Këshilltarët e Nishanit/ Dy marrin pjesë në fushatën e zgjedhjeve në PD, njëri ikën se do merret me monarkinë | Gazeta Tema
 

Këshilltarët e Nishanit/ Dy marrin pjesë në fushatën e zgjedhjeve në PD, njëri ikën se do merret me monarkinë

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

presidenca (1)Për të kuptuar se si funksionon presidenca, duhet të shohësh se çfarë bëjnë këshilltarët e Bujar Nishanit.

Dy prej tyre, ata që u larguan nga kryeministria dhe përfunduan në presidencë pas ndryshimit të pushtetit, janë angazhuar në fushatën zgjedhore brenda Partisë Demokratike.

Ata janë Gjergj Lezhja dhe Ylli Asllani.

Ylli Asllani është angazhuar në Fier, ndërkohë që Lezhja bën fushatë për PD-në në Shkodër.

Të pyetur nga GSH, nëse kjo që bëjnë bie në kundërshtim me rolin si këshilltarë të kreut të shtetit, ata thonë se ligji nuk i pengon të merren me politikë.

Gjergj Lezhja thotë se nuk ka asnjë ligj që nuk parashikon mospërfshirjen e tyre në fushatën e PD.

Kurse Ylli Asllani thotë se ata angazhohen pas orarit zyrtar në fushatë.

Asllani thotë se ata janë njerëz që kanë luftuar për PD-në dhe kanë potenciale politike brenda saj.

Nga ana tjetër, një tjetër këshilltar i Nishanit, Princi Leka, ka vendosur që të japë dorëheqjen.

Leka ka deklaruar se do t’i kushtohet rolit në krye të Familjes Mbretërore.

Ironia ka qenë se një princ ishte këshilltar në oborrin e një presidenti.

17 Pergjigje per Këshilltarët e Nishanit/ Dy marrin pjesë në fushatën e zgjedhjeve në PD, njëri ikën se do merret me monarkinë

  1. hillbilly  --  4 Shkurt, 2014 në 10:14 am

    Gjergj Lezhja, ish shefi i sherbimit sekret te PD-se, nenukpto te Baba Salih Ram Gerdecit. Per keto bëma, Doktor Sorra :) i dhuroi atij Porto Palermon, por per dreq nuk e firmosi ish ministri Mima :) dhe thuhet se Doktori eshte xhindosur ! :( :P
    -Ky soj personazhi e kompromenton rende figuren e presidentit, por kur presidenti eshte i papergjegjshem, atehere kompromentimi nuk ka vlere …. :P

    Përgjigjjuni

    • Goni UK  --  4 Shkurt, 2014 në 3:03 pm

      Boboooooo
      po si do ja beje Jari tani?
      Po ne? :-(
      http://goo.gl/36n0ov

      Përgjigjjuni

    • myrteza  --  4 Shkurt, 2014 në 4:42 pm

      ec e mbaje ne kry te shtetit kete te” pa varur”dhe qe pretendon per te qene mbrojtes se unitetit te popullit qeroje sa me pare EDI

      Përgjigjjuni

  2. shqiptari  --  4 Shkurt, 2014 në 10:14 am

    duhete nje vullnete i madhe dhe shqiptare i vertet pere te shkatruare nje cerdhe serbe jo nje presidnce shqiptare qe aty fillojne poshtersite kunder shqiperis

    Përgjigjjuni

    • pf..  --  4 Shkurt, 2014 në 10:30 am

      Ke te drejt por ky popull fle e pret pikerishte nga te infektuarit asaj bote ,pra politika ta bej kte e vetme .
      Politika ka gjetur rehatin e saj .eshte ulur mbi poltronet e ministris e shijon gjithcka se me par kur ishte ne opozite .
      Pastaj ktu qendron gabimi shekullor i shqiptarit ,pikerishte ne ate se , gjithcka e pret prej Qverrise vet ,duke harruar se “Bota” e njeh fare mir kte mentalitet “dembeli-indiferenti” te shqiptarit pra popullit dhe kush hip rastesihte mbi fronin e qeverrise i sulet atij e pasi e ka vene nen presion e ka nenshtruar , ja ben jeten ktij populli si vet “Bota” do ,e shqiptari sehirxhi pret ulur ne kafenen e barin e afert me nji gote raki e filxhanin e kafes mbi tavolin te shaj e ankohet se qeverria spo ben asgje mbi korrupsionin e kriminelet .
      Bota nuk kishte kte mentalitet per fatin tone te keq te nderuan vllezer shqiptare .

      Përgjigjjuni

  3. era  --  4 Shkurt, 2014 në 10:21 am

    Nje çerdhe serbe ku ta gjeje ! Serbin e ke kudo, ne SHIK ,ne presidence, ne Drejtesi e ne prokurori,tek bizneset….Edhe vete LIR FLORIRI ka simpati per bizneset serbe.

    Përgjigjjuni

  4. Teta  --  4 Shkurt, 2014 në 10:24 am

    Cudia me princin e mbreterise filloi me pozicionin e tij si keshilletar ne Ministrine e Jashteme.Dhe meqenese Sala dikur, kush e mban mend, beri lufte me Djalin e Mbretit , emeroi te nipin ne ministrine e jashteme.Kur u nderrua pushteti dhe Princi doli pak si teper e mori Jari ne presidence.Keto jane vertete cudira te republikes shqiptare.

    Përgjigjjuni

  5. iliriani  --  4 Shkurt, 2014 në 10:34 am

    Ligji i ndalon kategorikisht, kam qene vete keshilltar i Presidentit

    Përgjigjjuni

  6. Bubureci i patates  --  4 Shkurt, 2014 në 10:37 am

    Shtet rrumpallë, që s’ka për t’u rregulluar kurrë…

    Përgjigjjuni

  7. Bubureci i patates  --  4 Shkurt, 2014 në 10:42 am

    Kush i paguan këta…???!!! Pse nuk ndërhyn Qeveria, ku është Ministri i Financave, për këta banditë që me lekët e taksapaguesve shqiptarë, kapardisen e bëjnë fushatë partiake për PD-në??? Kaq e vështirë qënka? Apo edhe kjo Qeveri, ka vetëm llafe të bukura…

    Përgjigjjuni

  8. salvator  --  4 Shkurt, 2014 në 11:19 am

    shtet koti; invalid sic eshte i pari i shtetit.vec noral nuk ka etike jo nder jo …rumpalla e ngriti ajo po e vazhdon me segmentet e mbetura deri ne shuarje duroni dhe pak…

    Përgjigjjuni

  9. Petro  --  4 Shkurt, 2014 në 11:32 am

    Do bente mire qe t i conte ne fushate ne Durres dhe ne Gjirokaster.Po duke i pas rene letrat kredenciale ne qytetet nga vijne , i con ne Shkoder dhe Fier.Rezultati dihet pa nisur.

    Përgjigjjuni

  10. genci  --  4 Shkurt, 2014 në 12:00 pm

    shiko ulokun ,shiko dhe ata qe ka rreth vetes.po pse c’do te prisnim ne nga nje lolo qe mori ne pune tere ata qe mbeten pa pune pas ikjes se shpellarit!?kjo ishte perdhosja me e madhe qe iu be ketij institucioni,i cili eshte katandisur per t’i bere shurren.turp edhe faqja e zeze!

    Përgjigjjuni

  11. NjeQytetarOptimist  --  4 Shkurt, 2014 në 4:00 pm

    P’se nuk u jepni nga ato parat e kerkuara buxhetore vjetore te klasifikuara “harxhime vjetore” per fushaten e tyre..Edhe ligji s’te thote se s’duhet te qeshesh me fatkeqesine e tjetrit, por ti ne moral nuk e ben..Tipike fryme Berishiste..Se thote ligji thoshte Plaku Mere, dhe bum..P’se eshte e thene qe mos te jete ne ligj dhe ti duhet ta besh ?!?! Ehh Albanistan..

    Përgjigjjuni

  12. Kendveshtrim tjeter  --  4 Shkurt, 2014 në 4:43 pm

    Keta jane emeruar nga Berisha dhe pranuar nga Nishani !
    SA per monarkun,ai nuk e di as vet ç’fare eshte,tani e ka mesuar,ate e kane emeruar ne pune, si te tjeret,si gjithmon Berisha.

    Përgjigjjuni

  13. Vunoi i Himares  --  4 Shkurt, 2014 në 5:12 pm

    Kujdes me Porto Palermon.

    Përgjigjjuni

  14. IVANI  --  5 Shkurt, 2014 në 10:56 am

    BESOJ SE PASQYRE ME TE PASTER SE KJO ME KESHILLTARET E NISHANIT NUK KE KE TE GJESH O KRYEMINISTRI JONE EDI RAMA PER TE PASTRUAR NJE HERE E MIRE NGA KETA QE TE MBETUR PA PUNE DHE NA I PUNESON GJYTYRYMI PRESIDENT….QE SIC THOTE DHE FJALA POPULLORE / HANE BUKEN E TURKUT DHE BEJNE DUVAN E KAURIT QE PAGUEN NGA TATIMPAGUSIT SHQIPTARE PER TI SHERBYER NJE PARTIE DHE JO POPULLIT KESHTU JANE DHE KETA DY MYTYBERET…KESHILLTARE TE PRESIDENTIT ULOK SI GJERGJ LEZHJA DHE YLLI ASLLANI SI DHE STEGU I BILARDOS PINJOLLI I TE ASHTU QUAJTUR FAMILJE MBRETERORE ….I CILI DO TE LARGOHET NGA MBROJTESI I BUSTIT TE ENVER HOXHES SAKATMENI BUJAR PER TE ENDERUAR QE TE BJENE PETULLA NGA QIELLI PER KRIJIMIN NE SHQIPERI TE MBRETERISE SE AJDUTIT DHE TRADHETARUIT AHMET ZOGOLLIT QE PLUS Q

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>