Ligji i ri për KLSH/ Drafti nis diskutimet në Kuvend. Shtohen kompetencat kontrolluese | Gazeta Tema
 

Ligji i ri për KLSH/ Drafti nis diskutimet në Kuvend. Shtohen kompetencat kontrolluese

Postuar në: Aktualitet,Politika |

rama_ne_kuvendNjë projektligj i ri për mënyrën e funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është depozituar në Kuvend dhe shqyrtimi i tij do të nisë javën e ardhshme në Komisionet parlamentare të Ligjeve dhe Ekonomisë. Drafti ligjor kërkon 84 vota për miratim, çka është e mundur nga mazhoranca e re e cila zotëron në sallën e Parlamentit 3/5 e votave. Drafti ligjor synon shtimin e kompetencave për institucionin e KLSH përsa i takon kontrolleve, që aktualisht kufizohen me institucionet qendrore dhe ato të qeverisjes vendore.

Drafti parashikon që KLSH të ketë të drejtë kontrolluese edhe mbi audited e brendshme të sektorit public, partitë politike, shoqatat që përfitojnë fonde apo donacione nga buxheti, mënyrën e përdorimit të fondeve të akorduara nga Bashkimi Europian apo institucione të tjera ndërkombëtare, enteve publike dhe organizatave që përfitojnë përmes projekteve fonde publike. Po kështu drafti i jep të drejtën KLSH-së për hartimin e p/buxhetit dhe zbatimin e tij në mënyrë të pavarur.

Por për mënyrën e shpenzimit të fondeve buxhetore, KLSH do të auditohet nëpërmjet një komisioni të posaçëm që raporton në Kuvend për gjetjet. Një tjetër kompetencë e shtuar për Kontrollin e Lartë të Shtetit ka të bëjë me Teknologjitë e Informacionit, ku institucioni ka të drejtën të analizojë dhe të japë përfundimet nëse infrastruktura e teknologjisë së informacionit mund të ruajë asetet, integritetin e të dhënave dhe veprojnë në mënyrë efektive për të arritur qëllimet apo objektivat e organizatës. Një kompetencë tjetër që merr KLSH është ajo që në rastet kur gjatë auditimit konstaton akte ligjore ose nënligjore në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë ai ka të drejtë ti kërkojë organeve kompetente ndryshimin, revokimin, shfuqizimin e tyre, ose ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria në çfarëdo formë apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi”, thuhet në draftin e ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>