Qeveria në ikje heq kompensimet për ushtarakët. Lutaj: Berisha i ka urryer gjithmonë ata | Gazeta Tema
 

Qeveria në ikje heq kompensimet për ushtarakët. Lutaj: Berisha i ka urryer gjithmonë ata

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia |

35117Berisha-Imami-300x225Qeveria në largim ka vendosur që të heqë kompensimin për banesa dhe ushqim për ushtarakët. Kjo ka sjellë reagimin e deputetit socialist, Piro Lutaj, që thotë se Berisha dhe gjeneralët e tij politikë i kanë urryer gjithmonë ushtarakët.

“Pas reagimeve të para disa ditëve për mosdhënie të kompensimeve për banesa dhe ushqim për një periudhë mbi 6 muaj për efektivat e FA, dje qeveria në ikje paska vendosur të ndryshojë një vendim të vitit 2004 dhe të heqë përfundimisht këtë kompensim për ushtarakët.

Lidhur me këtë dua të them se lidershipi që drejton sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm është më i keqi që ka drejtuar ndonjëherë!

Më i keqi, jo vetëm për nga aftësia dhe përkushtimi, por më i keqi për nga ligësia dhe cinizmi me të cilat kanë trajtuar ushtarakët e FA.

Ky lidership i ka lënë ushtarakët:

Pa DINJITET, duke emëruar në funksion të gjeneralit punonjës civilë pa asnjë kontribut në FA!

Pa PERSONALITET, duke graduar, emëruar, transferuar e liruar nga detyra ushtarakët, në kundërshtim të hapur me ligjin, madje edhe me Kushtetutën dhe askush nuk reagon!

Pa PRONA, duke i dorovitur gjithë atë pasuri kombëtare nëpër krushqitë dhe klientët e qeverisë!

Pa TRAJTIM, pa pajisje, pa uniforma të denja për një ushtri të një vendi anëtar të NATO-s dhe gjithkush hesht!

Është alarmante situata në Ministrinë e Mbrojtjes teksa shikon nëpër korridore punonjës civilë që sillen si gjeneralë dhe gjeneralë të graduar vetëm për shkak të besnikërive politike e personale ndaj MM dhe SHPP, të sillen si ushtarë!

Vendimi i djeshëm i qeverise në ikje, për ndërprerjen e kompensimit për banesa dhe ushqim të ushtarakëve, është pjesë e keqtrajtimit dhe e urrejtjes që kanë pasur e kanë, në radhë të parë vetë Sali Berisha, por edhe gjeneralët e tij politikë, për ushtrinë dhe ushtarakët!” shkruan Lutaj në rrjetin social, FB./ep

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

28 Pergjigje per Qeveria në ikje heq kompensimet për ushtarakët. Lutaj: Berisha i ka urryer gjithmonë ata

  1. Emigrant  --  8 Gusht, 2013 në 6:25 pm

    Ky eshte vendimi me skandaloz qe eshte firmosur ndonjehere per kete dikaster Gjitmon ky dikaster eshte trajtuar ne menyren me te keqe te mundshme nga qeveria Edhe kur ishte Fatos Nano kyreminsiter trajtimi ka qene me pikatore ju cua nga zoti Majko qe edhe pse ishte djali oficeri nje vendim per tu firmosur ku cdo ushtarak merte 20 mije leke te vjetra ne muaj per ushqim Kryeministri i aterhem tha ne dite apo ne muaj ky trajim, Majko i thote ne muaj Ai u shpreh i habitur dhe e firmosi Ndersa ish drejtori i Logjistikes i asaj kohe zoti Bardh Hoxha qe eshte bere gejneral tani doli para mediave per te mbushur mendjen se si me 1 mije leke te vjetra ne dite ushtaraku mund te marre kalorite e nevojshme pra ja llogariste me kalori jo me leke Vetem ai mund te bente llogari te tilla Por me sa shoh keto llagari i beri per vete jo per ushtaraket tani ja hoqen fare megjithese ka gati 1 vit qe nuk i marin E keqja eshte se nuk ka nje SHef shtabi te pergjithshem qe ti perfaqesoi keta njerez Ai njeri eshte nje servil dhe nje hajdut i rendomte Sa servil eshte para eproreve aq i ashper eshte me njerezit poshte. Duroni o njerez ndopshta mund te shihet ndonje drite jeshile edhe per ju.

    Përgjigjjuni

    • elinor  --  8 Gusht, 2013 në 6:49 pm

      Bravo per fjalite qe i fillon me germe kapitale po pikat pse perton t’i vesh, kete nuk e marr vesh??

      Përgjigjjuni

      • Donika  --  8 Gusht, 2013 në 8:12 pm

        O Elinor,na thuaj dhe ndonje argument tjeter se me kaq sikur nuk ka kuptim.Merruni me punet tuaja dhe lereni ushtaraket ne te drejten e tyre.Nuk ka argumenet qe te justifikoj kete vendim.Eshte nje turp,lereni gabimet ortogafike.Sot cenohen ushtaraket dhe neser ju

        Përgjigjjuni

        • Toni  --  9 Gusht, 2013 në 6:51 am

          Megjithese nuk jam dakord me shumicen e komenteve te elinorit, kte e paska shume te kendshem! Sa u perket ushtarakeve, ata duhet te nderrojne profesion sa me shpejt e jo te sillen si parazite me shoqerine shqiptare qe nuk u ka asnje borxh, perkundrazi… Le te behen hidraulike, elektriciste, kuzhiniere, cfare te duan le te behen, por te heqin kapelen nga trupi dhe nga truri e te bien ne paqe me veten dhe njerezit, se na cane tajaren qe prej 20 vitesh me pretendimet e tyre absurde. Ne jemi nje vend qe nuk kemi pasur e nuk kemi ushtarake. Per aq sa na duhen, me mire t’i huazojme nga nje vend i BE-se e ta mbyllim kete muhabet.

          Përgjigjjuni

          • Kosovrasti  --  9 Gusht, 2013 në 1:41 pm

            Toni nuk e kuptoj urrejtjen per ushtaraket,ata kane nje profesion si gjithe te tjeret dhe bejne detyrat e tyre dhe marrin rrogat qe u takojne.Per sa i perket propozimit tende nuk eshte e nevojshme se te kemi ty idraulik,apo saldator ose punonjes i komunales tek bashkia e lulit.Ne qofte se nuk te intereson mos u fute ne diskutime dhe mos jepe komente.Nqs se te ka ike pushteti dhe do te futesh ne konkurim per vend pune dhe meqe paske interes per ushtrine do te ndihmoj te vishesh ushtare profesinist

            Përgjigjjuni

          • Lavdimir  --  9 Gusht, 2013 në 5:13 pm

            kush je ti qe mund te flasesh per ushtaraket keshtu.Ushtaraket jane ata njerze qe u kane kushtuar kohen,jete,cdo gje keti shteti.kur ti je ne shtepi rehate ata jane ata njerze qe shkonje :ku i therasin nevojat e keti shteti ,ne shkoder ne dimer,ne zjarre ne vere ,ne misione ku dhe ndoshta kethehe ne arkivole per familjete e tyre.
            Nuk mund te flasesh keshtu per 4000 mij lek te vjetra te qelbura qe ata marin trajtim ushqimor ne dite.
            Eshte turpe kjo gje kur nje homologi i tij ne vendet perendimore trajtohet 100 fish me mire nga ana e shtetitn dhe gezonje respektin e jetes shoqerore , jo si ketu qe e shohinen uniformen me perbuzje.

            Përgjigjjuni

  2. likja  --  8 Gusht, 2013 në 6:40 pm

    edhe milloshevici nuk e ka kete urrejtje per popullin besoj sa ce ka ky felliqesira..

    Përgjigjjuni

  3. Emigrant SHBA  --  8 Gusht, 2013 në 6:53 pm

    I vetmi dikaster qe ja ka ritur vlerat kesaj qeverie ka qene ai i Mbrojtjes kane qene keta ushtarake qe u bene pjesmares ne misionet paqeruajtese jashte vendit duke sakrifikuar se bashku me familjet qe linin ne shtepite e tyre duke perjetuar ankhin se mund tju vinte nje dite lajmi i kobshem per humbjen e njerzve te tyre Ka qene kjo sakrifice qe i beri ata anetare te NATO-s Nuk ka asnje gje tjeter ku ata mund te krenohen sepse rogat jane ndoshta me te keqiat e ndonje ushtrie ne bote jo anetare i NATO-s Uniformat me skandalozet ne bote sepse tenderat e dhena ne menyre klienteliste dhe per te xhvatur edhe endacaket vishen me mire Ky fakt eshte edhe ne qeverisjen kur ishte Majko kryeminister kur tenderat e uniformave i merte nje jevg ne Elbasan dhe tani po kjo gje vazhdon me shoket e Arbenit dhe te Xhemalit TITI i BLUR-it etj
    zoti kryeminister dhe zonja Ministre pavaresisht se nuk kini me sa di une ndonje lidhje me kete dikaster jepini dinjitet ketyre njerzve ka shume menyra per te kursyer nga ky dikaster dhe keto leke jepjani ushtarakeve qe eshte krenaria e nje kombi Shkurtoni shume drejtori civile qe vetem marin roga sa nje kolonel ne ushtri keta njerez dhe nuk japin asnje gje Verifikoni shpenzimet ne spitalin ushtarak qe vetem emri i ka ngelur i tille Verifikoni shitjet qe jane bere nga ushtria dhe keto te ardhura ti kalojne ketij buxheti Menaxhimi i mire i tyre do te rise dinjitetin e tyre duke i motivuar Pse qeverite i japin me shume leke per te njejten grade nje polici se sa nje oficeri apo nje oficer te gardes apo i dhimbset lekura e tyre.

    Përgjigjjuni

  4. besniku  --  8 Gusht, 2013 në 6:53 pm

    Perse habiteni?! Nese nuk do ta kishte bere nje gje te tille, po mund te habiteshit, por me kete qe ka bere, ky njeri, qe deri dje ka qene kryeministri i shqiptareve, tregon veten e tij, tregon se ai nuk ka qene kurre pjese e zhvillimit te Shqiperise, por nje antishqiptar fanatik, nje islamik fondamentalist dhe nje njeri qe i ka urryer gjithnje ushtaraket. Per me teper, keta ushtarake, sipas mendjes se tij djallezore nuk kane votuar per te, nuk kane votuar per babain e kombit, per “Skenderbeun”, apo per kryekaragjosin. Ai nuk i ka dashur kurre ushtaraket, as keta ne detyre dhe as ata ne pension, sepse keta ushtarake e dine fare mire se cili eshte Sali Berishe: nje spiun i UDB, nje antishqiptar, nje antikombetar, nje mercenar i Serbise dhe i Rusise. Por keto gjera nuk i dine vetem ushtaraket, por i gjithe populoi, prandaj edhe votoi dermueshem per rrotacionin, qe do te thote per shporrjen e nje vrasesi, hajduti, dhe mashtruesi. Me keq per te!

    Përgjigjjuni

  5. lungara limaj  --  8 Gusht, 2013 në 7:25 pm

    pushonise po flet ai emigranti nga sh b a

    Përgjigjjuni

    • B Hajdari  --  8 Gusht, 2013 në 8:05 pm

      Ore Lungara po a ke ndonje mendim more njeri.Tashme zgjedhjet mbaruan dhe po te jeshe ne Ministri nuk e mbron dote Imamin dhe Gjunkshin.Koha eshte te siguroni leket qe keni marre,nqs se ju ka lene te merrni se dyshja eshte e pa pare.Cdo gje e donin per vete dhe tani e ndriten, e nxoren ne drite buxhetin e ushtrise.

      Përgjigjjuni

  6. ushtaraku  --  8 Gusht, 2013 në 7:55 pm

    Eshte nje vendim i pa arsyshem,i pa drejte dhe hakmarres.Arben Imami dhe Gjynkshi qe kur kane ardhur ne drejtim kane punuar ne menyre permanente per te shkateruar moralin e ushtarakeve.Ata kane marr urdhera dhe propozuar vendime ne kundershtim me interesat e ushtarakeve, por dhe te civilave ne forcat e Armatosura.Nuk ka asnje akte te vetem qe mund te permendet ne interes te ushtarakeve.
    Per 4 vjete nuk eshte dhene asnje kredi per strehim,nuk eshte ndare asnje objekt per strehim ,eshte ulur ne menyre te vazhdushme rroga e ushtarakeve dhe se fundi per te treguar se kush jane ,por tani hapur Imami me gjynkshin u heqin dhe ate minimale pagese per ushqimin
    Eshte vendim i pa drejte edhe nga ana ligjore,se eshte nje e drejte e fituar qe ne vitin 1994, dhe propozuesi ka qene i ndjeri Azem Hajdari dhe Minister Mbrojtje Safet Zhullali,ne vitin 2004 vetem u bene rregullime ne VKM.
    Ne Ligjin per statusin e ushtarakut percaktohet qarte e drejta e strehimit ,ushqimit dhe sherbimit shendetesore.Por Ky ish Minister dhe Gjunkeshi, me qetesi kriminale u hoqen ushtarakeve te drejten e strehimit,te ushqimit dhe te sherbimit shendetesor.Keshtu u hoqen te drejten e ushtarakeve per kurime duke mbyllur spitalin ushtarak.Ai ekziston vetem ne leter,nuk ka asnje vend ku te shtrohen e kurohen ushtaraket.
    Tashme njihet gjendja ne Ministrin e Mbrojtjes,qe mund ta pershkruaj me dy fjale ,ushtarak te perkushtuar ne pjesen dermuse dhe lidership shume problematik dhe qe nuk ka asnje ndjeshmeri per jeten e tyre.
    Eshte ne nderin e Kryeministerit Edi Rama qe te anulloj kete vendim te lig dhe hakmarres per ushtaraket,te testoje te gjithe lidershipin ushtarak dhe te futet ne ushtri nje frume e re demokratike.Te marri fund arroganca e Gjunkshit dhe e disa drejtueseve te tjere me vartesit dhe servilizmi me eprorin.
    Ketu kerkohet qe te largojne me ceremoni, ne menyre te hapur dhe publike ShShP si njeriu qe i uli reputacionin forcave te armatosura,qe uli moralin e ushtarakeve,qe futi ne sistem abuzimin per karieren ushatarake,si shkeles i ligjit dhe kodit zgjedhor me angazhimet ne fushaten zgjedhore.Te testohen te gjithe Gjeneralet dhe Kolonelet per aftesin e berjes se detyres,dhe jo vetem per njohurit ushtarake ,por kryesisht ne lidhjet mafioze me Gjunkshin dhe Imamin,ne fushate,per abuzimet me municionet dhe skrapin.Ne menyre te vecante per tenderin 18 milion dollare te uniformave ,por dhe per kete qe kemi veshur.
    Te nderuar kolege ,mos u merrni me njeri tjetrin,mos u merrni me barsoletat e Nanos,dhe se c,fare tha Gjeneral Hoxha.Te gjithe bejne aq sa mundin,e verteta eshte se kjo ishte e drejte e fituar dhe nuk ka asnje argument per ta hequr,duhet te kerkojme per ta kthyer, me rruge ligjore si dhe me kerkesa.Te ndajme Zhulalin ,Majkon qe e zbatoj me ate qe e hoqi.

    Përgjigjjuni

  7. robert  --  8 Gusht, 2013 në 8:03 pm

    Turp, turp, turp! Ky eshte nje turp qe i poshteron ushtaraket! Asnje qeveri nuk heq te drejta te fituara, por i permireson ato. Eshte turp qe ushtaraket qe perfaqesojne me dinjitet Shqiperine ne organizaten me te shquar boterore, NATO-n te trajtohen ne kete menyre, kur ne te gjithe aktivitetet qe zhvillohen ne NATO do te kene ne krah kolege qe trajtohen me dinjitet. qe kane nje uniforme shembullore, qe mbeshteten nga qeverite e tyre ne maksimum. Kjo nuk eshte semundje vetem e kesaj qeveria, pasi keshtu jane sjelle edhe te tjerat me pare, te cilat i duan ushtaraket vetem ne rast nevoje, ne emergjenca, per t’u mburrur per interesat e tyre politike me pjesmarrjen e ushtarakeve ne operacionet nderkombetare ne bote, ku kane derdhur edhe gjak. Ky eshte nje vendim cinik ndaj ushtarakeve!

    Qeveria e ardhshme duhet qe te miratoje nje VKM per t’i rikthyer keto te drejta!

    Përgjigjjuni

  8. mao  --  8 Gusht, 2013 në 9:48 pm

    Ushtria shqiptare ka vdekur prej 20 vjetesh dhe nuk ka faj Sali muti. Fajin e kane vete ushtaraket qe ne 1991 nuk i hyne me lopata xhenjere gjithe Qytetit Studenti dhe kurvave pseudo-intelektuale te Tiranes me ne krye Sali mutin qe u ngjiten atje lart. Legenet po nuk ta paten friken nuk dine te respektojne sakrificat e te tjereve. Respekt per gjithe ish oficeret dhe usharet e Ushtrise Popullore, te paret ne sakrifica, te fundit ne perfitime.

    Përgjigjjuni

  9. myzeqari  --  8 Gusht, 2013 në 11:02 pm

    Dua te them qe ne fillim qe per Berishen, Imamin dhe Gjunkshin mos paste varr dhe u endshin kockat rrugeve ishallah. Sa hallexhinj kane marre ne qaf keta qelbesira. MM eshte sot nje vend prostitutash ku bejne ligjin civila ordiner me imunitet berishian.
    Zonja Mimi je tamam per ate pune keshtu qe justifikoje besimin tone per te bere ate qe duhet ne MM.
    1- Gerrdeci, (Berisha,SH. Berisha, Mediu)
    2- Pergjimet e opozites, (Y.Zyla)
    3- Tenderi i skrapit, (Imami, Gjunkshi, Dogjana)
    4- Shitja e armeve, (Imami,Gjunkshi, Sh. Mehilli)
    5- Perdorimi i Komandove si roje ne kampionatin e peshengritjes,(Imami, Gjunkshi, D.Demiri)
    6- Tenderi i Uniformave, (Imami, Gjunkshi)
    7- Gradimet pa kriter te gjeneraleve, (Berisha, Imami, Nishan Muti)
    8- Lirimi nga detyra i 4 oficereve sivjet qe sapo perfunduan Akademin e mbrojtjes pa i dhene te drejten e konkurimit per graden e radhes,(Imami, Gjunkshi)
    9- Punesimi ne KDS e rreth 7 Bucpapajve, (Badhi Hoxha)
    10- Punesimi ne QPR nga Dogjana te disa personave qe pa dhene leke nuk mund te besh asnje veprim. ( Gjeneral Dogjana)
    11- Femij te ushtarakeve verior te KDS qe i kane cuar per shkollim jashte kane ngelur andej dhe qendrojne neper ambasadat tona.(Bardh Hoxha, G. Mustafa)
    12- SHQUP-i eshte nje cerdhe punesimi i PD me Zerina Kuken ne krye,(Berisha, Imami, Gjunkshi, Zerina Kuke)
    13- Gjeneral si Bardhyl Hoxha qe mbajne ne xhep celsat e portes se akademis nuk duhet te jene ne krye te forces, (Bardh Hoxha)
    14- Gjeneral Gerveni krekoset neper Bruksel kur mbi te rendon krimi per shitjen e detit Greqise, (Berisha, Imami, Gerveni)
    15- Leket e ushqimeve te ushtarakeve,(Berisha , Imami, Gjunkshi) etj etj…….

    Përgjigjjuni

  10. Hipokriti  --  8 Gusht, 2013 në 11:33 pm

    Per nje shtet si Shqiperia ,ushtaraket jane parazitet me te medhenj ,rrojne sa per te bere hije mbi dhe,vetem hane dhe dhjesin ,nuk ka nevoje shqiperia per ushtri dhe ushtarake qe hane qyl ne kurriz te popullit ,As do pushtojme dhe as nuk na pushton njeri, pra misioni i tyre eshte kot,Shqiperia nuk ka nevoje per me shume se 200 ushtare, dhe kata te vene mbas amerikaneve neper luftrat qe ata bejne.

    Përgjigjjuni

    • MEMEDHETARI  --  9 Gusht, 2013 në 11:04 am

      Une do te thoja qe,jo vetem se hane dhe dhjesin,por dhjesin aqe shume saqe muterit jane shtuar setepermi dhe per te kaluar kohen e lire,bejne edhe ndonje koment tek “Tema”…

      Përgjigjjuni

    • Ben Xhemali  --  9 Gusht, 2013 në 1:50 pm

      Hipokrit mos u merzit se shume shpejte do te ta japim ate qe meriton.Ju parazite dhe hajdute te ushtrise,ju qe sorollateni gjithe diten neper zyrat e shtetit ,ne lokale rreth ministrive dhe godines se qeverise.Erdhi ora per te menduar per ndonjepune,boll grabitet dhe mendoni se ku do fshihni leket.Sa per ushtaraket ju nuk mund tua permendni as emerin.Shikoni dhe diplomat fallso se do tu verifikohen.Per sa i perket te ngrenit ju hani ate qe dh…..ushtaraket,ju kemi pare vertet ne shume situata.

      Përgjigjjuni

    • Tili  --  14 Gusht, 2013 në 3:01 pm

      Shiko ketu ti djale i mbare, sa per komentet qe ben, e para e punes duhet te lash gojen kur ti permendesh ushtaraket. Eshte e vertete qe ka parazite, por ato jane shume pak, dhe me te drejten e ligjit, ata do zhduken nga ushtria.
      Ushtaraket nuk kane ngrene kurre ne kurriz te popullit, e kane marre me mund dhe djerse ate pak rroge qe marrin ne fund te muajit.
      Per pjesen qe thua se as nuk pushtojme dhe as na pushton njeri, ushtria duhet vetem per nje dite, dhe ndoshta ajo dite do jete vendimtare per ty, familjen tende dhe te gjithe shqiptaret.Pse nuk del zoteria jote te protestoje kunder atyre grekeve qe vijne te ngrene flamurin GREK ne SHQIPERI? Pse zoteria jote kerkon ndihmen e policise?
      Mendoj qe ti je aq i vogel, saq e nuk mund te mbash mend me larg se 6 muaj me pare, prandaj po ti kujtoj, tre here u permbyt shkodra, ndersa zoteria jote rrinte ngrohte ne shtepi, ushtaraket ishin deri ne fyt duke ndihmuar familjet e permbytura, jo me larg se vjet mori flake 1/3 e shqiperise, ndersa zoteria jote ka qene ne plazh, ushtaraket ishin duke luftuar me flaket e zjarrit, dhe disa madje dhe u asfiksuan nga tymi i madh.

      Keshtu qe, kur te flasesh per ushtaraket, duhet e para qe te kesh nje informacion te bollshem, per te dale ne nje perfundim. Te te vije turp nga vetja mor ÇUNAK.

      Përgjigjjuni

  11. neo komunisti  --  9 Gusht, 2013 në 11:23 am

    fatkeqsia me e madhe qe trashguam nga komunizmi qene ushtaraket.keto krijesa negative i gjene kudo neper partira organizata shoqata ku te munde me ate mentalitetin regresivokomunist vetem te zhvatin per vete sa me shume dhe te krijojne probleme.shtypi imajte her pas here na servis ne te gjitha mediat ndonje zagarospijunoushtarak qe na bejne adapin per cfardo problemi.si ne monizem dhe tani ne demokraci keta i kane sjelle vendit mjerim dhe fatkeqsira.

    Përgjigjjuni

  12. Zef Kallami  --  9 Gusht, 2013 në 1:20 pm

    Asht e vertet qe i ka urryer ushtaraket bashke me ushtrine.E ka detyre nga Serbi qe Shqiperia te mos kete ushtri.Dhe populli i pjese injorante e voton.Bile dhe vet shkenctarja e shkencave ekzakte Topalloca e Shkodres,i thure superlativa keti trimloteqiri te pabesi dhe te pakarakter.Kaq mjafton te kuptojme ekzaktesine e kesaj shkence ekzakte qe i duket vetja tralala ne krahasim me te tjeret e te tjerat.

    Përgjigjjuni

  13. Zef Kallami  --  9 Gusht, 2013 në 1:24 pm

    Ndaj e paraqet veten Berisha trashigimtar i Zogut.Desh te bente dhe kushtetuten per naltmadhni.Po pjesa e zgjuar e popullit i dha dajakun shpindes.
    Asht e vertet qe i ka urryer ushtaraket bashke me ushtrine.E ka detyre nga Serbi qe ne kohen e Zogut,qe Shqiperia te mos kete ushtri.Dhe populli i pjese injorante e voton.Bile dhe vet shkenctarja e shkencave ekzakte Topalloca e Shkodres,i thure superlativa keti trimloteqiri te pabesi dhe te pakarakter.Kaq mjafton te kuptojme ekzaktesine e kesaj shkence ekzakte qe i duket vetja tralala ne krahasim me te tjeret e te tjerat.

    Përgjigjjuni

  14. Asdreni  --  9 Gusht, 2013 në 1:50 pm

    Keta “ushtaraket e kuq” duhen futur te gjithe ne burg si bashkepuntore ne krime kunder popullit. Kompensimet le ti marrin atje ne burg!

    Përgjigjjuni

    • mao  --  9 Gusht, 2013 në 10:31 pm

      E kane bere nje krim kunder popullit, jam dakort me ty. Krimi eshte qe nuk ju hyne ne 1991 ca legenave si puna jote me lopata xhenjere ne koke dhe ne kurriz qe te ulerije si bushter sa te degjonte gjithe Tirana.

      Përgjigjjuni

    • albani  --  13 Gusht, 2013 në 11:04 pm

      Po ata ushtarak qe thua ti kane kohe qe nuk jane o koketul, ne jemi ushtaraket e pas viteve 90, po keto vite paskan qene me mut se para 90. FUCK

      Përgjigjjuni

  15. Jani  --  9 Gusht, 2013 në 6:57 pm

    Aha,
    Te gjithe keta kokepalaret e TEMES qenkan ofilo.
    Mesimi i dites……

    Përgjigjjuni

  16. Kritiku  --  9 Gusht, 2013 në 7:21 pm

    Ju te vetequajtur gazetare, na hapet barkun me menyren qe keni gjetur ju qe te informoni publikun. Kujt i plasi se cfare shkruajne njerezit ne faqet e tyre private te FB? Jeni bere edhe ju si ato plakat e keqija qe vetem me thashetheme ngelet duke menduar se po informoni te tjeret. Ky deputet injorant nuk e kupton akoma fjalen “lidership”. Ai e perdor kete fjale per te cilesuar ministrin, por a e kupton ky person qe ne Ministri nuk ka “udheheqje”(keshtu perkthehet nga anglishtja fjala lidership). U bere njerezit si kembet e dhise dhe kujtojne se kur shkruajne ne faqet e tyre private te FB, kujtojne se po bejne politike. Ky deputet, le te flasi diku ne ane zyrtare dhe jo duke i rene pragut qe te degjoje dera. Ky deputet si shumica e te tjereve kujtojne se duke u bere deputet je bere njeri i ditur dhe i kulturuar. Na mbyten politikat e katundareve dhe me e keqja eshte se po na mbysin edhe gazetaret katundare!

    Përgjigjjuni

  17. Hekali  --  9 Gusht, 2013 në 8:25 pm

    uuuuaaaa,
    Paska Pirro facebook!!!!!!
    Na nderove fshan bre Pirro.
    Te lumte koqa e pena qe shkruan.
    Ore Pirro, se kam harrua te pyes une ty, edhe ti si paqua e bere shkollen me thase me ullinje e vedra me mjalt?
    Aha, je nga an te shkolluarit e nomenklatures ti, ata me te zgjuarit de.
    Lum fshati qe te ka……..

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>