Vangjel Koça- gjeniu shqiptar i shekullit XX | Gazeta Tema
 

Vangjel Koça- gjeniu shqiptar i shekullit XX

Postuar në: Blogu TemA |

nexhmedin_spahiu_infosot_250599_490536_732084Nga Nexhmedin Spahiu

 

Vangjel Koça, krahas Sami Frashërit e Branko Merxhanit, është intelektuali më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Poliglot me dije enciklopedike, me stil të lehtë e gjuhë të përkryer. Fryma e mendimeve të tij ishte tërësisht pozitive e edukative. Frymë e thellë dhe kulluar patriotike. Baba i mendimit pozitiv shqiptar.

 

Merita e Ndriçim Kullës

Me konstatimet e mia të mësipërme pajtohen të gjithë ata që e kanë lexuar Vangjel Koçën, Por, e vërteta është se shumica e intelektualëve të sotëm shqiptarë as që ka dëgjuar për Vangjel Koçën. Meritën për risjelljen e këtij gjeniu para publikut shqiptar e ka Ndriçim Kulla, i cii edhe vet na qenkësh habitur se si vite të tëra pas rënies së komunizmit askush nga bashkëmoshatarët e tij nuk ia ka risjellë publikut shqiptar.

Për dallim nga rilindësit shqiptarë, apo edhe nga intelektualët shqiptarë të para Luftës së Dytë Botërore, që rrjedhin nga familjet e pasura, Vangjel Koça rridhte nga një familje e varfër ortodokse e Gjirokastrës.

 

Kush ishte Vangjel Koça?

Vangjel Koça u lind në Gjirokastër më 1900, që do të thotë se ishte 6 vite më i ri se Branko Merxhani (i lindur në Nish më 1894, vdekur në Stamboll më 1981), të cilin do ta konsideronte prijatar në idenë e Neoshqiptarizmës, por që me asgjë nuk do t’ia lëshonte rrugën qoftë me dije enciklopedike, qoftë me patriotizëm të kulluar, qoftë më gjuhë e stil të veçantë.

Gjuha dhe stili i Vangjel Koçës  është njëkohësisht edhe gjuhë e stil akademik, edhe gjuhë e stil artistik por edhe gjuhë popullore. T’i thuash arritjet më të mëdha të kohës në të gjitha fushat e dijes me një gjuhë të kuptueshme për publikun e gjerë, këtë arritje nuk e ka bërë askush tjetër jo vetëm ndër shqiptarë, por ndoshta askush në botë, pos Vangjel Koçës.

Vangjel Koça vdiq aksidentalisht në gusht të vitit 1943, kur u fundos anija me të cilën po udhëtonte. Vdiq në moshën 43 vjeçare në kulmin e krijimtarisë së tij. Po edhe sikur të mos i ndodhte aksidenti, po që se nuk do të arrinte të largohej nga Atdheu atë do ta pushkatonin komunistët një vit më vonë. Vangjeli ishte tepër i madh që të bashkëjetonte me komunistët. Prandaj ata e ndaluan veprën e tij dhe i ndaluan çdo studiuesi ta zinte në gojë emrin e tij.

 

Vangjel Koça për idenë komuniste

Ja se çfarë shkruante Vangjel Koça në Prill 1937 për idenë komuniste që e kërcënonte Shqipërinë:

“Komunizma është një ide. Një ide anti-kombëtare, shkatërronjëse. Po është një ide. Dhe siç dihet ideja nuk zhduket në kërbaç, po me një kundër-ide më të mirë. Këtë na e mëson historia e njerëzimit dhe e evolucionit të regjimeve shoqërore.

Hamleti që vërtitet me pallë ngjeshur kundër hijes dhe shpresave që ta shpëtojnë,  përfytyron njeriun që i vërtitet me armë një ideje dhe shpreson që ta shpojë. Po gjer më sot nuk është gjendur ndonjë çelik kaq i mirë sa për të bërë një pallë kaq të mirë, që mund të vras një ide. Provë: Paganizmën nuk e vrau palla, por fuqia dhe madhështia morale e kristianizmës së kohërave të para. Pra, për të mundur idenë komuniste: na duhet një kundër-ide më e mirë. Për ne kundër-ideja më e mirë është vetëm Ideja Kombëtare”.

 

Vangjel Koça –baba i mendimit pozitiv shqiptar

Vangjel Koça është kritiku më i mirë shqiptar i të gjitha kohëve. Çdo i ri që merrte penën në dorë gjente përkrahjen dhe kritiken e Vangjelit. Çfarë ishte kritika e Vangjel Koçës? Gjithnjë në frymën pozitive, me referenca të panumërta nga letërsia angleze, amerikane, gjermane, franceze, italiane, greke, ruse, persiane, indiane. Me dashamirësi prindërore, shkrimtarë, kritikë, filozofë e sociologë, të panumërt nga bota, ndërtojnë pikat referente në kritikat e Vangjel Koçës. Por karakteristike janë kritikat ndaj Et’hem Haxhiademit, Ernest Koliqit, Faik Konicës e Sterjo Spasses.

 

Vangjel Koça – kritiku më i mirë shqiptar i të gjitha kohëve

Në kohën kur shkruante Vangjeli, Faik Konica ishte Perëndia e letërsisë shqipe, por për Vangjelin kjo nuk ishte asnjë pengesë që të fliste për të si për çdo shkrimtar tjetër. Asnjë meritë e Faikut nuk iu mohua, por edhe të gjitha të metat iu numëruan një nga një nga Vangjeli.

Kur Sterjo Spasse botoi romanin “Pse”,  Vangjeli ia numëroi meritat e autorit dhe përmendi gjithë letërsitë dhe filozofët nga është ndikuar Spasse. Por Vangjeli si pozitivist nuk mund të pranonte idenë nihiliste të Spasses. Thotë; mirë që ka lexuar këtë e atë autor, po përse Spasse të mos ta ketë lexuar filan e filan autorët.

Dhe tragjikisht në shkollat tona për 50 vite u detyruam t’i lexojmë romanet e Sterjo Spasses, por jo edhe kritikën shembullore të Vangjel Koçës.

 

Fatkeqësia e të shkruarit shqip

Ajo që mund të thuhet për Vangjel Koçën, është se gjynah që shkroi në shqip, sepse po të shkruante në ndonjërën nga gjuhët e shumta që ai i dinte, tani do t’ishte emër me famë botërore. Por, fatkeqësisht një gjeni i tillë u la në harresë edhe në vetë vendlindjen e tij.

Më 1943,  në 61-vjetorin e ligjëratës së famshme të Ernest Renanit për kombin (1882), Vangjel Koça shkroi për konceptin latin (francez) dhe atë gjerman për kombin. Pas një zbërthimi shkencor vjen në përfundim se nuk kemi të bëjmë me 2 lloje të kombeve, siç mendohet botërisht, po për shkallë të ndryshme të zhvillimit të kombeve. D.m.th. se një komb në fillimet e veta është i tipit gjerman ndërsa në një fazë më të avancuar ai shndërrohet në atë të tipit francez.

Këtë përfundim, teoricienët botërorë të kombit e nxjerrin tek  së voni në shekullin XXI.  Gjeniu ynë këtë e  kishte nxjerrë 7 dekada më parë. Sikur Vangjeli ta kish botuar jo në gazetën “Roja Kombëtare” po në ndonjë prej gazetave apo revistave në anglisht, gjermanisht, frëngjisht apo italisht, emri i tij do t’ish përjetësuar në përmasa botërore.

 

Shqipërisë e Kosovës i mungojnë përmendoret e Vangjel Koçes

Por Vangjeli shkruante shqip, sepse në radhë të parë donte ta përparonte kombin e vet, donte që kombi i tij t’krijonte avantazhe karshi të tjerëve, por kombi i tij, dy vite pas vdekjes e përjashtoi nga gjiri i vet.

Tani kur Ndriçim Kulla na e ka ri-sjellur Vangjel Koçën, ai duhet të jetë në çdo libër leximi në shkolla fillore e të mesme. Sheshet dhe bulevardet e çdo qyteti shqiptar duhet ta mbajnë emrin dhe përmendoren e tij, siç duhet të kenë emrin e tij edhe shkolla e universitete.

Ja se çfarë shkruante Vangjel Koça në shkrimin në fjalë: “Për të kuptuar më mirë dallimin mes konceptit gjerman dhe konceptit latin për kombin, ne shqiptarët mund të bëjmë një krahasim që i përket historisë sonë: Rilindjen tonë nga Lidhja e Prizrenit e tëhu e nisëm me konceptin gjerman: tokë, gjak e gjuhë, pas kaq peripecive të mëdha kemi tani arritur në konceptin latin: në shpirtin e kombit që për ne do të jetë ndërgjegje kombëtare”.

 

Mit’hat Frashëri – Ernest Gellneri

Vlen të përmendet se edhe një intelektual tjetër shqiptar ka bërë një avancim të tillë të shkencës një shekull më parë, por bota këtë ia atribuon Ernest Gellnerit një shekull më vonë.

Për dallim prej Karl Marksit, i cili në shekullin XIX,  historinë e njerëzimit e ndante në 5 periudha (parahistorike, skllavopronare, feudale, kapitaliste dhe sipas tij e ardhme komuniste), Ernest Gellneri, në fund të shekullit XX,  historinë e njerëzimit e ndanë në 3 periudha (E gjuetisë, agrare dhe industriale). Por në fillim të shekullit XX këtë ndarje të historisë në 3 periudha e ka bërë Mit’hat Frashëri në një shkrim qortues për shqiptarët.

Fatkeqësia që këtë gjë Mit;hat Frashëri e ka shkruar në shqip e jo në ndonjë gjuhë që kish me i dhënë famë botërore.

 

Doktoratat në Perëndim

Shpesh ndodhë që njerëz që shkojnë në Perëndim për të doktoruar ankohen se duan të marrin tema që do ta ndihmonin vendin, por nuk po gjejnë tema të përshtatshme. Ja rasti i Mit’hat Frashërit dhe Vangjel Koçës, janë dy mundësi të shkëlqyeshme për të dëshmuar se si këta 2 shqiptarë janë meritorë për këto koncepte që tani u përshkruhen tjetërkujt.

23 Pergjigje per Vangjel Koça- gjeniu shqiptar i shekullit XX

  1. antonio  --  9 Gusht, 2013 në 1:55 pm

    Nje SHARLATANIZEM ME BRIRE ky i ketij TURKOSHAKUT ANTI SHQIPTAR,N.Spahiu!!!~
    Ku eshte GJENIALITETI I KETI VAGJEL KOCES,pervecse paska qene ANTI KOMUNIST????
    Mire qe e paska pranuar vete se IDETE KOMUNISTE,NDONESE QENKAN TE KEQIA,NUK MUND TE LUFTOHEN ME KERBAC ,POR ME KUNDER IDE ME TE MIRA!!!
    Le te krahasoje,ky kalemxhiu anadollak,me fakte e jo me DENGLA,se
    – CFARE BERI ZOGOLLI APO KAPITALIZMI I SOTEM DEMOKRATIKO-FASHIST ME MIRE SE KOMUNIZMI I ENVER HOXHES???
    Cfare te mirash i paska dhene ky KOCA Shqiperise,qe te permendet ca,se per GJENI,vetem mendjet HALUCINANTE TE KETIJ SPAHIUT TURK mund ta permendin si te tille???
    Shkrime te tilla pacavure jane TURP per GAZETEN E NDERUAR TEMA!!!
    Keto nxisin PERCARJE DHE URREJTJE MIDIS SHQIPTAREVE!!!

    Përgjigjjuni

    • Korab Gashi KU-UK  --  9 Gusht, 2013 në 4:23 pm

      E lexova frazen e z. Vangjel Koça, por nuk e gjeta gjakundi gjeniun brenda tyre :-(
      Nderkohe e gjeta tek nje AUTOR tjeter bashkekohes me zotin Vangjel Koça.

      Shijojeni druzhe Nexhmedin Spahiu:

      “Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
      dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
      ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
      Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
      kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

      E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
      mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
      Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
      të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

      Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
      dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
      Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
      nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

      Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
      më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
      Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
      sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
      As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet…
      Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

      Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
      ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
      Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
      te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

      Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
      dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
      Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
      që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

      Përgjigjjuni

      • homeri  --  10 Gusht, 2013 në 12:25 pm

        —i madhi Ali Asllani–ky po eshte Migjeni i jugut , ka shkruar per popullin dhe kombin — e meriton te lartesohet per vleren qe ka dhe mesazhin ne poezite e tij

        Përgjigjjuni

    • Ilir Gruda  --  9 Gusht, 2013 në 9:34 pm

      Po nuk more gje vesh…nuk ju ka kush tjeter fajin………….

      Përgjigjjuni

  2. Lakja  --  9 Gusht, 2013 në 2:34 pm

    Në Prill 1937 Vangjel Koça shkruante për idenë komuniste që e kërcënonte Shqipërinë. Po per fashizmin e nazizmin qe po kercenonte Europen cfare shkruante ky Vangjua mo Nexho? O Nexho, mo na çaj trapin shume! Hajvan!

    Përgjigjjuni

  3. trasparenca  --  9 Gusht, 2013 në 2:42 pm

    NEXHUA NJE PERCRES.
    S’ka mbi Fan Stilian Nolin,tjeter pune egove personale,nexhmedini eshte percares,Vangjelin s’e pengoi njeri te shkruante ne gjuhe te huaj, por aq dinte s’ishte si Noli i treti ne bote si perkethyes dhe zoterues gjuhesh.Floririn edhe ne balte ta hedhesh, flori ngelet.

    Përgjigjjuni

    • Alesio  --  10 Gusht, 2013 në 1:56 am

      Nexhua nuk foli gje kunder Nolit. Ate e vlereson poashtu lart.

      Përgjigjjuni

  4. Ben  --  9 Gusht, 2013 në 2:56 pm

    Simboli jone
    Rilindasit shtratin me kujdes nga muret Pellazgjike e ndertuan,
    Perrenjet rrembyshem Ilirishten me vrull e prune,
    Prurjet e shumta lumin e Shqipes krijuan,
    Dhe brigjet u quajten Gegeri e Toskeri.

    Ne vendet tona te bukura ju mbollet paqen e diturin,
    Vlerat qe sjell bashkimi, me dashuri ju u kenduat,
    Zeri juaj brilant vec per Shqiperi ushtoj,
    Ju dashurues te qytetrimit, ju njerezore.

    Frashallinjet kjo familje symbol,
    E Rilindjes dhe e Shqiperis se re,
    Keta shpirtra humane pishtar ndricuan,
    Energjit e tyre Shqiperis ja kushtuan.

    NJeres te urte, te ditur dhe idealist,
    E shkrin pasurin per ta bere shqiperin,
    Jeten se kursyen per Nenen ne nevoje,
    Historin tone sa shume e lartesojn

    Koken ja pren e krahet ja shkulen,
    Kembet ja dogjen dhe e gjymtyruan,
    Ne sallone behej ndarja si nje vend pa zote,
    Ndarjen e bente motra, motra jone Europ

    Populli im syte e tu e dine se c’kane pare
    C’far ke menduar kure te kane c’kombtarizuar,
    A’mundemi ti harrojme shpernguljet dhe vrasjet pa gjyqe,
    Dhe te lejojme ne trojet tona monumente dhe buste me emra vrastaresh.

    Dekalogu, mendimet e Zoti ne toke I pruri,
    Te zotet e tokes kerkoje ti bashkoje,
    Atdheun e vendosi mbi partit,
    Balli I kombit per trojet Etnike luftoje.

    Eliten e Kombit e shkaterruan barbarisht,
    Shpata te cveshura, lufta e klasave bente kerdin,
    Demokracia popullore snjohu meshire e kompromis,
    Dekrete te posacme nxorren, Legalista e Ballistat I ben armiq.

    Kriminelet u ben gjyqetar dhe leva te partis,
    Gjyqe special benin dhe vendosen rendin e ri,
    Tradhetar u thane te shkolluarve ne perendim,
    Kleriket I ben sabotator dhe nga Zoti skishin frik.

    Jeta ne liri keta rrembyes I” lartesoj”,
    Te pafuqishem jemi ne vendin tone pa Ligjeshmeri,
    Ndihemi te vetmuar, te bllokuar, te derrmuar,
    Hajdutet Shqiperin me klane e kane rrethuar.

    Eshtrat e Lumos ne Amerik sa shume rendojne,
    Ato nuke treten dhe vetem drejtesi kerkojne,
    Dielli per Shqiperin nga perendimi lind,
    Lindja mizore kockat tona perher na I kane bluar.

    Te gjallet pergjegjesi “morale” nuke kane,
    Te vdekuit se njohin ligjin e jane pa shpirte,
    Vendi jone I lire Apologji kerkone,
    Ne jemi Martiret dhe kerkojme vetem bashkim.
    Arben Dulaj gusht 2013.

    Përgjigjjuni

    • antonio  --  10 Gusht, 2013 në 12:05 am

      O “balliste” faqezinj!!!
      Me ate “dekalogun” tuaj nuk fshin njeri BYTHEN!!!
      Mire atehere nuk u linte Enveri,po ketop 23 vjet ,cfare keni bere per Shqiperine???
      NJE VRIME NE UJE!!!
      Ju jeni nje SHPORTE ME KARAVIDHE,qe jeni ndare ne 4 parti te qelbura,qe nuk merrni dot asnje deputet!!!
      NUK JU DO POPULLI KURRE,o balliste naziste!!!

      Përgjigjjuni

  5. TERSI I POJANIT  --  9 Gusht, 2013 në 3:27 pm

    ZOT NA RUAJ NGA ATA QE KANE LEXUAR VETEM NJE LIBER

    DHE KANE KURAJON E PERGOJOSIN ATA QE BENE SHQIPERINE!
    FALI ZOT SE AQ DINE DHE AQ THONE!

    Përgjigjjuni

  6. valter  --  9 Gusht, 2013 në 4:01 pm

    fiks fare Mehmet! Te pershendes, nje koment i nivelit te larte intelektual!

    Përgjigjjuni

  7. mirel  --  9 Gusht, 2013 në 4:03 pm

    S’e kam lexuar, po tani e mora vesh kush eshte Vangjel Koca.
    Nje Zogist qe turimuti Nexhmedin po mundohet te na e shese per gjeni.
    Shko pirdhu Nexhmedin se na e shpife.

    Përgjigjjuni

  8. inspektori  --  9 Gusht, 2013 në 4:07 pm

    Ah mor Nexhe mor Nexhe hahaahahah nuk hoqe dore qe nuk hoqe dore nga sharlatanizmat. Ky shkrim eshte nje tentative per te fshehur islamizmin tend duke u paraqitur si gjoja i paanshem me “dijetaret” shqiptare qofshin myslimane apo ortodokse apo te tjere. E vej me bast qe kete shkrim e ke bere si paradhenie per te pregatitur lexuesit per megashkrimin qe do te vije me pas ku do te shkrish talentin tend kesaj radhe me nje teme qe te buron nga zemra dhe qe eshte islamizmi. Me kete shkrim do te justifikosh se gjoja tani shkrove per ortodokse qe te justifikosh shkrimin tjeter qe detyrimisht do te jete me permbajtje islamike hahahahhaha……………

    Përgjigjjuni

  9. pelivan  --  9 Gusht, 2013 në 4:10 pm

    Nuk beme keq pse lexuam z.Nexhmedin,(Ai ka shkruar dhe here te tjera dhe kenaqshem),por une do u keshilloja te rilexonit z. Mehmet Metaj,nje koment,per mua i perkryer…

    Përgjigjjuni

  10. Baba Likja  --  9 Gusht, 2013 në 4:27 pm

    Se cfare mund te beje Ndricim Kulla apo Nexhmedini yne per kulturen kete e di dhe nje adoleshente. Te dy keta pseudointelektuale qe perkojne kaq rastesisht me shkronjen “N” si Ndricimi si Nezhmedini jane medioker, turkoshake e lepires. Ku e gjeti valle ky Ndricim Kulla kete Vangjelin ne minieren e Valiasit, apo e ka dhurate nga oficeret e sigurimit te shtetit ne Valias…

    Përgjigjjuni

  11. anticensurë  --  9 Gusht, 2013 në 5:01 pm

    nuk e di a është i rrjedhur ky njeri apo nuk ja ka idenë e përdorimit të shkrimit!
    fillon me:
    “është intelektuali më i madh shqiptar i të gjitha kohërave” dhe në të njëjtën kohe thotë në krah të …!!para një jave na nxori brankon nga nishi si më të madhin!!
    pastaj vazhdon me hipotezën idiote:
    “Po edhe sikur të mos i ndodhte aksidenti, po që se nuk do të arrinte të largohej nga Atdheu atë do ta pushkatonin komunistët një vit më vonë”
    e¨shtë në vete kjo qënje në dukje njerzore???

    Përgjigjjuni

  12. Zemani  --  9 Gusht, 2013 në 6:12 pm

    Nexhmedin ç’ka je tuj thue
    A je në gjumë apo je zgjue
    Flet Nexhi për gjeni???!!!
    Kuku gjeninë s’e njeh asnji.

    Hajd Nexhë mos rri mendue
    Të duket veta mjaft i zgjue
    Mshoi vendit se po randesh
    Ruhu Nexhë se mos na çmëndesh.

    Si ky Koça që ban me yll
    Në Shqipni o ka bash një “pyll”
    Në pyll ka drurë e ka dhe lisa
    Nexhë nga ty mo më za “kriza”

    Se na flet o pak përçart
    E po na i vrte o pak si lart
    Ule Nexhë o pak pazarin
    Njohim kallpin, edhe arin.

    Përgjigjjuni

  13. lil  --  9 Gusht, 2013 në 6:12 pm

    Shkurt , Nexhmedin Spahiu eshte GOMAR !

    Përgjigjjuni

    • Alesio  --  10 Gusht, 2013 në 2:01 am

      Nexhmedin Spahiu eshte pasqyre. Cko kush qe e lexon e sheh vetveten.

      Përgjigjjuni

  14. Koça Bamba  --  9 Gusht, 2013 në 6:15 pm

    Si thote vangjeli per komunizmen…nje ide shkateronjese qe duhet mposhtur me nje kunder ide me te mire.Po perse valle kunder ideja duhet te priste Idene, apo per hir te dialektikes se gjerave , sepse po te jete keshtu sikurse dhe duhet te jete sepse eshte logjika e perbotshme e gjerave na rezulton qe Kunder ideja nuk do te linddte asnjehere po mos te lindte me pare ideja dhe me pas keto te perkthyera ne doktrina ti servireshin popullit per shqyrtim dhe populli me pas te vendoste me Vote ose Me pushke…dhe Populli vendosi me pushke per Idene.. kurse kunderidese iu mbyt gjemia

    Përgjigjjuni

  15. ali  --  10 Gusht, 2013 në 9:41 am

    Aman o shqiptare pse e lexoni kete fundamentalist islamik ?!. Dihet kush eshte ky Nexhi Spathiu ! Thjeshte
    pyeteni ku e ka borderon . Shumekush thone e ka ne vendet arabe ! Jo, jo ne asnje menyre ! NEXHI e ka
    borderon pertej kufirit te Mitrovices,qe e ka emrin Serbi !

    Përgjigjjuni

  16. albana  --  10 Gusht, 2013 në 12:55 pm

    Zoti Spahiu (Nexhmedin) ka nje problem te madhe me veten qe i eshte krijuar nga nje objektiv i pamundur qe deshiron ta arrij:te paraqes si pateriot (ne kete rast edhe si gjeni) te gjithe bashkepunetoret e pushtuesve te ketij vendi. Deri tani nuk kam lexuar vleresime te tij vetem per Ballabanin (Pashen), por ka kohe ta beje edhe kete.

    Përgjigjjuni

  17. Niko Maloku  --  12 Gusht, 2013 në 12:08 am

    Pergjithesisht, per individet perdoren dy kritere kryesore per te percaktuar vendin e tyre ne historine e nje kombi:1. Niveli intelektual dhe 2. Sjelljet dhe shkrimet e tyre ne raport me interesat e kombit.
    Sa i perket nivelit intelektual, vangjel Koca nuk mund te thirret kurrsesi gjeni, por thjeshte nje intelektual i kohes se tij. Fakti qe ka ditur 3-4 gjuhe te huaja e ben po aq ” gjeni ” sa edhe mua qe i di po aq gjuhe. Sa i perket atdhetarizmit, Vangjel Koca ka qene njeri nga njerezit me aktive dhe me te shprehur pro Italise dhe pushtimit fashist. Nese antikomunizmi i tij eshte i mjaftueshem per t’u quajtur gjeni, atehere ne kemi me mijera ” gjeni ” qe ishin antikomuniste. Ne kohen kur gjithe bota demokratike ishte ngritur kunder nazi-fashizmit, vangjel Koca & Co. ” luftonin ” kunder komunizmit. Nexhmedin Spahiu eshte i njohur per perrallat e tij dhe vleresimet veresije per ata qe kane pasur ose kane te njejtin konstruksion moral si spahiu, per te gjithe bashkepunetoret e pushtuesve, pra, per te gjithe armiqte e SAhqiperise.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>