I pranishëm dhe Tahiri/ Të dielën shembet një tjetër godinë, këtë herë 7- katëshi në Vlorë | Gazeta Tema
 

I pranishëm dhe Tahiri/ Të dielën shembet një tjetër godinë, këtë herë 7- katëshi në Vlorë

Postuar në: Aktualitet,Kronika |

pallati ne vloreTë dielën pritet që të shembet me shpërthim një godinë shtatëkatëshe në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për një pallat tek ish- Aulona, buzë detit në Skelë.

Pallati është akoma i papërfunduar plotësisht.

I pranishëm në Vlorë do jetë edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka informuar qytetarët për bllokimin e qarkullimit në këtë zonë.

“Ministria e Punëve të Brendshme, bazuar në nenin 46 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, informon opinionin publik e në mënyrë të veçantë banorët e qytetit të Vlorës se duke filluar prej orës 07:00 e deri në orën 16.00 të datës 27 tetor 2013, do të ketë regjim të kufizuar të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugën “Çamëria” në qytetin e Vlorës dhe rrugët dytësore të lidhura me të.

Gjatë kohës së përcaktuar, në këtë zonë nuk do të lejohet qëndrimi apo lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve. Lokalet përreth zonës do të jenë të mbyllura. Policia e Shtetit këshillon pronarët dhe administratorët e tyre që të mbajnë dritaret e lokaleve të hapura. Policia e Shtetit rezervon të drejtën të bllokojë plotësisht qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në segmentin Skelë– Uji i Ftohtë,” thuhet në njoftimin zyrtar./ep

31 Pergjigje per I pranishëm dhe Tahiri/ Të dielën shembet një tjetër godinë, këtë herë 7- katëshi në Vlorë

  1. Agroni, Detroit, MI  --  26 Tetor, 2013 në 10:01 pm

    Urime !!!
    Kjo eshte fjala e pare qe me vjen menjehere ne mend per shembjen e pallatit ne Vlore ne breg te detit.
    Po ai pallati qe eshte ndertuar ne det, (thone qe eshte i Lulit) do te prisbet ai ?

    Përgjigjjuni

    • 1 000 000 shqiptare.  --  27 Tetor, 2013 në 10:44 am

      nje BRAVO e madhe nga vlora,,,per tahirin dhe gjith stafin e rilindjes

      Përgjigjjuni

  2. Ripjellje  --  26 Tetor, 2013 në 10:09 pm

    Buuuum! Dhe …. qëllimi u arrit. Themelet u dëmtuan rëndë!
    :D

    Përgjigjjuni

    • @  --  26 Tetor, 2013 në 10:38 pm

      hahaha
      e mo se ishte hera e pare, ja moren doren tani

      Përgjigjjuni

    • enea  --  27 Tetor, 2013 në 3:03 am

      Ti je akoma ne faze embrionale saliste, ti ke nevoje te pillesh e te iluminohesh.

      Mesohu me shtetin, se shpejt me darre do ua shkulim te keqen

      Përgjigjjuni

  3. Auloniat  --  26 Tetor, 2013 në 10:19 pm

    Më në fund do t’i hiqet një çiban qytetit tonë.

    Përgjigjjuni

  4. 500 vjet nen turqi dhe prap ky popull kafshe ngeli  --  26 Tetor, 2013 në 10:22 pm

    bravo shkaterrojini shembni te tere sarajet e sulltanit Berisha dhe ceceneve te ti.

    Përgjigjjuni

  5. Genti  --  26 Tetor, 2013 në 10:32 pm

    Me vjen mir te shoh aksione te tilla perdit, te shohim se ligji me te vertet po zbatohet nga ata sot.. Por thon shum ne Vlore se kjo ndertese ka nga viti 2002 dhe e kan braktisur.. Do te me peljente te shifja aksion fillimisht nga gangsterrat dhe njerezit e pushtetshem nga kan plot ndertesa pa leje, sic than dhe se nuk do egzistonin me te FORt..

    Përgjigjjuni

  6. Ariana  --  26 Tetor, 2013 në 10:42 pm

    me duket e pabesushme.por uroj qe Gjika mos japi ndonje leje tjeter miqve te tij ne kete vend.Si dhe mbeshtes parafolesin per shembjen e pallatit posht kampit te puntoreve qe ka ka kthyer ate segment rruge ne tynel.

    Përgjigjjuni

  7. toto u kurtu  --  26 Tetor, 2013 në 10:43 pm

    BRAVO TE MARRIM PAK AJER DHE NE VLONJATET SE NA U ZU FRYMA NUK LANE VEND PA ZENE KETA TE BABEZITUR

    Përgjigjjuni

  8. art  --  26 Tetor, 2013 në 10:53 pm

    Me bohet qejfi per ato qe e bone plazhin te vetin qe ste linin as te kaloje.gjithashtu per ato komuniste qe ne kohen e xhaxhit skishin nuke te hanin dhe i votuan prap hallall ta boft zoti edi rama

    Përgjigjjuni

  9. Xwxv  --  26 Tetor, 2013 në 10:56 pm

    Tahir.
    Lluku babashta!

    Përgjigjjuni

  10. Adrian  --  26 Tetor, 2013 në 10:59 pm

    Po dite te djele e gjetet, dite me diell qe dalin njerezit nga deti? Lereni tangerlliqet e ceremonite, cfare eshte per tu prishur le te prishet, pse jo naten, pa show. Mos e dhisni pa filluar mire. O Rama, cakto drejtoret te fillojne pune institucionet, tritoli aty eshte.

    Përgjigjjuni

  11. shqiponja  --  26 Tetor, 2013 në 11:02 pm

    une per vete jam kundra prishjeve ate qe njerzit e kane ndertuar me gjak dhe mund s me intereson fare ku i gjejn leket se cdo njeri e di vet sa i mban xhepi.Ne qoftese e ka me leje dhe aty do zgjerohet rruga bulevardi buze detit pra ka nje rregu;;im territori ok te prishet dhe ti kthehen leket ne rrast se cenon interesin e te gjithve qytetarve dhe ka nje shetiture pert tu ber qe si eshte dhe plani me sa kam pare dhe degjuar do jet nga me te bukurat si kudo ne europe buze detit
    Shqiptaret kan hedh milirda leke investime sidomos bregdet vlore durres me shume por tani e mrapa po kush do te ndertoj ne bregdet ta pyesi mire bythen me urbanistik leje mjedisore etj .Kurse ndertimet qe nuk cenojne urbanistiken mos te prishen ato qe tani kane perfunduar dhe jane fuksionale
    Thon ti prishet dhe lul bashes te uji ftohte ne det po ai ka hedh miliarda aty vetem gurre sa jan hedhur plus e ka me leje pa dashur ta mbroj ate por tani dikush i la ti benin dhe ndertime ka pas kudo ne shqiperi keto 20 vjet si durres tirane bathore kamez i bie t prishim gjith ato vila kshu pse kush e ka me leje n kamez bathore po t jet ashtu o t gjith o asnji atehere t gjith ti gezojn jo nji i nones nji i babes tani e prapa po jam dakort me urbanistik te ndertohet

    Përgjigjjuni

  12. Plaku  --  26 Tetor, 2013 në 11:12 pm

    Pas kesaj, te tjerat …te gjitha, gjer ne Orikum.
    Sidomos ate pallatin e Lulzim Bashes, mbi det, ate e kam merak shume. Kur te hidhet ai ne ere, atehere do besoj vertet se ka shprese per Rilindje.

    Përgjigjjuni

  13. leon  --  26 Tetor, 2013 në 11:20 pm

    PSE I SHEMBNI..SEKUESTROJINI DHE IPJANI TE PASTERHEVE ME NJE CMIM TE FAVORSHEM..EDHE ARKA MBUSHET EDGHE NJEREZIT NDIHMOHEN…JO ME SHKATARRUAR….

    Përgjigjjuni

  14. opinionisti  --  27 Tetor, 2013 në 12:01 am

    Do ta pastrojm VLOREN e vlonjatve, sepse deshira e vlonjatve eshte urdher.Vlora ka nevoj per jodin e detit ,dhe jo per emrin ruga cameria, qe do ta heqim se shpejti,sepse si perket atyre,i perket heronjve te VLORES qe i kemi haruar nga dita kur saliun e veshen me pushtet. ROFTE VLORA LAbe ,do tju perkrahim gjithmon. Jemi me ju o fisniker te pa mposhtur.

    Përgjigjjuni

  15. Shqiptari  --  27 Tetor, 2013 në 12:58 am

    Po ata qe kane dhene lejen a do procedohen???? Apo kshu iken kjo pune, jep lejen, fut ca lek ne xhep, neser e prishim, ankohemi ne gjykate e i marrim leket mbrapsht. Rilindje e leshit. Gjithe bashkite ku eshte PS lemsh eshte infrastruktura sidomos vlora e timit me mustaqe

    Përgjigjjuni

  16. vlonjati  --  27 Tetor, 2013 në 1:42 am

    une do ta etiketoja kete qeveri shume te suksesshme deri tani,si qeveria e tritolit

    Përgjigjjuni

  17. Gagi  --  27 Tetor, 2013 në 3:54 am

    Super por a do te prishen te gjithe ne tere anet ????

    Përgjigjjuni

  18. sAVO dUKATI  --  27 Tetor, 2013 në 6:09 am

    pRISHJËT JASHTË LIGJORE TË REAËIZOHEN SE NDRYSHE ANARKIA QË KA PREJ VITIT 1990 PO TË LEJOHET DO SHBËJË sHQIPËRINË. vEÇSE QEVERIA DUHET TË MARRË MASA TË PAISEN QYTETARËT NË NVOJË ME LEJE NDËRTIMI, DHE KREDI PËR ZGJODHJEN E STREHIMIT. tË MOS HARROJMË SE ISHIN QEVWERITË ULIGANE QYSH NGA rAMIZ aLIA QË STIMULUAN ANARKINË NË NDËRTIME. iSHIN ATA QË JEPNIN NJË KJOSKË SHE I SHKELNIN SZNË QYTETARIT, BËJE PALLAT POR DERTH PARAT E KORRUPSIONIT. pRA PRISHJE, POR MË SHUMË RREGULLIM DHE SHTET LIGJOR KËRKON KOHA.

    Përgjigjjuni

  19. 2k  --  27 Tetor, 2013 në 7:36 am

    hajde prishni pallatet e Dakos ne durres, po lej llafet. Se ne vlore edhe shifet deti kur kalon tek ajo rruga. eshte ba durrsi si elbasani, te merret fryma

    Përgjigjjuni

  20. david 1955  --  27 Tetor, 2013 në 9:44 am

    megjithse nuk e di i kujt krahu eshte per ata qe nuk zbatojne ligjet miret’ju behet. por te shohim deri kur? po ne plazhin e durresit c’do te behet?

    Përgjigjjuni

  21. theodor drajzer  --  27 Tetor, 2013 në 9:54 am

    pallat i ndertuar me leket e krimit te skafeve
    keta njerez ketu imbyllin ne sing sing dhe celsin e hedhin ne oqean
    eshte rasti qe shqiptaret te tregojne se kane forca ta mundin krimin dhe ta nxjerrin shtetin nga informaliteti ku e zhyten qeveritaret tradhetare dhe hajdute. te gjithe shqiptaret brenda dhe jashte vendit kane nje shprese te madhe.shqiperia mund te behet nje shtet si gjithe te tjeret.
    ndoshta keshtu edhe viktimat qe u mbyten nga kriminelet e skafeve ne detin e vlores dhe otrantos do te gjejne shpagim. Zoti e ndihmofte shqiperine, shqipetaret dhe qeverine e Tiranes. Amen.

    Përgjigjjuni

  22. tan  --  27 Tetor, 2013 në 11:07 am

    Kjo eshte fillimi i rilindjese dhe i batakut qe qeverite e me parsheme lane vloren dhe vendin.Ky ndertim simbolizon nga njera ana shkeljen e ligjit ,marrejndhe perdhosjne e qytetit te Vlores nga elamnet Kriminal qe kane zaptuar pronen publike dhe jane sjelle keta 20 vite si pronar te nje qyteti me tradite dhe kulture,dhe qe me lejimin e tyre nga ana e pushtetit te shkuar kane dhenj nje imazh shume te keq per te dhe shembull qe ne kete vend ai qe eshte marre me vepra kriminale mund te beje cte doje dhe te riciklohete si bisnesmen i suksheshem kjo praktikie alla kolumbiane alla eskobariste,ka uzuarpuar te gjitha institucione e qyteti Hero te Vlores duke vendosur komanduar fatet e ketij qyteti elementet me kriminal te tij ,Nga Ish Skafist konvertuar ne biznesmen ne nderuar,nga Fallcifikator dhe rrembim pronash,nga kriminel qe i kane bere te gjitha veprat penal qe ka libri dhe sot jane keshilltare bashkiak,bisnesmen te rendesishem te qytetit,Drejtora Presidenta kompanish etj Deputeta ku motamo kane bere sic ber edhe Pablo Eskobar por duhet te dine nje gje qe mbase paraj dhe pushteti i tyre i korrupsionit ju ka erresuar memorien Pable perfundoje ne kosh te plehrave megjithe se kerkoj nga bataku i kriminelit te perfundonet ne sallne e parlamentit .
    Kjo prishje eshte simboli i triumfit te ligjit ndaj krimit,shtetit ndaj anarkise,duke i dhene fund atyre qe kane kryer krime te bejen cduan me kete vend.
    Koha e skafeve dhe sakfisteve ka perenduar njehere e pergjithemon.

    Përgjigjjuni

  23. sadiku  --  27 Tetor, 2013 në 12:04 pm

    PO PALLATI NE HYRJE TE TUNELIT QE KA EDHE PISHINE NE DET KUR E KA RADHEN A PO E KA MIKUN E FORTE DHE NUK DO TE SHEMBET. VLORA DUAM PERGJIGJE.

    Përgjigjjuni

  24. bobi  --  27 Tetor, 2013 në 12:06 pm

    Shpetimit Gjikes ti priten mustaqet dhe nje llokume D. ne sumatra per gjithe krimet e betonit ne Vlore

    Përgjigjjuni

  25. XHEMIL  --  27 Tetor, 2013 në 12:27 pm

    MENDOJ QE CDO PALLAT QE ESHTE NDERTUAR JASHTE KRITEREVE DHE LIGJIT TE SHKATERROHET.NE RAST SE NUK DO TE VEPROHET KESHTU PUNET NUK DO TE BEHEN .TMOS KETE ASNJE RAST SELEKTIMI.

    Përgjigjjuni

  26. Genti  --  27 Tetor, 2013 në 12:53 pm

    Me vjen mir te shoh aksione te tilla perdit, te shohim se ligji me te vertet po zbatohet nga ata sot. Por thon shum ne Vlore se kjo ndertese ka nga viti 2002 dhe e kan braktisur.. Do te me peljente te shifja aksion fillimisht nga gangsterrat dhe njerezit e pushtetshem nga kan plot ndertesa pa leje, sic than dhe se nuk do egzistonin me te FORt..

    Përgjigjjuni

  27. Daku  --  27 Tetor, 2013 në 2:39 pm

    O zoti Tahiri, po shko mor burr bo noi pune. Se te ka marre krimi shalet. Situata kriminale e jashtezakonshme. Shko puno se shteti nuk eshte eskursion. Leri ekspertet te merren me punen e tyre. Shko bej detyrat qe te ngarkon ligji per rivendosjen e sigurise publike. Ulu ne zyre dhe lexo shkresat qe i ke pa fund. Nxit luften kunder kriminalitetit se je shume mbrapa. Puno me shume e me shpejt ne kete drejtim.

    Përgjigjjuni

  28. landi  --  27 Tetor, 2013 në 10:25 pm

    Po prishni pallatet e vjetra o Vlora”, pallatet e Enverit pershembull.Lerini te rinjte se nuk u ndertuan sot qe je ti ne qeveri…

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>