KE do të propozojë marrjen e statusit për Shqipërinë | Gazeta Tema
 

KE do të propozojë marrjen e statusit për Shqipërinë

Postuar në: Aktualitet,Politika |

euflagNdryshe nga tetori i kaluar, kësaj here Komisioni Europian pritet të rekomandojë pa kushte, statusin kandidat për Shqipërinë.

“Komisioni dëshiron të propozojë statusin kandidat për Shqipërinë, e deri tani nuk flitet për ndonjë kusht në lidhje me këtë nga ana e Komisionit,” rrëfeu për Top Channel, një zyrtar i lartë i këtij institucioni.

“Por, kushtëzimet parashikohet të renditen në po këtë rekomandim për procesin e nisjes së negociatave për anëtarësim”.

Për kushtet në lidhje me negociatat, zyrtari europian shpjegoi se mund të ketë ndryshime në referencat ndaj 12 prioriteteve kyçe. Kjo për shkak “të paqartësisë” apo “përplasjeve”, meqenëse një veprim i caktuar nuk përkon vetëm me një, por me disa prioritete të listuara.

Pavarësisht propozimit për Shqipërinë, që do të bëjë Komisioni ndaj Këshillit të BE-së më 16 tetor, vendet anëtare, që vendosin për këtë, shfaqen hezituese jo vetëm për çeljen e negociatave, por edhe për dhënien e statusit kandidat.

Gjermania, Franca, Britania, Irlanda shfaqen skeptike për të miratuar dhënien e statusit në Dhjetor, siç rrëfejnë të tjera burime diplomatike për Top Channel.

Holanda, megjithëse nuk shfaqet hapur kundër dhënies së statusit ndaj Shqipërisë, ka gjasa të ndjekë qëndrimin e vendeve skeptike. Kjo i faturohet imazhit “jo të mirë” që gëzon vendi për plotësimin e reformave të kërkuara nga BE për integrimin gjatë këtyre viteve.

Ndërkohë, mësohet se Komisioni u ka kërkuar kryeqyteteve skeptike europiane që të listojnë detyrat që duhet të përmbushë sipas tyre Shqipëria deri në muajin dhjetor për të pasur një vendim pozitiv për statusin kandidat.

Pas miratimit të dy ligjeve të mbetura dhe rregullores se Kuvendit, si dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Brukseli kërkon të shohë raste të ndëshkimit për korrupsion të zyrtarëve të lartë, të cilitdo krah politik qofshin ata.

Ndërsa për çeljen e negociatave për anëtarësim, sipas burimeve të Top Channel një gjë e tillë është vështirë të arrihet përpara zgjedhjeve europiane të 2014.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

7 Pergjigje per KE do të propozojë marrjen e statusit për Shqipërinë

  1. ichigo  --  9 Tetor, 2013 në 4:08 pm

    let’s thank Salen…noooot

    Përgjigjjuni

  2. liri a vdekje  --  9 Tetor, 2013 në 4:26 pm

    po tashti do i mbyllet halja sali dhise

    Përgjigjjuni

    • plaki i dine  --  9 Tetor, 2013 në 7:57 pm

      Iiri……Nese Edi nuk e fute ne burg Salen dhe Lulin me shoke…, kurr KURREeee ….Marrjen e Statusit…

      Përgjigjjuni

  3. Reynald de Chatillon  --  9 Tetor, 2013 në 4:28 pm

    Gjermania, Franca, Britania, Irlanda, Hollanda i thone jo i here per here Shqiperise alla turka te kryeministrit “evropian” tiranas. Jane tuj i ra pragut me ndie dera.

    Përgjigjjuni

  4. Gopisti i NSHRAK-ut  --  9 Tetor, 2013 në 4:32 pm

    Ka lezet mo vlla, do knoqen shqipot me gop evrope tani ♡

    Përgjigjjuni

  5. fyelli malesise  --  9 Tetor, 2013 në 4:38 pm

    Presin ndershkime zyrtaresh te karte,te cilit krah qofshin ato……………presin futjen e haleve mbrapa hekurave fhe futjen e kryehalese saliun….keshtu qetesohet evropa,keshtu qetesohet dhe populli shqiptar i ndershem

    Përgjigjjuni

  6. Stef Staku  --  10 Tetor, 2013 në 8:40 am

    ANALIZE : Per mendimin tim Qeveria e Edi Rames duhet te kerkoje qe te merret ne konsiderate edhe metoda e krahasimit. Metoda e krahSimit konsiston ne ate qe rezultatet, funksionimi si dhe perberjae strukturave Shtetrore Shqiptare duhet te krahasohen me mesataren e rezultateve, funkdsionimin dhe perberjen e strukturave shtetrore te vendeve te zones sone te cilet bejne pjese ne BE apo kane marre statusin per ne BE.
    Parlamenti dhe Qeveria Shqiptare jane disa here me lart se Parlamenti e Qeverite te Greqise, Italise, Rumanise, Maqedonise.
    Dakort me kushtet se asht kollaj me i gjete edhe ne nje liber universiteti por le te merret ne konsiderate dhe realiteti perreth.
    Ne Greqi nje parti e tere qe ka 7 % te vendeve neParlament u akuzua per pjesmarje ne vrasje dhe akte terroriste, Agimi i Arte.
    Ne Itali njeriu qe rrezon e ben qeveri eshte nje shume i denuar nga vete Gjykatat Italiane zotni Berluskaja.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>