PD nis nesër procesin e zgjedhjeve në bazë, verifikim anëtarësisë | Gazeta Tema
 

PD nis nesër procesin e zgjedhjeve në bazë, verifikim anëtarësisë

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

festa e PDPartia Demokratike nis nesër procesin e organizimit dhe zgjedhjeve në bazën e saj, në bazë të udhëzimeve që janë shpërndarë nga kreu demokrat Lulzim Basha. Kjo fazë që pritet të zgjasë për rreth 1 muaj do të përmbyllet me zgjedhjen e drejtuesve të seksioneve dhe grupseksioneve, që përbëjnë edhe hallkat më të ulëta drejtuese në hierarkinë e forcës më të madhe opozitare në vend. Burime nga PD theksojnë se ky proces do të pasohet nga zhvillimi i konferencave të degëve apo nëndegëve për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, për tu përmbyllur me thirrjen e Kuvendit Kombëtar, që shënon edhe fazën e zgjedhjeve të strukturave më të larta drejtuese në PD. Sipas demokratëve, i gjithë ky proces do të mund të përmbyllet pas 2 ose 3 muajsh, periudhë kjo që do të shërbejë edhe për zhvillimet e analizave dhe nxjerrjen e përgjegjësive në lidhje me rezultatet në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit. Kreu demokrat Basha ka dhënë sinjale për hapjen e PD ndaj figurave të reja, por ende nuk ekziston ndonjë projekt sesi do të mund të realizohet ky objektiv. Burime nga PD theksojnë se nuk përjashtohet krijimi i një Komiteti të ri të Orientimit të Politikave, por eksperienca e vitit 2004-2005 kur KOP nisi funksionimin nuk është bindëse. Pjesa më e madhe e anëtarëve të kësaj strukture nuk i mbijetuan zhvillimeve në Partinë Demokratike, ç’ka çoi në tërheqjen e tyre.

Anëtarësia

Një nga proceset që konsiderohet si shumë thelbësor në organizimin e PD-së është anëtarësia e kësaj partie. Në këtë kuadër, drejtuesve aktualë sipas seksioneve, grupseksioneve, nëndegëve dhe degëve i është kërkuar të evidentojnë anëtarësinë dhe në fund të nxjerrin përfundime të sakta. Burime nga PD theksojnë se paralelisht me zgjedhjet në seksione dhe grupseksione do të krijohet edhe një data base real i anëtarëve të partisë, ku krahas gjeneraliteteve do të përfshihet edhe numri i kartës së identitetit për ta bërë sa më të besueshëm procesin. Në këtë mënyrë duket se PD po synon të nxjerrë numrin real të anëtarësisë së saj, duke shmangur cdo lloj fryrjeje strukturash apo anëtarësimet fiktive. Në faqen zyrtare online të PD-së, aplikacioni për anëtarësim në këtë forcë politike bëhet duke dhënë emrin, mbiemrin dhe një adresë email, por burime nga PD theksojnë se shumë nga aplikacionet i përkasin periudhës kur kjo forcë politike ishte në qeverisje, dhe ofrimi mund të jetë kryer për një vend pune në administratë dhe jo për të qenë realisht pjesë e subjektit politik më të madh opozitar. Burime nga PD gjithashtu konfirmojnë se për herë të parë do të synohet një mbledhje reale e kuotizacioneve të anëtarësisë, madje duke bërë një dallim mes anëtarëve që paguajnë kuotat dhe atyre që mund të jenë anëtarë por nuk kanë të ardhurat e mjaftueshme për të paguar kuotat e anëtarësisë. Në këtë fazë pritet një analizë dhe studim, duke përafruar në këtë mënyrë organizimin e PD me partitë simotra të saj në vende të ndryshme, megjithëse po shqyrtohen disa modele organizimi.

Zgjedhjet

Faza e zgjedhjeve në Partinë Demokratike do të nisë me kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve, për të vijuar më tej me drejtuesit e degëve të PD-së në rrethe, nëndegëve në Tiranë dhe kreut të PD-së në kryeqytet. Burime nga kjo parti shprehen se gara do të jetë e hapur për cdo kandidat që respekton kriteret e përcaktuara në statut. Po kështu është menduar që secili prej kandidatëve zyrtarë do të mund të shpalosë platformën, idetë dhe objektivat e tij në organizimin e degës së PD-së përmes takimeve që do të zhvillojë me anëtarësinë.

 

 

10 Pergjigje per PD nis nesër procesin e zgjedhjeve në bazë, verifikim anëtarësisë

  1. besiana gushi  --  26 Janar, 2014 në 1:31 pm

    @GRIDEN
    DUM DUMJA STA GRIDANDO

    Kur pas bregut shihnin nje koder edhe te lindurit ne Maj, ata qe zakonisht quhen Majlinda, perpiqeshin ta konsideronin ate si nje ishull, deri kur nuk u parballen nje dite me Tsunamin e Japonise, ne se memoria nuk me tradheton ate te 23 Qershorit.
    E qe nga ajo dite çdo koder e pare me syte e tyre tashme duhet ta konsiderojme si ishull ujor te terbuar qe me mllefin “gjitheperfshires” (term radikal shik i politikaneve te sotem) kerkon te shkaterroje gjithça qe kemi ndertuar deri me sot, duke perdorur krahun e djathte per telefonatat tritol-shperthyese qe marrin jete njerezisht e mbjellin frike e kercenim.
    Dhe mundohen te mbulojne kete zhurme shurdhuese Dum-Dumesh qe Bertasin, mes bombash e fishekesh ndaj njerezve pa faj, me Make-Up-et ngjyre bajge e qerpiket bisht-kalor, me buzeqeshjen servile te krimineleve qe dijne vetem te vrasin vetem ata qe krihen me doren e majte.
    Bete vetem dem Dum-Dume Grida ti dhe e lindura ne Maj pas Bregut, ngritet lart jo Shqiperine po fundin tuaj, ne defrimet tuaja europiane ku delldiseshit me parate tona.
    E sot ke guxim te shitesh virgjereshe, ti dhe e lindura pas Bregut ne Maj, e dime te gjithe helmin qe mbani brenda trupave tuaja te kalbura nga defrimet, shpirtekeqesine qe ju del nga çdo vrime, nga çdo pore e lekures suaj te profesionit me te vjeter nga sa bota mban ne kujtese.

    Përgjigjjuni

  2. DETARI@  --  26 Janar, 2014 në 1:39 pm

    Aresyeja e humbjes tuaj ne zgjedhje nuk ekzoston !
    Juve nuk keni fituar asnjihere , pervec kur na hodhet siren
    ne vitin 1992 ! Populli i lodhur nga diktatura , votoj
    qorrazi ,duke besuar se te pakten PPSH ,nuk do te kishte me.
    Por nuk njihte se agjenti i ish Sigurimit te ish Jugosllavise
    dhenderr serb, i martuar me Sllobodanken ,sot me emrin ( Liri)
    kishte marre te gjitha udhezimet per kompletimin e shkaterrimit
    te strukturave industriale te shqiptareve .
    Fitoj !
    Po ,fitoj vetem atehere !
    I ndihmuar nga turma njerezishsh qe e mbeshtesnin ne shkaterrimin total te uzinave dhe fabrikave
    te ndertuara me aq shume mund e sakrifica.
    Kurse gjate te gjitha votimeve qe jane bere me vone,,,,,,,
    te gjitha jane vjedhur.
    Opozita , nuk ka ekzistuar fare,duke e burgosur dhe vrare.
    Prandaj juve sote nuk jeni asgje tjeter ,pervecese
    kriminele dhe nuk meritoni te jeni te lire.
    Jeni nji pjese e bandes se cetnikeve qe ka krijuar daja i mikut
    te Familjes se Berishajve e emrin Fazllic.
    Mos mundohuni tallni popullin me zgjedhje te tilla!

    Përgjigjjuni

  3. Interisti Milano  --  26 Janar, 2014 në 4:13 pm

    Bravo Ceta po riorganizohet, hahaha tani do shohim Cetepartine, mbushur me servile e me injorante qe moren ne qafe nje komb. Vendosi nje emer o lule, “partia demikratike e servileve dhe injoranteve” se ne kete menyre i thithni te gjithe. Edhe keshtu sic jeni sot cete me 200 hajdute nuk shkohet. Te fala babait oj lulja e vyshkun…hahaha parti xhepiste, parti karrocieresh, pedagogesh,doktoresh e mesuesish te paafte jeni…yyy plehra

    Përgjigjjuni

  4. .  --  26 Janar, 2014 në 6:17 pm

    ****************************************************************************************

    …. Ceta-PD e Tritolit drejt shkaterrimit dhe shuarrjes se plote …. me cuba verioresh me mendesi kriminelesh qe mbajne ne breze vetem arme dhe kercenim te Shqiperise.

    Vdekja apo arrestimi i shpejte i kriminelit Ali Bisha, do qetesoje “BRENDA DITES” gjithe Shqiperine, e cila do perfshihet ne feste si brenda dhe jashte vendit.

    ****************************************************************************************

    Përgjigjjuni

  5. .  --  26 Janar, 2014 në 6:23 pm

    Cete kafshesh shpellaresh te palare …..
    qe kane shkaterruar, vjedhur dhe djegur Shqiperine ….
    do i eleminoje koha e zhvillimit modern …..

    Përgjigjjuni

  6. .  --  26 Janar, 2014 në 7:04 pm

    ha, ha, ha , ha, ha, ha …….. Ceta Tritolit me maloke me xhaketa dhe floke te palare.

    Përgjigjjuni

  7. antiterroristi  --  26 Janar, 2014 në 8:38 pm

    Kjo ngjyre e menxures shqiptare ,ngjyra e flamurit grek dhe atij Serb duhet te zhduket nga Flamujt e parive shqiptare dhe bashk me te dhe partia e antishqiptareve kryesuar nga salih terrorist berisha ky shkerdhat bir sherdhate qe qelbi shqiperine ne cdo cep.

    Përgjigjjuni

  8. Maxhun Peka  --  26 Janar, 2014 në 9:14 pm

    Ne Kryesine e PDSH se duhen te perfshihen edhe dy djemte e shukut Enver Hoxha,ato duhet te bejne pjese ne KOP,keshtu ka udhezuar udheheqesi i lavdishem i partise dhe popullit tone shoku Sali Ram Berisha(SRB),kjo eshte zgjidhja me e duhur per ta pasur te sigurte fitoren mbasi na votojne edhe komunistet.

    Përgjigjjuni

  9. shqiptar  --  27 Janar, 2014 në 8:45 am

    ´´PD synon te nxerre numrin real te anetaresise se saj duke shmangur cdo lloj fryrjesh fiktive te strukturave apo antaresise fiktive´´.
    Kete lexova pak me lart ne artikull dhe po mendoj se po u arrit kjo atehere PD-se do ti mbesin vetem 5 deri ne 7 veta se dhe deputetet qe ka do dalin qe jane fiktive dhe vetem per interesa vetjake prandaj duan s´duan ato perseri do t´i manipulojne………………..

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>