#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Nga 12 Dhjetori, Tirana do të nisë menaxhimin e diferencuar të mbetjeve urbane, Veliaj: Bashkia e Tiranës do ta fitojë bastin për pastrimin e qytetit

Nga 12 Dhjetori, Tirana do të nisë menaxhimin e diferencuar të mbetjeve urbane në burim, duke u kthyer në qytetin e parë në Shqipëri që e nis këtë proces. Kompania publike Eco Tirana, e ngarkuar me pastrimin e qytetit, prezantoi sot mjetet e reja të cilat, jo vetëm do të modernizojnë shërbimin e mbledhjes së mbetjeve dhe pastrimit, por do të reduktojnë ndotjen e ajrit. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, dhe administratori i Eco Tirana, Diego Testi. Kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do ta fitojë bastin për pastrimin e qytetit përmes mjeteve moderne dhe një stafi të kualifikuar.

“Ajo që shikoni në të majtë dhe në të djathtë është flota jonë; flota me të cilën do të fillojë pastrimi i Tiranës. Sigurisht, nuk do të fillojmë në të gjitha rrugët njëherësh, por gradualisht në zonën e kuqe, brenda Unazës së Mesme të Tiranës. Kemi këtu një flotë moderne, një staf të trajnuar, dhe gradualisht do të fillojmë pastrimin e të gjithë Tiranës. Megjithatë, data për t’u mbajtur mend është data 12 dhjetor, kur do të fillojmë në terren pastrimin modern të Tiranës, por edhe ndarjen e diferencuar të mbetjeve”, tha Veliaj. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ndajnë mbetjet në shtëpitë e tyre, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për mbajtjen pastër të qytetit.

“Kemi dy kontenierë: një i gjelbër, me kapak të verdhë, që është për mbetjet e riciklueshme si letra, plastika, kanaçet, kurse kontenieri tjetër me ngjyrë blu dhe kapak gri, është vetëm për gjërat që nuk riciklohen, pra kryesisht mbetje organike, nga gatimi”, shpjegoi Veliaj. Kryebashkiaku bëri të ditur se nga java tjetër, në të gjitha pallatet do të fillojnë punë administratorët e pallatit, ndërsa ekipet e Bashkisë së Tiranës do të certifikojnë administratorët. “Duke filluar nga java tjetër do të nisin punë administratorët e pallateve, kurse ekipet e bashkisë do të çertifikojnë administratorin. Një nga detyrat e administratorit është edhe vënia e gjobës për atë banor të pallatit që i hedh plehrat nga ballkoni, që lë te dera e pallatit, që bën sikur i ka harruar në ashensor, sepse është shumë e rëndësishme që përveç infrastrukturës, të punojmë pak edhe me kulturën”, tha ai.

Duke vlerësuar se rrugët e Tiranës janë më të pastra se një vit më parë, kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia e Tiranës dhe Bashkia e Veronës me “Eco Tiranën” do të fillojnë pastrimin brenda territorit të qytetit, ndërsa kontraktorët ekzistues të bashkisë do të zhvendosen pak më në periferi, për t’u siguruar që  i njëjti shërbim me cilësi do të ofrohet edhe në zonat e tjera të Tiranës. “Teksa kompania jonë publike fillimisht fokusohet në territorin brenda unazës, kontraktorët ekzistues do të zhvendosen më të periferi, për të çuar shërbimin e pastrimit edhe në disa lagje ku ai shërbim ka qenë ose i mangët ose totalisht i munguar prej kontratave të komunave. Është e rëndësishme të kuptojmë se këto mjete, si dhe 850 konteinerët e rinj që do të vendosen këtë fundjavë, në fund të ditës janë pronë publike”, tha Veliaj, duke shtuar se nuk do të tolerohet vandalizmi dhe dëmtimi i tyre.

Sipas Veliajt, shërbimi i ri për pastrimin e qytetit nuk do të sjellë ndryshim të taksës. “Nuk do të kemi asnjë ndryshim në tarifën e pastrimit në Tiranë. Ashtu si Verona, që ka taksat më të ulëta dhe merr pastrimin më të mirë, ashtu edhe Bashkia e Tiranës do të ketë tarifën më të ulët dhe do të marrë pastrimin më të mirë. Do të bëjmë më shumë punë me të njëjtën tarifë”, tha ai. Aktualisht, ka filluar puna për informimin e 10 mijë nxënësve nëpër shkolla, ndërkohë që dhe 25 mijë të tjerë do të duhet të kalojnë kursin dhe të çertifikohen si agjentët e bashkisë në çdo familje.

Veliaj tha se modeli që do të ndiqet përmes kompanisë publike Eco Tirana për pastrimin e qytetit, do të aplikohet edhe për transportin publik. “Ashtu siç po bëjmë me pastrimin, kur hyrja e bashkisë si aktor ka sjellë në një pastrim më të mirë të Tiranës, besoj se hyrja e bashkisë si operator i transportit publik do t’i vendosë, jo vetëm privatët në një gjendje gare shumë herë më të fortë sesa ajo që kemi sot, por sigurisht që edhe bashkia do të tregojë si mund të bëjë në mënyrë publike, diçka që ndoshta privatët nuk e bëjnë aq mirë sa kemi ne pritshmëritë”, theksoi Veliaj.

Nga ana e tij, ambasadori Italian në Tiranë, Alberto Cutillo, shprehu bindjen se Eco Tirana është bashkëpunimi i duhur për t’i dhënë Tiranës shërbimin e duhur sa i përket pastrimit. “Jemi shumë optimistë me këtë nismë, një nga shumë iniciativat që ka nisur në Shqipëri në bashkëpunim me ekselencën italiane. Rasti konkret, janë dy ekselenca, njëra shqiptare dhe tjetra italiane. Bashkia e Veronës është një nga bashkitë më të pastra dhe me kosto më të ulët për qytetarët, bashkëpunon me Bashkinë e Tiranës, një nga bashkitë më efeçinte dhe më në shërbim të qytetarëve në Shqipëri. Unë jam shumë i bindur që bashkëpunimi i këtyre dy ekselencave do të sjellë një punë ekselente në qytetin e Tiranës. Jam dëshmitar i kësaj nisme, që do ta afrojë më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian, si ambasador italian. I uroj Eco Tiranës sukses dhe komplimentoj kryetarin e Bashkisë dhe autoritetet veroneze që e menduan këtë bashkëpunim dhe tashmë e kanë vënë në zbatim”, u shpreh ambasadori Cutillo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82618
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82618
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 5
            [name] => Sociale
            [slug] => sociale
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 5
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 6913
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 5
            [category_count] => 6913
            [category_description] => 
            [cat_name] => Sociale
            [category_nicename] => sociale
            [category_parent] => 3
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X