#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Propaganda e zezë e selisë blu!

alfredipezaNga Alfred Peza

Ka një tentativë të sforcuar ditët e fundit nga ana e PD, për të kërkuar së formësuari me çdo mjet, mënyrë e çmim një “kauzë të re”, e cila lidhet me fjalën “censurë”. Që do të thotë, se aksioni i radhës që po tenton opozita, është ajo që synon ta paraqesë qeverinë dhe mazhorancën, si një pol pushteti që “shqyrton dhe kontrollon përmbajtjen e veprave, botimeve dhe mediumeve të ndryshme para se ato të botohen apo shfaqen”. Duke synuar që ta bëjë qeverinë të perceptohet në opinionin publik kombëtar e më pas edhe në atë ndërkombëtar si “kufizuese, ndaluese dhe ndëshkuese e medias, gazetarëve apo e ndonjë elementi strukturor medial për “publikimin e të palejueshmes”.

E për ta realizuar këtë, po kërkohet të përdoret politikisht, rasti i pushimit nga puna të Znj. Alida Tota, si gazetare e Televizionit A1News. E cila po trajtohet që nga seanca plenare e së enjtes së kaluar në Parlament, si një referencë konkrete e asaj që po kërkohet t’i vihet etiketa si censurë në media. E lidhur kjo me pretendimin se largimi i saj nga detyra, ka ardhur pasi në median ku punonte, po investigonte “skandalin e Landfillit të Sharrës” ku humbi jetën 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Këtij rasti nuk harrohet që t’i bashkangjitet edhe ndalimi i transmetimit të emisionit “Publicus” në televizionin “Vizion+” që kishte objekt të njëjtin rast.

U ula për të shkruar këto radhë, pasi detyra e vështirë për të shpikur censurën, censorët, qeverinë e censurës, sistemin e censurës, institucionin, instrumentat dhe gjithcka tjetër në lidhje me këtë emër, këtë radhë me sa duket i është dhënë drejtuesve opozitarë të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Të cilët, e morën flamurin e këtij aksioni në dorë, pasi ish Kryeministri Berisha në seancën plenare, kërkoi të vinte shenjën e barazimit mes rastit të vdekjes fatkeqe të adoleshentit në fushën e përunimit të plehrave në periferi të Tiranës dhe 26 të vdekurave dhe 300 të plagosurve në tragjedinë e Gërdecit. Duke dashur që të dyja të klasifikohen si: Vrasje shtetërore pa dashje!

Kaq u desh që Genc Pollo të rrëmbente flamurin e aksionit të ri opozitar, (ende të paformësuar në trajtën e re qe po e kristalizon tani pas një jave) duke shpallur publikisht në Kuvend, iniciativën e 1/3 së anëtarëve opozitarë të Komisionit të Medias për thirrjen e një seance dëgjimore me znj. Tota. Një tentativë dhe kërkesë e ngjashme, me seancën dëgjimore të kërkuar po në këtë komision, për gazetarin e jugut Telnis Skuqi (28 maj 2014). Një dëgjesë që përkonte me aksionin opozitar të asaj periudhe, për çështje tashmë të harruara, si shumë të tilla në 40 muajt e opozitarizmit të PD.

Të hënën e kësaj jave, në projekt kalendarin e punës së Komisionit të Medias, me kërkesë të z. Pollo ishte propozuar (citoj) “zhvillimi i një seance dëgjimore, me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të komisionit, me znj. Alida Tota, gazetaren e Televizionit A1News, e pushuar nga puna, me sa duket, për shkak të investigimit gazetaresk të skandalit në landfillin e Sharrës, Tiranë dhe me përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë”. Por pas 24 orësh, ditën e martë të kësaj jave (26 tetor 2016) gjithçka ka ndryshuar. Me sa duket PD nuk i duhet më një dëgjesë për një rast të të drejtave të gazetarëve në raportet e tyre me punëdhënësit privatë. Rasti “Tota” i duhet për ta përdorur si “Gozhdën e Nastradinit” për një kauzë të re, më të madhe dhe më të rëndësishme opozitare.

Në këtë kohë krizash për shkak të luftrave të brendshme, paafuqisë ekstreme për të ndaluar ortekun e reformës në drejtësi dhe në mungesë totale të gjakimit të aksionit opozitar, PD po kërkon t’i falet fantazisë së sëmurë për një kauz të luftës kundër censurës së qeverisë ndaj fjalës së lirë, gazetarëve, mediave, lirisë së shprehjes, web-siteve, etj,. Duke dashur që me një gurë të vrasin dy zogj: Duke çuar deri në fund gjuetinë e shtrigave ndaj “armikut të brendshëm” Majlinda Bregu, me anë të ringjalljes nga varri i harresës parlamentare të një nisme të saj të 22 muajve më parë (janar 2015) për shpifjet në mediat online. Dhe duke dashur të rindezë motorrët e ndryshkur të makinerisë së tyre të baltës, kundër qeverisë Rama.

Ndaj tinëzisht, në mënyrë antiligjore, të njëanshme, në shkelje të hapur dhe flagarante të rregullores së Kuvendit, Kryetari i Komisionit të Medias z. Genc Pollo, në kundërshtim me vendimin e marrë nga shumica e deputetëve të komisionit, ndryshon rendin e ditës. Duke shpërndarë në rrugë elektronike, në adresat zyrtare të anëtarëve të komisionit, njoftimin se gjatë ditës së sotme do të zhvillohej seanca dëgjimore jo më si herën e parë, për rastin e “pushimit nga puna, me sa duket, për shkak të investigimit gazetaresk të skandalit në landfillin e Sharrës, Tiranë”, por tashmë diçka krejt tjetër të përkufizuar “për cështjen e censurës mbi media, përmes pushimit nga puna të gazetares investigative…”. Ndoshta krejt rastësisht, ndërsa denoncoja në komision këtë akt të paprecedent të praktikës së punës së komisionit, në inbox-in e celularit tim më erdhi ftesa për të marë pjesë në një debat televiziv me temë: “Për çështjet e censurës mbi mediat shqiptare!”

Kaq mjafton për të kuptuar se sa seriozisht e ka PD qarjen e hallit që gjoja po i bën gazetares dhe rastit fatkeq të adoleshentit që humbi jetën në Sharrë. Nga ana tjetër, për të kuptuar se si opozita jonë kërkon të përdhosë tempullin e ligjvënies, për qëllime politike dhe hallet e saj të ditës. Një provë e shëmtuar e cila u tentua të jepej edhe sot gjatë seancës së dështuar për ta vënë në jetë këtë skenar të pështirë, kur në kundërshtim të hapur me nenin 34 të rregullores së Kuvendit, (në mungesë të korumit, pasi të pranishëm ishin më pak se gjysma e deputetëve të komisionit) u tentua që të zhvillohej një show mediatik, ku ishin përgatitur të tregohej LIVE me gisht, censura si e zeza më e madhe që e ka zënë këtë vend.

I duhej me çdo çmim kjo seancë PD, për të na bërë gjyqin publik përpara opinionit shqiptar dhe për të prodhuar një procesverbal, si dokument parlamentar, zyrtar, mbi “fenomenin që na ka rënë mbi kokë”. Këtë të dytën, për ndërkombëtarët. Pasi në Tiranë ndodhen për një vizitë faktmbledhëse, bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) . Në një nga takimet ku do të jemi të pranishëm edhe unë edhe z. Pollo, te kapitulli për lirinë e medias, në vend që të diskutohet rreth zhvillimeve në relievin mediatik shqiptar, garancive ligjore për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të medias, ndalimit të censurës dhe garantimit të së drejtës për informim, ndryshimeve dinamike në mjedisin mediatik për shkak të ndryshimeve teknologjike, për ecurinë e procesit të dixhitalizimit të mediave dhe transmetimeve radiotelevizive, etj., opozita me sa duket, po përgatiste diçka krejt tjetër.

Sigurisht që realiteti edhe në fushën e mediave në Shqipëri (e cila afër 99% është me pronësi private), nuk është rozë dhe ende larg të qenurit e përsosur. Problemet nuk mund të zgjidhen as duke u fshehur, por as duke e nxirë e bërë “sterr të zezë” realitetin. Vetëm e vetëm për përfitime të vogla e meskine opozitare, në kurriz të halleve reale të qytetarëve dhe imazhit të vendit. Ditën që nisi të gatuhej teza e censurës, si forma më e organizuar e eleminimit në mënyrë sistematike dhe institucionale të lirisë së shprehjes, nga Banka Botërore u deklarua se Shqipëria ka bërë hapat më të mëdha të këtyre 25 viteve në lirinë e të bërit biznes, duke u përmirësuar me 32 pozicione në raport me një vit më parë.

Partia Demokratike lindi si parti e lirisë, e pronës private dhe sipërmarrjes së lirë. Ndaj dikush sot duhet t’ia tregojë se nuk mund të ketë shtim të lirive në klimën e biznesit, në një shtet ku qeveria dhe mazhoranca e saj janë censorë të fjalës së lirë. Nuk ka liri ekonomike, pa liri fjale. Nuk ka liri sipërmarrje, pa liri shprehje. Nuk ka lëvizje dhe qarkullim të lirë mallrash, pa qarkullim të lirë të mendimeve dhe ideve. Sepse fjala censor është përdorur për herë të parë në Romën e lashtë. “Censor” quhej ai që Perandori e emëronte vlerësues të pronës së individit, për t’i caktuar më pas taksën që duhet të paguante.

8 komente në “Propaganda e zezë e selisë blu!”

  1. Akili says:

    Mire ua bere ketyre se u duket vetja se do na marrin e rrotullojne sipas mendjes se tyre dhe jo realitetit ku jetojme.

    1. Skypion says:

      Ja ne cfare koketrashesh ka degraduar Partia Socialiste!
      Keta koketrashe mendojne se ia hedhin shqiptareve,duke e quajtur Censuren,per te cilen sot me shume se kurre me pare po flitet per te,si nje sajese te propagandes se opozites.
      Koketrashi Alfred Peza nuk e ka nga vetja kete dinakeri.Eshte shume i trashe per kete.
      Kjo eshte nje taktike qe ndjek qeveria.Per cdo skandal qe ben buje,te prese deri sa te reagoje Opozita ,dhe pastaj t’i germushet asaj;duke dashur ta banalizoje skandalin ne nje debat te rendomte pozite-opozite.
      Koketrashti Peza,vecse po zbaton ate qe eshte vendosur nga qeveria sesi duhet vepruar ne keto raste.
      Por,skandalet jane kaq te medha,kaq spektakolare,sa kjo taktike qe po perdorin eshte bere e pavlefshme.Mund ta kete nje.Mund te jete ajo e perhershmja: energjizimi i kopese mavi.Kjo po.Por ,vetem kaq.
      Akuzat per censure nuk i ka bere e para opozita.Ato i kane bere e po i bejne vete te censuruarit.Po i bejne mediat.Ato pak media qe nuk jane kapur akoma nga pushteti.Po i bejne faqet online ne internet,blogjet dhe forumet,qe jane nen nje presion te eger nga bashibozuket e qeverise,qe perdorin lloj-lloj menyrash per t’i mbylluar ato.
      Akuzat per censure po i bejne analistet me te mire ne vend.Kolege te ish-gazetarit Peza,por shume me lart profesionalisht,intelektualisht,kulturalisht se provinciali me shtat lekure(do te thoshte Fishta).
      Akuzat per censure po i bejne ,pikerisht keto gazetare,si e nderuara dhe e respektuara Alida Tota,per te cilen eshte vendosur te debatohet ne Komisionin e Medias,porqe bashibozuke te Edi RAmes,si koketrashi Alfred Peza,mundohen si e si ta sabotojne degjesen.
      Edhe ka qene gazetar,ky shapshell !
      Injorantet dhe mediokrit i kane shume qejf citimet.Ne pamundesi per te thene dicka nga vetja,por edhe per te mbuluar injorancen (qe kane aq mend,gjithsesi,per ta kuptuar) ,ata citojne shume.Por,nuk eshte vetem kjo.Se te gjithe citojne.Por,citimet e injoranteve,jane si ky qe ka bere provinciali koketrashe Peza…e ben citimin,pastaj jep perkufizimin e asaj cka ka cituar,qe e ka marre te gatshem ne ndonje fjalor a intenet.

  2. Media e lire says:

    pd harroi ca bonte per vete edhe kujte se jan tgjith si ato qe i shkelnin me kom mediat

    1. tomi says:

      Se cfare bente PD e dime fare mire or mik. Ceshtja eshte qe keta jo vetem po imitojne PD ne cdo gje por po e tejkalojne. Ky sekretari dixhital meqe nuk eshte si PD, cfare i kushtonte te mblidhte komisionin dhe te degjonte ate gazetare, por na mban leksione demokracie? A thua se demokracia lindi ne fshatin e ketij. Turp e faqen e zeze pacin. Censure eshte pak ti thuash

  3. Selim Rroshi says:

    Lere aman se u bete si ai zogu qe i beri bajge lopa siper e nxori koken te cicereroje mbi bajge. Keni bere republike kanabisi o lanet ku e gjeni zerin te mereni me tjetrin kur jeni me keq se ai zogu i bajges.

  4. Skypo Trashi says:

    O skypion se perdor fjalen koketrashe nja pese here per Pezen, ti besoj ke provuar koken e vogel te Pezes dhe te eshte dukur e trashe , i ziu c’paske hequr.Peza holloje pak koken se e ke demtuar kete skypionin.hahaha ala ka nga keta bythelepires qe e kane shit veten tek te tjeret.

  5. nord says:

    Z. Peza,

    Paske harruar nga vjen…… e kjo eshte shume problem !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Minimimi duhet te kishe degjuar kolegen tende Alida Tota, e nese NUK KA CENSURE te jepje argumentet tua PRFOFESIONALE ???
    fakti qe nuk pranon ta besh kete , del e flet me fjalet e politikanin e partise , me ben te kuptoj se ka jo vetem censure, por rrezikshmeri shume te larte te jetosh a punosh ne kete vend. E kur kjo rrezikshmeri te vjen nga Politikanet e Mbrojtesit e bizneseve te pista ,si keto te Plehrave qe po mbroni, duhet te mendohemi mire !!!.

    Si ka mundesi, qe ne dy raste per te njejtin problem/investigim – (i) pushohen menjehere nga puna Alida Tota, (ii) dhe ekipi i Publicus detyrohet ta publikoje investigim e tyre ne youtube ????????? jam shume i interesuar te pres nje argument PROFESIONAL ng Ju z Peza.

    nese JO ??? minimumi duhe te heshtni

    E ne duhet te mendojme per jetet tona, te familjeve e femijeve tone !!!!!

  6. nord says:

    Tema ??

    derguam nje koment para 2 oresh po nuk po shfaqet akoma ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82238
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82238
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 11
            [name] => Blogu TemA
            [slug] => blogu-tema
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 11
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 8193
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 11
            [category_count] => 8193
            [category_description] => 
            [cat_name] => Blogu TemA
            [category_nicename] => blogu-tema
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X