Banka e Shqipërisë ul normën e interesit në 3.5%

Postuar në: Ekonomia |

fulliBanka e Shqipërisë ul me 0.25 përqind normën bazë të interesit, duke arritur në shifrën më të ulët në histori, 3.5 përqind.

Ndërsa ka paraqitur raportin mujor të këshillit mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Ardian Fullani ka theksuar se ulja e normës bazë krijon kushte më të mira për rritjen e kërkesës agregate.

Sipas tij, lehtësimi i politikës monetare faktorizon pritjet për një politikë fiskale të përmbajtur dhe krijon hapësira për korrektim të shpejtë e me kosto më të ulët për financat publike.

Gjithashtu, Fullani u shpreh se është forcuar stabiliteti financiar në vend, ndërsa inflacioni i nivelit të dytë rezulton të jetë 2.2 përqind.

Sipas Fullanit, gjatë muajve në vazhdim do të ketë një rritje të ngadaltë të aktivitetit ekonomik ndërsa stimuli fiskal do të mungojë gjatë muajve të ardhshëm të vitit.

I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit të ardhshëm Edi Rama për audit ndërkombëtar, Fullani u shpreh se është detyrë e qeverisë së re të marrë informacione në lidhje me financat e vendit.

“Instrumentat e brendshme dhe të jashtme janë të domosdoshme.  BSH ndihet  shumë komforte, sepse kjo është bërë dhe do të bëhet. Është një detyrë e qeverisë së re që të njihet me financat e vendit. Qeveria është e mirëpritur të marrë informacion nga Banka e Shqipërisë. Me rëndësi është angazhimi  i qeverisë për të ndërtuar një infrastrurë të qartë funksionale dhe transparente në lidhje me mbledhjen e të dhënave” tha Fullani./b.l

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

11 Pergjigje per Banka e Shqipërisë ul normën e interesit në 3.5%

  1. Zigur Qarri  --  31 Korrik, 2013 në 8:28 pm

    “Klime favorizuese per biznes”?!-Bankat jan tejmbushur me kursimete e shqiptareve,normat e interesit jan ulur ne minimum,(bonot e thesarit gjithashtu)por askush nuk investon(nuk merr kredi).Perse???

    Përgjigjjuni

  2. plaku  --  31 Korrik, 2013 në 11:51 pm

    Zigur Qarri,

    Ti e di se, une nuk jam ekonomist, m.gj.ate po i lejoj vehtes qe, te shprehem edhe une se, per cfare aresye nuk investohet ne Shqiperi nga investoret e brendeshem.
    - Ti e di se, qeveria nuk ju ka paguer bisnesmeneve mbi 200 miljon euro per punimet publike qe, ata kane kryer pasi kane fituar tenderat. Keto bisnese duhet te paguanin rrogat e punonjesve si dhe liferantet e tyre per sherbime dhe materjale te ndryshme.
    Bisnesi nuk morri leke nga qeveria dhe ishte i detyruar qe po te kishte fat te merrte kredi nga bankat e nivelit te dyte me nje norme interesi me te larte se, sa keto banka blenin bonot e thesarit, gje qe eshte me se normale.
    M.q.s bisnesi mori kredi me shpresen se qeveria do shlyente detyrimet e saja kundrejt bisnesit atehre :
    a.- Bisnesi nuk kishte leke qe, te paguante ratet e kredive qe mori nga bankat dhe sot ne kemi kredi te keqia ne masen prej 28%.
    b.- M.q.s u krijuan Kredite e keqia bankat e nivelit te dyte kishim me te drejte frike dhe nuk ju japin me kredi bisnesit.

    -Per shkaqet e mesiperme bankat nuk rezikojne dhe fitojne leke duke blere bono thesari nga qeveria me normen mbi 5% qe nuk eshte keq dhe mbi te gjitha nuk paraqet rezik per to.

    - Mendoj se familjet e reja qe, po krijohen kane problemin se me nivelin e rogave qe marrin nuk ju jep njeri kredi. Bankat e dine se cfare rrogash marrin te rinjte. Kam idene se, familjet e reja kane zgjedhur rrugen tjeter te strehimit. Ato marrin banesa me qira dhe presin qe tju vdesin prinderit qe te marrin shtepite e prinderve.

    - Me sa di une ka me mijra apartamente te pashitura gje qe do te thote se bisnesi i ndertimeve ka shume leke te bllokuara qe nuk i merr dot, gje qe frenon edhe kreditimin e kesaj Industrie.

    - Mendoj se ulja e normes se interesit , sic e ka shpjguar ketu ne forum shume mire edhe “Demis”, ne se norma e interesit bie atehere edhe njerezit qe, kane kursime ne banke do kene me pak perfitim dhe do fillojne te bejne investime te vogla ne shtepi duke blere aparate shtepijake, pushime verore etj.
    Zigur dua te te kujtoj qe per ti dhene shkak rrijtes se ekonomise norma e ineresit e bankes qendrore Europjane eshte o,7% %, e bankes qendrore te Zvicre 0,25% dhe FED-it amarikan reth Zero % (m.gj.s. shefi i FED-it Bern Bernake ka paralajmeruar se, mund te risin normen baze te interesit te dollarit ).

    Zigur Qarri, edhe nje here une nuk jam ekonomist.

    Pershendetje.

    Përgjigjjuni

    • Zigur Qarri  --  1 Gusht, 2013 në 1:54 pm

      Plaku,thjeshte pytja ishte nxitje per diskutim,rrofsh per pergjigjen.
      Mendoj se temat ekonomike duhet te jene temat me te diskutuara,duhet te jene!Marrja e nje kredie per te marre pjese ne nje ankand publik,esht nje kredi hilsash,qe mendojn te perfitojn ne maksimum nga fondet publike duke shfrytezuar korrupsjonin qeveritar.Lind pyetja,meqe Shteti i ka borxhe te prapambetuar biznesmeneve,perse nuk e hedhin ne gjygj Shtetin keta???
      Ne Zvicerr,Gjermani apo gjetke puna e nje mjeshtri ka garanci 5 vjet e siper,kurse veprat e medha,si rruget,urat akoma me shume.Kush firme esht penalizuar ne Shqiperi deri tani per pune te keqe mbrenda garancise?(Keto jan probleme konkrete qe duhet te merret edhe media).
      Shteti ka vjedh,bizneset kan vjedh.Hajduti nuk e hedh hajdutin ne gjygj.Bizneset do marrin pekun,dhe nje pjese e meriton.
      Dalim perseri tek kredia.Kredi per prodhim mendoj un,ku kredimarresi le peng nje prone si garanci per Banken,qe ne rast mosshlyerje,Banka te kete mundesi te marri parate e saj,pa pasur frike per kredite e keqia.
      Kredite e keqia jan mbledhur me shume nga ata individe qe punojn ne sektorin publik qe me se shumti jan kredi per blerjen e nje Shtepie ose orendive shtepiake pa dhene garanci.Punonjesi i Bankes qe perfiton premie dhe ka njohje me keto individe,toleron.
      Kredi kan marre per te luajtur bixhoz,per dasem,per pushime,per te blere nje celular apo televizor,per vizita mjeksore,disa edhe per te paguar kurvat.
      Shqiperia esht ne nje kaos juridik,qe nuk ka Zot qe e zgjidh.
      Kur shitet nje banese ne perendim vetkuptohet qe ka tapi,ne Shqiperi jo,ta hedh noteri,kadastra,shitesi etj.
      Shumica kan lene si garanci per kredite,shtepite pa tapi.Si do te ekzekutohet nje urdher i Bankes per nje kredi te keqe kur prona eshte pa tapi?Ne mos gaboj,mbas 2008 nuk lejohej te behej shitja e pronave pa tapi,por me mijra jan shitur dhe shiten.Sektori i ndertimit qe mbushte me se shumti arken e Shtetit esht ne kolaps.Ndertuesit qe ishin kredimarresit me te medhej(sepse e kishin te garantuar shitjen),nuk marrin me kredi.Kjo jo vetem sepse tregu shqiptar esht ngopur,por edhe per mangesite ligjore.Kredite e keqia kan shume probleme juridike.
      Kredi sot per sot duhet te marrin prodhuesit bujqesor(nese kan tapi per token),le te presim nese do te favorizohen me lehtesime.
      Gjith te mirat.

      Përgjigjjuni

      • Dean  --  1 Gusht, 2013 në 3:27 pm

        Nuk me thua,Zigur Qarri,c’a ke dash me then me fjalen “hilsash”?
        A eshte shumsi i fjales Hileqar,apo ndo1 kuptim tjeter?

        Përgjigjjuni

        • Zigur Qarri  --  1 Gusht, 2013 në 5:06 pm

          Mori nje operator i pastrimit te plehrave kredi i sigurt qe nuk do te humbte,sepse kishte bere nje marrveshje me pare.
          Bashkia paguan nga buxheti i saj operatorin.Nga kto para operatori gjysmen ja jep Kryebashkiakut(korrupsjon) dhe ben gjysmen e punes duke mos investuar as ne kosha,as ne prona
          (ambjente per vendosjen e koshave)dhe as ne makina moderne.
          Po keshtu me ndertimin e rrugeve(nen kosto)qe prishen mbas 6 muajsh.Kush merr kredi per te investuar ne ankandet publike,ne me te shumtat e rasteve esht kredi hilsash,sepse e mbeshtet fitimin ne korrupsjon dhe jo ne aftesite profesionale.
          Nga projektet publike nuk perfitojn te zotet por hilsat,ato japin para me pare.

          Përgjigjjuni

          • plaku  --  1 Gusht, 2013 në 6:08 pm

            Zigur Qarri,
            Nje spjegim i shkelqyer. Kaq thjeshte dhe me kaq paturpesi krijohet korrupsioni dhe njerezit marrin buke me lista.
            Zigur Qarri, me fal po me bere prape pesimist. Deri para leximit te shkrimit tend me siper thoja se, gota eshte gjysem plot dhe tani pas leximit fatkeqesisht them se, gota eshte gjysem bosh.
            Kuptoht se eshte me mire te jesh me kembe ne toke se sa te fluturosh me prase ne bythe.

            Zigur, pershendetje.

            Përgjigjjuni

            • Zigur Qarri  --  1 Gusht, 2013 në 6:38 pm

              Takoj nje shokun e feminis qe kishte marre nje kredi(si puna borxhit te Cekes me vezet).I kishin marre Shtepin fukarase.
              Po ti sikur veje pllaka i thash,çtu desh tregtia?E hongra me tha,por problemi esht se Banka me gjeti mua qe nuk kam njeri.
              Nuk fola me se e pashe qe ishte mbushur.Banka te merr shtepin,po si tja bej un atyre miqve te mi qe nuk kujtohen per te me kthyer ato milionat e “qelbta”?!Hec se pret ke ty m`thojn,na,merre shpirtin po deshe.
              Imobilet jan te pasigurta,frori ka rene,letra ka mbushur tregjet,te presim.Tung.

              Përgjigjjuni

      • plaku  --  1 Gusht, 2013 në 5:57 pm

        Zigur Qari,
        Jam plotesisht dakord se, trajtimi i çeshtjeve ekonomike eshte shume shume i rendesishem.
        Specialistet qe, lexoj ose shof une ne televizor thone se, shkaku kryesor i shkatrimit te ekonomise se socjalizmit real ishte pazotesia e ketij te fundit per sa i perket çeshtjeve ekonomike.

        Ai sistem nuk stimulonte por denenonte ata qe punonin. Ne se ne nje repart kishte per shembull dy persona dhe njeri ishta natyre punetor dhe donte te punonte me shume e me mire qe, te kishte dicka me shume nga jeta per shembull nje biciklete te bukur, nje tapet, nje frigorifer etj. nuk stimulohej nga shteti. Perkundrazi ky njeri futej ne nje Brigade te Punes socjaliste me nje njeri tjeter qe ishte dembel dhe kenaqej me pak dhe nuk donte te punonte. Rezultati ishte qe, keta merrnin te njejten rroge. Ai qe punonte nuk ishte budalla dhe i thoshte vehtes pse budalla jam une qe te punoj me shume dhe te marr te njejten rroge. Pra sistemi socjalist nuk krijoi nje filozofi ne favor te pues duke stimuluar me te aftet. Socjalizmi luftonte pronen private dhe desh qe, njerezit te ishin te barabarte gje qe ishte edhe nje gabim fatal. Njerezit nuk mund te jene te barabarte nga ana fizike, intelekti, mentaliteti, origjina familjaere etj.

        Zigur, une shof se persa i perket krizes edhe vendet ne krize si Italia, Spanja, Franca, Portugalia,Greqia, Irlanda etj. kane te njejtin problem ne lidhje me
        - Mos pagimin nga ana e qeverise te firmave qe kane kryer punime publike per qeverine.Qeverite jane mbytur ne borxhe dhe nuk kane leke.
        - Mos dhenje kredi bisnesit dhe familjeve private.

        Zigur, gjate ketij viti presidenti italjan i bankes qendrore europjane Mario Draghi ju ka dhene bankave te vendeve te mesiperme ne krize me shume se nje mije miljarde euro, nje kredi tre vjecare me interes vetem 1 %.
        Bankat e ketyre vendeve ne vend qe ti japin kredi ekonomise reale ne keto vende, ato blejne bono thesari te ketyre vendeve me 5%.
        Pra bankat marrin kredi me 1% dhe blejne bono thesari ne tregun e kapitalit boteror me 5% ( pra kreditojne keto qeveri ), pra fitojne 4% dhe asnje njeri nuk thote gje. Vetem Italia mori me se 300miljarde Euro nga keto kredi. Bisnesmenet e vegjel italjane nuk marrin dot kredi nga bankat dhe shume vrasin vehten duke u djegur, hedhur nga pallatet etj.

        Zigur, profesor Tremonti, ish Minister i financave i Berluskonit thote se, ne loje eshte Futur fashizmi i bardhe qe eshte industria financjare.

        Zigur ti e di se, per prodhimin e te mirave materjale duhet dy faktoret PUNE dhe KAPITAL. Faktori kapital i cili, nuk ka atdhe dhe shkon atje ku ka me teper fitim eshte bere i pakontrollueshem nga politika. Ky kapital nuk investohet ne ekonomine italjane, franceze etj. per te krijuar vende te reja pune, ai investohet ne Afrike, Kine , Hindi etj, sepse, atje fitimi eshte me i madh. Pra ne Hindi, Afrike, KIne etj, krijohen vende te reja pune qe jane hequr ne Italia, Franca etj. Prandaj kemi keto probleme. Ne se nuk ka pune nuk ka fuqi blerese,nuk ka konsum, oferta bie, magazinat plot dhe pronaret shperngulin fabrikat ne Kine,Afrike etj.

        - Fakti qe kapitali financjar shkon atje ku fitohet me teper, mendoj se, ky duhet te jete edhe shansi yne. Kjo sepse edhe tek ne puna nuk kushton shume, jami shume afer Eurpes ( ku eshte edhe kapiali ). Problem eshte qe ne ti krijojme kushtet qe i krijon ketij kapitali edhe Kina. Pra tju sigurojme uje, drite, kuadro te afta dhe sidomos nje Shqiperi ligjore me institucjone te pamvarura. Ne kete lufte, une e quaj lufte, ne duhet te jemi me te shkathet se serbe, greket, malazezte, maqedonasit etj. Keta jane konkurentet tane ne rajon.

        - Zigur, kohet kane ndryshuar lufta sot nuk behet me tanke avjona, lufta sot behet me krijime te kushteve shume favorizuese qe te investohet tek ne dhe jo tek fqinjet tane. Kete gje duhet te kuptoje populli yne dhe te mos merret me patriotizmat folkloristike. E ardhmja e Shqiperise dhe e kombit shqiptar eshte pjese e projektit Europjan, pra ne kuandrin e bE, sepse shof ketu ne forum qe, flitet vetem per patriotizma. Patriotizmi nuk hahet.

        -Zigur Qarri, duhet qe Politika ( shtetet ) ti vene kufirin tek thana kapitalit ( fashizmit te bardhe ) dhe kane filluar te bejne disa gjera si :
        1.- Te taksohen transaksionet financjare.
        2.- Te ndahen bankat e investimeve nga bankat tregetare.
        3.- Bankat te kene nje kapital privat minimumi 7% te portofolit te tyre.
        4.- Per Europen te hapet nje banke e madhe e investimeve qe te mos kete te njejtin statut si banka qendrore europjane kjo me qellim qe te stimulohet dhenja e kredise per ekonomine reale ne Europe.
        5.- Ne Europe po krijohet keshilli i survejimit bankar.

        Profesor Tremonti thote se demokracia dhe vetem demokracia do ta shpetoje Eurpen nga kriza dhe fashizmi i bardhe.

        Zigur, lavdi zotit populli yne i zgjuar dhe duruar i dha dermen pseudodemokratit Sali dhe shpresojme qe e majta do te di si te qeverise vendin. Populli thote : Te dish eshte me mire se te kesh.
        Me fal se e zgjata.

        Pershendetje.

        Përgjigjjuni

        • Zigur Qarri  --  1 Gusht, 2013 në 7:10 pm

          Komunistet kerkuan te transformonin njeriun bioligjikisht,gje qe nuk rezultoi efektiv.Les Valesa e perkufizoi socializmin si “rruga me emundimshme per ne kapitalizem”.
          Rrevolucioni industrial ka mbaruar,ndoshta perjashtohen vende te medha si Kina,India,Rusia dhe Brazili(tregu i madh i mbrendeshem i tyre qe i favorizon),ndoshta,ndoshta edhe Izraeli.
          Konkurimin ne industrine e orave me Zvicrren e provoi Japonia,
          Amerika dhe Gjermania,por pa sukses.
          Shqiptaret dhe ne pergjithesi ballkanasit duhet te behen koshent qe perendimoret nuk arrihen dhe ekonomite tona do te jene gjithmone shtojca te ekonomive te ketyre vendeve.Perendimoret nuk zoterojn vetem potencialet intelektuale,por edhe kapitale astronomike,gati te paarriteshme.Parja e Kines,Indise apo Rusise nuk besoj kurre qe edhe pas 100 vitesh te zevendesoje Dollarin.
          Tung.

          Përgjigjjuni

  3. VL.HAS.  --  1 Gusht, 2013 në 5:19 pm

    Plaku dhe Zigur Qarri , komentet e juaja dhe te tjera si keto , jane mjafte me interese per ne qe nuk kemi kryer shkolle per ekonomi . Nga keto kuptojme se ne Shhqiperine tone ka mjaft njerez te interesuar qe gjerat , si ne administrimin e vlerave financiare dhe materiale te vihen ne rruge te mbare . Te qendruarit indiferent edhe mua nuk me pelqen ndaj ju prifte e mbara , themi ne nga zona e jone .

    Përgjigjjuni

    • plaku  --  1 Gusht, 2013 në 6:02 pm

      VL.HAS
      Shume te faleminderit per fjalet e mira ne adresen tone. Une me thene te drejten nuk jam ekonomist. Tani jam pensionist dhe kam shume kohe. Shkenca e ekonomise me pelqen shume dhe mundohem qe me ndonje lexim dhe shikim ne tv. te mesoj. Ta them kete ne kuptimin qe, jo gjithshka qe shkruaj ne kete forum eshte tamam. Shpesh, mesuesi im ketu ne forum “Denisi” ka miresine te me korrigjoje, gje qe ja dij per faleminderit.
      VL.HAS te uroj ty dhe familjes nje dite te mbare.

      Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>