Luftar Paja: Personazh shakaxhi më të madh se Saliu nuk e gjen në gjithë globin | Gazeta Tema
 

Luftar Paja: Personazh shakaxhi më të madh se Saliu nuk e gjen në gjithë globin

Postuar në: Aktualitet,Politika |

Luftar_PajaAktori i njohur, Luftar Paja, në një intervistë mes seriozitetit dhe humorit për gazetën “Dita”, ka analizuar kryeministrin në ikje, Sali Berisha. Sipas tij, për gënjeshtrat që ka thënë Berisha, mund të konsiderohet pa frikë si shakaxhiu më i madh në gjithë globin.

 

“Unë besoj se do merremi vesh shumë mirë. Pse, do thuash ti? Po ja unë jam artist i humorit, ndërsa ai ka bërë humor në politik. Personazh shakaxhi më të madh se Saliu nuk e gjen në gjithë globin. Gënjente gjithë ditën dhe ne shqyheshim së qeshuri me ato që këpuste ai nëpër mitingje. E mban mend si tha se do na hiqte vizat me Amerikën pa pyetur fare Amerikën?

Po kur tha se do na mësonte kinezçen? Apo se do ndërtonte një hekurudhë që do lidhte Tiranën me Pekinin. Gallatë e madhe. Ne i dëgjonim ato që këpuste dhe thoshnim: Ngatërron Peqinin me Pekinin derëziu…Apo s’është një personazh lehtësisht i imitueshëm. E imitojnë të gjorin edhe kalamajtë”, shprehet aktori i njohur.

Duke komentuar largimin e Berishës si kreu i PD-së, Paja tregon një histori.

“Nuk e lëshon vulën kollaj Saliu… Shiko, më kujtove diçka, një histori të vjetër po që e dinë të gjithë në rrethin e Fierit. Kishim një kryetar lokaliteti në Cakran. Po erdhi koha dhe kryetar u zgjodh një tjetër. Mirëpo, ai i pari nuk jepte vulën. E kish lidhur me një spango në rripin e mesit dhe thoshte lart e poshtë: Bëni zgjedhje ju, po vulën e kam unë. Tre muaj vazhduan kështu. Asnjë shkresë nuk vulosej… Derisa një ditë iu bënë nja pesë a gjashtë djem, e vunë poshtë ish-kryetarin dhe ia morën vulën… Kështu u zgjidh ajo punë. Po nuk është e kollajtë të zgjidhet me Saliun. Atij nuk ia heqin dot vulën e partisë… Në fakt atij i ka humbur vula, është si i themi ne jugorët një vulëhumbur. Mirëpo këtë duhet ta kuptojë në radhë të parë Saliu dhe ata që e rrethojnë dhe duhet të shpëtojnë prej tij”, tregon Paja.

Në fund, ai komenton edhe kryeministrin e ri, Edi Rama, duke thënë se ai është një artist dhe për këtë arsye, ka besim se mund të bëjë gjëra të mira. Ose të paktën nuk do vrasë, siç ka bërë paraardhësi i tij:

“Edi është nga nahija ime, domethënë është nga soji i artistëve. Dhe artistët bëjnë punë të bukura, e kanë në natyrën e tyre të bëjnë gjëra të mira dhe të bukura për njerëzit. Mbi të gjitha, artisti nuk është kriminel, nuk vret. Kjo është gjë e madhe. Mua më ka pëlqyer ajo deklarata e Ramës që ka kërkuar hetim dhe mbikëqyrje ndërkombëtare për disa fusha. Kështu nuk di t’i quhet hakmarrje politike. Sidoqoftë le të presim deri në shtator sa të marrë çelësat e Saliut”./b.l

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

39 Pergjigje per Luftar Paja: Personazh shakaxhi më të madh se Saliu nuk e gjen në gjithë globin

  1. edmond  --  2 Gusht, 2013 në 3:43 pm

    na kan ardh ne maje te hundes opinionet qesharake te te njeanshmeve. nese berisha na bente per te qeshur tipat si ti naiv qe ne fillim te nje qeverie i thurin lavde asaj e pastaj e shajn, thjesht na bejn per te vjell. ke thinja ne koke dhe ke kaluar shum qeveri e perseri i mbron qeverit e reja. me siguri te njejten gje ke ber dhe per komunizmin dhe per demokracine ne fillimet e tyre. gomar i shemtut

    Përgjigjjuni

    • Daut Skela, Vlorë  --  2 Gusht, 2013 në 3:59 pm

      Drejte e ke o Luftar vellai;
      Shoket te rralle i ka ;-)
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/ver-llapa.html

      Përgjigjjuni

      • Ben Chicago  --  2 Gusht, 2013 në 5:17 pm

        Cfare ka qene ky laluci Plak????

        Përgjigjjuni

        • ela  --  2 Gusht, 2013 në 5:47 pm

          ka qene ate qe ti ske per te qen kurr!!!

          Përgjigjjuni

        • Jani  --  2 Gusht, 2013 në 5:53 pm

          Ai laluci plake ka qene nje spiun e nje servile i kalibrit.
          Tani, eshte bere me pasuri te madhe.
          Do kishte bere me shume, por nuk e la Sala.
          Shikon ti qe ka te drejt ai?
          Athere kur ishte spiun, Gazmendi e hante capen e bukes me marmallat molle.
          Tani, cfare te duash per te tere ere…..

          Përgjigjjuni

          • emigranti  --  2 Gusht, 2013 në 6:41 pm

            nje kriptokomunist qe mbante ligjerata tek periptero ne qender te omonias ishte luftar spiuni…po ketij muhabeti i thone fol fol se pa lek i ke ose greket i thone nje fjale te urte: moren vesh qe po q.en dhe u leshuan edhe jevgjit…keshtu eshte edhe puna e luftar ‘shakaxhiut’…

            Përgjigjjuni

    • Alby  --  2 Gusht, 2013 në 4:06 pm

      gomar je ti qe je gati te hedhesh balte mbi cdo njeri qe te shan kryeshpellarin qofte ky dhe nje artist i nderuar.

      Përgjigjjuni

    • me xham apo pa xham  --  2 Gusht, 2013 në 4:09 pm

      Qorri lexoje mire, sepse po e thote qarte, ka besim se mund të bëjë gjëra të mira. Ose të paktën nuk do vrasë, siç ka bërë paraardhësi i tij. Cfare ka ketu per lavde.

      Përgjigjjuni

    • Doni ALBO  --  2 Gusht, 2013 në 4:23 pm

      Bijte e janulles si gjithmone ne sulm kunder saliut dhe cdo gje kunder demokracise…..ske ci bene, komunisti mbetet komunist natyrisht janullo-ortodokset jane te tille.

      Përgjigjjuni

      • PERMETARI  --  2 Gusht, 2013 në 4:50 pm

        e mo kosovar te dogji e? SHQIPERIA ESHTE E SHQIPTARVE JO E TURQVE TE KOSOVES. RINI LARG PUNEVE TONA SIC RRIM NE SHQIPTARET LARG PUNEVE TE KOSOVES.

        Përgjigjjuni

        • Doni ALBO  --  2 Gusht, 2013 në 8:24 pm

          S’ka komb kosovar po vetem komb shqiptar dhe eshte normale qe te interesohem per Shqiperi sic interesohem per Kosoven, keshtu qe mjaft me percarje dhe shpikje te tilla o bir janulle.

          Përgjigjjuni

    • zefi  --  2 Gusht, 2013 në 6:06 pm

      O edmond!
      A e FSHIN BYTHEN kur ha buke ti???

      Përgjigjjuni

  2. Skypion  --  2 Gusht, 2013 në 3:50 pm

    Luftar Paja eshte nje artist i nderuar,edhe pse duket sheshit qe eshte nje nostalgjik katengjik i regjimit kaluar.
    Eshte interesante,se ne gazeten “Dita” ka nje lume shkarrashkrimesh prej lloj lloj artisti te kohes se diktatures,ish-oficeri,ish-sigurimsi,ish-hetuesi e prokurori;ka shkrime nga lloj lloj te fandaksurish,duke filluar nga patrioti matuf Mazllem Pashaj e deri tek poetuci i shkare Arben Duka(vete perendia ka vene dore mbi kete te fandaksur,aq sa e ka lene qyryk);ka kujtime nostalgjikesh gjithfaresh te kohes se Dull Kasapit.
    Dhe,sa per ajrim,sa per te thene,i fusin edhe ndonje nga Veriu apo Kosova(sepse kjo eshte nje gazete shume krahinore,dhe qe i meshon me se shumti ndasise veri-jug).
    Para ca kohesh, lexova nje shkarrashkrim te nje katundar-aktori si Astri Cerma,ku shante sa i hante tastiera,shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise(ky birboja ne qenkesh refugjat ne USA).Ka edhe shume e shume raste te tilla,ku gjoja nen opozitarizmin antiberishian,Baci,Naci,Caci,Kico,Temja,Nasho,Gaqo e lloj lloj te tillesh shfrytezojne rastin per te derdhur gjithe mllefin e tyre provincial ndaj pjeses tjeter te popullsise.

    Përgjigjjuni

    • Vapa  --  2 Gusht, 2013 në 4:18 pm

      Nuk le rast qe te paraqitet pa ngrene mut. T’ju bej mire!

      Përgjigjjuni

    • me xham apo pa xham  --  2 Gusht, 2013 në 4:19 pm

      Te kuptojme qe je akoma duke mabtjur zi per humbjen plebishitare dhe teper te merituar, te kuptojme mllefin, me pak fjale e ke thene ato qe ke ne shpirt ti, dhe jo te tjeret. Sepse, ndersa ai “matufi” sic thua ti, ndaloi nje tradheti te tere pa share e pa mallkuar por me dituri e matrui, ti dhe tipat si ty nuk keni ate kapacitet, ndaj edhe cliroheni vetem neper blogje me sharje e fyerje kunder atyre qe kane dhene per vendin pa i marre me teper se puna qe i kane dhene, mbase kane marre edhe me pak.

      Përgjigjjuni

    • Mendimi i Lire  --  2 Gusht, 2013 në 4:25 pm

      Hahahahahaha, kur shan dhe surrati jot Ben Duken,qe po ju con ne vetvrasje ai juve te gjithve,vetem me penen e tij te arte. Ai ben ate qe se bejn 200 politikane se bashku,ndaj ja ke inatin dhe ziline ;)

      Përgjigjjuni

    • Argita_B  --  2 Gusht, 2013 në 5:36 pm

      Skypion, tironsat jan gege po kjo nuk i lidh ne asnje pike me geget maloke, ne Tirone skan pas nonjihere ven maloket si puna e Sales.
      Ps mos me keqkuptojne verioret se ka malok po ka dhe malsore, fjalen e kisha per maloket qe zbriten e plaçkiten ça gjeten perpara me ne krye Sali Berishen.
      Nese sot shqiptaret votuan thuajse ne te gjithe Shqiperine partine roze, fajtori kryesor eshte maloku Berisha.
      Ne 1990 u ngritem te gjithe kundra komunizmit, kundra diktatures, rezultati nga kjôlevizje u varferua pupilli dhe u pasuria kalni i Berishes.
      Boll me Berishen se na hapet barkun.

      Përgjigjjuni

  3. ALI PASHA TEPELENA  --  2 Gusht, 2013 në 3:54 pm

    Gomar i “shemtut”!?.Pse ka gomar te bukur!?.Ah me fal:mund te jesh ti dhe sala.

    Përgjigjjuni

  4. mergimtari usa  --  2 Gusht, 2013 në 4:02 pm

    Ubefsh edhe 100 vjet mbi keto o i madhi Lutar Paja, na shkrive se qeshuri me vlehumburin Sali. Bemat, genjeshtrat, mashtrimet dhe lajthitjet e tij nuke kan te numuruar. Po ne fund populli e kuptoj dhe se vrau me pushke dot, por e vrau me vote. Dikur thoshin he mo ckemi, hic gje cdo dit ne televizor Salin ne tavoline shalqin. Lavdi zotit qe u qerua nje plere, por duhet jo vetem vulen ta dorzoj por mos futi hundet e ndyra ne qeverin e rre.

    Përgjigjjuni

  5. brace  --  2 Gusht, 2013 në 4:03 pm

    Ky lufteri po tregon se eshte fare i pa karakter,po te jete edhe Rama me karakterin e ktije,te pa karakteri,atehere mjere SHqipria e shqiptaret.

    Përgjigjjuni

  6. saliu nje qen rruge  --  2 Gusht, 2013 në 4:05 pm

    TE LUMTE GOJA THE TE VERTETEN LE TA LEXOJNE E ATA TE PD KETE ARTIKULL QE E NDJEKIN MBRAPA LE TE KUJTOJNE TMERRET E TIJ LUFTA NE 97 TEN GERDECI VRASJA ME 21 JANAR PO TE KISH THYER QAFEN ME PARE SOT DO ISHIM NE EVROPE PO CTI BESH ZORRANIKET E NDOQEN MBRAPA I FERKONIN KRAHET PO TANI PSE SE DHJESIN TE TERE AI ISHTE KAFSHE HAJDUT GINJESHTAR JA DHJEFSHIM VARRIN

    Përgjigjjuni

  7. Iliri  --  2 Gusht, 2013 në 4:06 pm

    Aktor i shkelqyer z.Paja. Perfshirja e tij ne keto akrobacira antiberishiste, e ben me qesharak se Berishen dhe i rrit vlerat berishes

    Përgjigjjuni

    • Alby  --  2 Gusht, 2013 në 4:45 pm

      gjynah se ke emer te madh….por edhe budallallekun nuk e ke mangut

      Përgjigjjuni

    • matteo  --  2 Gusht, 2013 në 6:28 pm

      Patjeter. Se e ben actor tragjikomik. That’s right!

      Përgjigjjuni

  8. Genti  --  2 Gusht, 2013 në 4:08 pm

    E lexova Luftarin, thoshte gjera te njohura qe jane thene e sterthene neper media. Botimi e ribotimi i intervistes tregon varferine e medias.

    Përgjigjjuni

  9. sajmir  --  2 Gusht, 2013 në 4:08 pm

    te lumte goja per keto qe thua

    Përgjigjjuni

  10. Patllakja  --  2 Gusht, 2013 në 4:13 pm

    O Edmond,mbi te gjitha na kane ardh ne maj te hundes perrallat dhe broçkullat e Sali(eh)ut.
    gjithashtu edhe disa (h)analiste te tipit ZHei, Tan Hoxha,çili, Qim Peka etj.
    Sa per Luftar Pajen nuk kam çte them,vetem respekt dhe mirnjohje per nje Artist te madh te popullit shqiptar.

    Përgjigjjuni

  11. Odiseu  --  2 Gusht, 2013 në 4:25 pm

    U pika qe sju bie te gjitheve ju ushtareve te Sali kriminelit e kllounit e Koklo…s
    qe revoltoheni pse nje artist i ndershem ne profesion e ne dinjitet ben gallate
    me te thenat e nje perversi qe e mbiquajti veten polidhikan po qe na shfazoi nga trute
    me brockullat e tij perverse, kriminale, skizofrenike, pikopatike apo veri cfaredo emri te
    shemtuar gojes se tij hale…. Cdo fjali aktori i madh e ka material nga Shpellari juaj o legena maternitet, asnje
    fjale nuk ka shtu nga vetja,hidheni ne gjyqet qe ka shpellari juaj akoma se me gjyqtaret tuaj
    shpellar ju duket vetja trima e te mencur… U rrace e felliqur kur do ju thellohen zgavrat e trurit qe i keni rrafsh tere kohen si shpellari juaj… Luftar Paja je idhull i skenes e humorit… Rrofsh sa me gjate per vete e familjen e te na mbash humorin dhe ne gjalle

    Përgjigjjuni

  12. Landi- Sverige  --  2 Gusht, 2013 në 4:41 pm

    Keshtu eshte o Luftar! Edhe ne tani jemi me dy qeveri, nje ne ikje dhe nje ne pritje, si puna e atij kryetarit te Cakranit. Dhe sic thote nje fjale e urte “ne nje kotec me shume kendeza vonon te zbardhi dita”! Por le te shpresojme qe do te zbardhi deri ne shtator sepse Ai, koha ka treguar, nuk luan vetem rolin e “shakaxhiut”!

    Përgjigjjuni

  13. Skela  --  2 Gusht, 2013 në 4:42 pm

    Ti Edmond nese gjen ndonej gje intelktuale tek Saliu nuk ke lexuar asnje liber ne jeten tende sepse vetem tipa si Muli, Kulicin &Co e kane idhull Sali primitivin. Prit pak kur ti bjere pushteti dhe do ta shohesh kur ta braktisin te gjithe sepse atij njerezit normale i afrohen vetem si resultat i dhunes dhe parave. Luftar Paja eshte krenaria jone kombetare dhe eshte nga te paktet artiste qe nuk iu lepine kesaj monstre qe na shkaterroi vitet me me mira te jetes. Luftari, Pellumb Kulla e shume te tjere nuk u perkulen per para sic bene ca fytura si Gjebrea, Fevziu dhe gjithe rrethi i tyre.

    Përgjigjjuni

  14. tani  --  2 Gusht, 2013 në 4:57 pm

    ke te drejte o shoku Luftar se fain e ka Saliu qe si hapi dosjet e sigurimit se dhe ti atje e kishe emrin me pseudonim(sh…….)por si servil qe je te shkon edhe ne kete moshe se ujku qimen e nderron por zakonin se harron.

    Përgjigjjuni

    • enea  --  2 Gusht, 2013 në 6:13 pm

      A nuk ishte Sala ai ne kohen e Enverit qe jepte denime me vdekje per “armiqte e partise”???

      Përgjigjjuni

  15. veriori ne kufi me Kosoven .  --  2 Gusht, 2013 në 5:04 pm

    Shume i nderuar zoti PAJA ! Qe saliu eshte vule humbur , me mire se te gjithe ne dhe ne vecanti nga DEPUTETET E RINJE , kuputu e ka zonja e nderuar , ARTA DADE . Shpesojme qe kjo deklarate e saj te behet edhe nga te gjithe deputetet e tjere . Nryshe vendit do ti ndodhe si me pare hiq SALI e ILIR dhe keshtu te gjithe do shpetojne pa u lagur dhe bark derra .

    Përgjigjjuni

  16. arnaut  --  2 Gusht, 2013 në 5:09 pm

    sa fatkeq duhet tendjehet ai emer i bukur Edmond, te cilit i ka rene per hise ta mbaje nje hajvan i tille si ky mondi i temes

    Përgjigjjuni

  17. ela  --  2 Gusht, 2013 në 5:46 pm

    ore sa jane shtuar keto njerzit e trashe dhe te pagdhendur neper komente. po sa rrini mbroni nderin e felliqur te sales shkoni lexoni ndonje gje, qe mos te mbeteni si ai…more vesh Ben Chicago, se gjynaf qe ja ke flliq emrin chicagos.

    Përgjigjjuni

  18. al  --  2 Gusht, 2013 në 6:09 pm

    te gjithe ato qe shajne shqiperine dhe figurat patriotike dhe artiste qe e duan vendin jane koqevar, ose me mire me thane turq ose serb te kosoves. gjeja me e mire eshte se jane pak dhe dihen kush jane.prandaj mos ja vini re, se kosova mbare, mbeshtet nje shqiperi te forte dhe ku zbatohet ligji, dhe ku ekonomia rritet.ket mision kane plehrat.qeveria e re te filloje bashkepunimin e ngshte me qeverine e kosoves per emplementimin e programeve te perbashketa sidos ne ekonomi dhe arsim.

    Përgjigjjuni

  19. VJOSA VL  --  2 Gusht, 2013 në 6:12 pm

    I NDERUARI LUFTAR, une te njoh ,jo se kemi pire kafe bashk,apo kemi jetuar ne nje qytet,lagje ,apo te kemi patur shtepite afer njeri tjetrit. JO ,po nga ato humoret e tua te njoh une ,te njeh i gjithe populli SHqipetar,te njeh dhe Saliu . Ke dhen edhe me pare nje intervist ,ku i kerkoje SALIUT,ne mos gabofsha ,te vinte ete luante shah me JU. Une i bera nje thirrje qe t’u degjonte juve,te merrte letra dhe domino me vete ,po tereja ,se ne na jane prishur. I thosha te vinte e te na tregonte per jeten e bllokut e per ato shetitjet me varke,si dhe ato nete te ngrohta prane oxhakut te komandantit.Mirpo nuk po na degjon!
    SA per humor ,o Luftar,mos te te vij keq,po ta ka kaluar.Po meqenese JU e kini me shok Pellumb Kullen , i thini te shkruaj nje komedi per prrockat e tij qe kA NXJERR NGA GOJA E VAZHDON TE NXIERR,qe kur ta shohim komedine,te gajasemi se qeshuri ,por edhe te na NXIHET faqja se cilin kemi patur ne krye.

    Përgjigjjuni

  20. Mesuesi i vjeter  --  2 Gusht, 2013 në 6:23 pm

    BEN CIKAGOS.

    Vetem me komentin e sotem ku thoni se :” Cfar ka qen ky laluci plak”, tregove se je nje injorat,apo budalla me brire.

    Përgjigjjuni

  21. Tani  --  2 Gusht, 2013 në 6:47 pm

    Te pakten Z.Paja shpreh mendimin e tij humoristic dhe nuk po ben ndonje “PETICION” te tipit Topalli

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>