#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Historia frymëzuese e pianistes së verbër nga Elbasani

Nga Andrea Danglli

VasilikaDuli është një ndër ata njerëz që të frymëzojnë me jetën e tyre. 26vjeçarja ëndërrimtare nga qyteti i Elbasanit njihet si një ndër pianistet e reja më të talentuara në vend.

Pavarësisht se ajo ka lindur e verbër, asgjë nuk e ka ndalur për të ecur përpara dhe për të realizuar qëllimet që i kishte vendosur vetes.

Në një rrëfim mbi rrugëtimin e saj drejt artit dhënë për gazetën “TemA”,  Vasilika shprehet se nuk është kthyer pas edhe kur jeta ka dashur ta rrëzojë.Ajo tregon se si shihej me keqardhje dhe pesimizëm kur shfaqi për herë të parë dëshirën për tu bërë pianiste.

E reja ka përfunduar Universitetin e Arteve dhe momentalisht është duke pritur për tu punësuar në një vend që mund të jetë përsëri e lidhurme artin.

Mes historisë së saj Vasilika shndërrohet në shembullin e shprehjes klasike se arti është krijuar për tu ndjerë dhe jo për tu kuptuar.

Cilat ishin shkëndijat e para që të vendosën përpara pianos?

Në fëmijëri kujtoj që im atë kishte sjellë një piano të vogël në shtëpi si dhuratë dhe piano nisi më tepër si njëlloj argëtimi pa e menduar kurrsesi si profesion. Në atë periudhë ku ende si kisha mbushur 8 vjeçe, babai më regjistroi në Institutin e të verbërve në Tiranë ku morra edhe kontaktin e para me këtë instrument.
Familja duke parë dëshirën time, kontaktoi me profesoreshën e nderuar Pranvera Zenelhoxha e cila që në fillim diktoi tek unë veshin për muzikë. Pas kurseve intensive në fëmijëri, vazhdova liceun “Onufri”.  E ushqyer me këto mësime, vazhdova për 5 vite Universitetin e Arteve, ku edhe sot vijoj të shkoj në auditor pasi atje kam vërtet shumë kujtime.

Si e pritën të afërmit e tu kur mësuan se ti kërkoje të ndiqje ëndrrën tënde për tu bërë pianiste?

Askush nuk e besonte. Të gjithë e shihnin me keqardhje dëshirën time dhe mendonin se shikimi do më privonte për të komanduar gishtërinjtë mbi butonat e pianos. Mbaj mënd se ëndrra ime fillimisht u mëshirua. Të afërmit këshillonin prindërit duke i thënë: “-Le ta vazhdojë vajza, mos e pengoni edhe pse rruga e saj është e kufizuar!”  Kishte edhe nga ata që shkonin më tej duke parashikuar se nuk kisha për tu bërë kurrë profesioniste pasi sipas tyre duhen parë notat me patjetër. Po ja ku jemi sot pas kaq kohësh dhe piano nga një flirt u shndërrua në dashurinë time më të madhe.
Roli i familjes dhe i shoqërisë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe unë përulem para sakrificës së tyre.

Po sot çfarë komentesh bëjnë skeptikët e dikurshëm kur ndjekin sukseset e tua?

Në koncertin tim të fundit të dhënë brenda ambienteve të  Universitetit te Arteve ka pasur nga ata që më thanë për herë të parë se nuk besuan në fillim tek unë. Gjithsesi ajo i përket të shkuarës. Sot skeptikët e djeshëm rreshtohen gjithnjë e më tepër krah spektatorëve që më dhurojnë  duartrokitje, buqeta apo komplimente. Nëse një artist arrin t’i fitojë me punë këto të tre elemente, atëherë besoj se ka plotësuar një objektiv të madh.

Çfarë vështirësish ke hasur gjatë studimeve të pianos? Si munde t’i kthesh ato në forcë për t’i kapërcyer?

Shkrimin e partiturave mund ta përkufizoj si tmerr. Një pianist duhet të komunikojë vazhdimisht me pentagramin edhe për mua ky komunikim ka qenë i vështirë por kurrsesi i pamundur.
Pavarësisht kësaj,  në sytë e pedagogëve gjithnjë kam dashur të jem e barabartë me studentet e tjerë, duke i kërkuar që të mos mëshirohem por të trajtohem si të gjithë. Në skenë spektatori ka nevojë të shijojë muzikë të mirë dhe jo t’i vijë keq për ty.

Të gjithë këtë ngarkesë kam punuar mjaft për ta kapërcyer. Gjithsesi kur ke pasion dhe vullnet njeriu mund të  përballojë çdo sfidë.

Si e ke menduar të ardhmen tënde profesionale?

Së pari pika më emergjente është punësimi. Një punë e mirë afër profesionit do ta bëjë edhe më produktiv talentin tim.

Së dyti do kisha dëshirë që qytetet tona të kishin më tepër infrastukturë  në mënyrë që unë të lëviz lirshëm pa pasur nevojën e një shoqëruesi. Kjo në një formë do më bënte të pavarur.
Mbase një ditë edhe mund të kompozoj. Kam filluar të eksperimentoj disa gjëra të vogla por gjithsesi është herët për të folur. Le ta lemë surprizë për intervistën e radhës.

Si profesioniste, çfarë komenti ke për muzikën që është duke u prodhuar sot?

Personalisht mendoj se ne kemi artistë vërtet shumë të mirë por problemi qëndron tek tregu muzikor. Muzikanti krijon atë që kërkon tregu dhe duhet ta shesë për të mbijetuar.

Ajo që më vjen keq tek disa nga artistët tanë është se me muzikën apo artin në përgjithësi kërkojnë të bëjnë tregti.  Mbase nga këtu ka nisur edhe shthurja e muzikës. Jam dakord me evolimin por duhet t’i kthejmë sytë pas nganjëherë tek kompozitorët e vjetër që ndërtuan historinë e muzikës botërore.

5 komente në “Historia frymëzuese e pianistes së verbër nga Elbasani”

  1. Shqipe says:

    Zoti qofte me ty moj vajze. Të uroj gjithë te mirat. Një histori që ja vlen të lexohet dhe komentohet. Por shumë nga komentuesit nuk kanë kohë për këtë artikull se janë të zënë duke komentuar mbi politikë, vrasje, showbiz (me falni për fjalorin: bythe, gjoks….)…

  2. Astrit Vetiu says:

    Force dhe talent njereor qe i ka cdo njeri ne fusha te caktuara, pergezime pjanistes se re dhe me shume komente ju lutem.Po te ishte dicka per te share, apo per t’ua hedhur fajin te tjereve, sigurisht do te kishte komente te shumta/

  3. Engjellushe Bejtja says:

    Vasilika je nje shembull qe frymrzon me tslentin tend .Te pershendes per vullnetin kembenguljen ne arritjen e suksesit.Une besoj ne suksesin tuaj dhe do te doja qe po te mundesoje ndonje koncert recital ketu ne qytetin tone,te shijoja me kenaqesi muziken qe luani ju pianistja jone elbsanase.Te uroj shume sukseses dhe fat

  4. krasta says:

    Suksese Vasilika!

  5. Ed tironci says:

    Hallall goce…nero veten familjen ne kombin!!kto lajme botoni o TEMA…jo historina me gerdalla politike…ne me femna qe i hapin komet deputeteve!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82458
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82458
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 21
            [name] => Kulture
            [slug] => kulture
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 49
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 2355
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 21
            [category_count] => 2355
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kulture
            [category_nicename] => kulture
            [category_parent] => 0
        )

    [2] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 5
            [name] => Sociale
            [slug] => sociale
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 5
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 6899
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 5
            [category_count] => 6899
            [category_description] => 
            [cat_name] => Sociale
            [category_nicename] => sociale
            [category_parent] => 3
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X