Manual për pikat e kalimit kufitar. Spiropali: Kufijtë duhet të jenë sa më të sigurt | Gazeta Tema
 

Manual për pikat e kalimit kufitar. Spiropali: Kufijtë duhet të jenë sa më të sigurt

Postuar në: Aktualitet,Politika |

takimi-spiropali-300x161Prezantohet në Tiranë manuali për pikat e kalimit kufitar. Konferenca është hapur nga ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, i cili ka treguar rëndësinë e këtij manuali si për agjencitë shtetërore edhe për ato private që operojnë në vend.

“OSBE është e gatshme t’u ndihmojë që t’i vini në praktikë këshillat e këtij manuali”, ka thënë Florian Raunig, duke shtuar se me këtë manual përfitohen praktikat më të mira në bashkëveprimin ndërkufitar.

Sipas tij, duhet të sigurohemi që kufijtë të jenë sa më të sigurt.

“Ata duhet të ndihmojnë popujt që të afrohen. Prandaj transporti dhe tregtia janë mjetet më të mira që ne mund të përdorim në ndihmë të tyre,” tha ai.

Në takim ishte e pranishme edhe drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, e cila e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë nismë.

Ajo ka pranuar progresin e bërë në vend.

“Nder për mua që jam në këtë pozicion, por edhe përgjegjësi shumë e madhe të punosh me doganat dhe kontrollin e kufijve. Theksoj rëndësinë e sigurisë së kufijve, vendi ynë ka qenë i njohur për kufij të ashpër, mbetet ende shumë për të bërë. Kufijtë duhet të jenë të sigurt, por të mos trembin ata që i përdorin, tregtarët, emigrantët etj”, tha ajo.

9 Pergjigje per Manual për pikat e kalimit kufitar. Spiropali: Kufijtë duhet të jenë sa më të sigurt

  1. Homo albanicus  --  4 Tetor, 2013 në 10:38 am

    Si shpirt eshte Spiropali. E zgjuarke, e bukur, e thjeshte, njerezore.
    Sa do kisha deshire qe Laura Vorpsi dhe Lisa Spiropali te beheshin shoqe.

    Përgjigjjuni

    • diversanti  --  4 Tetor, 2013 në 11:34 am

      Gorpsi nuk ka as nivel e as edukate, nuk mund te krahasohen e jo me te tjerat

      Përgjigjjuni

  2. KADAFF  --  4 Tetor, 2013 në 10:52 am

    ORE MOS THONE QE EDHE KETE MANUALIN E BERI SPIROPJERDHJA BRENDA NATES SIC E ZURI ATE NAFTEN KONTRABANDE KREJT E VETME NE MES TE NATES 5 ORE PASI KISHTE MARRE VESH NGA MEDIAT EMERIMIN.

    OHOHO SA KOM QESH!
    PERPARA RIPJERDHJE!

    Përgjigjjuni

  3. Oketo  --  4 Tetor, 2013 në 11:05 am

    falenderimi i Elises ne FB : “Miq, mikesha, të afërt të largët, që j’u njoh, që nuk j’u njoh, që më njihni, që nuk më njihni, të gjithëve faleminderit”.
    “Bukur” e ka shkruar sidomos pjesa e njohjes dhe mos njohjes mjaft “origjinale”. Ka edhe xhevahire te tjera mund ti lexoni ne internet.

    Përgjigjjuni

  4. taku  --  4 Tetor, 2013 në 11:11 am

    JU LUTEM MOS MA SHANI SPIROPALIN SE ESHTE E DASHURA E IME E VETME E KAM SI ENGJELL TANI AS PARAT NUK DO TI KEM KURSIM LUM SI UNE PER FATIN TIM

    Përgjigjjuni

  5. elidiana  --  4 Tetor, 2013 në 11:31 am

    Gafa e pare; lexoni cfare ka thene: rendesia …. eshte e rendesishme. hahaha, keta nuk dine te flasin por vetem llapin…dhe kujtojne se pune quhet llapaqenlliku…

    Përgjigjjuni

  6. iliri  --  4 Tetor, 2013 në 12:07 pm

    Kjo per komentuesin me siper (Elidiana) – Po talexosh me vemendje,gabimi qe ju vini ne dukje,ne fakt duket te jete bere nga redaktori perkates i Tema`s.Frazat ethena nga Spiropali jane korrekte si permbajtje,pa perseritje….Iliri

    Përgjigjjuni

  7. shoku i Erion Braces  --  4 Tetor, 2013 në 2:53 pm

    Zonjusha Spiropali ne komentin e djeshem me shume dashamiresi te paralajmerova se Drejtoreshe doganash nuk do te thote vetem te mbledhesh para per Ramen per vete dhe per buxhetin e shtetit, por edhe ta mbrosh Atdheun(OSBE-ja kerkon te mbrosh edhe Evropen)ne kufi.
    Zonjushe jo me me fjalime me llafe te bukura e pa substance, por me vepra. Kujtoj Fatmira Mediun, qe te mban fjalime meore te tera pa thewne asgje, ndersa si kryevepra te tija ka Gerdecin dhe marreveshjen e xhentellmeneve me Camorra-n per importimin e pleherave ne Shqiperi.
    Zonjushe kujdes nag ujqit qe do gjesh ne dogane vecanerisht nga Keshilltar Niko, sepse me siguri njelloj si te ajo barsaleta e Shkodres do te shpjegoje me plot terma teknike, qe makina nuk ndizet, se i jane ndryshkur dadiçeket!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

  8. Kufitarja Partise  --  4 Tetor, 2013 në 4:02 pm

    Kufijte s’duhet te trembin emigrantet? Edhe kete shprehje s’e kishim degjuar ndonjehere o turtullesha e partise.

    Po mire moj pushverdhke e sapo dale nga veza. Qe mezi te mbahen kembet dhe rrezohesh here pas here kete e ke bere publike. Pse s’na thua dhe se kush te ka fryre ne vesh e te ka derdellitur se shqiptaret (emigrantet e sateme) tremben nga kufijte e shtetit te tyre? Se mos te ka shkuar ndermend tua besh shqiptareve kufijte gogol moj?

    Eh xhevrie, xhevrie. Qe e ke marre me shume furore kjo s’i ka shpetuar njeriu. Po shiko se mos ja kalosh dhe atyre kulufave te Enverit, se ata s’e shtrengonin fare sumatricen e tyre dhe i leshonin fjalet si lopa bajgat.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>