Kodheli: Ministria e Mbrojtjes ka qenë nën terrorin e PD-së, janë dhuruar prona të shumta | Gazeta Tema
 

Kodheli: Ministria e Mbrojtjes ka qenë nën terrorin e PD-së, janë dhuruar prona të shumta

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

mimiMinistria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke folur për “Bugajski Hour”, ka thënë se Ministria e Brendshme dhe ushtria, kanë qenë nën terrorin e PD-së për vite me radhë. Ajo është shprehur se qeveria e kaluar ka dhuruar prona të shumta të ushtrisë, tek persona të dyshimtë.

 

 

Le të fillojmë me një pyetje themelore. Si do të përmblidhnit politikën e sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Pra, në parim, cilat janë kërcënimet, sfidat, qëndrimet e detyruara dhe mundësitë.

 

Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në prill, 2009, dhe kjo ngjarje shënon historinë tonë, ashtu sicc shënon dhe vitet e ardhshme. Sepse kjo ishte një zhvendosje fondamentale nga strategjia individuale e mbrojtjes dhe sigurisë drejt një strategjie kolektive. E para kjo. E dyta. Ne kemi patur një ushtri të madhe në epokën e komunizmit, me prona të mëdha, me një numër të madh krahasuar me numrin e popullatës dhe me municione të shumta. Dhe kjo ka ndikuar mënyrën se si ushtria shqiptare do të donte të transfromohej, dhe se si do të transformohet, duke respektuar dhe përmbushur obligimet e NATO-s, strategjinë e NATO-s, dhe natyrisht duke përmbushur strategjinë e sigurisë kombëtare, sigurinë e vendit tonë, politikën e mbrojtjes së civilëve tanë e të trashëgimisë sonë. Dhe, sigurisht, mënyrën se si ne po përkrahim anëtarësimin e vendeve të Ballkanit për të qenë pjesë e NATO-s, ku siç e dini vetëm Kroacia është anëtare e NATO-s në këtë moment. Dhe sigurisht për të mbështetur Kosovën në të paturit e një mënyre tjetër për të transformuar nëpërmjet të njëjtës rrugë: duke qenë një anëtare e BE-së dhe e NATO-s. Dhe të gjithë së bashku të kemi një rajon më të sigurtë dhe më demokratik, dhe, pse jo,  edhe më global. Pra, kjo është e para. E dyta është se si një vend anëtar i NATO-s sot, ne kemi shumë detyrime për të përmbushur. Ne kemi tashmë trupa që luftojnë në Afganistan, nën programin e ISAF-it. Dhe më vonë ne do të mbështesim forcat afgane të sigurisë që ato të mësojnë se si të mbrojnë demokracinë e tyre të brishtë dhe qytetarët e tyre në të ardhmen më të afërt. Pra, më parë ne kemi qenë thjesht një mbështetje për batalionet apo brigadat luftuese. Tani jemi në frontin e parë, dhe më vonë, ne, si trupa shqiptare, do të mbështesim forcat afgane të sigurisë. Këto janë hapa shumë të mirë nëpërmjet një ushtrie më efikase, më të përgatitur dhe më profesionale, ashtu siç ushtria shqiptare do të donte të ishte në të ardhmen e afërt. Natyrisht, ne kemi disa forca speciale dhe  kemi bërë modernizime. Ne po orvatemi të depolitizojmë ushtrinë, por ama ky është një proces. Nuk është diçka që ne mund ta bëjmë sa hap e mbyll sytë.  Ministria e Mbrojtjes, nën Qeverinë Rama, ka për të punuar në drejtime të ndryshme për të bërë që gjërat të funksionojnë më mirë, dhe, natyrisht, për të siguruar qytetarët shqiptarë që ata mund të jenë më tepër të mbrojtur se më parë, dhe se ata gëzojnë mbështetje, dhe se kësodore demokracia dhe sundimi i ligjit mund të funksionojnë më mirë, dhe se e ardhmja e fëmijëve të tyre mund të jetë më e mirë.

Ministria e Mbrojtjes dhe politikat e Qeverisë së Shqipërisë janë pjesë e këtij konteksti. Ne duhet ta udhëheqim këtë proces.

 

 

 

Më lejoni t’ju bëj një pyetje specifike. Kur ju ishit në opozitë, socialistët kritikuan Ministrin e atëherëshëm të  Mbrojtjes mbi çështjet e korrupsionit, shitjes dhe transferimit të pronave të ushtrisë, etj… Kishte një problem specifik, i cili kishte të bënte me Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, e cila iu dha PD-së mbas zgjedhjeve. Çfarë ka për të ndodhur me këto çështje, si kjo që ju përmenda?

 

 

Siç e ceka më parë, ushtria zotëronte prona të shumta më parë. Dhe disa gjendeshin në vende mjaft të këndshme, ose në disa pjesë strategjike e delikate të Shqipërisë, dhe gjithashtu edhe në qendër të Tiranës. Ne patëm një diskutim të madh kur ishim në opozitë jo vetëm mbi faktin se si trajtoheshin këto prona, por po ashtu mbi të gjithë procesin korruptiv në të cilën ato u dhanë apo u shitën apo u nxorrën në ankand. Pra, ka për të patur një diskutim të madh, dhe ne kemi për t’i kontrolluar një nga një të gjitha rastet. Dhe, natyrisht, duke i bërë auditim, duke i inspektuar, dhe në fund të historisë , transparenca është gjëja më e mirë që mund të ndodhë kësokohe. Pra, ne do t’u tregojmë qytetarëve nëse pronat e tyre – meqenëse ato janë prona të përbashkëta – përdoren nga njerëzit e duhur apo njerëzit e gabuar. Shiten në mënyrën e duhur, apo në mënyrën e gabuar. Janë dhuruar si pronë e përbashkët apo sikur të ishin prona të qeverisë,  gjë që përbën një dallim të madh. Pra, nëse prona është e jona apo e qeverisë. Ajo duhet të jetë gjithmonë e jona, kështu që ne duhet të jemi vërtet transparentë kur kalojmë pronësinë nga njëra palë te tjetra. Dhe në këtë rast specifik parimisht unë s’jam kundër faktit që një pronë e përbashkët të kalojë nga Ministria e Mbrojtjes tek një organizatë tjetër publike, siç është rasti i një partie. Problemi qëndron tek procedurat, tek transparenca. Pra, kjo është më e rëndësishmja. Nëse s’ka procedura, nëse s’ka transparencë, nëse s’ka ligj ku këto procedura janë bazuar, nëse gjithçka është kundër gjithçkaje ligjore, këtu ne kemi një problem të madh. Dhe diskutimet tona, madje dhe që përpara se unë të merrja detyrën, fokusoheshin pikërisht në këtë pikë. Përse ata duhet të ndërtonin mure kaq të mëdha ndërmjet tyre dhe publikut, ndërmjet tyre dhe medias, ndërmjet tyre dhe njerëzve që janë të interesuar të dinë se këto prona s’po shiten si torta, s’po shiten për interesa mjaft të ngushta, por ato po përdoren për interesa të përbashkëta. Kjo është pika ku fundja fundit ne duhet të fokusohemi: interesi i përbashkët.

 

 

 

Më lejoni t’ju bëj një pyetje mbi korrupsionin, më saktë mbi politizimin. A do të thonit se ushtria shqiptare në tërësi është plotësisht e depolitizuar sipas standarteve të NATO-s?

 

 

 

Në gjirin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Mbrojtjes ka patur shumë trysni lidhur me faktin se ai që s’voton për PD-në, nuk është pjesë e jona. S’mund të jetë kurrsesi kështu. Ne do t’i vëmë fre kësaj gjëje njëherë e mirë. Ushtria është ushtri. Ajo ekziston që të mbrojë integritetin e Shqipërisë, që të mbrojë demokracinë e Shqipërisë, që të mbrojë pronat e qytetarëve, që të mbrojë gjithçka në të mirën e të ardhmes sonë. Pra, ushtria s’ekziston për të treguar nëse ushtarakët kanë votuar për PD-në apo PS-në, apo për parti të tjera. E dyta, ka shumë korrupsion, jo vetëm kur diskutojmë mbi pronat apo mbi tenderat apo ankandet apo mbi çdo aktivitet ekonomik që Ministria e Mbrojtjes ka në kornizën e saj, por gjithashtu edhe kur flasim për karrierën, e cila është një temë tjetër që ne do ta ballafaqojmë dhe me të cilën unë ballafaqohem që tani. Po them vetëm një gjë. Paraardhësi im kishte vendosur disa yje në spaletat e disa gjeneralëve apo kolonelëve të Forcave të Armatosura në muajin maj, një muaj para zgjedhjeve. Dhe me ligj, procesi duhet të përfundonte në shtator. –Shtatorin e kaluar! –Jo, këtë shtator! Pra, ata nxituan që të vendosnin disa yje shtesë në karrierën e dikujt vetëm për të patur disa vota më tepër, sepse unë s’shoh asnjë arsye tjetër. Dhe kjo s’është e vetmja me të cilën unë po përballem. Ka një mori gjërash! Por… ka një “por” të madhe… ne jemi me fat që kemi në gjirin e ushtrisë shqiptare dhe të Ministrisë së Mbrojtjes edhe profesionistë dhe njerëz të mirë të cilët respektojnë ligjin dhe Kushtetutën, dhe të cilët respektojnë të gjitha tipet e procedurave. Pra, në këtë rast ka akoma një mori nëpunësish civilë apo ushtarakë që i mbajnë Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes ashtu siç duhet të jetë. Pra, në këtë rast them dhe shpresoj që puna ime ka për të qenë më e lehtë, por ka shumë punë për të bërë. Diçka që duhet ta përmend medoemos është fakti se korrupsioni ka prekur edhe Shërbimin Informativ, dhe madje tejet negativisht. Ka raporte konfidenciale ndërmjet shërbimeve të inteligjencës të anëtarëve të NATO-s, dhe nëse dikush nga jashtë mëson se ka korrupsion, atëherë ky mund të jetë një problem tejet i rrezikshëm dhe i madh. Pra, agjensia që po merret me shërbimin informativ brenda Ministrisë së Mbrojtjes duhet të ristrukturohet dhe riorganizohet sipas standarteve të NATO-s, dhe lufta kundër korrupsionit ka për ta bërë atë një shërbim më të mirë e më efikas.

 

 

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

37 Pergjigje per Kodheli: Ministria e Mbrojtjes ka qenë nën terrorin e PD-së, janë dhuruar prona të shumta

  1. fredi  --  13 Tetor, 2013 në 2:24 pm

    po ju c’fare beni numroni bemat e tyre apo po shhni c’fare ka ngelur ku i keni ato premtime per rikthimin e te gjith pronave shteterore ne bregdet ?

    Përgjigjjuni

    • Daut Skela, Vlorë  --  13 Tetor, 2013 në 4:10 pm

      Secilit, Hakun ;-)
      http://ow.ly/pLLog

      Përgjigjjuni

      • N Shabani  --  13 Tetor, 2013 në 10:00 pm

        Nje vrime ne uje do bejne edhe keta, do shikojne cfare ka mbetur qe ti ndajne edhe keta sipas interest te tyre.Gjithe ato betime per te dale kunder korrupsionit ishin per fushaten elektorale, tani qe e moren pushtetin do shikojne se kush i ka marre dhe kaq.

        Përgjigjjuni

    • genci  --  13 Tetor, 2013 në 5:23 pm

      Zonja ministre leri llafet kot, se te gjithe po e shohin se nuk keni ndermend te beni asgje…keni kohe qe po shtyni cdo gje, reforme dhe proces, vetem e vetem per te mbrojtur mikun tuaj te familjes ish-ministri imami. Pasi nderkohe qe keni shkarkuar goca personel ne ministri te mbrojtjes ajo qe kemi bere eshte qe keni lene ne detyre personat qe duhet te mbyllin letrat e ministrit imami (drejtori administrate, shefja e finances etj., persona qe dine se cfare korrupsioni eshte bere ne ate ministri).
      Nderkohe qe doni te kurseni por ju jap disa shembuj qe mund te kurseni sa te doni:
      1. Struktuar qe ka ngritur Imami ne SHAPE per ish-shefen e kabinetit te tij (zj. DOnika capi) ajo punon ne staf nderkombetar nderkohe qe vendi yne i ka vene ne dispozicion sekretare dhe shofer per postin e saj ne staf nderkombetar, eshte e patolerueshme se nuk lejohet…nese posti i saj kerkon sekretare ate ja ofron stafi nderkombetar dhe jo vendi saj…shihe se nje kursim rreth 60-70 mije euro ne vit nuk do ju beje keq. Nderkohe te gjithe kete strukture e ka bere gjenerali qe me pas imami ja shperbleu me grade, gjeneral piro ahmeti.
      2. Ne perfaqesine ushtarake ne NATO, admirali detit, i nderuari gerveni, pasi u shperblye per meritat patriotike, iu vune ne dispozicion personeli ne sherbim te tij: 1 shofer (qe shkon te pakten nje here ne jave ne pune, dhe shteti i paguan cdo gje)+ 1 sekretare (kusherire e gervenit, dhe qe nuk permbush asnje kriter, asnje gjuhe te huaj ne perdorim) + 1 nenoficer qe sherben vetem per te protokolluar dhe printuar. Ne kete rast mund te kursehen para te tjera rreth 60-70 mije euro ne vit, pasi te tre keto pozicione ne cdo vend te NATO-s i kryen nje person. ME pas nga shiu jane 2 persona qe bejne te njejten pune qe do te thote nuk bejne asgje te dy (nuk po flasim per nivelin, pasi njeri nga ata nuk di te flase asnje gjuhe te huaj, imagjino cfare pune be). Sic e sheh gjysma e personelit, rreth 5 jane kot….epo mos thuaj se nuk kisha informacion se pastaj del se ja ke fut kot plake…..Vetem sa te treguam mund te kurseni rreth 150 mije euro ne vit. JO PAK….

      Sa i perket stafit qe keni marre lere mos e pyet jeni i mrekullueshem, sidomos ai keshilltari ushtarak (gjeneraluc zaimi)qe keni marre dhe po ju keshillon ne menyren me te “mire”. Ai ka qene turpi perfaqesimit te ushtarakeve ne NATO, aq sa dhe homologet vetem e tallnin, epo kuptohet te shkosh nje here ne tre jave ne pune……e pse??? sepse ke filluar pune private atje ku vendi te ka derguar per tu perfaqesuar….e cfare punesh …te lante pishinat e boseve…verifikojeni nese eshte e vertete….

      Përgjigjjuni

      • tenentja  --  13 Tetor, 2013 në 9:12 pm

        ore genci, te administrata e shefja finances fle korrupsioni? c’jane keto perralla?

        Përgjigjjuni

      • Ajsbergu  --  14 Tetor, 2013 në 12:22 am

        Jam shume dakord me ato qe thua Genci.

        Dona, pa asnje merite ne politike dhe as administrate u shperblye prej Imamit vec per freskun qe i kishte bere. Harram gjeneraleve qe e lejuan, Bardhyl Hoxha sahanlepiresi i pari dhe harram atyre qe e inskenuan vajtjen e saj me ne krye ish spiunin e Sigurimit te Shtetit Pirro Ahmetajn dhe Kristaq Gervenin. Nese nuk e dini, i pari u gradua gjeneral, ndersa i dyti ndenji megjithese gjithe te tjeret edhe me te rinj se ai kane ikur tashme nga ushtria me urdher te Imamit.

        Edhe per Zajmin nuk kam cthem… po do ta njohe vete Mimi pushtin e ndyre(ishalla jo shume vone kur ai tja kete futur sa krahu – kjo jo ne kuptimin seksual!)

        Edhe nje gje – sa pa nivel dhe sa e papergatur qe ishe moj Mimi, apo vajte me mendjen e keshilltareve politike? Nen-medioker dhe fqre e paartikuluar. Mire qe je e paraqitshme… apo nuk te vune per syte e bukur minister? Mos thuaj me Ushtria por Forca te Armatosura se keshtu jane ne kushtetute o Mi Mi mi MIMI!

        Përgjigjjuni

  2. gjergji  --  13 Tetor, 2013 në 2:26 pm

    Mos haro c’ke premtuar per SHQUP-in me ze e me figure. Ne nuk habitemi edhe po nuk e mbajte fjalen se me ze e me figure kemi provuar edhe Ilir Meten.

    Përgjigjjuni

  3. klasik  --  13 Tetor, 2013 në 2:32 pm

    Albania goooood, NATO gooooood, Russia baaad, Syria badddddddd, USA veryy goooood, corruption baaaaaaad me pak fjale po te shikoje intervisten e ministres ndjehesh keq pasi nuk kishte nivelin e duhur per te folur ne nivelin strategjik sic i ka hije nje ministri shteti, ndoshta ne te ardhmen do arrije te krijoje nje ide me te qarte mbi NATO-n mbi Forcat e Armatosura e mbi politikat strategjike por per momentin ishte shume keq dhe per cdo pergjigje qe jepte kerkonte miratimin e Bugajskit i cili ja jepte cte bente, Mimi di anglisht por jo aq mire sa i kane thene se e di bente shume gabime dhe analizen e kishte te varfer dhe shume te ceket. Keshilla ime te shkoje e te ndjeke nonje kurs ne qendren Marshall ne Gjermani qe te krijoje nje ide me te qarte dhe te fitoje me shume vetebeesim plus mos te jete gjithmone ne varesine e disa gjeneraleve qe te vetmin piksynim kane si te shkojne ne Bruksel perseri per te pasur komoditetet qe kishin dikur. Zonja ministre duhet te cash vete te mbledhesh rreth vetes njerez me integritet moral dhe profesional.

    Përgjigjjuni

    • zarari  --  13 Tetor, 2013 në 4:45 pm

      e sigurt drejtor aty… dhe e sigurt qe te shkoje ku te doje nuk behet muti hallve!

      Përgjigjjuni

  4. Kapter Ramiu  --  13 Tetor, 2013 në 2:34 pm

    Keni bere denoncim ne prokurori?
    Ndryshe quhet propagande.

    Mimi duam fakte te reja per Gerdecin. E kam fjalen per ato fakte qe ka fshehur Gaz Oketa i FRD-se, ne periudhen pas Gerdec, si minister i Mbrojtjes.

    Te merren te pandehur

    Përgjigjjuni

    • Tiranasi  --  14 Tetor, 2013 në 2:09 pm

      Gazment Oketa ka qene nje nga ministrat me te mire,me inteligjent dhe me te pa korruptuarit qe ka patur Forcat e Armatosura.Kush ka punuar mund te flasi te tjeret le te lehin se per ate paguhen.Sikur ti kishte PD gjithe ministrat dhe deputetet si Gazmenti dhe shqiperia do ishte ndryshe.Respekt per punen qe beri ne nje sitauate te tille mbase Gerdecit

      Përgjigjjuni

  5. endrI  --  13 Tetor, 2013 në 2:48 pm

    Jepini drejtim, per kete o votuat zonja MInistre… GJithsesi ky eshte nje fillim i mbare.

    Përgjigjjuni

  6. "SKANDAL I MADHE"  --  13 Tetor, 2013 në 3:32 pm

    Ky eshte nje “SKANDAL I MADHE” qe bene buje.
    Ky Kriminel Shpellar ka qendruar ne pushtet vetem
    me pazare dhe faje pronashte dali para popullit dhe
    drejtesise.

    Përgjigjjuni

  7. "SKANDAL I MADHE"  --  13 Tetor, 2013 në 3:36 pm

    Ku eshte “DREJTESIA” qe na premtuat ?

    Përgjigjjuni

  8. Eli  --  13 Tetor, 2013 në 3:37 pm

    per shkak te amendamentit te miratuar ne vitin 2009 nga qeveria berisha shume ushtarake jane padrejtesisht debitore ndaj shtetit keni premtuar se do e anulloni ,cdo behet me kete amendament?

    Përgjigjjuni

  9. llazi qe mos qofsha  --  13 Tetor, 2013 në 3:39 pm

    zonja mimi bejini trasparente dhe publikoni dhe do shifni mbeshtetje me te madhe nga 23qershori ,ne te kundedrt edhe ju te gjithe ne djall shkofshi dhe mos prisni me te ju votojne , zgjedhjet lokale po afrojne .

    Përgjigjjuni

  10. Sume Gruda  --  13 Tetor, 2013 në 3:49 pm

    Eshte e drejte akcjoni e Zn.Kodheli qe te kerkohet kethimi i pronave pronareve te vertete nese ka asish jo sho keve te Berishes dhe Imamit (hamamit) . Duhet ngritur shume procesverbale per keta bandite qe deshiruan te vjedhin Shqiperine.

    Përgjigjjuni

  11. EURO MALOKU  --  13 Tetor, 2013 në 4:22 pm

    Janine e tatepjeteeee,
    Si ka qene dhe do te jete….
    Shqiptaretb ulerasin:
    -Ja vrasesit!ja kriminelat!Ja hajdutet!
    ….Por situata eshte qesharake dhe qeveria e re me kujton ate historine e minjeve qe deshen ti varnin maçokut zile…Te gjithe ishin dakord…por nuk po delte nje mi qe ta merrte persiper kete gje..
    Gojet thone se kane afruar me pune afer Tiranes Niko Brahimin!!!!!
    ….por…..minjte nuk e çajne koken per luanin ..ama per maçokun…!

    Përgjigjjuni

    • tenentja  --  13 Tetor, 2013 në 9:07 pm

      po pra…vetem qe ky thashethemi per arrestime publicitare eshte ushqim per militantet deri sa te kapin ndonje pune e te bien rehat

      Përgjigjjuni

  12. Liridon  --  13 Tetor, 2013 në 4:32 pm

    1-Nje gjeneral qe ka negociuar per detin,duhet urgjentisht te lirohet nga detyrat qe ka aktualisht.
    2-Publiku te behet i njohur me listen emerore te personave te cileve ju kane dhuruar pronat e shtetit,pasi keshtu votuesit njihen me pushtetaret te cilet ne vazhdimesi e kane kurveruar kete vend.
    3-Pronat e dhuruara duhet te kthehen urgjentisht dhe tju afrohen si kompesim pronarve qe i lane me gisht ne goje sipas porosive Katoviciane.
    4-Listen emerore te ushtarakve te cilet kane nxjerre sekretet e ushtrise tone te inkuadruar tashme ne NATO.

    Përgjigjjuni

  13. kapterri  --  13 Tetor, 2013 në 4:46 pm

    Bravo shoqja Lenka! Sport i bukur ky penisi….

    Përgjigjjuni

  14. Gezimi  --  13 Tetor, 2013 në 5:08 pm

    Ka ardhur koha e venies ne jete te premtimeve, se cfare ka ndodhur e dime te gjithe. Tani mendoj se e ka rradhen dergimi i dosjeve ne prokurori, dhe drejtesia te flase me gjuhen e ligjit.

    Përgjigjjuni

  15. tomorri  --  13 Tetor, 2013 në 5:24 pm

    Fredi:Po mire more djale ne se je i tille .Me mire mos fol fare se nuk paske fare tru per te folur.MM.tani per tani dhe besoj se i duhet nje tremuajorsh qe te njihet me situaten pastaj te filloje mbare nga puna ,ti na kerkoke premtimet pa mbushur dy jave ,po kush je more fred koqja.

    Përgjigjjuni

  16. shoku i Erion Braces  --  13 Tetor, 2013 në 6:23 pm

    E nderuara zonja ministre mos u ngaterroni me Gerdecin se atje nuk kishte vetem demontim por edhe trafik armatimesh. Kur behet fjale per trafik, ju thjesht nuk keni te beni me nje subjekt komplet tabu. Fjala vjen ne Gerdec pas shperthimit jane gjetur mbeturina raketash toke -ajer tip MANPAD te quajtur IGLLA(SA 16), prodhuar ne Ukraine pas vitit 2000(sipas numrit identifikues se partise te gjetur ishte prodhuar nga fabrika arsenal dhe eksportuar nga firma ukrainase UKRSPEISEXPORT. Pra ne Gerdec karahas demontimit me metoda mesjatare te plehrave te Enverit magazinoheshin dhe trafikoheshin edhe armatime relativisht moderne.
    Z. Kapter Ramiu te lutem shume mos u merr me Oketen e shkrete. Ai pershesh me qumesht ka ngrene, kur ishte minister, ndersa ti mi bie ne qafe te ziut. i mjeri eshte vertet per te qare hallin se edhe njerezit qe i vete i emeroi drejtore(ca firaune nag Durresi) si Edmir kapedanin,apo shahistin e famshem nuk e votuan, kur tradhetoio Salhadinin dhe kandidoi per partine e vellait te Dr. Flamur Topit!

    Përgjigjjuni

    • kapterri  --  13 Tetor, 2013 në 9:02 pm

      po gjergji po…

      Përgjigjjuni

    • zarari  --  14 Tetor, 2013 në 6:24 am

      bravo gjergj

      Përgjigjjuni

  17. Ne jemi nga vucidoli  --  13 Tetor, 2013 në 6:54 pm

    Hekuri rrihet sa eshte i nxehte, se po u ftoh i ha menderen pastaj. Jo vetem ne fushate por edhe me pare keni folur shume per pislliqet e haleve te Pd duke nxjerre edhe fakte, cfar prisni me merrini dhe plasini brenda nga muti i madh (Sb) deri tek me i vogli. Mos na zhgenjeni se do e pesoni ju si ata.

    Përgjigjjuni

  18. lukaku  --  13 Tetor, 2013 në 7:05 pm

    Zonja Kodheli. shikojini pak emrimet dhe gradat e pas 23 qershorit. shikoji nga vijne e ku shkojne keto kuadro. shiko kush ka shkuar ne brukse. Sa vjet kane atje disa te nenes.Shikoji kush i ka marre gradat e takemet para kohe. Shikoji misionet qe vejne evijne me para ne dore. Gjeji pak kush jane sekseret dhe kush jane veshur e zhveshur sipas qejfit.

    Përgjigjjuni

  19. Mafishe  --  13 Tetor, 2013 në 11:46 pm

    Zonja Kodheli, ju jeni e vetmja ministre nga qeveria qe fale FA perfaqesoheni ne nje organizate Politiko – Ushtarake sic eshte NATO. Kjo kerkon kualitet perfaqesimi ne stafin tuaj, ne SHP, ne Bruksel e ne te gjitha perfaqesimet e tjera perfshire ato bilaterale me Atashete.
    A i keni ju keto kualitete per nje perfaqesim dinjitoz ne NATO ??
    A eshte Xhumal Gjunkshi vertete kreu i merituar per FA ? ky matrapaz, pervers qe pervec se nje batakci tollonash karburanti e piselliqe si keto nuk di gje tjeter. A eshte zevendesi i tije Piro Ahmeti, vertete gjeneral i dale nga merita ne konkurim per graden qe i’a dha Imami me Drj.Administrates?, po te tjeret gjenerale qe u garduan sivjet, i permbushin kriteret apo i kane ato se ishin te krahut e bindjes por dhe te blerjes. Thoni se kemi probleme korrupsioni ne sherbimin Informativ madje tejet negative. Po a e dini ju kush e c’drejtoi kete sherbim deri ne shtator, pyetni pak kush eshte oficeri i karrieres “Kolonel” Ilirjan Balliu e do ta kuptoni se si ecen karriera nga civil e behesh kolonel ne pak vite e pa arsimim ushtarak.
    A i keni marre ndonjehere keto “burra shteti” e te tjere “koka karriere” te ushtrise shqiptare te te thone se c’dine e mendonje per ceshtet e sigurise, modernizimin dhe integrimin e ushtrise ne NATO. Fillojeni nga keto zj. Ministre e ke per te pare e kuptuar se c’duhet te beshe me tutje, por pa u intimiduar nga ato qe sajuan konflikte per tu shitur si reformator tek opozita e djeshme si bie fjala nenujesin dhe shkaterruesin e arsimimit ushtarak, abuzuesin spektergjere, Sander Lleshi…….(i shkreti kryeminister).
    Zj. Kodheli keto nuk duhet t’Ju dekurajojne, sic e thoni vete ka Ushtria polte kuadro te pergjegjeshem e me pergatitje te admirueshme profesionale, keshtu qe se fundi, shpresojme fort ne perpjekjet tuaja per ndryshimin e mentalitetit ne drejtim te FA, ndryshe edhe ju do te merni te njejtein deshtim si batakciu Imami.

    Suksese

    Përgjigjjuni

  20. ali  --  14 Tetor, 2013 në 12:04 am

    Vazhdoni me guxim perpara zonja Kodheli ! Ma kij amanet ate gomarin ish-minister .Ai duhet te jape
    llogari nje per nje . Po kini lidhje miqesie ,sic thote komentuesi i mesiperm, te lutem lere menjane miqe-
    sine dhe tregoi porten e drejtesise ish-ministrit te mbrojtjes.Per keto ia dha voten populli qe te goditni
    pa meshire korrupsionin dhe te vendosni drejtesine . Ndryshe populli shqiptar do te zhgenjehet shume
    dhe do realzohet ajo qe thone disa,por qe ne te ardhmen do te jene shume se ”keta socialistet paskan
    luftue per karrike dhe jo per drejtesi e per te luftuar malet me padrejtesi te bandes perverse te kaluar ”
    ”Apo te dyja keto parti njesoj jane- parti gllaberuese ” !!!
    Megjithate ”eppur si mueve ,,!!! . Une,megjithate kam besim te PS ! Ajo kurre nuk mund te jete si PD., nje
    bande kusaresh ,hajnash,vrasesish,grabitesish , qe kudo mbolli anarki ,percarje,velavrasje, lokalzem te
    tejskajshem ,etj.etj.etj.

    Përgjigjjuni

  21. Beni  --  14 Tetor, 2013 në 2:20 am

    Zonja ministre, ju qe vazhdoni te punoni akoma me xhemal gjunkshin, cfare mund te thuash. Si ka mundesi qe jeni duke bere reforme dhe duke ngrejtur grupe pune me drejtoret e Imamit. A mund te kete rilindje me nje rruge te tille. A mund te bejne reforme ata njerez punne e tyre dhe bemat e tyre te deritanishme. Si ka mundesi qe nuk ke bere asnje levizje ne drejtimin e ushtrise. Jane po ata gjenerale qe te jane ofruar dhe po te marrin frymen.
    Si ka mundesi qe deri tani ke bere tre emerime, ne stafin tuaj, dhe te tre jane njerez te Gramoz Rucit, xhevdet zeneli, Fejzo haxhiu dhe E Bala. Po ju pyes, a eshte rilindje apo riciklim nje pune e tille. Cfare reforme te shiut do te besh me nje sigurims qe nuk ka qene kurre oficer, kurre kolonel, do ta besh edhe gejenral. Cfare lufte korrupsioni do te besh me fejzo haxhiaj dhe me insppektimin qe ti ke ngrejtur. Duhej te merrje specialistet ume te mire dhe ti hyje me rrenje periudhes me te zeze ne historine e ushtrise. Si ka mundesi qe ke emeruar xhevdetin ne vend te Ylli Zylaj, te dy shsoke te ngushte dhe miq te Gramoz Rucit. A nuk e di qe te tre keta persona kane qene bashke kur Gramozi iu telefonoi dhe u tha qe te emeroni Xhevdet Zenelin ne vend te Ylli Zylajt, dhe e dini shume mire se pse. Zoti na ruajt ne bashke me ju

    Përgjigjjuni

  22. kola I vogel  --  14 Tetor, 2013 në 7:05 am

    Me vjen keq per ate interviste znj. Ministre. Duke qe paske afruar keshilltar te pa afte..pyete se ke djeme sbume te pregatitur dhe mos merr njerze qe nuk njohin realitetin dhe u ka ikur koha. Suksese

    Përgjigjjuni

  23. Gezimi  --  14 Tetor, 2013 në 8:33 am

    Te gjitha pronat e dhuruara, duhet te rikthehen urgjentisht, dhe pergjegjesit direkt para drejtesise. Po ashtu, ne se jane shitur, bleresi ta kthej menjehere, dhe abuzuesi te perballet me drejtesine. Ndryshe, bejme vetem llafe, dhe shtyjme kohen kot!

    Përgjigjjuni

  24. zamka  --  14 Tetor, 2013 në 9:38 am

    Cila eshte kjo fytyre ? Ngjan si ish SS Irma Gerse !

    Përgjigjjuni

  25. mehmeti  --  14 Tetor, 2013 në 10:17 am

    Te gjitha pronat te rishihen te kompesohen pronaret te tjera ti kthehen ushtris e ajo ti jape me qera NATOS ose ti nxjere ne ankand me transparence.Por me pare te inventarizohen se ka akoma shum qe vazhdojn e shkatrrohen por jane fizikisht te tjera jan tjetersuar dhe kjo sa me shpejt.

    Përgjigjjuni

  26. Edi  --  14 Tetor, 2013 në 12:34 pm

    Z.Gensi e shoh qe paske informacion per FA, kjo tregon qe ke patur nje post te larte ne strukturat e FA, te japesh informacion eshte gje e mire por te shkruash me inate personale kur flet per Ajan Zaimin the thua qe shkonte nje here ne tre jave ne pune kete nuk e beson kush, ju mund te shkruani cfare te doni se jeni i lire te shkruani por eshte turp per JU kur thoni qe pastronte pishinat ne kohe kur perfaqesonte vendin tone ne Bruksel duket qarte se keni inate personale, Arjani Zaimi ka qene shume i respektuar dhe i vleresuar nga koleget e tij dhe jo ashtu sic shkruani ju, kjo duket qarte se ta ka thyer hunden ty, Arjan Zaimi eshte ushtarak me zell, oficer i pregatitur eshte kapacitet dhe vlere per FA dhe nuk e ka as gjak dhe as per gen qe te pastroje pishinat sic thoni ju, por une mund tju them se te gjithe kemi kontribuar per tu antaresuar ne NATO por Arjan Zaimi do ngelet ne histori se ai e pershpejtoje procesin e antaresimit dhe ishte merite vetem e tij qe ne u antaresuam me shpejt se sa ……., dhe kete e din politika e dijne dhe shume ushtarake te larte. Une mund tju them ju qe ai njeh vetem rregullin dhe korektesine e ligjit. Prandaj mos hidhni balte ne keto figura se nuk eshte mire mos harro se ka dhe zot dhe ai te ndeshkon kur ti mundohesh ti besh keq tjetrit me pa te drejte. faleminderit

    Përgjigjjuni

  27. Ushtaraku realiste  --  14 Tetor, 2013 në 2:57 pm

    Te nderuar konetues,Te beni komente mbi intervisten e Ministres eshte e drejta e secilit,por me keqardhje shikoj se krahas problemeve e shqetesimeve per zhvillimin e reformes ne Forcate Armatosura ,dalin dhe qefembetjet dhe inatet personale.Sigurisht kur punon ne nje organizate do kete dhe perplasje,mendime te ndryshme.Jo gjithmon mund te arrishe objektivat qe i ke vene vetes.Eshte e vertete qe ne FA ka korrupsion eshte pjese e shoqerise shqiptare dhe nuk mund te jete teresisht e paster.Per korrupsionin ne FA ka pergjegjes konkrete ,ka emera konkrete.Procesi i perparimit ne grade ne FA eshte nje proces qe ka probleme,por per kete e kane fajin njerez konkrete,pergjegjesin me te madhe e ka ai qe drejton dhe ai qe i bindet kur e cone ne rruge te gabuar.Kush ble graden bene nje gabim te pa falshem,ai eshte dhe vete i korruptuar se do mundohet qe ti nxjerri keto leke.Per sa i perkete konsideratave personale,mendoj se duhet te jemi me te kufizuar dhe te flitet me argumenta dhe pa fyerje dhe sharje.Duhet te kerkojme nga Ministria jo dhenien e sa me shume gradave se kjo eshte e pa mundur,por ndryshimin e ligjit te gradave per te dale me pension ne moshen e pleqerise dhe jo 46 vjece,te kerkojme zbatimin e programeve per rikualifikimin e oficerave per te punuar ne ekonomin e tregut dhe jo vetem pensione te larta,se kjo eshte e pa mundur.Te kerkojme pagese te pensioneve dinjitoze per moshat madhore dhe per ata qe shendeti nuk i lejon qe te punojne.
    Te shkurtohen vendet e punes qe shfrytezohen per miq dhe qe nuk ka asnje efektivitet dhe te shtohen vendet dhe postet qe japin operacionalitet te FA.
    Jemi vend antare i NATOs dhe kjo kerkon qe vendimet te jene trasparente dhe te mos mbeten ne dore te nje ose dy personave ,por te institucionit Ne qofte se do merren vendime te mbyllura dhe pa diskutime ,atehere eshte e sigurte qe do behen gabime dhe do krijojne kosto shtese.Kujtoni sa here jane nderruar strukturat dhe zhvendosjet e reparteve dhe llogarisni sa leke jane harxhuar.Ne qofte se do ishte bere diskutime te gjera ,gabimet do ishin shume te vogla,kjo vlen shume dhe tani.
    Forcat e Armatosura si rezultate i punes se gjithe personelit kane arritur rezultate,por ato kane edhe disa probleme shume shqetesuse,le te vleresojme arritjet dhe te behet operacion kirurgjikal ne plagen e saj:1.Levizja e disa kuadrove te larte,largim si te pa denje nga FA ,por me motivacion,per abuzim,shperdorim detyre,ulje figure.Shkurte futje duarve ne xhepat e ushtarakeve
    2.Permiresimi i procedurave te mbeshtetjes se reparteve,karburant dhe materiale te tjera,boll me burokracin korruptive.
    3.Dhenia e lekeve ushtarakeve per te blere vete uniformen dhe jo si ne kohen e tanzimatit,sigurisht ,nuk eshte e lehte, do te kundershtojne hajdutet,sic kane kundershtuar deri tani
    4.Motivimi i personelit nepermjet pagave dinjitoze,terheqja e me te mirve dhe mbajtja e te rinjeve ne FA
    5.Modernizimin e arsimimit ushtarak,futjen e skemes se kombinuar,pergjegjesin e arsimit civil ta kete nje nga universitete publik ose privat te vendit dhe mbajtjen e vetem e pergatitjes ushatarake,rasti i kosoves eshte per model
    6.Mardhenie qyetetarie midis civileve dhe ushtarakeve dhe midis ushtarakeve panvaresisht nga rangu dhe gradat.etj

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>