Çmimet e ilaçeve do ulen 20%/ Farmacistët lajmërojnë protesta, qeveria ua pret shkurt | Gazeta Tema
 

Çmimet e ilaçeve do ulen 20%/ Farmacistët lajmërojnë protesta, qeveria ua pret shkurt

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale |

ilaceNë datën 1 prill, çdo ilaç do ta blini me çmim 20% më të ulet se sot.

Ministria e Shëndetësisë nuk tërhiqet nga vendimi për uljen e marzheve të fitimit për farmacistet dhe grosistët.

Pas paralajmërimeve të Sindikatës së Farmacisteve për pezullim të shitjeve të ilaçeve, zv/ministrja Milva Ikonomi sqaroi për Vizion Plus se vendimi për të përcaktuar marzhet e fitimit i takon vetëm këtij institucioni.

Në këtë mënyrë, ministria nuk do të bëjë negociata me farmacistet për marzhin, por vetëm pranon propozimet e tyre për ligjin e ri të barnave.

Një ditë më parë farmacistet paralajmëruan se do të pezullojnë shitjen e ilaçeve, për disa orë javën që vjen si formë e parë e protestës.

Por sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në nenin 197/5 të Kodit të Punës, protestat në shërbime të tilla jetike për qytetaret janë të paligjshme.

Konfliktet e këtij lloji zgjidhen vetëm në mënyrë të detyrueshme dhe përfundimtare përmes procedurës se ndërmjetësimit.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

38 Pergjigje per Çmimet e ilaçeve do ulen 20%/ Farmacistët lajmërojnë protesta, qeveria ua pret shkurt

  1. hasan petulla  --  7 Shkurt, 2014 në 6:57 pm

    Farmacistet le te kercejne perpjete ,
    Ilacet jane shume te shtrenjta , jo 20 % por edhe 30% te ulen prape shtrenjt jane .

    Përgjigjjuni

    • ritu  --  7 Shkurt, 2014 në 7:12 pm

      BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO

      Përgjigjjuni

    • Xheladin Beu  --  7 Shkurt, 2014 në 7:15 pm

      Bravo!! Keshtu vazhdoni,farmacistet ate pune kane!!

      Përgjigjjuni

    • Pullaliu  --  7 Shkurt, 2014 në 7:16 pm

      Bravo qeveria!! Pobeni nje pune te mire!!

      Përgjigjjuni

    • gazmir mato  --  7 Shkurt, 2014 në 7:34 pm

      ..O Hasan dhe ju te tjeret , une jam nga ata si ju qe i bej bravo qeverise per ato qe ben ne te mire te shqiptareve se kam votuar e kontribuar per ardhjen ne pushtet por te gjithe Ju iu informoj dhe ju garantoj qe farmacisti qe kur jane vene pullat me cmimin nuk ka gje ne dore per cmimin e barnave dhe nuk ka asnje mekat per kete situate , ju siguroj qe ulja e cmimit nuk do vij nga ulja e marzhit per farmacine nga 29% ne 25 % por vetem komisioni i cmimeve e ka ne dore kete sukses.

      Përgjigjjuni

    • feniks  --  7 Shkurt, 2014 në 7:55 pm

      Farmacistet,dentistet,laborantet dentare etj realizojne FITIME PRALLORE!!!

      Përgjigjjuni

    • flavia  --  8 Shkurt, 2014 në 4:23 pm

      Faramcistet nuk kan te drejt te bejen asnje lloj proteste, boll kane vjedhur nga popull. Bravo qeveris.

      Përgjigjjuni

    • pamela  --  8 Shkurt, 2014 në 4:25 pm

      Bravo qeveris qe po mban premtimet.Dhe po merre reforma ne te mire te popullit.

      Përgjigjjuni

  2. mirela  --  7 Shkurt, 2014 në 7:04 pm

    lajm shume i mire me shume se dyfishin krahasuar me Italine i blejme ne hilacet ketu tmeeeeeeeeeeeeeeerr

    Përgjigjjuni

  3. fshatari  --  7 Shkurt, 2014 në 7:06 pm

    Ulini more ilaqet juve se ja pite gjakun njerezise.
    Jane bere farmacistet me keq se gjykateset…canta firmato dhe bizhuteri gjithandej

    Përgjigjjuni

  4. dajt  --  7 Shkurt, 2014 në 7:18 pm

    Perralla me mbret. Kur jane ulur ndonjehere cmimet e mallrave ne Shqiperi kur jane ulur taksat?!! Kuuurreee.

    Qeverite nuk kane vullnet te kontrollojne dhe shitesit bejne kerdine

    Përgjigjjuni

  5. kameniku  --  7 Shkurt, 2014 në 7:21 pm

    biznesi me fitim prures ne shqiperi

    Përgjigjjuni

  6. elinor  --  7 Shkurt, 2014 në 7:21 pm

    C’eshte ky ligj, festimi i nje vjetorit te aleances se ngjalave?!
    Nuk ka problem. Nqs e vini re sic shkruhet ne artikull, kjo do te kete efekt vetem me 1 Prill…. edhe ne ate date nuk do te zbatohet ngaqe eshte dita e rrenave. Pra, perfundimisht, shume zhurme per asgje.
    Nqs cocialistet e bejne nje gje te tille ne vazhdimesi, atehere kjo gje do te shkaktoje me shume probleme se te sjelle te mira. Disa nga keto probleme jane edhe mungesa e ilaceve ne treg por shfaqja e tyre ne tregun e zi. Socialistet e kane pushtetin por jane aq budallenj sa e humbin vete ate me deshire e me pasion.

    Përgjigjjuni

  7. Sali=Geddaf  --  7 Shkurt, 2014 në 7:23 pm

    para 2 muajsh pata semure nenen dhe kam lene qimet e kokes me ilacet qe bleva.
    Shume abuzime behet me cmimet,, bravo qeveria per nismen e uljes se cmimeve

    Përgjigjjuni

  8. Arif  --  7 Shkurt, 2014 në 7:23 pm

    Domethënë farmacistët as skuqen e as zverdhen, kur fare hapur, madje edhe me pahir duan të fitojnë sa më shumë në kurriz të të sëmurëve, të fatkeqësisë së të tjerëve. Kurrë mos u ngopshin! Qeverria mos t’u bëjë asnjë lëshim, kush nuk pranon kushtet le të lërë liçencën dhe le t’i futet punës për të fituar më shumë gjetkë, atje ku fitimi nuk ka të bëjë drejtëpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve. Qytetarët luftojnë për jetën, farmacistët ankohen për fitime jo dhe aq të majme. Kjo tregon fytyrat e vërteta të tyre. Po, se mos vetëm tani! Një pjesë e mirë e tyre janë aq të pashpirt e aq të papërgjegjshëm sa edhe ilaçet e skaduara i shesin si të rregullta, ashtu si edhe ilaçet, që nuk e kanë sasinë e nevojshme (sipas reklamimit) të lëndës aktive, e prapë nuk i vret ndërgjegjia. Domosdo, cilin nga kriminelët e ka vrarë ndonjëherë ndërgjegjia?! Duket sikur po kërkojmë tepër.

    Përgjigjjuni

  9. liri  --  7 Shkurt, 2014 në 7:26 pm

    Vendim i drejte qe ka ndikim te drejtperdrejte ne jeten edhe ne shendetin e qytetareve.

    Përgjigjjuni

  10. elinor  --  7 Shkurt, 2014 në 7:31 pm

    @mirela; i paguan ilacet me shtrenjte se ne Itali se nga Italia i blen….kaloji neper dy-tre duar te pakten dhe ja ku e ke cmimin! Kur thote nje aty me siper qe edhe 30% te ulen dhe prape shume shtrenjte jane. Pra kjo ulje nuk eshte me teper se nje tallje qe me shume do i demtoje ata qe kane nevoje per ilace. Jo vetem qe do kete mungese neper farmacira por edhe do te detyrohen te paguajne dy fish ose me shume ne tregun e zi.
    Cmimet nuk ulen me urdher te qeverise. Ato ulen relativisht me rrogat, pra me rritjen e rrogave. Qe te rriten rrogat duhet te rritet prodhimi kombetar, pra te rritet ekonomia. Atehere ulen jo vetem cmimet e ilaceve por edhe kryesisht te gjerave baze. Nqs ne vend ka monopol, atehere duhet te hapet tregu dhe te lejohet konkurrenca nga e cila fiton konsumuesi.
    Ju i doni gjerat me shkop magjik! Jeni me te vertete per te te ardhur keq!

    Përgjigjjuni

  11. hasan petulla  --  7 Shkurt, 2014 në 7:50 pm

    Elinor @:
    te lexoje , e kam respekt , por sote ja ke fut kot o shoku :
    Popullit , dhe asaj nenes 80 vjeçe nuk i interesojne politikat , e manovrat e shtetit e ku ta di une ,
    Por i interseson qe me pensionin e saj te blej buken edhe ilaçet ditore.
    Do te shikojme ty se si do te flasesh kur te plakesh e mos te kesh leke per ilaçe , buke , dhe ngrohje.
    Eshte shume kjo qe kerkon nje pensionist ?

    Përgjigjjuni

    • elinor  --  7 Shkurt, 2014 në 8:23 pm

      Hasan, keto qe po ben qeveriu jane vetem populizma ngaqe nuk jane te zot te bejne ate qe duhet. Te garantoj qe nje qasje e tille ndaj problemit eshte e gabuar. Cdo nderhyrje ndaj tregut krijon me shume sesa rregullon probleme.

      Përgjigjjuni

      • burreli  --  7 Shkurt, 2014 në 11:09 pm

        Shum “specialist ” qenke more elinor.Te lutem me thuaj çdo te thote;Te garantoj nje qasje te till. Po ku e ke mesuar apo lexuar se çdo nderhyrje ndaj tregut krijon probleme.Po pikerisht ky eshte misioni i qeverise te kontrolloj tregun dh te vendose çmime tavan.

        Përgjigjjuni

  12. a777  --  7 Shkurt, 2014 në 8:08 pm

    Hallall

    Përgjigjjuni

  13. e ka nje huq  --  7 Shkurt, 2014 në 8:11 pm

    …c eshte kjo norme fitimi 30 % ,perse u dashka qe te fitojne 30%.E dime sa xhiro bejne,jane thjesht disa shitesa te paskrullullt qe jane bere te gjithe me nga 2-3 apartamente apo vila.Atyre fitimin tua garantoje xhiroja qe bejne dhe jo norma e fitimit per artikull,nevoja per te rritur xhiron ne nje kohe te dyte do ti detyroje te rrisin konkurencen duke rritur cilesine e sherbimit,kulturen e komunikimit dhe pse jo te mendojne edhe vete te ulin normen e fitimit,dhe jo te nderrojne ilacet qe jep mjeku,apo edhe ata vete te jepin ilace pa recete duke thyer rende normat profesionale dhe ato ligjore te cilat ne nje shtet normal mund ti cojne edhe ne burg

    Përgjigjjuni

    • Farmacisti  --  7 Shkurt, 2014 në 11:14 pm

      Lale ata qe kan blere nga 2-3 apartamente nuk ja kan vjedh njeriu leke,t por i kan fituar me mund sic mund ti fitoje nje furre buke, nje shites perimesh, nje dyqan rrobash etj. Jeni bere moralista vetem aty ku ju intereson juve, po nje dyqan kepucesh sa fiton, po nje shites domatesh sa fiton, po nje market sa fiton, ta dish qe te gjitha keto e kane marzhin e fitimit 50 apo 60 % e jo si farmaciste 20 % sepse ajo 30 % nuk eshte real. Na hapet barkun injorante dreqi, Jua ka mbushur saliu koken me mut.
      Une nuk jam kunder kesaj gjeje qe po ben qeveria por nuk duroj njerezit qe shajne kot nje profesion qe eshte shum fisnik pa ditur problematiken e tyre, Nuk jane farmacistet qe vendosin cmimet e ilaceve, por jane grosistet. pastaj i konsideroni si shitesa te thjeshte, turp t’ju vije, pak respekt per shkollen se paku. Ne shqiperi nuk ka konkurence te mire ne as nje fushe biznesi, nuk them qe farmacistet jane gjith te mire, sepse nuk ka pyll pa derra, nuk eshte e nevojshme te konsiderohen kaq negativisht si i konsideroni ju.

      Përgjigjjuni

      • e ka nje huq  --  8 Shkurt, 2014 në 1:29 pm

        ti duhet te jesh ndonje nga ata qe ke ndare leke per receta fiktive ,sidomos ato te femijeve 0 1 vjec i keni patur shume per zemer , jepni me leke si dikur apo kompesoni me shampo dhe lines…Po ilacet e spitalit i shisni me…apo keni hequr dore

        Përgjigjjuni

  14. Taku  --  7 Shkurt, 2014 në 8:37 pm

    Filloj kontrabanda e familjes z Tahiri te hedhe hapat e para te fus duart ne korrupsjonin e ilaçeve.. Bravo cuna

    Përgjigjjuni

  15. hasan petulla  --  7 Shkurt, 2014 në 9:19 pm

    Elinor @:
    ELINOR mund te kesh te drejte ,
    Por eshte shume e trishte dhe kafsherore , kur degjon se njerzit shesin çdo gje
    per te marre ilaçe , ose per te bere nje operacion.
    Te pasurohesh mbi fatkeqesine e vllait , komshiut , shokut , dhe bashkekombasit tende ?
    Kemi bredhur gati gjithe europen ,por te them me bindje , qe ajo qe ndodh ne shqiperi vetem ne afrike munde te ndodhe.
    MJEKESIA ESHTE HUMANIZEM.
    kY TERM ne shqiperi nuk njihet.
    Vetem lekuren nuk shesin dot ne shqiperi ,sepse nuk kerkohet.
    Politiken le ta bejne ata qe e kane marre si detyre per ta bere , .
    pOPULLIT i duhen ilaçe falas , sepse me pensionet qe merr nuk i del te haje buk thate.

    Përgjigjjuni

  16. Farmacisti  --  7 Shkurt, 2014 në 10:05 pm

    Po shof njerez shume te kenaqur per uljen e cmimeve dhe kjo me duket shume e drejte per te gjith konsumatoret. Njeri ankohet se farmacistet jane bere me keq se Gjykatesit, Dua ti them ketij personit qe farmacite jane biznes privat dhe rrine ne pune nga mengjesi deri ne darke per te fituar ato leke pervec kesaj farmacistet ne shqiperi jane me shumice dhe mund te behet kushdo, kurse gjykatesi e prokurori ose drejtorat qe punojne ne shqiperi jane monopol dhe nderrohen ne baze te pushtetit, jane te korruptuar vjedhin popullin e plus e kane rrogen qe u fillon nga 1 milion e siper.
    Hajdutet me te medhenj ne fushen e ilaceve jane ata qe kane monopoli e tyre; i blejne ato jashte shqiperise me oferte pershembull merr 2 paguaj 1. e dini pse i marrin me kete oferte sepse ato ilace kane skadence te afert per shembull 1 ose 2 max 3 vjet kurse ne it mund te kene skadence nga 4 vjet e siper dhe prape farmacistet e shkrete e hane sepse un ngelin stok dhe u skadojne ne farmaci e u duhet ti hedhin (nuk shet njeri ilace te skaduara mjafton te shofesh daten per te mos e blere plus qe eshte ne dem te farmacise te bejne nje gje te tille).
    Nje gje tjeter qe dua tu them qe jane mjeket ata qe lidhen me farmacistet dhe u kerkojne farmacisteve 10 % te xhiros pamvarsisht sa mund te jete marzhi i fitimit nuk duan t’ja dine. Ju mund te thoni po pse lidhet farmacisti me mjekun, fatkeqsisht ky eshte tregu po mos ta beje ka shum farmaci te tjera qe mjeku mund te orientoje pacjentet e tij, pervec kesaj pacjentet vete kane nje ilac per shembull menartan 40 ne recete qe kushton 40 e ca mij leke dhe thote jo nuk e dua kete por ma nderro me ilace te tjera dhe kjo gje nuk lejohet sepse ai person po mashtron shtetin qe rimburson ato ilace kaq te shtrenjta) pervec kesaj farmacisti detyrohet te beje saltimortali per te shitur ate ilac qe ata pacjente lene per te marre te tjere.
    Dua tu them qe ketu i humbur del farmacisti dhe pacenti qe nuk merr ilace me rimbursim te tjeret fitojne ne kurriz te atij qe pakuan taksat.
    Ne shqiperi jane te pakten 3000 farmaci qe paguajne mesatarisht nga 10 miljon lek ne vit taksa dhe keto shkojne ne buxhetin e shtetit ku paguhen rrogat e buxhetoreve (gjykatesve, prokuroreve, doktoreve, drejtoreve, policeve, mesuesve e shume te tjereve plus parate per rimbursimin e ilaceve, per penjsjoniste dhe buxhetore te tjere). Keshtuqe mos shani farmacistet qe nuk kane ne dore cmimet por i kane ata qe paguhen nga farmacistet apo nga c’do lloj biznesi apo taksapagyesi tjeter.

    Përgjigjjuni

    • e ka nje huq  --  8 Shkurt, 2014 në 1:45 pm

      …sa qesharak po behesh,per te rikuperuar pak imazh po na thua se Maskarenj jane grosistet , dhe maskarenj jane mjeket qe ju kerkojne 10 % se do ti cojne ku ….?!!! tek nje farmaci tjeter :)))Vetem ju jeni te ndershem ,rrini nga mengjesi ne darke per ti sherbyer popullit, apo e keni merakun se iu iken 29 % e recetes me menartan.Po car thu mer Lale ..demokracia nuk eshte sistem per budallenj, fitoni por me arsye.Dhe tu vije turp qe kercenoni edhe me greva a demostrata apo rituale vetsakrifikimi e ku edi une se cfare

      Përgjigjjuni

      • Farmacisti  --  8 Shkurt, 2014 në 2:58 pm

        Ti qe paske huqe.
        Te informoj qe une nuk jam farmacist, por e di shum mire se si funksjonojne farmacite ne shqiperi. Eshte e vertete qe ka farmaci qe fitojne shume e bejne namin po ka edhe nga ato qe fitojne shum pak, dhe kjo gje nuk ndodh per arsye sherbimi te mire apo te keq por per arsye te konkurences se keqe ose lidhjeve qe kane me ata qe kontrollojne barnat dhe i shkojne kundershtarit e e mbushin me gjoba. un nuk po them qe farmacisti eshte me i miri ne bote, aty ka edhe maskarenj sa te duash, un dua te them qe problemi nuk eshte farmacisti qe ka bere 5 vjet shkolle dhe trajtohet si shites, por politikat dhe nje seri faktoresh te tjere, sic eshte edukata qytetare, ndarja e kompetencave etj etj. nuk dua ti hyj thelle muhabetit me ty sepse ti qenke paragjykues a priori pa ditur problematiken, mund te kesh edhe raste konkrete por kjo nuk do te thote qe farmacistet na qenkan gjakpirsa.
        Ne itali fitimi fillon nga 35 % dhe mund te arrije deri ne 60 % per ilacet xhenerike, dhe kane nje mesatare pacjentesh rreth 4000 persona, kurse ne shqiperi mesatarja eshte 1000 persona.
        Per sa i perket moralit, qe ti thua un po u bekam qesharak per te rikuperuar imazhin duke u hedhur fajin te tjereve e ke shum gabim, sepse nuk po bej ate por po te them qe fitimi te jete pothuajse i barabarte me bizneset e tjera te vogla apo te mesme.
        Ulja e fitimit u be ne menyre te njeanshme nga shteti pa u konsultuar me palen tjeter, dhe kjo nuk eshte ndershmeri prandaj ata kercenuan me greve, qe eshte nje nga gjerat themelore te demokracise lale.
        Gjithsesi un nuk e besoj qe ata do te bejne greve sepse shqiptaret jane pula, nuk protestojne per asgje, thone rrime ne punen tone nuk kemi pse te perzihemi, ti bejne te tjeret. prandaj nuk ndryshon ky vend.
        po ta them edhe nje here. fajin kryesore per kete ceshtje e kane ata qe bejne politikat direkt pas ketyre me te legenet jane mjeket, pastaj vijne grosistet, po e leme meqe dashke ti edhe farmaciste dhe ne fund ai injoranti me 20 apo me 2 klase shkolle qofshin, sepse nuk ben diference kjo e fundit, kane faj Gazetare, ke faj edhe ti qe fshihesh pas Laptopit duke bere moralistin.
        1) Rroga e politikanit sa te doje ai.
        2) Rroga e mjekut 500 mije plus 3.5 milion nen dore
        3) Fitimi i nje grosisti Varjon nga zero deri ne 1 milion euro, sa me shum lidhje te kesh me te parin dhe me te dytin aq me shume fiton.
        4) Farmacisti ka disa faza, jane nga ata qe fitojne per buken e gojes, nga ata qe fitojne 3 ose 4 milion ka edhe nga ata qe fitojne 8 apo 9 milion ne muaj, po keta te fundit jane shum pak ta siguroj une, fitojne kaq shume sepse mund te kene edhe depo.
        5) pacjenti eshte i varjushem i perkasin te gjitha fushave nga me te varfrit te ata qe nuk u dihet rroga te, pothuajse te gjith dele te mjekut.
        6) ne fund mesuesit e shkrete, keta i futa ne liste per faktin qe jane me te ndershmit ne kte mes, po edhe keta jane dele, sepse nuk kane asgje ne dore.
        Ah me fal te harrova ty me huqe, lere moralin e shko te punosh se po ta nxe vendin ai qe ka bere shkollen tek kristali.

        Përgjigjjuni

  17. alidemsi  --  7 Shkurt, 2014 në 10:12 pm

    Kam nje te njohur FARMACIST qe e ka farmacine ne rrethinat e Tiranes.Eshte vet i peste ne shtepi, gruan e mban pa pune, tre femijet i ka ne shkolla private dhe jeton si KRAJL vetem me fitimet nga farmacia. Mere me mend tani se sa eshte fitimi i ketij lloj profesioni?! Do te jete llogjike qe marzhi i fitimit te tyre te mos jete me i madh se 10 perqint.

    Përgjigjjuni

  18. anonim  --  7 Shkurt, 2014 në 10:16 pm

    Korentin tani aman se dhe aty po na marrin shpirtin, po paguajme dhe per ata qe nuk kane dhene 1 lek ne jeten etyre

    Përgjigjjuni

  19. njoni  --  7 Shkurt, 2014 në 11:15 pm

    Keshtu eshte kur hapet farmaci cdo 5 metra. Shitsa me diplome. doni te fitoni 1000 leke per aspirine

    Përgjigjjuni

  20. Analisti Politolog Opinionist Chim Nurellari  --  8 Shkurt, 2014 në 12:43 am

    Keta jane koqe more.
    Po pse me keta mekanizma ulet cmimi…
    Cfare hajvanesh.

    Përgjigjjuni

  21. Paskal Harito  --  8 Shkurt, 2014 në 7:39 am

    Respekt Qeverise.Bukur.Farmacistet e pa ngopur.A mundte jeni ndonje shites ilaceh(farmacist), i cili nuk eshte milionier. Dhe si, me ilace.Ata e din se, ka plot njerez, te cilet shkojne per ti blere ilacet, he arrin vetem ne pjese sepse nuk u,a mban buxheti. Ne themel duhen kontrolluar farmacistet, nje e nje te zbatohen Ligje e Vendime per to.Shitesit abuziv dhe biles pa arsim te larte,pr me Licensa te te tjereve,ee pensionst, punojne e vjehin perdite.

    Përgjigjjuni

  22. anjulu  --  8 Shkurt, 2014 në 11:57 am

    O njerez! O komentues pa tru!
    Lexoni mire lajmin e komunikaten!
    Do ulet marzhi i fitimit per farmacistet!

    NUK DO ULET CMIMI!

    Farmacistet do tatohen me shume! KAQ!
    Qeveria do marre me shume leke per vete! KAQ!

    Përgjigjjuni

  23. xhebar  --  8 Shkurt, 2014 në 12:47 pm

    ne radhe te pare qeveria te shohi korrupsionin ne drejtuesit e larte te ISKSH -ve ne qender e rrethe ,se ne kohen e Sales u bene milioner ,pastaj farmacistet e thjeshte.

    Përgjigjjuni

  24. Analisti  --  10 Shkurt, 2014 në 7:07 pm

    O popull injorant….S’keni per te hy asnjehere ne europe se gjithmone shikoni sa fiton njeri e tjetri dhe per vete dridhni zinxhin gjithe diten,bageti pa shkolle….Dilni mesoni si funksionon bota e qyteteruar pastaj flisni,po ku ka si farmacisti ne bote,e respekton gjithe komuniteti e shohin si perendi,e ju copa mishi me dy sy flisni per profesionin me te paster dhe me te nderuar ne ate menyre!
    Turp t’ju vije!Po me thoni kush eshte ai qe kujdeset per ju kur vuani dhe semureni,kush ju jep ilacet qe te sheroheni,kush i shpik ilacet dhe formulat qe ju te mos keni efekte anesore,kush sakrifikon jeten e vet per pacientet???Prandaj para se te flisni shkoni para pasqyres dhe lajeni gojen tuaj 2 here perpara se te permendni nje farmacist!
    Greva pervec se do mbylli farmacite per disa dite do rishikoje edhe rritjen e marzhit per farmacite,ose ne te kundert ikni blini ilaqet jashte shtetit.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>