Nënpunësi Civil/ Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetuese. Subashi: S’ka efekt prapaveprues. Reagon PD | Gazeta Tema
 

Nënpunësi Civil/ Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetuese. Subashi: S’ka efekt prapaveprues. Reagon PD

Postuar në: Aktualitet,Politika |

Fletore ZyrtareDuke filluar nga sot Akti Normativ i Qeverisë për Nënpunësin Civil konsiderohet i shfuqizuar. Kjo pasi vendinmi i Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli si anti-Kushtetues Aktin u botua në Fletoren Zyrtare. Opozita ka akuzuar Qeverinë për bllokimin e botimit  të vendimit të Kushtetueses, duke përdorur mos hyrjen në fuqi të tij për largimet nga administrata publike. Botimi i vendimit të Kushtetueses në Fletoren Zyrtare u bë në limitet kohore, pasi sot ishte edhe fati i fundit ligjor. Menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi Aktin Normativ, Qeveria hartoi 16 amendamente në ligjin për Nënpunësin Civil, duke i cilësuar ato si të domosdoshme për zbatimin e tij.

Armando Subashi

Deputeti socialist Armando Subashi thekson se mazhoranca do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ai shton se ky vendim s’ka fuqi prapavepruese. Në këtë kuadër, Subashi thekson se cdo vendim i ndërmarrë deri më tani është i vlefshëm. Sipas ligjvënësit socialist sot është në fuqi ligji i ri për Nënpunësin Civil, i cili nuk ka vakum ligjor. Një ditë më parë ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin Ilirjan Celibashi theksoi se Qeveria do të zbatojë pikë për pikë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili zhbën Aktin Normativ të Qeverisë. Gjithashtu Celibashi tha se mazhoranca është në pritje të opozitës për të diskutuar mbi amendamentet e Qeverisë, që sipas tij garantojnë funksionimin e ligjit të ri për Nënpunësin Civil.

Eduart Halimi

Partia Demokratike i kërkon Qeverisë, përmes deputetit Eduard Halimi, që të anulojë projektligjin e saj për Nëpunësin Civil, të kthejë konsensusin e shkelur, të cojë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur të 5 mijë të shkarkuarve pa motiv. “Sot, pas kalimit të çdo afati kushtetues dhe ligjor, pas presionit të opozitës dhe partnerëve ndërkombëtarë, Kryeministri tërhoqi urdhrin e tij arbitrar për të bllokuar botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli si antikushtetues aktin e Kryeministrit për nëpunësit civil. Në shkelje të ligjit, në shkelje të Kushtetutës, me arrogancë dhe arbitraritet, Kryeministri mbajti peng botimin e këtij vendimi, me qëllimin e qartë të hedhjes në rrugë të qindra punonjësve nga Shkodra në Gjirokastër, nga Korça në Durrës, nga sanitarë, elektriçistë, hidraulikë e infermierë, e deri në stafet profesioniste. Qindra punonjës janë hedhur në rrugë këto ditë, janë lënë pa bukën e gojës, pa një rrogë për familjet e tyre nga urdhëri kriminal i kryeministrit për të përdorur si alibi botimin ose jo të ketij vendimi, ekzekutimin ose jo të vendimit të Gjykatës Kueshtetuese”, u shpreh Halimi.

Sipas tij, ndaj dhe botimi i vendimit të Gjykates sot, që shpalli si antikushtetues firmën e Kryeministrit natën e 30 shtatorit 2013, përbën një fitore të Kushtetutës në këtë vend, të të drejtave të shkelura dhe të dhunuara të më shumë se 5 mijë punonjësve që janë hedhur në rrugë nga ajo firmë e Kryeministrit dhe janë lënë pa një mjet jetese. Ish-ministri i Drejtësisë theksoi se kjo përbën një shenjë se shteti i së drejtës mund të fitojë kundër padrejtësisë dhe se administrata në këtë vend nuk mund të nëpërkëmbet sikur qeveritarët të ishin pushtues.

“Por, beteja për reformimin e administratës dhe ligjit për nëpunësin civil, nuk është një betejë e politikës shqiptare, as edhe një betejë e zgjedhur nga Partia Demokratike. Çështja e administratës publike ka qenë dhe mbetet një çështje kryesore, e iniciuar dhe e vendosur në axhendën e politikës shqiptare nga Bashkimi Europian. Nuk është vetëm çështja e një ligji, por është themeli i reformës së administratës, stabilitetit të saj, garancive që lidhen me ndërrimin e pushteteve, garancive që lidhen me profesionalizmin dhe meritën, garancive që lidhen me standardet europiane”, vijoi më tej ligjvënësi demokrat. 

Sipas tij, alibia e Kryeministrit se ligjit i mungonin aktet nëligjore, dhe se duhej ta anulonte këtë ligj, u rrëzua nga Gjykata Kushtetutese duke i thënë qartë atij, por dhe Parlementit që e noeterizoi një muaj më pas, se akti i Ramës i datës 30 shtator është antikushtetes, që atë ditë, që atë moment kur ka firmosur.

 

Nje Pergjigje per Nënpunësi Civil/ Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetuese. Subashi: S’ka efekt prapaveprues. Reagon PD

  1. emigranti  --  26 Shkurt, 2014 në 5:19 pm

    Ku po shkon ky vend??????Cfare po ben Mazhoranca e sotme?Gatuan” buken e re me mjell te skaduar”…A e mendon mire kjo mazhorance se si mund te administroje vendin me nje staf kundershtar te saj?Sali Berisha qe arriti deri ketu ,i ka vendosur mire piketat edhe vepruese,edhe prapavepruese.Ai me nje numur “mazhorance me 71 deputete,krijoi struktura qe e pozicionuan dje edhe per neser.Nje deputet (70+1) beri te mundur permbysje te medha dhe shtroi shina me perspektive.Kurse mazhoranca e sotme ka 70+15dhe ka frike te beje ndryshime.Si mund te presesh qeverisje me nje prasident antikushtetuaes e sakat nga trute e sakat nga morali sic eshte z.Nishani>Ai u vendos ne ate karrike me 71 vota dhe nuk u heqka dot me 85 !!!!!!Si mund te mbash akoma ne strukturat e drejtesise njerez te inkriminuar dhe kundershtare politike qe i sherbejne ish pushtetit te rrezuar me voten plebishitare te popullit.Si mund te mbash akoma komisionin qendror te zgjedhjeve me 4 anetare.????!!!!Vota e popullit kerkon revizionim total te strukturave qendrore e jo ritushim anesor.Pa nje president te besueshem,pa nje drejtesi serioze,pa nje komision qernderor Zgjedhor te pa anshem dhe te plote.pa nje administrate te forte te rendit publik,etj eshte e pa mundur te qeverisesh ,pasi e ke” minen brenda xhaketes”Nje shte i mbushur me protesta ne shume sfera ekonomike si ne transport,energjitike e sa te tjera …Si ka mundesi qe qeveria nuk i ben mire esapet per reforme ne transportin urban e sherbimin e transportit ,por ka mbi 15 dite qe zjen vendi.Behen hc lokale neper perrenjte qe ka orientuar Sali Berisha dhe lene popullin pa ujitje te tokave,hyjne biznesmene ne pyjet dhe i vene gardh popullit deri tek dera!!! keto i degjojme ne Media edhe te shkruara edhe ne kronika te filmuara.O zot ku po shkojme.Na behe qefi per programin dhe disa ndermarrje konkrete,por jane shume pak.Dohet”Kapur demi per briri”…

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>