesi i vjeter  --  25 Korrik, 2013 në 1:34 pm

    RESPEKTE ZOTI KICO! I KAM LEXUAR VAZHDIMISHT SHKRIMET TUAJA DHE I VLERESOJ ATO PER REALIZEM.
    Ne me te drejt kemi kritikuar kultin e individit te ENVER HOXHES,te cilit me shume ja rriten ata qe qendronin afertij,e ne ekthyem ne perendi. Por per popullin tone ,icili jetonte ende si ne mesjete,me nje prapambetje te masdhe arsimore ,me luftra te vazhdueshme per liri e pavarsi,fitorja e luftes mbi nazifashizmin e tradhetaret e vendit nen drejtimin e ENVER Hoxhe, si dhe perpiekjrt e tij qysh ne fillim te viteve te para pas clirimit per te ringjallur ekonomine,hapja e shkollave ,kurset kundra analfabetizmit,reforma agrare, tharja e kenetave ,fillimi i ndertimit te hekurudhave e hidocentraleve……. bene qe populli te kete nje dashuri te madhe per ate PARTI dhe ta quqj ENVERIN SHPETIMTARIN E KOMBIT.Po te pakten ,kur lavderohej ne sy,edhe pse rralle,edhe pse i pelqente,te pakten nuk zgerdhihej ,po thoshte :”Te rroi partia”! Me te drejte ju thoni dhe kini plotesisht te drejt qe na ngjalli krupen,me ato ngerdheshjet,me ato daljet cdo dite ne televizor,sa na u merzit dhe televizori,pa pike burrerie,po c’thoshte sot nuk thoshte neser,me nje fjalor te ndyre,me keq se llafezanet,i cili merrte neper goje nenat e motrat e deputeteve , e me shume e me shume na ngjalli krupen,kur i thoshin disa bark that,e te paguar ,SE TI JE Skenderbeu i dyte per SHQIPERINE,E AI ZGERDHIHEJ SI NJE ADOLISHENT. Ilutemi medjave te shkruara dhe televizive ,qe per disa kohe,te pakten,te mos na e japin pamjen e tij.
    SUNDIMI I TIJ DO TE HYJ NE HISTORI SI PERIUDHA E SHKATERRIMIT TE SHQIPERISE NE TE GJITHA FUSHAT E JETES. Do permendet vetem si periudhe e ndertimit te pallateve pa nje urbanistik,duke e bere sidomos Tiranen nje mishmash . PERSHENDETJE ZOTI BLUSHI!

    Përgjigjjuni

  10. Zef Kallami  --  25 Korrik, 2013 në 1:44 pm

    50-100 vjet mbas vdekjes se Bashes dhe Berishes do i hapen dosjet e periudhes 1990 e ketejzazi.Ne ate kohe,neve qe perjetojme kete gjendje, jemi te shuar.Por i mbetet gjenerates se asja kohe te dijne te vlersojne bemat e ketyre njerezve ne udheheqje te lidhur me agjenturat serbe-greke dhe vuajtjet e popullit qe cdo dite kerkonte drejtesi,liri.
    Nga ky mendim i imi sot di te shprehem.Populli nuk asht ne nivelin e duhur per te kuptuar rrealitetin nga nderhyrja e hundve te euforise me tralala dhe brohoritje per udheheqesit dygishtroshe te partise demokratike.Qe meritojne burgun per vrasjet e njeriut me shumice dhe pakice.Nuk mund te bejne ate qe bani profesoreshe e universitetit.Duke ia then cope ne surrat:Ti je vrases.Kriminel.

    Përgjigjjuni

  11. uragan  --  25 Korrik, 2013 në 2:44 pm

    …nëse do të kishe në krah Lubonjën, që e do shumë ti shoku, në luftën çlirimtare të UÇK-së, kundër serbëve, sot nuk do të ishe duke shkruajtur komente, edhe kockat do të ishin tretur…

    Përgjigjjuni

  12. rb  --  25 Korrik, 2013 në 2:48 pm

    Faleminderit Kiço! Shume mire. Ne, populli i thjeshte duam fundin e tyre. Ti je pjese e rendesishme e fitores qe u besoi populli. Ne duam te ndeshkohet kjo bande e zeze. Kujdes! Ata nuk kane lene gje pa bere.

    Përgjigjjuni

  13. h  --  25 Korrik, 2013 në 5:03 pm

    ne ’92 u gjenden ne Kaveje nje makine me flete votimi ku thoshin fiton PD u dolen teper dhe i hodhen ne plehra , prandaj duhet ekzekutuar Sale qeni jo ne gjyq

    Përgjigjjuni

  14. elida  --  25 Korrik, 2013 në 5:20 pm

    Ti skypione,mbase ke bërë skopje e ke plas si kamardare prej humbjes së saliut,por zoti Blushi ka shkruar atë që mendon ky popull që e ktheu bythperpjete karriken e saliut hajdut vrasës kriminel që sot është bërë si ai dordoleci për të trembur sorrat dhe shumë shpejt fëmijëve do u tregohet një histori se :na ishte një herë një hajdut Saliu që vodhi e rropi njerëzit e gjithë Shqipërinë: dhe për ti detyruar që fëmijët.të hanë shpejt bukën do ti themi fëmijëve: haje shpejt bukën se vjen e ta vjedh sali hundëmadhi me thes të madh.

    Përgjigjjuni

  15. extra  --  25 Korrik, 2013 në 7:53 pm

    Per skypion,
    Nje koment per tu komplimentuar!I ke bere nje skanim real figures se ketij individi, edhe nje here urime!

    Përgjigjjuni

  16. tom thiu  --  25 Korrik, 2013 në 8:53 pm

    se pari pse Profesor Kico perdor terminologji fetare ne nje diskutim te mirefillte politik? Natyrisht ai e perdor ate ne menyre ofendonjese!
    Se dyti cuditem se si gazete online ju lejoni thirrje te hapura per vrasje sikunder deshmohet nga dy komente te mesiperme per sa i perket nje familjeje ne Tropoje, te cilen e gjithe e majta shpreson te beje ate qe nuk e kane bere socialistet deri me sot; vrasjen e Berishes! Sado te perpiqen gojet e liga kuqalashe ajo familje e din mire se asnje njeri i asaj familje nuk u vra per sa kohe Berisha ishte ne pushtet, por ata u vrane kur ai ishte ne opozite, pra i pafte per te bere nje gje te tille!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>