Shqipëria do marrë armët kimike të Sirisë për të bërë para … por ekziston frika se Tirana do bëjë trafik me to | Gazeta Tema
 

Shqipëria do marrë armët kimike të Sirisë për të bërë para … por ekziston frika se Tirana do bëjë trafik me to

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |

armetDisa nga mediat kryesore amerikane raportojnë se Shqipëria jo vetëm që do marrë mbetjet nga shkatërrimi i armëve kimike, por në fakt do marrë vetë armët kimike për t’i shkatërruar.

Elaine Grossman shkruan për National Journal se disa burime zyrtare amerikane kanë konfirmuar se Shqipëria do pranojë armët kimike siriane pas refuzimit të Norvegjisë.

Siria ka plot 1 mijë ton me gaz sarin dhe mustard.

Amerikanët pritet që të asistojnë Shqipërinë në këtë proces.

Paul Walker nga organizata Green Cross thotë se Shqipëria, Belgjika dhe Franca janë opsionet më të mundshme.

Ai thotë se cilido shtet që merr përsipër një barrë kaq të tillë për mjedisin, do e bëjë këtë për para dhe për shkak se dëshiron të jetë pjesëmarrës.

Të gjitha armët kimike në Siri pritet që të largohen nga ky vend deri në mesin e vitit 2014.

Në gusht të këtij viti, në rrethinat e kryeqytetit sirian ndodhi një sulm me armë kimike, ku gjetën vdekjen 1400 persona.

Menjëherë më pas amerikanët kërcënuan se do sulmojnë Sirinë, por me ndërhyrjen e Rusisë, u arrit një marrëveshje për shkatërrimin e të gjithë potencialit kimik të Sirisë.

Siç raporton National Journal, Shqipëria mund të marrë këtë arsenal armësh, pasi edhe qeveria ruse ka biseduar me qeverinë shqiptare.

Shqipëria e ka shkatërruar potencialin e saj të armëve kimike në vitin 2007, duke demontuar 16 ton gaz mustard. Gjithçka u realizua për gjashtë muaj, duke përdorur një incinerator gjerman dhe me asistencë zvicerane.

“Shqipëria më është përshkruar si entuziaste në lidhje me rolin e saj në këtë proces,” tha Charles Duelfer, që ka shërbyer si nënkryetar i Komisionit Special të OKB. “Kjo do të rriste staturën e tyre”.

Tirana duket se ka në plan që të marrë këto armë kimike edhe për shkak se aplikimi i tyre për anëtarësimin në BE ka mbetur pezull, raporton National Journal.

“Dhe ata do bëjnë shumë para nga kjo,” thotë Richard Butler, ish- kryetar i Komisionit Special të OKB. “Dhe kjo do i nxjerrë ata si qytetarë të mirë ndërkombëtarë”.

Por National Journal shkruan se Shqipëria ka edhe sfida në fushën e sigurisë dhe logjistikës.

Tirana perceptohet si një vend me sektor publik të korruptuar dhe ekziston mundësia që armët kimike të Sirisë të përfundojnë në tregun e zi, ose në duart e terroristëve, thonë disa ekspertë.

Po ashtu ekspertët thonë se Shqipëria ka probleme me transportin, komunikimin dhe energjinë elektrike.

National Journal shkruan se nuk dihet nëse ligjet e mbrojtjes së ambientit e lejojnë një gjë të tillë në Shqipëri.

Ekziston rreziku që frika se ky proces mund të sjellë ndotje toksike, të dëmtojë jo vetëm shëndetin publik, por edhe besueshmërinë e Uashingtonit dhe aleatëve./ep

33 Pergjigje per Shqipëria do marrë armët kimike të Sirisë për të bërë para … por ekziston frika se Tirana do bëjë trafik me to

  1. enea  --  31 Tetor, 2013 në 7:04 pm

    Shqiperia vazhdon te jete nje nevojtore ku vendet e tjera dhjesin gjithcka.

    Përgjigjjuni

    • Prec Ulaj  --  31 Tetor, 2013 në 7:50 pm

      Prandaj doli Delijorgji nga burgu, se do filloje pune tek nje Fabrike e re.

      Përgjigjjuni

    • shqiponja  --  31 Tetor, 2013 në 8:00 pm

      Sa bukur e shfrytezon SHBA dhe nderkombetaret e tjere inferioritetin e qeverive tona dhe naivitetin e shqiptareve!

      Përgjigjjuni

      • Genti  --  31 Tetor, 2013 në 8:56 pm

        Do Zoti nuk eshte e vertete dhe ato mbetej nuk arrijne ne AL. I ci duam ato pare kur kemi helem dhe ambirnt te ndotur.

        Përgjigjjuni

    • ajax dielli.al  --  1 Nëntor, 2013 në 6:45 am

      Bo bo cfare tee ben varferia pas atyre tipave qe morem ne kampe e pas atyre te burgosurve do marrim
      Edhe helmin… te dhjere por krenar…http://dielli.al/lajme.php?id=15879&k=71

      Përgjigjjuni

  2. mirel  --  31 Tetor, 2013 në 7:09 pm

    Bravo, bravo,,vazhdoni te beni koshin e plerave te Europes.
    Vetem zhdukja fizike e klases politike qe eshte formuar si kancer ne trupin e shoqerise shqiptare ben pune ketu.
    Duhet perdorur thika e kirurgut, perndryshe te semure do ngelemi perhere.

    Përgjigjjuni

  3. astrit  --  31 Tetor, 2013 në 7:10 pm

    Qeveria duhet te prononcohet urgjentisht ndaj ketyre lajmeve.

    Përgjigjjuni

  4. Sume Gruda  --  31 Tetor, 2013 në 7:10 pm

    Nuk eshte gje e rrezikshme kur Belgjika nje vende i vogel si Shqiperia dhe Franca eshte mire qe te exportohen ne bote ku do perdoren per bujqesi! Shqiperia ka vende malore ku ti meshefin dhe te bejne te sigurta si psh ne tynelet e Kukesit. Aty te lejne roje tropojanet te paguar si ne “Barke” te Tiranes.

    Përgjigjjuni

  5. Dhis iz e mirakell fo fridoms  --  31 Tetor, 2013 në 7:18 pm

    Ahhhh Xenit i shkon goja leng per pak kontrabande por, babi smundet me….

    Përgjigjjuni

  6. askushi  --  31 Tetor, 2013 në 7:38 pm

    Po na thoni te ikim fare nga ky vend, se 2 milion kan ikur, te ikim edhe ne qe kemi mbetur.
    Po ne shpresa te turizmi i kemi. Po kush do te vij me pushime , pas ketij lajmi.
    Shpresat i kemi dhe te nafta dhe mineralet, qe nuk dim se ku shkojne ato miliona.
    Pse keshtu do ti bejme ruget, urat, hekurudhat, policin, shkollat.
    Vaj medet

    Përgjigjjuni

  7. Claus  --  31 Tetor, 2013 në 7:43 pm

    C´fare absurditetesh degjon! Ishin keta qe anulluan importin e plehrave, por ja nuk kane kaluar as 40 dite duan te marrin „plehrat kimike“ te Asad-it per ti asgjesuar ne Shqiperi.
    Dhe nuk jane „plehra kimike“ do si do, por Sarin dora vete, arme kimike luftarake nga me te tmerrshmet qe vetem nje pike mjafton per te shkaktuar paralizen e rrugeve te frymemarrjes me pasoje humbjene jetes ne nje menyre c`njerezore.

    „Die Welt“ shkruante para dis javesh se prodhimi i gazit Sarin eshte i lehte, por asgjesimi eshte teper i veshtire.
    Duhen ngritur sisteme te vecanta, furra te tilla qe te kapin temp. deri ne 1600°, por keto sisteme kane kosto teper te medha per tu ngritur. Sisteme te tilla kushtojne rreth 100 milione €.
    Ndoshta kostot mund ti marre persiper dikush tjeter, por vete futja e tyre eshte nje horror me vete.
    Berisha donte nje central atomik ne ate vend-katrahure, Rama do te fute LHL e Asad-it, por keshtu eshte kur hedh premtime dhe zotime me tonelata.

    Zv/ndihmesit te sekretarit amerikan te shtetit i tha dje: „Ne jemi ne cdo front me Ameriken!“

    E pra, keshtu si po shkojne punet ku ti gjesh plehrat e Mediut, para ketyre vdekjepruresve nga Siria.
    Lus Zotin te jete enderr e nje nate vjeshte.

    Përgjigjjuni

  8. ikandeja  --  31 Tetor, 2013 në 7:46 pm

    Kjo eshte nje çeshtje delikate duhet pare me seriozitetin me maksimal.

    Përgjigjjuni

    • Sefedin Aga.  --  1 Nëntor, 2013 në 10:47 am

      po ca serioziteti o palle , thuaj jo dhe pike , i doli ne krah rusi le ti coje ne siberi ti asgjesoje , sep duhet te vine ne mes te evropes .

      Përgjigjjuni

  9. florian  --  31 Tetor, 2013 në 7:55 pm

    Po e afirmuat o’ plehra, qelbersira, murtaja te popullit shqiptar, qofshi demokrate, a socialiste a spurdhjake te tjere, qofshin femijet tuaj dhe nenat tuaja te paret dhe te fundit ata qe vuajne pasojat e demit qe do sjelli ne shendetin publik.

    Përgjigjjuni

  10. kola  --  31 Tetor, 2013 në 8:02 pm

    Ku jane ata te mbrojtjes mjedisit me Artan Lamen dhe Arvizune apo helmet jane me te shendeteshme se mbetjet e riciklueshme? Hajde politike hajde

    Përgjigjjuni

  11. tersi i pojanit  --  31 Tetor, 2013 në 8:32 pm

    Fukarallek maskarallek.Bashke me helmet thone se do te na hedhin edhe ndonje kocke per ta lepire. Po me ligjin e plehrave c’u be?.Apo e di Qevrria!

    Përgjigjjuni

  12. socialisti  --  31 Tetor, 2013 në 9:03 pm

    Mbajeni veten mor njerez se nuk ka ndonje te keqe,gjerat do jene te monitoruara dhe me nje teknologji te larte shkatrimi ,eeeejjjjjjjjj duhen Para sepse ku do gjenden per te paguar pensionet e prinderve tane apo buxhetoret,dhe ky eshte rasti me i mire qe mund te kishte ndonjehere shqiperia qe te merte per disa vite fryme lirisht nga superkriza qe e ka zene,po nuk i morrem ne do ti marri leket Franca apo Belgjika ,mos jane me budallenj se ne, ata??Dhe patjeter duhet te jene miliona dolars qe nuk duhet te na ikin nga dora.

    Përgjigjjuni

    • arti  --  31 Tetor, 2013 në 9:57 pm

      Socialist, dmth plehrat e reciklueshme te Italise dhe Greqise ishin gje e keqe, kurse armet kimike te Sirise qenkan pozitive. Ike ore! Injorant me brire, puthadores i partise.

      Përgjigjjuni

    • neutral  --  31 Tetor, 2013 në 11:30 pm

      Interesant, dikur ju kam quajtur “kokebosh qe mendoni vetem me ndte e kryetarit”. Dhe nuk jam hiç pishman per kete. Sepse, ju socialistet jeni vetem ca kukulla te shemtuara qe nuk dini t ebeni gje tjeter, veçse te hidhni vallen sipas ritmit te shkopit qe kini ne vend te lig dhe qe kryetari e leviz, sa here qe i teket te luaje.
      Harruar se çfare benit deri dje ? I harruar pamjet envereske te Koço Kokedhimes neper mitingje ne Tirane, kur protestonte kunder plehrave te riciklueshme qe duhej te vinin ne Shqiperi, nga Italia dhe vende te tjera te zhvilluara ? Po Artan Lamen qe nuk la shaka pa bere neper gazeta per pemet e parkut, duke marre ne “çeten e tij” edhe nje gazetaruce si Anila Basha ? Ku shkuan gjithe ato akuza kunder se Djathtes per probleme te tilla ? Apo atehere, sipas ketij shkruesit me emer “socialisti” Qeveria kishte “para per te paguar pensionet” dhe nuk kishte arsye qe te pranonte plehra me pak te rrezikshme se sa keto qe po na i sjell asadi si peshqesh ?
      Gerdeci ishte nje tragjedi qe nuk duhet te perseritet me dhe qe ka lene shume plage te hapura per dhjetra familje shqiptare, por keto “kimikatet” e sirianeve vrasin 100 here me shume se Gerdeci dhe ne nje periudhe qe zgjat shume e shume vjet, ndoshta edhe dhjetevjeçare.
      Shkruani pra, mos shkarravites te neveritshem, perse heshtni ? Sepse, ne te vertete nuk keni qene dhe nuk do te jeni kurre qytetare, por vetem ca ushtare te vegjel dhe teveqele qe vetem prisni se çfare do te thote kryetari. Sepse per ju, gjeja qe vlen me pak se gjithçka eshte Shqiperia. Mjafton qe Partia te jete ne pushtet.

      Përgjigjjuni

    • noku  --  1 Nëntor, 2013 në 9:19 am

      Per socialistin.
      Rama ka ardhe ne pushtet me nje seri premtimesh dhe kur i thonin qe jane te pamundura pergjigjej me shume optimizem qe do i realizonte. Tani te mos na caj trapin shume me keto b.thqimlliqe se nuk ka lezet. Ka plot vende te EU qe i perpunojne plerat dhe nuk perdorem arsyetimin qe ti marrim ne se ti marrin ata dhe plerat qe do vinin ketu nuk ishin arme kimike. Nuk e votuam ate qe te na helmoje me armet kimike por me e pafytyre eshte mbrojtja qe batakcij qe puna jote bejne duke ta kujtuar se sa te varfer jemi e se duhet te paguajme pensionet. Bukur e paske mendu, ti japim pensionisteve e te helmojme rinine. Ndyresira. TURP!!!!!

      Përgjigjjuni

  13. Leone-53  --  31 Tetor, 2013 në 9:57 pm

    Kemi dhe ne emmigrantet “pjesen” tone aty ne Shqiperi.
    Duhet te organizohemi kudo qe jemi te themi JO-ne tone per kete “KATRAHURE” te re qe SH.B.A-ja po i krijone Shqiperise.
    Nuk i mjaftoj atyre prurja e 240 muxhahedinve nga bazat e tyre ne Irak ne Shqiperi, kur asnje shtet ne Europe nuk i ka pranuar por po “lozin” lojen me te keqe me gazin me te keq qe egziston.
    Dihet “toka e djegur” qe ka lene krimineli Berishe pas, por kjo nuk do te justifikonte prurjen e ketyre helmeve per ndonje para apo qofte dhe per nje dhenie statusi te lehte per ne Europe.
    Kurre ne ate Europe me kete “KOSTO TE çMENDUR”!
    Te ngrihemi ne kembe vellezer mos te lejojme qe te tjeret te “tallen” me fukarallekun qe na kane “dhuruar” politikanet tane te QELBUR te ashtuquajtur te djathte apo te majte kuzdo qofshin.
    N.q.s. Edi Rama do perulet nga te huajt ai do te HUMBASI SHUME e SHUME nga shqiptaret qe nuk do ta riparoj kurre ate gabim qe mund te beje!

    Përgjigjjuni

  14. qytetar  --  31 Tetor, 2013 në 10:48 pm

    Si pas ketij lajmi i bie qe shqipetaret te ngordhin cdo muaj .ose
    te marrin lloje te ndryshme semundjesh .
    Ne Shqiperi nuk rrihet me . lum ne qe kemi hikur ,ju te tjeret
    vazhdoni dhe brohorisni per Qeverine e re e cila eshte e etur per para

    Përgjigjjuni

  15. fsfesfes  --  31 Tetor, 2013 në 11:46 pm

    Pse eshte kaq problem kejo? Merre familjen e sales, futi te tere ne nje shtepi me gjithe armet kimike te hapura, dhe mbylli dyert. Problem solved.

    Përgjigjjuni

  16. valter  --  1 Nëntor, 2013 në 1:07 am

    Si ka mundesi te behet, kjo eshte vrasje e te gjitha gjallesave te territtorit shqiptar dhe atyre fqinje, kjo eshte thike mbas shpine per popullin dhe brezat qe vijne. Une mendoja se skishte me keq se borxhet por paska edhe me keq, eliminim fizik. Mallkuar qofshi politikane te çdo lloj ngjyre, kriminel, ju jeni te gjithe hitler!!!

    Përgjigjjuni

  17. JARI  --  1 Nëntor, 2013 në 1:19 am

    edhe un per ramen votova,por ama jo deri ktu,sjemi ne shtet njesoj si franca apo belgjika,ktu jan te gjith hajdut pa perjashtim,

    Përgjigjjuni

  18. edmond  --  1 Nëntor, 2013 në 1:22 am

    shttttttt se vete i keni dhene 84 mandate. ben ca te doje. pushoni tashi. ju hoqi plehrat ju futi plehra kimike. hajde gezohuni serish qe nuk keni opozite.

    Përgjigjjuni

  19. ASP  --  1 Nëntor, 2013 në 8:00 am

    Mendoj dhe jam i bindur se duhet një referendum rrufe për ketë çështje…Z. Rama nuk ma merr mendja të marri përsipër vendime kaq të rëndësishmesh, ku përveç rreziqeve që asgjësimi i këtyre armeve komporton, hynë ne mes edhe interesa ndërkombëtare, detyrime te cilave ne duhet t’u përmbahemi konfront botës(nqs duam të jemi pjesë e saj, në të mirë e në të keqe), nuk do doja te isha në vënd te Edi Rames ne këto çaste…
    Ç’na gjeti…

    Përgjigjjuni

  20. kadri hasbiu  --  1 Nëntor, 2013 në 9:38 am

    o socialisti ti me kete mendje te kalbur qe paske, superkrize ke per te qene gjithe jetes tende.. jo arme kimike te vijne po edhe leke po kete rrugve prap superkrize ke per te ngelur se nuk e rruan njeri per ty e per mua!!! Respekte

    Përgjigjjuni

  21. Skenda  --  1 Nëntor, 2013 në 9:47 am

    Sa fjalet e bene per mebetjet e importuara kurse tani Rama-Meta sistemojne helme te rrezikshme kimike ne Shqiperi.Absolutisht se kjo nuk duhet lejuar dhe nese provohet te realizohet duhet mbare popullata te ngrihet kunder ne protesta.Turizmi do pesoj dhe demet ne shendetin e popullsise do jene te pariparueshme.

    Përgjigjjuni

  22. specialisti  --  1 Nëntor, 2013 në 9:55 am

    O Debila nuk ka asnje lloj rreziku.
    Asgjesimi eshte si nje loje kalamajsh per specialistin.
    Mbetjet qe dalin nga asgjesimi perdoren si plehra gjeresisht ne bujqesi+qe edhe nonji pare xhepi e kapim+qe Shqiperia do trajtohet me me respekt nga vendimarresit e botes+qe behemi faktor ne Ballkan dhe e shohim Greqine nga lart poshte dhe kur te vije momenti i ndarjes se detit me Greqine,komisioni nderkombetar i detit do e trajtoje ceshtjen ne favorin tone.
    Jeni bere te gjithe si Tos Lubonja blla blla blla

    Përgjigjjuni

    • neutral  --  1 Nëntor, 2013 në 12:39 pm

      Kurse ti, o specialist, je bere me keq se ajo beratasja qe nuk donte, as drita dhe as uje, vetem unitetin e partise. Mund te jete e vertete qe asgjesimi eshte si nje pune kalamajsh per specialistet e vertete, qe jetojne ne vende te tjera, me teknologji te zhvilluar dhe ligje qe dine te mbrojne jeten e qytetareve, jo per t’u pelqyer te tjereve, te huajve ne kete rast, por per te plotesuar detyrimin qe kane ndaj atyre qe u kane dhene voten, sepse i kane besuar programit elektoral te prezantuar si “rilindje”. Por, jo per Shqiperine, e cila nuk disponon asnje nga keto dhe qe, per me teper nuk ka as specialiste te mirefillte, por vetem ca si puna jote qe as “bla-bla” nuk dinte bejne.

      Përgjigjjuni

  23. alban4eva  --  1 Nëntor, 2013 në 11:39 am

    nese Rama do pranoje nje gje te tille, duhet urgjentisht revolte mbarekombetare..!!! nuk mund te lejohet nje tmerr i tille. harruam valle mbetjet kimike ne Qafe-Molle?? qe po rrjedhin dite-dites dhe po helmojne token, ujin, ajrin..!! edhe gazi Sarin na duhet tani.!! absolutisht nuk duhet te lejohet dicka e tille..!!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>