Sfida e “sfidës së parë”: Reforma administrative dhe ndarja territoriale | Gazeta Tema
 

Sfida e “sfidës së parë”: Reforma administrative dhe ndarja territoriale

Postuar në: Blogu TemA |

Albanian national flag flies at half-mast in front of Albanian national hero Skanderbeg on a national day of mourning in TiranaNga Gjergji Duro, ish- kryetar Bashkie

Nga Artur Kurti, ish- kryetar Bashkie

 

Kohet e fundit ka një inflacion të “sfidës së parë” për problemet që pritet të zgjidhen nga qeveria e ardhshme.

Sfida e modelit qëndron, sfida e kapërcimit të krizës ekonomike, patjetër edhe kjo qëndron, sfida e integrimit, edhe kjo në plan të parë, sfida antikorrupsion dhe rishikimi i transaksioneve që kanë në themel korrupsionin, pa dyshim që edhe kjo qëndron.

E kështu me radhë mund të rendisim disa të tilla, njëra më e rëndësishme se tjetra, njëra më në plan të parë se tjetra.

Por në gjykimin tonë sfida e sfidave është reforma administrative dhe ndarja territoriale.

Pse e rendisim si të tillë?

Së pari, sepse është një ndër katër sfidat e rekomanduara nga Këshilli i Europës dhe që do shërbejë si shtrat ku do lëkunden gjithë sfidat e tjera. Çdo sfidë e ndërmarrë pa reformën administrative do ta bëjë atë të cunguar dhe do ulë ritmet e zbatueshmërise së saj.

Së dyti, sepse jemi të kufizuar në kohë. Kjo reformë duhet të jetë e kompletuar para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, në të kundërt humbim 6 vjet, ndërkohë që “nuk kemi kohë të humbasim kohë”.

Në vitin 2004 u bë një tentativë për t’i hyrë një reforme të tille, por atëherë veç të tjerash mungonin dy faktorë esencialë: baza ligjore dhe konsensusi politik.

Një reformë e tillë, në atë kohë bëhej dhe në një vend tjetër, anëtar të BE-së, që synonte të shkurtonte numrin e njësive vendore nga 181 në rreth 100 të tilla, ndërkohë që ne kishim po aq sa kemi dhe sot, rreth 374 njësi vendore.

Në takimin që patëm me këshilltarin e kryeministrit për këtë reformë, që në fillim të bisedës ai na tha: “Me ligjin aktual ju e kini shumë të vështirë t’i hyni kësaj reforme sepse ligji juaj favorizon shtimin e njësive vendore dhe jo rregullimin e tyre. Brenda tij fshihet një presion shumë i madh që do e shfrytëzojë politika (sikundër dhe ndodhi, që edhe para pak kohësh kryeministri në detyrë premtoi që dhe Lushnjën ta ngrinte në rang prefekture) dhe do vini në një pikë që do jeni të kënaqur me gjendjen që keni. Tendenca në vetë njësitë vendore, përmendi ai, është që të shkojnë drejt ndarjes, sepse ju ngushtohet rrethi i administrimit dhe janë më komode, ndërkohë që në krahun tjetër janë disa të tjerë që e miklojnë këtë ndarje për interesa të ngushta, deri në personale. Këto lloj interesash i “mbështesin” në veçoritë e zonës, në zakonet e veçanta etj, etj. Ligji juaj pikërisht këto i amplifikon dhe nuk i amortizon.

Nëse tek ne do të aplikohej skema dhe kriteret e tyre, që natyrisht mbështeteshin në direktivat e BE-së, ne duhet të kishim gjithsej 35-40 njësi vendore të nivelit të parë dhe 3-4 njësi të nivelit të dytë, pra qarqe.

Më poshtë, pa pretenduar që me një shkrim, të ezaurojmë gjithë problematiken e një reforme të tille, tej e tej të vështirë, do të ndalemi në një skemë që për gjykimin tonë është më e “lehta” në aplikim dhe më e mundshmja në përqafim.

Për nivelin e parë të qeverisjes vendore, për mendimin tonë, në parim është rikthimi në rrethet e dikurshme.

Kjo s’ka të bëjë me nostalgjinë, por me eficencën e tij si njësi administrimi dhe tradicionalisht e pranueshme edhe sot në jetën e përditshme.

Kur e pyet një fermer nga fshatrat e Korçës se prej nga je, përgjigja e parë është: nga Korça. Po kështu edhe një fermer gjirokastrit apo shkodran.

Në territorin që mbulon bashkia Berat nuk kultivohen ullinj, po në treg reklamohen ullinj Berati etj, etj.

Pra, ideja jone është që përgjithesisht bashkitë të ndërtohen në bazë të rretheve të dikurshme, të cilët kanë edhe kufij territorialë të përcaktuar.

Nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm kjo është një zgjidhje nga më efikaset. Nuk do ishte bërë ajo batërdi ndërtimore në vijën bregdetare të liqenit të Ohrit nëse e gjithë ajo do ishte në administrim të bashkisë Pogradec. Me patjetër do kishte një plan zhvillimi të studiuar dhe mbase dhe nuk do ishte betonizuar bregu i liqenit ashtu si po veprohet aktualisht, mjaft që të çojmë rrugën në Pogradec.

Po si mund ta menaxhoje bashkia një territor kaq të gjërë jo thjesht në sipërfaqe, por për më tepër në njerëz?

Përsëri mendojmë se do jetë më e lehtë dhe më racionale dhe efektive.

Le të marrim shërbimin e pastrimit. Kur projektonim ndërtimin e landfillit në Korçë, me nismën e bashkisë lindi nevoja e domosdoshme të bënim (me hir a me pahir) një “memorandum mirëkuptimi” që 5 bashkitë e qarkut dhe disa komuna binin dakord të përdornin të njëjtin landfill për depozitimin e mbetjeve urbane.

Ky ishte kushti fillestar i vënë nga donatori, në të kundërt nuk sigurohej financimi.

Me gjithë përpjekjet e lodhshme disavjeçare, edhe sot nuk është arritur ai nivel i parashikuar në studimin e fizibilitetit të kryer këtu e dhjetë vjet përpara.

Pse? Sepse harmonizimi i interesave të 20 apo 25 njësive vendore që duhet të përfshihen në të është tejet i vështirë dhe problematik.

Por edhe vetë procesi i pastrimit të këtij territori do të jetë me cilësor dhe më i kontrollueshëm nëse menaxhohet nga një firmë, e cila mund të ketë edhe nënkontraktorë apo filiale në varësi të rajonizimit që do bëjë ajo vetë në interes dhe efektivitet të proceseve dhe kostove perkatëse.

Kurse nga pikëpamja e shërbimeve të drejtpërdrejta që ofrojnë aktualisht njësite vendore, ato mund të mbeten si janë aktualisht, bile edhe me një shtrirje më të thellë. Një rajon i qytetit të Korçës ka në juridiksion rreth 25- 30 mijë banorë dhe i administron ata me 2-3 nëpunës, kurse Maliqi me 5 apo 7 mije banorë është bashki më vete.

Asgjë nuk do ndryshojë në shërbimin e këtyre qytetarëve nëse edhe Maliqi do jetë një rajon i bashkisë së Korçës!

Është e kuptueshme, çdo zgjidhje do ketë specifikat dhe axhustimet e nevojshme, por thelbi i organizimit të jetë i njëjtë.

P.sh nuk mund të jetë e njëjta zgjidhje si në rastin e mësipërm edhe me bashkinë e Tiranës dhe atë të Kamzes, sepse Kamza tani po shkon gati 100 mijë banorë!

Por nëse kjo ndarje e re do të shoqërohet edhe me dekoncentrimin e kompetencave (e theksojmë dekoncentrimin dhe jo decentralizimin) atëherë edhe Kamza mund të jetë një minibashki si 11 minibashkitë e tjera aktuale të bashkisë Tiranë.

Në përgjithësi për kryeqytetet ka dy modele: njëri sipas të cilit bashkia mëmë është “bashki e forte” dhe minibashkitë janë thjesht “honorifike” dhe tjetri ku minibashkitë janë “të forta” dhe bashkia mëmë luan rolin e organizatorit dhe politikbërjes, pra me kompetenca të dekoncentruara në drejtim të minibashkive. Tek ne është një hibrid midis të parës dhe të dytës dhe gjithmonë minibashkitë që janë të një krahu politik me bashkinë mëmë, janë të superkënaqura dhe ato të krahut tjetër super të pakënaqura.

Kjo medoemos duhet të korrigjohet nëpërmjet dekoncentrimit të kompetencave.

Pra, ajo çka duam të nënvizojme nuk ka të bëjë thjesht me aritmetikën, ç`bëri 370, ç`bëri 40 njësi vendore!

Thelbi është rritja e efektivitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve, standardizimi i tyre për të siguruar të njëjtën cilësi si për atë që banon në qytet, edhe për atë që banon në fshat, minimizimi i administratave jo efiçente e që vegjetojnë për hir të institucionit, administrimi dhe përdorimi me efektivitet i fondeve publike dhe atyre të donatorëve! E shumë arsye të tjera po që nuk është vendi të zgjatemi në këtë shkrim!

Për nivelin e dytë të qeverisjes vendore, pra qarqet, mendojmë se duhet të zgjidhen dy probleme:

Problemi i parë ka të bëjë me ristrukturimin e tyre për t’i përafruar rreth një popullsie përfituese prej minimalisht 800 mijë banorë. Pavarësisht nëse do jetë i pëlqyeshëm propozimi ynë, një gjë është e sigurt, nëse duam të ecim sipas kritereve të BE-së, ato nuk mund të jenë më 12 të tilla.

Ristrukturimi i qarqeve është një domosdoshmëri imperative, veçanërisht në kushtet e marrjes së shpejti të statusit nga Bashkimi Europian, gjë e cila përkon me vitin 2014 kur fondet e akorduara nga BE-ja në interes të tyre do të kalojnë vetëm nëpërmjet Grupeve Lokale të Veprimit (LAG).

Pra, edhe njëherë del në pah që jemi të vonuar në strukturimin e tyre dhe shumë të vonuar në ngritjen e LAG-eve, të cilat duhet të hartojnë platformat e bashkëpunimit dhe projektet përkatëse për absorbimin e fondeve të akorduara.

Në gjykimin tonë një variant oportun i ristrukturimit të qarqeve është si më poshtë:

Qarku Tiranë, pa Kavajën dhe që përmbledh vetëm kufitarët e tij (Kamëz, Farkë, Bërzhitë, Dajt, Vaqar, Ndroq, etj)

Qarku Shkodër, që përmbledh veç qarkut aktual të Shkodrës edhe qarkun aktual Lezhë e Kukës.

Qarku Elbasan, që përmbledh veç qarkut aktual të Elbasanit edhe qarkun aktual të Dibrës dhe të Beratit.

Qarku Durrës, në të cilin përfshihen edhe Kruja, Kavaja dhe Rrogozhina.

Qarku Fier, që do të përfshijë edhe Tepelenën dhe Memaliajn.

Qarku Vlorë, që do të përfshijë edhe Sarandën dhe Gjirokastrën.

Qarku Korçë, që do të përfshijë edhe Përmetin.

Problemi i dytë, në kuadrin e ristrukturimit të nivelit të dytë të qeverisjes vendore, lidhet me institucionin e Prefektit dhe Këshillin e Qarkut. Aktualisht duken si të tepërt të dy këto institucione, dhe kjo nga niveli i punëve që menaxhojnë, nga mungesa e kompetencave dhe nga paaftesitë e tyre “për t’i hapur punë vetes”.

Në fakt janë dy organizma që shpesh përplasen jo vetëm midis tyre, por edhe me nivelin e parë të qeverisjes vendore, sidomos kur vjen puna për fondet apo kontributet, për ligjshmërinë e akteve dhe të drejtën e tyre mbi to. Jo absolutisht, por përgjithësisht në vendet e Europës nuk ka nivel të dytë të qeverisjes vendore dhe aty ku ka, nuk është “për të pasur zili” marrëdhënia midis dy niveleve. Kurse prefekturat, si përfaqësuese të qeverisë qendrore në rajon, janë ku e ku sa më “të forta” dhe me kompetenca të kompletuara.

Gjithsesi, kjo është një çështje që do diskutim me shumë faktorë e aktorë, por natyrisht pa u tjerrë e stërtjerrë!

Për të përfituar në kohë në gjithë këtë proces, ne do gjykonim që do ishte ndihmë e madhe nëse do të angazhohej në rolin e liderit apo dhe të partnerit një organizëm i huaj prezent në Shqipëri, si p.sh PNUD-i, që ka eksperiencë dhe prani në gjithë vendet e botës dhe mund të shmangë preferencat lokaliste dhe të çastit të një grupi apo institucioni tjetër që mund të përfshihet në hartimin e kësaj reforme.

9 Pergjigje per Sfida e “sfidës së parë”: Reforma administrative dhe ndarja territoriale

  1. taqo  --  15 Gusht, 2013 në 9:34 pm

    Me ne fund nje artikull konstruktiv …nje ide profesionale e propozuar nga njerez profesioniste dhe me eksperiencen ne teren …..problemi i vetem eshte se ky projekt e shkeput te mjeren shqiperi nga otomanizmi tradicional dhe e ofron me europen…..a e deshirojne kete pasardhesit e jenicereve?…ata duan corganizim dhe teren per abuzime…

    Përgjigjjuni

    • AGON  --  16 Gusht, 2013 në 11:57 am

      Ik mo servil muti.Te keqen nuk ja u ka as turqia e as saliu.E keqja jeni ju qe nuk u ngopet e mos u ngopshi.

      Përgjigjjuni

  2. petja  --  16 Gusht, 2013 në 9:25 am

    mendoj se me kete artikull fillojne dhe zbatimet serioze te reformave .
    Eshte shume i drejte konstatimi i artikullshkruesit:qe te kryesh reforma qe ti afrohesh Europes, duhet filluar nga reforma administrivee cila nuk behet pa nje rindarje teritoriale,qe fatkeqesishte vitet e lena pas me politikat e ndjekura e kane kethyer ne bastione te interesave personale per te krijuar sa me shume administrata parazite brenda llojit e zhvatur taksat e popullit per paga e korupsion.
    Ne artikull trajtohen dhe jepen propozime shume konstruktive qe per mendimin tim duhet te meren ne konsiderate duke e renditur nga te parat reforma qe do te ndermeren ne kuadri e Rilindjes.Pershendes artikullshkruesit per mendimet dhe guximin.

    Përgjigjjuni

  3. Beni  --  16 Gusht, 2013 në 11:55 am

    Fillimisht doja te jap nje konsiderate kolektive per keta dy ” mjeshtra te administrimit lokal”
    Ky i pari la nam ne korce per administrim skandaloz.Aq skandaloz sa zgjodhen Robert Damon ne garen e ardhshme.Robert Damo eshte krybashkiaku me qesharak qe ka pasur ndonjehere jo vetem korca per e gjithe shqiperia.
    Pavarsisht kesaj korca e pa si me te rruges te zgjidhte Damon ne krahasim me Duron.
    Ky tjetri ja hipi nja 4 a 5 here rresht bashkise kucove pa bere asgje, qe po ta pyesesh se cke bere edhe vete do ti qeshet e do te ngreje supet.

    Per nga menyra se si flasin mua me duket sikur keta njerez nuk kane qene kurre ne administrim lokal per nga termat qe perdorin dhe idete qe tejcojne.
    Me duket sikur e kane degjuar diku kete “llafin” reforme administrative.

    Kush ka lexuar me vemendje keta permendin 4 nivele.

    1.Qeverisjen qendrore(ne nivel qendrore)
    2.Qeverisjen qendrore te vendosur ne qark
    3.Qeverisjen qendrore qe qarku ka vendosur ne rreth
    4.Qeverisjen lokale(komuna/bashki)

    Tre te parat kane te bejne me qeverisjen qendrore, dhe e fundit me qeverisjen lokale

    Reforma administrative e cila propozohet nga “Keshilli i Europes” ka per synim vetem keto dy nivele, qeverisjen qendrore dhe qeverisjen lokale

    E gjithe kjo histori ka te beje me eficencen e qeverisjes.
    Ajo qe behet me mire lokalisht i delegohet njesise vendore(jo qarkut/rrethit sic thone keta profesoret).
    Dhe me njesi vendore nenkuptoj komune/bashki

    Reforma administrative eshte ne sherbim te nje procesi qe quhet “DECENTRALIZIM”(Profesoret nuk e kane permendur asnjehere ne tekst ) dhe ka te beje me leshimin e kompetencave nga qeverisja qendrore tek ajo lokale.

    Cfare e pengon ate aktualisht?
    E pengon:
    a) Mungesa e kapciteteve administrative
    b) Ekonomia e shkalles ne administrim

    Si zgjidhet?

    Kjo zgjidhet duke i zgjeruar njesite vendore, pra duke ulur numrin e tyre nga 374 njesi lokale ne rreth 120 a mos me pak.(Gje te cilen edhe thoni edhe je)

    Por ju lutem mos fusni ne kete mes rrethin.

    Duhet ta ndani mendjen.
    Po flisni per reformen administrative ne kuader ne qeverisjes lokale (bashki/komuna) pra ne kuader te decentralizimit?
    Po flisni per reformen administriative per menyren e organizimit te qeverisjes qendorere (qark/ rreth etje)

    Nese jeni tek e para ju lutem mos flisni fare per te shtuar numrin e rretheve.
    Nese jeni tek e dyta ju lutem mos flisni fare per sherbimet lokale qe ofron bashkia ose komuna.

    Kush ju ka thene se nje rajon ne nje qytet te madh administrohet nga 2-3 punojes?
    E dini gabim.
    Gjithsesi per nje rajon nuk punojne vetem ata qe kane zene nje cope vend e thone qe jemi te rajonit numer 1 a 2 a ku ta di une.(Ata qe punojne ne bashki, por karrigen nuk e kane brenda godines se bashkise)
    Per nje rajon te vecante punon edhe ata punojesit e tjere te bashkise qe e kane karrigen ne bashki.

    Ndoshta zoti duro ka ndjeshmeri te jashtezakonshme per qytetin e maliqit.Ndoshta nga qe ka qene nje nga pronaret e kombinatit te niseshtes, qe bente fshehurazi edhe pak alkol nderkohe qe ka qene kryetar i bashkise korce.
    Sa ishte ne pushtet nuk e privatizoi dot.Po mundohet ta marre me te tjera menyra.Mos u lodh o trap. E ka bere germadhe Ilir Meta kur mori skrapin para dy vjetesh.

    Po nese sipas jush maliqi behet minibashki e juaja ato zonat, nga maliqi deri ne komunen e moiglices e ne kufi me elbasanin e skraparin kujt do tja lini ti administroje?

    Dhe ne fund dua te di dicka ne lidhje me ate qe profesoret kujdesen qe ne te mos e ngaterrojme.
    “Por nëse kjo ndarje e re do të shoqërohet edhe me dekoncentrimin e kompetencave (e theksojmë dekoncentrimin dhe jo decentralizimin) ……………..”

    Une nuk e kuptoj dot kush eshte ndryshimi midis ketyre dy termave dhe nuk besoj se duhet te kete ndonje ndryshim.
    Nese ka, jeni te lutem te na e thoni.

    Une kam nje propozim tjeter qe ska te beje vetem me reformen administrative.

    Modeli i ketyre 50-60 vjecarve loakel qe skane lene gje pa vjedhur lokalisht, kane deshtuar ne kercimin e tyre ne tirane dhe qe dashkan te kapin ca gjera te tjera po lokalisht duhet zhdukur.

    Jeni te mbaruar xhaje.

    Te jeni te bindur qe me keto qe shkruani as pension nuk do tju lidhet.

    Bushtra!

    Përgjigjjuni

    • flori  --  16 Gusht, 2013 në 6:15 pm

      Te pakten ata te dy e kan shkrujt emrin…po ti qe I njihje kaq mire pse se ke vene eemrin o profesor…
      Ideja eshte shume e mire persa kohe ketu ka migrimim te njerezve me te mire me ne zonat urbane…dhe zonat e tjera mbeten te prapambetura nga zhvillimet njerezore dhe sado I mire te jete ai qe fiton eshte larg zhvillimit karahasuar me metropoin apo me jashte shtettit…

      Përgjigjjuni

    • albin  --  21 Gusht, 2013 në 9:32 am

      I nderuar komentues/e Bushtra!
      Ju mendoni se keni bere nje koment me vlere pas artikulli, por une te bej nje ftese te shkosh dhe te shohesh Kucoven, te shkosh e te pyesesh ne Kucove, te shkosh e te takosh njerez ne Kucove, te hapesh faqe interneti dhe me pas te fillosh te shkruash dhe te vleresosh profesionalizmin e te tjereve!

      E para ti nuk kupton dekoncentrimin me decentralizimin cka do te thote qe te ngaterosh kekun me byrekun.Ne vleresimin tim Ti nuk je profesionist por militant, militant qe ke degjuar fjale lart e poshte por i ke kopjuar keq.

      E dyta: Reforma administrative sot mbetet thembra e akilit per qeverine e re socialiste. Kjo reforme tashme vjen jo vetem si nje domosdoshmeri per maksimalizimin e burimeve te te ardhurave (te cilat kthehen mbrapsht ne sherbime per qytetaret) por edhe ne funksion te ndertimit te nje sistemi i cili ne themel te vet ka nje gje: rezultat maksimal me sa me pak shpenzime. Ne vazhdim,a e di ti zoti/zonja Bushter qe ende ka bashki dhe komuna te cilat mbledhin vetem 10% te taksave? A e di ti zoti/zonje Bushter qe ne bashki dhe komuna agronomi eshte shef finance, zotekniku eshte shef sherbimesh? A e di ti qe tek ne ka komuna me 500 banore nderkohe qe kriteri qe te quhesh Fshat eshte qe duhet te jete mbi 200 banore (ligji organik i qeverisjes vendore)?

      E treta: ne funksion te reformes zgjedhore (per te cilen flitet sa here qe mbarojne zgjedhjet dhe ende nuk po mbaron) reforma zgjedhore nuk mund te zgjidhet pa ndarjen e re administrative dhe teritoriale te cilat ne konsideraten dhe gjykimin tuaj quhen si nje por qe nuk jane ashtu. Riorganizimi territorial (duam apo nuk duam) do te shkoje ne kufijte qe kemi pasur me pare (ne kohen e organizimit te keshillave te rretheve)te cilat ju ne komentin tuaj i quani nivele qeverisese qendrore.

      Se fundmi: As qarku dhe as rrethi nuk atribuohen si nivele qeverisese qendrore por vendore dhe nuk flitet per kater nivele qeverisese por vetem per dy, madje madje, niveli qendror preket vetem ne funksion te decentralizimit. Me lejoni te sjell ne vemendje faktin se: organizimi administrativ dhe territorial (ne kuader te reformes se decentralizimit) do te thote me shume sherbime cilesore per qytetaret nderkohe qe ka dy nivele sherbimesh:
      sherbimet publike (te cilat do te arrinin ekonomine e shkalles ne nje territor me te madh)
      sherbimet e tjera (funksione te perbashketa midis nivelit qendror dhe vendor) si shendetesia dhe arsimi per te cilat do te duhet te delegohen prane Njesive Vendore. Por si: standarti sherbimit do te percaktohet nga niveli qendror (kurrikulat ne arsim, niveli sherbimit shendetesor ne shendetesi per perfituesit) nderkohe qe politikat ne nivel vendor do te duhet te jene funksion tashme jo i perbashket por i vet njesive vendore. Lexo si jane sherbimet ne Kosove dhe me pas do te kuptosh se:
      Ja ke futur pordhes kot!

      Bravo artikullshkruesve dhe i pershendes! Kjo ne fund te fundit eshte te flasesh troc dhe ne kohen e duhur!

      Albin_k

      Përgjigjjuni

  4. gaqo-taqo-maqo  --  16 Gusht, 2013 në 12:25 pm

    Ka pafund rekomandime per kete qellim nga organizmat nderkombetare.madje ka dhe nje komosion qe ka bere rekomandimet perkatese ne progrin e partise socialiste.sa qesharake.ju ka mbetur ora tek pnudi.hahaha ju vjen era fonde.

    Përgjigjjuni

  5. tironsi  --  16 Gusht, 2013 në 8:54 pm

    ideja eshte shume e mire…. duan sduan njerezit.. ne mos sot neser aty do shkohet… se perndryshe nuk do ngeli fshat pa u bo bashki…

    Përgjigjjuni

  6. kopetenti  --  16 Gusht, 2013 në 8:56 pm

    jam dakord me artikullshkruesit….mendoj qe decentralizimi ecen ne vendet ku zhvillimi ekonomik dhe i burimeve njerezore eshte pak a shume injetrajtshem….tek ne duhet nje centralizim i studiuar ne menyre qe strategjite te implemntohen me mire dhe drejtimi i ketyre njesive adnministrative te jete vizionar dhe ne perputhje me strategjine e vendit…qe deri tani ska pas po ka qene sipas budalliqeve qe leshonte kryeministri ne mbledhjen qesharake te .rradhes……

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>