Me spostimin e stacionit të trenit, Basha siguron 14 kilometër katror troje ndërtimi për ‘miqtë’

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

bashaMe vendimin për “zmadhimin“ e Tiranës, Lulzim Basha ka siguruar për firmat e ndërtimit pranë tij jo pak, por 14 kilometra katrorë truall ndërtimi.

Ndërkohë, një gjë e tillë ishte e pamundur deri pak kohë më parë, pasi Plani Rregullues i kryeqytetit bllokohej nga Berisha, si kryetar i KRRTRSH-së.

Heqja e stacionit të trenit, që nisi ditën e shtunë, ka qenë vetëm hapi i parë drejt realizimit të planit të ri rregullues të Tiranës.

Në fakt, sikurse sqaroi dje Bashkia e Tiranës, stacioni i trenit vetëm se do të spostohet, për t’u bërë edhe më funksional, duke u bashkuar në një terminal pasagjerësh, ku të përfshihen edhe linjat e autobusëve

Por largimi i stacionit hap një hapësirë ndërtimore, që nuk ekzistonte më parë, pikërisht në momentin kur dukej se Tirana nuk kishte më vend se ku të ndërtohej.

Kohët e fundit, edhe kur Bashkia dhe qeveria drejtohej nga e njëjta forcë politike –janë dhënë, sipas INSTAT-it, më pak leje se në çdo vit këto 15 vitet e fundit.

Zgjatimi i bulevardit krijon automatikisht një hapësirë të re ndërtimore, por edhe një faturë që duhet të paguhet për shpronësime, me kosto jo të vogël, duke qenë se fjala është për zona me çmime ndër më të lartët në vend, sipas VKM-ve përkatëse të përcaktimit të çmimit të truallit në Republikë

Bashkia ka siguruar tashmë 61 milion euro fonde, kryesisht arabe, nga 85 milion që kërkohen vetëm për infrastrukturën.

Edhe pa hyrë në fuqi plani i investimit, tashmë janë lidhur madje kontrata për pallate. Këtë nuk mund ta bëjë kushdo, përveç atyre investitorëve, që e dinë shumë mirë se ku do të kalojë rruga, ku do të jetë hapësira e destinuar për një park, një hapësirë të gjelbër, një shkollë, ministrinë e Drejtësisë, siç është njoftuar më parë.

Dritan Caka, nga shoqëria imobiliare “Dev Information”, shprehet për “Shqiptarja.com” se: “Bulevardi i ri do të jetë një potencial i ri për Tiranën. Aty pritet që të ngrihet infrastrukturë shumë e mirë, me hapësira të mëdha të gjelbra. Unë mund të konfirmoj se ne kemi asistuar në lidhjen e disa kontratave ndërmjet kompanive të ndërtimit dhe pronarëve të trojeve në këtë zonë, duke i paraprirë edhe nisjes së investimit për zgjerimin e tij”./A.XH

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

32 Pergjigje per Me spostimin e stacionit të trenit, Basha siguron 14 kilometër katror troje ndërtimi për ‘miqtë’

  1. albani  --  3 Shtator, 2013 në 9:32 am

    po shume mire. te pakten po behen me plan. ashtu sic nnuk i beri ndonjehere Edi Rama. Plani eshte shume i bukur. nuk do kete kulla shumekateshe sic parashikonte Edi me pare. TEMA…jeni shume kot

    Përgjigjjuni

    • LIBERTADORI  --  3 Shtator, 2013 në 9:42 am

      Je krejt AUT shoku. Sje ne teme se cfare “plani” ka Basha !

      Përgjigjjuni

      • Shkreli  --  3 Shtator, 2013 në 10:09 am

        Me duket se ti je krejt OUT. Ku ka qendra te mobilitetit rritet vlera e tokes dhe e ndertimit. Gjithashtu te gjitha kompanite synojne te jen sa ma afer ketyre qendrave. Veprat e EDIT me pallatet (servil ndaj Artan Lames e Arkitekt Shkrelit & Co.) kan shkaktuar crregullim e jo rregullim. Veprat e EDVINIT per konkurset nderkombtare jane per cdo levdate. Prandaj, nese Basha nje konkurs po e zbaton ne terren (qe eshte pro praktikave te mira nderkombtare) ateher eshte sukses, por nese konkurset mbeten vetem ne leter ateher keni hapesire te reagoni (per deshtim) si Arkitekt Shkreli te cilit pasi qe ju nderpre puna monopoliste filloi te ngre koke si “profesionist” kunder vendimeve te caktuara, ndersa vet ka qene bashkshkatrues i bregdetit Shqiptar. Prandaj Qendra e Mobilitetit do ti ofroi Tiranes nje trafik me te rregullt te levizjes dhe mbi te gjitha qytetari dhe katundari do kane mundesi me te mire te levizjes.

        Përgjigjjuni

        • kosovrasti  --  3 Shtator, 2013 në 10:43 am

          Vendime Bashkie pa Keshill Bashkiak
          Kjo eshe Monarki.ku bashkimi klientelist ben fuqi.
          ndaj dhe Lul Basha nuk do tja di.
          qe po e ben Tiranen Lesh e Li.

          Përgjigjjuni

          • Shkreli  --  3 Shtator, 2013 në 10:56 am

            Pse duhet qe Plani Rregullues Urban i Miratuar te marr pelqim nga keshilli Bashkiak per zbatim ????

            Përgjigjjuni

            • fl  --  4 Shtator, 2013 në 8:59 am

              TE paaftit Lulzim Bashes, Berishes, PD-se, askush nuk i beson me pervec shpellarve te mbetur. Shkaterroi Zogun e Zi, Qendren e Tiranes, mybti edhe ato pak hapsira te gjelbra qe gjeti, masakroi Tiranen me mijera ndertime te vogela per pak muaj.

              Vetem Edi RAMA mund te realizoje me sukses projekte te medha. Pike.

              Përgjigjjuni

        • Demokrati i zhgenjyer !  --  3 Shtator, 2013 në 10:49 am

          Nuk me kujtohet se cili eshte ai qe i ka krahasuar stacionet e trenit me portat nga te cilat hyhet ne nje qytet. Keshtu i bie qe nese e privon nje qyetet nga nje stacion treni, zere se e ke izoluar nga bota. Njerezit nuk i kane mundesite e Zotit Basha per te patur makina lluksoze qe te lejojne te shkosh deri ne Hollande nese deshiron.
          KESHTU QE KETIJ NJERIU U DUHET NDALUR DORA SA ME PARE !!!!!!!!

          Përgjigjjuni

          • Shkreli  --  3 Shtator, 2013 në 10:59 am

            Portat jane hyrjet ne qytet (Porta Jugore,Lindore, Perendimore, Veriore) ndersa qendrat e mobilitetit jane / krahasohen si qendra te reja biznesi dhe adminsitrative qe i bie me gjuhen puro Tironce konkurent i qendres se qytetit. Vlera e qendrave rritet me shum kur ato lidhen me korridore ekonomike qe do te thot sipas formules tendes se nese stacioni i trenit eshte porta per qytetaret dhe katundaret ateher Tirana do te kete port ne qender te qytetit qe rezulton praktike e mire e politikes se levizjes me planifikimin urban.

            Përgjigjjuni

            • Demokrati i zhgenjyer  --  3 Shtator, 2013 në 11:38 am

              Ik lexo edhe pak para se te me tregosh mua portat e qytetit ! E me permend qofte edhe nje kryeqytet europian qe e ka qofte edhe njerin prej stacioneve te trenit ne Honolulu siç doni ta beni ju !

              Përgjigjjuni

              • albani  --  3 Shtator, 2013 në 11:47 am

                ti e dashke stacionin e trenit te sheshi skenderbej mesa shoh une.

                Përgjigjjuni

                • Demokrati i zhgenjyer  --  3 Shtator, 2013 në 11:57 am

                  Per Alban Shkrelin :
                  E njihkeni mire Bashen dhe bashkine me sa shoh. A mund ta dijme sa paguheni ?

                  Përgjigjjuni

              • Shkreli  --  3 Shtator, 2013 në 5:10 pm

                Bruksel, Amersfort, Amsterdam, Roterdam, Linz, Vjene, Karlskrona, Kopenhage, BadEssen etj etj, por me kot sepse ti mendon qe keto jane marka cigaresh…

                Përgjigjjuni

    • Boll me !  --  3 Shtator, 2013 në 10:14 am

      Ka ardhur koha qe ho vetem t’i denoncojme por edhe t’i pengojme e denojme shkaterrimtaret e ketij vendi si BASHA & Co qe te bejne ç’te duan me vendin tone !
      Shqiperia nuk eshte prone e Bash-ibozukut ! Apo nuk i mjaftojne 800 000 Euro pasuri te deklaruara e kush e di se sa te fshehura qe Basha bashke me hollandezen nga Tepelena qe ka per grua u vodhi shqiptareve nepermjet VEFA-s. Boll me !

      Përgjigjjuni

      • Demokrati i zhgenjyer  --  3 Shtator, 2013 në 11:00 am

        800 000 – TETE QIND MIJE EURO PASURI BASHA ?

        Rama, t’u befshin harram votat e ketij populli po nuk e çove ne BURG !

        Përgjigjjuni

      • Shkreli  --  3 Shtator, 2013 në 11:09 am

        Akoma i qan leket e VEFES ti mooooo ???

        Përgjigjjuni

        • Demokrati i zhgenjyer  --  3 Shtator, 2013 në 11:39 am

          Po ore po dhe jo vetem te Vefes, por edhe te :
          - rruges se kombit,
          - 21 janarit, etj.

          Doni me per Bashen ?

          Përgjigjjuni

  2. sa  --  3 Shtator, 2013 në 9:52 am

    PO ALBAN KE TE DREJTE POR KA NJE GJE QE TE GJITH KRUEQYTET STACIONET I KANE NE QENDER DHE E DYTA ESHTE QE NE SHQIPERI PALLATET FILLOJNE ME TETE NENTE KATE DHE PASTAJ I VENDOSIN PALLATET SIPER NJERI TJETRIT SIC NDODHI PSH ME KULLEN QE PO MBARUN NE QENDER QE LEJA ISHTE PER 16 KATE DHE ESHTE BERE 32 KATE

    Përgjigjjuni

    • albani  --  3 Shtator, 2013 në 11:56 am

      praktika betonizimi ka vetem ne vendoret socialist…shiko vloren, shiko durresin (papapa…edhe siper mureve te kalase antike kane dhene leje ;) ) mos te te them shiko Fierin sepse nuk ke cfare ti shikosh…vetem qytet qe nuk mund te quhet…eshte nje grumbull pallatesh pa pike infrastrukture…dhe ne fund shiko Tiranen. sa ndertime u bene keto 2 vite krahasuar me periudhat 2003-2009???????? sa here u shtruan dhe u rishtruan rrugicat ndermjet ketyre pallateve…shume keq qe po behen ndertime pa leje tani (shtesa) shume gabim qe bashkia nuk nderhyn me barazi…por mos te harrojme se betonizimi ka vetem nje emer, dhe ai eshte Edi Rama…ishalla po ndryshon…ishalla ka mendje ndryshimi me te vertete…por per sa kohe ta mbaje Tom Doshi me Ilir Meten per fyti, ky njeri ska per te bere asnje ndryshim…vetem rrenim…pastaj stacioni i trenit po qendron shume larg…ke te drejte, por do zbresesh nga treni dhe do hipesh ne tram ;) mos ki merak

      Përgjigjjuni

  3. NIKOLL SHULI  --  3 Shtator, 2013 në 10:33 am

    VAZHDO BASHE PERPARA SE JE NJESH. TA MARRTE ARMIKU TE KEQEN O ZOT.

    Përgjigjjuni

    • Populli  --  3 Shtator, 2013 në 10:57 am

      KJO ESHTE NJE CMENDURI !!!!!!!!!! VETEM SE MUA NUK ME HABIT BASHA, PASI KA DHENE PROVA SE NUK CAN KOKE SHUME PER KETE VEND ! MUA ME HABISIN SHQIPTARET QE RRINE E SHOHIN INDIFERENTE SE SI PO E SHKATERRON KETE VEND SIKUR TA KISHTE PRONEN QE IA KA DHENE BABAI. NDOSHTA I DUKET SE BABAI I TIJ SHPIRTEROR BERISHA ESHTE PRONARI I KETOJ VENDI. MOS DUHET T’IA KUJTOJME SE POPULLI IA DHA SHUPLAKEN NE QERSHOR ? MADJE ME NJE RIKUJETSE EDHE DJE !

      NJE KERKESE QEVERISE RAMA : NDALOJANI DOREN KETIJ SHKATERRIMTARI SA ME PARE !

      Përgjigjjuni

      • Shkreli  --  3 Shtator, 2013 në 11:11 am

        “Edi ndaloje “Shkaterimin” me investim 61 milion dollar”…..hahahahaha. Akoma ka forumist te tille ???

        Përgjigjjuni

    • Drejtesia  --  3 Shtator, 2013 në 11:04 am

      Basha eshte nje ndyresire qe i ka duart me gjak ! Por populli do t’ia tregoje shpejt vendin !!!!!!!!!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni

      • Shkreli  --  3 Shtator, 2013 në 11:18 am

        Ik ne Siri dhe bej Drejtsi ne lidhje me gjak :)))

        Përgjigjjuni

  4. Shkreli  --  3 Shtator, 2013 në 11:27 am

    Une i kam 1 100 000, do me burgos Rama ???

    Përgjigjjuni

  5. Shqiptar  --  3 Shtator, 2013 në 11:36 am

    Nese Basha do e donte Tiranen, stacionin e trenit dhe terminalin e autobuseve do i ndertonte sa me afer qendres. Por ai duket se ka ndermend ta zhduke krejt edhe ate pak hekurudhe qe ka mbetur e jo me ta modernizoje e te ndertoje edhe terminal autobusesh, MAFIOZI!

    Përgjigjjuni

  6. al  --  3 Shtator, 2013 në 12:13 pm

    Plani do te bllokohet nga qeveria e re, pasi ka mangesi te medha dhe eshte thjeshte per klientele. Basha do te paguaj parate per prishjen e mbikalimit tek zogu i zi, dhe pastaj kur ta aprovoje qeveria planin. Keto veprime i ka bere berisha se luljeten se pyet njeri. Te shohim sa trim do jete sala tani. Ai do te zbatoje ligjin ,se do ja fusin dy kembet ne nje kepuce. ai ka mbaru ,ka rreth vetes vetem servilat dhe ata qe kane perfitu ne kurriz ten popullit.Ai do te shkoje para drejtesise bashke me luljeten.

    Përgjigjjuni

  7. rb  --  3 Shtator, 2013 në 1:26 pm

    Ky çanaklepires nuk ka bere as vizimet neper kryqezime te rrugeve te kryeqytetit. Keshtu dhe perplasje makinash do kish me pak se ato te orientojne disi. Nuk gjen nje kosh per te hedhur nje mbeturine, por duhet ta mbash ne dore sa te gjesh ndonje kazan hedhurinash qe dhe ata jane ne vende te papershtatshme e mos me keq e pis.
    Çdo mengjes lagen rruget me pluhur e balte te Tiranes qe sherbejne per te na bere pis makinat si me qene dimer, le qe ndihmojne ne rreshqitjen e tyre se duke u lagut ato behen si gjalp e godasin makinat njera tjetren. Sherri per kete shkak eshte prezent qe ne mengjes. Rruget e Tiranes nuk kane nevoj per lagie qe reziston nga dielli 15 minuta, por per larje.
    Nuk punojne semaforet ne mjaft kryqezime, por torturuan policet te cilet qendrojne nga halli i copes se bukes.
    Ai kryepolici i bashkise te shohe se nuk kalon dot me kembe ne trotuaret e kryeqytetit per 1001 aresye.
    Merrret me gjera te medha ky “burre shteti”. Harron se ato qe thashe me lart jane teper te rendesishme per jeten e perditshme.
    Le te bjere dhe henen ne toke, por keto gjera kaq te “vogla” nuk duhet nenvleftesuar.

    Përgjigjjuni

  8. Kendveshtrim tjeter  --  3 Shtator, 2013 në 1:27 pm

    Struktura e ndertimi dhe funksionimit te hekurudhes,ka funksionuar ku te gjitha qytetet e Shqiperise,mbrinin ne Tirane.
    Kete luks,Tirana e ka hequr me doren e KryK(t)arit !
    Mosfunksionimi normal i hekurudhes ka sjell rrijen e aksidenteve ne rruget tona.
    Tirana ka humbur nje nga portat me te medha hyrese,ka humbur nje shanc zhvillimi.
    Hekurudha dhe stacioni nentoksor, ne afersi te stacionit,mund te ishte nje alternative,per te shmangur kete humbje,per “zgjatjen” e bulevardit.Tani eshte momenti per tu ndertuar,me vone Bashen e gjen ne Amsterdam !

    Përgjigjjuni

  9. fatbardh  --  3 Shtator, 2013 në 1:33 pm

    Sipas censusit ne Tirane jane bosh 1/3 e banesave ,dhe te ndertosh prape pallate eshte cmenduri.Me kaq para mund te sistemosh kete qytet qe i ngjan Kandaharit.Mos harroni se keto para jane kredi qe nje dite do te kthehen mbrapsht,ndersa buyxheti i bashkise edhe keshtu eshte i pamjaftueshem.Njolla e Kasharit do te rritet.

    Përgjigjjuni

  10. salihe haleja  --  3 Shtator, 2013 në 1:48 pm

    po per cfare e vodhi ai bashkine dhe amerikanet bene sehir,per te vjedhur , po ne vend qe ti jepet drejtesise ky vend akoma rri e tregon si vjedhin hajdutet,fundi fundit mire e ben kur ka gjetur kte popull te pjerdhur me kohe e vakt

    Përgjigjjuni

  11. salihe haleja  --  3 Shtator, 2013 në 1:53 pm

    akoma i fryni bythes,ne votuam mazhorance e cila eshte pergjegjese per mbarevajtjen e gjerave qe dihen dhe nuk kemi nevoje te denoncojme,te veproje qeveria ose te bjere e te leshoje vendin mamlukeve

    Përgjigjjuni

  12. O burra pas bindjeve politike e jo pas zhvillimit shqiptaret  --  3 Shtator, 2013 në 7:19 pm

    Te dashur komentues : ne cdo qytet europian, per me teper kryeqytet, ka nje stacion qendror te trenave qe lidhin qytetet me njeri tjetrin dhe me shtetet perreth. Ne vend te jemi largpames e te themi te investohet avash avash ne rrjetin hekurudhor, gje e cila sjell perfitime te medha per vete udhetaret (nuk po ndalem t’i permend), me kalimin e kohes edhe per shtetin, neve na behet qefi qe do na shtohen 100 pallate dhe 10 peme! Nese e perjashton qe tani mundesine e ketij vizioni, atehere ngelen shqiptaret duke i hypur fugonave dhe autobuzave tere jeten, qe nuk kane kurre te krahasuar me nje udhetim komod e shume te shpejte me nje tren modern… Keto gjera “bota” ka gjysem shekulli a mos shume here me teper qe i permireson, kurse neve jemi pas “karvanit” te interesave politike te nje personi (per mendimin tim) shume jo vizionar per detyren qe ka.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>