#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

FOTOT/ Disa piktura fantastike të Kolë Idromenos dhe një histori e shkurtër

Albanologu shqiptar Robert Elsie, ka botuar disa piktura të Kolë Idromenos.

Ai i ka bërë edhe një biografi të shkurtër atij.

Piktor, fotograf dhe arkitekt Kolë Idromeno (1860-1939) është ndoshta një nga piktorët e hershëm më të njohur të pikturës shqiptare.

U lind në Shkodër dhe filloi të vizatonte dhe të bënte akuarele që në moshë të re (1871-1874).

I ndihmuar nga Pjetër Marubi, prej të cilit mësoi dhe artin e fotografimit, shkoi në Venedik në vitin 1875 për të ndjekur Akademinë e Arteve të Bukura, nga e cila u largua pas gjashtë muajsh, pasi nuk mundi tu përshtatej rregullave të rrepta mësimore.

Megjithatë, ndenji në Venedik ku për disa vite punoi si ndihmës i një piktori të njohur venecian, dhe në vitin 1878 u kthye në Shqipëri.

Në vitin 1883 hapi një studio fotografimi me kamerat e importuara nga shoqëria Pathé në Francë.

Në vitin 1912 ishte personi i parë në Shqipëri që importoi aparate filmike për shikimin e filmave.

Në gusht të po atij viti nënshkroi një kontratë me shoqërinë austriake Josef Stauber për ngritjen e kinemasë së parë të thjeshtë në vend. Si piktor, Idromeno preferonte tema qytetare, si në pikturën Dasma shkodrane, 1924, por pikturoi dhe portretet e intelektualëve dhe figurave kombëtare.

Në veçanti, shumë i njohur është portreti me fytyrë gjysmë të mbuluar me shami, Motra Tone, 1883.

Gjithsesi ka edhe peizazhe dhe tema fetare.

Pikturat e tij u ekspozuan në ekspozita ndërkombëtare në Budapest (1898), Romë (1925), Bari (1931), Romë (1936) dhe Nju Jork (1939).

Kolë Idromeno kujtohet në Shkodër gjithashtu si skulptor dhe arkitekt i ndërtesave publike”, shkruan Elsie, për piktorin e famshëm shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82084
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82084
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 21
            [name] => Kulture
            [slug] => kulture
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 49
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 2348
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 21
            [category_count] => 2348
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kulture
            [category_nicename] => kulture
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X