#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Noli ateist? Nasho Jorgaqi: Ja si është përgjigjur vetë peshkopi

noliNjë letër e vitit 1915, paracaktuar të ishte një përcjellje të dhënash mes një konsullate dhe një ambasade greke në Shtetet e Bashkuara thoshte se Fan Noli ishte ateist e ndonëse i tillë, qe dorëzuar prift. Në të njëjtën letër vërehej se ai, Theofan Mavromati (Noli) bashkë me Faik Bej Konicën arritën t’i bëjnë fanatikë shqiptarët autentikë.

Dokumenti është shkëputur nga botimi “Helenizmi i Epirit të Veriut dhe Marrëdhëniet Greko-Shqiptare”, Vëllimi I, 1897-1918, botuar nën kujdesin e Vasilis Kondis, Athinë, 1995. Në shqip është përkthyer nga Sokol Çunga dhe është pjesë e një vëllimi me dokumente të historianes Ledia Dushku.

Biografi i Fan Nolit, prof. Nasho Jorgaqi, i pyetur nga “GSH” se çfarë di për teorinë e “Nolit ateist”, përgjigjet duke sjellë në vëmendje përgjigjen që vetë Fan Noli ka dhënë kur e kanë pyetur në beson në Zot.

Si fillim, prof. Jorgaqi thotë se nuk është aspak e vërtetë që Noli ishte ateist. “Nuk është e vërtetë, nuk ka asnjë dokument që të tregojë që Noli ishte ateist. Ka qenë lakuar edhe më herët, por kjo është diçka që e fyen Nolin dhe nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Si biograf i Nolit, mund të kujtoj se ka aspekte me vlerë në jetën e tij”.

Takimi me Helena Liolin

Jorgaqi tregon se ai u njoh me të ëmën Artur Liolinit kur ajo erdhi në Shqipëri pas viteve 1990. “E njoha gjatë kësaj vizite, që ajo bëri në Shqipëri dhe më pas e kam takuar disa herë. Ajo ishte nga të paktat që e kishte njohur nga afër Nolin. Ishte soprano, kishte mbaruar konservatorin e Bostonit dhe ishte grua e zgjuar dhe me kulturë. Noli dihet që ishte i apasionuar pas muzikës, çka e afronte me të më shumë.

Kam bërë disa biseda me të dhe kam mësuar shumë materiale prej saj”, thotë biografi i Nolit. Ai kujton se, “në fillimin e viteve 1990, duke e ditur që përflitej se Noli nuk besonte, i thashë zonjës Helena, a besonte Noli në Zot apo jo, çfarë dinte ajo sepse bëhet shpesh kjo pyetje, o nga njerëz të painformuar, o nga njerëz qëllimkëqinj. Ajo më tha se do më përgjigjej me një përgjigje që vetë asaj i kishte dhënë Noli”, – thotë Nasho Jorgaqi për “GSH”.

Rrëfimi i Helenës shtrihej më thellë në vite, në kohën kur Noli, atëherë peshkop, çdo vit udhëtonte nga Bostoni për në 12 kisha shqiptare, që ishin në qytete të ndryshme të Amerikës dhe mbante meshë. Helena ishte e martuar në Nju Jork, ku ishte edhe kryetare e gruas shqiptare të Nju Jorkut. “Kur Noli shkonte në Nju Jork për meshën vjetore në kishën e Shën Nikollës (Kolli), Helena tregonte se një natë përpara gjithnjë takohej me të. Në këto takime, Noli pyeste gjithnjë se çfarë kërkesash kishin gratë që t’i kishte parasysh edhe për meshën”, kujton Jorgaqi nga biseda me Helena Liolinin.

Në një prej këtyre rasteve, pyetja e parë e grave për kryepeshkopin kishte qenë: Si të vijmë në kishë me kapele, apo pa të? Dhe Noli ish-përgjigjur se nuk ka rëndësi se çfarë ke mbi kokë, rëndësi ka se çfarë ke në kokë. Pyetja e dytë ishte: A do ishte mesha ulur apo në këmbë, sepse gratë duhet të dinin se çfarë veshjeje të zgjidhnin. Dhe Noli kish thënë se ‘këto janë vendimet e tyre, nuk më takon mua t’u them se çfarë të veshin në kishë’. Ndërsa pyetja e vështirë, tregonte Helena sipas prof. Nasho Jorgaqit, kishte të bënte pikërisht me besimin e Nolit, çka e kishte vënë në pozitë të vështirë. “Shqiptaret e Nju Jorkut i kishin kërkuar asaj të pyeste Hirësinë e tij, Nolin, në është e vërtetë që nuk besonte në Krisht?”, – thotë Jorgaqi.

Ai kujton se, “Helena më tregonte se Noli qeshte, me një lloj pakënaqësie e me një ironi dhe tha: ‘Si thua zotrote, të ketë njeriu një jetë, t’ia kushtojë një ideje që nuk e beson?”.

Biografi i Nolit vëren se Helena tregonte që ajo e kish pyetur në fakt, në është e vërtetë që ju besoni më shumë në politikë se sa në Krisht, sepse i kish ardhur zor t’i thoshte a është e vërtetë se nuk besonte në Krisht.

Ai u përgjigj me kundërpërgjigje: “Të kesh një jetë, t’ia kushtosh atë fesë dhe kishës, të kesh pra një qëllim që i kushton jetën dhe të mos i besosh?”.

Me këtë përgjigje të vetë Nolit, Nasho Jorgaqi e mbyll edhe sqarimin e tij mbi “ateizmin” e Fan Nolit.

Çfarë thotë letra e 1915-ës

Dokumenti i vitit 1915 është një shkëmbim të dhënash mes diplomatëve grekë të kohës, në të cilën për ish-Kryeministrin e Shqipërisë thuhet se ka ‘pasur baba grek’ e po ashtu, thuhet se qe ateist e ndonëse i tillë, qe dorëzuar prift. Në këtë dokument, Noli ‘akuzohet’ se, “atëherë mori rol aktiv në shtypin e huaj për të minuar qëllimet e Greqisë dhe me pamfletin e tij antihelenik që dërgoi në tubimin helenik të mbledhur në ‘Ferway Hall’ deshi të ndalte lëvizjet filohelenike të amerikanëve”. Dokumenti është shkëputur nga botimi “Helenizmi i Epirit të Veriut dhe Marrëdhëniet Greko-Shqiptare”, Vëllimi I, 1897-1918, botuar nën kujdesin e Vasilis Kondis, Athinë, 1995. Në shqip është përkthyer nga Sokol Çunga dhe është pjesë e një vëllimi me dokumente të Ledia Dushkut.

Letra

Konsullata e Bostonit për Ambasadën e Uashingtonit

Boston, 20 gusht 1915

“Raportojmë se veprimtaria kombëtare dhe propagandistike e shqiptarëve në Boston zgjat prej shumë vitesh dhe është veçanërisht e frytshme pas mbërritjes së Faik Bej Konicës në qytet. Faik Bej Konica, me bashkëpunëtor dikur të quajturin Theofan Mavromati, sot Fan Noli, arriti t’i bëjë fanatikë shqiptarët autentikë.

Në vijim raportojmë se Fan Noli e ka prejardhjen nga një fshat i Maqedonisë, është grek nga babai dhe shqiptar nga nëna, zotëron nëntë gjuhë dhe është ateist. Nga viti 1902 deri më 1905 dha mësim në shkollat greke të Egjiptit, ku shfaqi edhe shenjat e para të prirjes së tij shqiptare. E dëbuan prej andej dhe shkoi në Amerikë, ku gjeti përkrahje nën mbrojtjen e Faik Bej Konicës.

Megjithëse ishte ateist, u dorëzua prift i famullisë shqiptare të Bostonit, (ku shërbeu) deri sa shpërthyen Luftërat Ballkanike. Atëherë mori rol aktiv në shtypin e huaj për të minuar qëllimet e Greqisë dhe me pamfletin e tij antihelenik që dërgoi në tubimin helenik të mbledhur në ‘Ferway Hall’ deshi të ndalte lëvizjet filohelenike të amerikanëve. Pasi nuk ia arriti qëllimit, u hodh në Trieste, bashkë me Faik Konicën. Nga atje u kthyen bashkë me Koço Çekrezin, i cili është redaktor i gazetës së Faik Bej Konicës, “Dielli” në Jamestown të Nju Jorkut. Duke dashur të riorganizojnë bashkësinë shqiptare, ndërtuan shoqëri vullnetarësh. Shoqëria e Bostonit ka 50 anëtarë. (…)”.

5 komente në “Noli ateist? Nasho Jorgaqi: Ja si është përgjigjur vetë peshkopi”

  1. Dean says:

    “…..nga viti 1902 deri më 1905 dha mesim në shkollat greke të Egjiptit,ku shfaqi edhe shenjat e para të prirjes së tij SHQIPTARE….”
    O Zot,na mbro nga verbimi dhe injoranca greke!
    D.m.th.,dikush promovon homoseksualizmin dhe në proces e sipër shfaq shenjat e prirjes së tij Heteroseksuale. Uauuuuu……..Prandaj edhe greket që pallojnë njeni-tjetrin nuk e identifikojnë veten si bythqira,pasi në proces e sipër kthehen në hetroseksual.Komb i Shkërdhym.

    1. ec aty says:

      Ateist apo jo,Fan Noli eshte ATDHETAR dhe SHQIPTAR i madh !

  2. Marko Bocari says:

    Ahahahaaaaaa “baba grek nga Maqedonia”. Ne Makedhoni nuk ka patur nuk ka “greke” (as ne Makedhonine e Shkupit,pra verioren e as ne Makedhonine e Selenikut,pra jugoren). Kur Makedhonia e jugut (ajo e Selenikut) u pushtua nga ushtria neo-greke ne 1913-en,atje nuk kishte asnje grek. Dokumentet historike te vete ushtrise neo-greke e deshmojne qarte kete. Askush nuk dinte greqisht ne ato ane,me perjashtime te prifterinjve qe e kishin mesimin e greqishtes te detyruar sepse ishte gjuhe administrative e kishes! Shteti neogrek u mundua te ndryshonte strukturen etnike te kesaj zone (qe popullohej nga shqiptare,sllave,vllahe,turq,hebrej e armene) duke sjelle popullsi kristiane nga Turqia (te quajturit ponte,karamanlinj dhe kapadhokinj). Keto popullsi ne fakt nuk kane lidhje me greket. Kapadhokinjte dhe karamanlinjte jane popullsi te Turqise jugore,popullsi turanike (te njejta me turqit dmth) por qe kishin ardhur me pare se turqit,rreth 2 shekuj me pare dhe ishin vendosur ne zonat e Perandorise Romane te Lindjes (i ashtuquajtur me vone nga historianet si Bizanti). Keto popullsi ishin kristianizuar dhe vazhduan te mbeteshin kristiane edhe pas ardhjes se vellezerve te tyre turqve osmane qe ishin myslimane. Keto popullsi kishin gjuhe amtaren turqishten dhe kete perdornin edhe ne kishat e tyre. Madje ata e shkruanin Ungjillin ne turqishten e tyre me shkronja greke dhe liturgjia kishtare behej ne turqisht. Edhe sot e kesaj dite keto popullsi qe jetojne ne shumice ne Greqine e Re,vazhdojne dhe flasin ne shtepi turqisht dhe kur organizojne festa e panaire,kendojne e vallezojne tyrcelinjshe! Karamanlinjte dhe kapadhokinjte kane tipare te dallueshme fizionomike si popujt turanike. Jene te shkurtet,fytyrgjere,syterhequr dhe dicka midis ezmerit dhe verdhacukut ne ngjyren e lekures. Pontet jane nje grup tjeter popullsie kristiane e ardhur nga Turqia veriore. Keta ndahen ne dy grupe : turkofone dhe pontiofone. Jane nje popullsi shume e perzier midis turqve dhe gjeorgjiano-kaukazianeve. Zona e tyre e prejardhjes ndodhet ne veri te Turqise se sotme,ne brigjet e Detit te Zi,me qender ne Trabzon (Trapezunda).Po te studioni historine e asaj hapesire do kuptoni thjesht se aty ka patur levizje popullsish nga zonat perreth kryesisht kaukaziane dhe gjeorgjiane. Pretendohet qe ka patur edhe koloni te heleneve te lashte,por qe gjurmet e tyre kane humbur ne histori,ashtu sic kane humbur ne histori gjurmet e kolonive te heleneve te lashte ne shume brigje te Mesdheut. Ardhja e turqve e beri edhe me mix popullaten e asaj zone dhe ekzistenca e ketyre popullsive as qe vihet ne dyshim. Gjate periudhes se Perandorise Romane (Bizantit) kjo zone ishte nen sundimin e Perandorise,ndersa Gjeorgjia apo Kaukazi,pergjithesisht ishin jashte sundimit roman. Kjo zone ka patur tendenca shkeputese (irretendiste) dhe nje fare organizimi fetaro-administrativ. Pontet turkofone kane shumer ngjashmeri me pontet pontiofone,si ne tradita,veshje,kenge e valle,por turkofonet shihen shpesh me percmim nga te tjeret dhe quhen turko-spori (dmth fara-turke). Pikerisht ne kohet e sundimit romano-lindor (bizantin),popullsia ishte mixe kauaziano-gjeorgjiane dhe duke qene se gjuha zyrtare e kishes dhe e shtetit ishte greqishtja mesjetare,ne keto zona u perhap nje gjuhe qe quhet pontiaka. Kjo gjuhe ka lidhje me greqishten mesjetare kishtare (po aspak me helenishten e lashte sic pretendojne disa),por eshte e pakuptueshme nga greqishtja e sotme (dhimotika) qe eshte gjuha zyrtare ne Greqine e Re! Natyrisht pontiaka-ja eshte e ndikuar shume dhe e mbushur me fjale nga turqishtja,por edhe nga gjuhet sllave apo gjeorgjiane.Kjo popullsi,qofte turkofone qofte pontiofone mbeten kristiane edhe gjate Perandorise Osmane dhe edhe sot e kesaj dite perdorin ose turqishten ose pontiakishten si gjuhe te tyre shtepiake, ne Greqi ku jetojne. Pontet (turkofone dhe pontiofone) kane tipare krejt te dallueshme fizionomike dhe dallohen shpejt ne gjithe Greqine. Ata jane te shkurter,fytyre gjere,hundekerrabe dhe shume ezmere. Kane veshjet dhe traditat e tyre,kenget dhe vallet,te cilat po te mos e dish i merr per turq,se jane krejt te njejta!
    Keto tre-kater grupacione popullsish u sollen ne Makedhonine e jugut (te Selenikut) dhe ne Thraken perendimore,sidomos pas vitit 1925,por edhe pas viti 1990 (keta te fundit erdhen nga Gjeorgjia,Armenia dhe Rusia). Ne nje popullsi prej rreth 800 mije banore qe kishte Makedhonia e Selenikut ne vitet 1920, erdhen rreth 700 mije ponte,karamanlinj dhe kapadhokinj. Duke perdorur politikat e spastrimit (turqit u detyruan te largoheshin te gjithe,por bashke me ta dhe shume popullsi te tjera myslimane, si shqiptare dhe sllave. Po ashtu edhe hebrejte u spastruan gjate Luftes II-te,ndersa sllavet u debuan ne shumice gjate Luftes Civile ne Greqine 1945-1948), po ashtu edhe politikat e te asimilimit ndaj popullsive vendase (shqiptareve,sllaveve,vllaho-shqiptareve,armeneve qe ishin popullsi kristiane) dhe duke sjelle keto popullsi kristiane nga Turqia,shteti neogrek u perpoq dhe vazhdon te perpiqet ende sot me te gjitha menyrat te grekezonte Makedhonine jugore. Keshtu ne 1990,kur Makedhonia e veriut (e Shkupit) shpalli pavaresine nga ish-Jugosllavia,ne Greqi plasi nje kundershtim i hapur ndaj atij shteti dhe filluan te shperthejne teorite “Makedhonia eshte greke” dhe te teorise se Makedhonia e lashte na ishin helene dhe Leka i Math na ishte helen. Deri atehere shume pak flitej per “helenicitetin” e Makedhonise se lashte. Dicka kishin filluar te perrallisnin ne Greqi ne vitet 1905-1913,kur u kuptua se Perandoria osmane do shkaterrohej dhe ne Greqi filluan te pretendonin territore. Si justifikim,pikerisht ne ato kohe, dolen disa teori per Makedhonine si “greke”,se deri atehere si kishte vajtur njeriu ne mendje. Por keto u shuajten shpejt,sapo arriten qellimin dhe moren nje pjese te madhe te Makedhonise (pjesen jugore) ne 1913. Pastaj nuk u ndjene me,derisa ne 1990 doli nje shtet tjeter qe quhej Makedhoni dhe pervec kesaj ky shtet kishte pretendime territoriale ndaj Greqise (kerkonin bashkimin me Makedhonine e jugut,ose te Egjeut sic njihet ndryshe). Aty filloi kundershtimi me kete shtet,te cilit Greqia nuk i njeh as emrin (prandaj nderkombetarisht quhet FYROM) dhe pas 1990 s’lane teori pa nxjerre dhe “vertetim” pa thene se “Makedhonie einai elliniki – Makedhonia eshte greke”! Cuditerisht jane pikerisht pjesetare te ketyre popullsive te ardhura, qe quhen “prosfigies = ardhacake”,pra (ponte,karamanlinj e kapadhokinj) qe cirren me shume,qe bejne patriotin e flakte dhe thone se jane “pasardhes te Aleksandrit te Makedhonise”. Keta nga Azia,na qenkan pasardhes te makedhonasve!!!??? Por te verteten nuk e dine vetem neogreket,ata duan te vertete ate qe ju pelqen atyre. Te gjithe aktoret politike dhe vendim-marres ne bote e dine fare mire se Makedhonia e sotme (e veriut dhe e jugut) eshte banuar dhe banohet nga popullsi te ndryshme heterogjene. E dine shume mire se cfare politikash ka ndjekur shteti neogrek dhe e kuptojne hallin dhe interesin qe ka ky shtet. Sa per Makedhonine e lashte,pavaresisht perpjekjeve neogreke apo sllave,historia eshte shume me e thjeshte dhe e qarte :
    – makedhonasit e lashte nuk kane lidhje me sllavet! Keta jane te ardhur ne Makedhoni dhe ne gjithe Ballkanin ne shek VI-VII (pra 1000 vjet pas Lekes se Math) dhe jane sllave ashtu si sllavet e tjere (saktesisht sllavo-makedhonasit jane etnikisht bullgare dhe flasin nje dialekt te bullgarishtes)
    – makedhonasit e lashte nuk ishin helene! Vete helenet e lashte e kane dokumentuar qe para 2500 vjetesh se makedhonasit ishin “barbare” dhe flisnin nje gjuhe tjeter. Nuk ka asnje dyshim per kete. Kur e thoshin helenet e lashte atehere,c’rendesi ka se c’thone neogreket e sotem! Vete Leka i Math e ka mesuar helenishten ne moshen 15 vjecare (ashtu sic mesojme sot anlishten) dhe keto jane te shkruara e zeza mbi te bardhe,s’ka asnje dyshim!
    – makedhonasit e lashte ishin fise pellasgo-illyre. Shqiptaret shpesh here ne histori quhen makedhonas. Gjate periudhes romake,ka pasur periudha te gjata kohore kur kryeqendra e Provicium Ilyiricum-it ishte Seleniku! Makedhonia eshte nje nga krahinat shqiptare (Dardani,Makedhoni,Epir,Illyri). Fatkeqesisht vetem shqiptaret nuk e vrasin mendjen dhe nuk e rivendikojne Makedhonine (te veriut dhe te jugut),megjithese shkencetaret percaktojne vetem shqiptare si pasardhes te makedhonasve te lashte. Figura e Lekes se Math sidoqofte eshte vendosur ne monedhen kombetare shqiptare qe ne 1924-n .Monedha “1 Lek” e emetuar ne 1924, ka portretin e Lekes ne nje ane dhe ne anen tjeter Leken e Math ne kale. Monedha jone quhet Lek pikerisht ne perkujtim te Lekes se Math te Makedhonise. Pikerisht kete portret te Lekes se Math qe gjendet ne monedhen tone te 1924-s, kane vendosur greket ne monedhen e tyre “100 Dhrahmi” ne vitin 1978!!!!
    MAKEDHONIA ESHTE SHQIPTARE,AS GREKE,AS BULLGARE!!!

    1. askushi says:

      Gjeja e pare qe bejne shqiptaret sikur eshte zberthimi i emrave, apo jo! Etimolog te tere. Dhe nga zberthimi i emrave i nxjerrin te tere shqiptare, me Napoleon, me Kollokotron bythegurin, me Athine, me Maqedoni e shume e shume te tjera. Po kur nuk ju ben pune zberthimi i emrave, atehere mbushin carcafe me budallalleqe si ky me lart.
      Ashtu eshte dhe me emrin dhe mbiemrin e Theofan Mavromatis. Sido qe ta rrotullosh vetem grek te del. Dhe kur s`ke c`ti besh emrit, atehere ngelet carcafi per tu mbushur.

      1. askushi qe ta mbushi says:

        O derdimen Pisoglendi, ti kujton se historine dhe realitetin ne Greqi nuk e njeh njeri dhe ju grekomanet mund te fshiheni pas gishtit!? Mos ki asnje shprese o PSIKOPAT!!!
        Sa per emrin Mavromati,ky ka qene pseudonim letrar i Fan Nolit,jo mbiemri i tij! Qe Noli eshte shqiptar nuk ka ngelur nje HALABAK si puna jote qe ta vej ne dyshim!
        Aaaa po ke te drejte, emri jot PISOGLENDI eshte grek e shkuar grekut 🙂 🙂 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82084
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82084
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 15
            [name] => Dossier
            [slug] => dossier
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 15
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 1519
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 15
            [category_count] => 1519
            [category_description] => 
            [cat_name] => Dossier
            [category_nicename] => dossier
            [category_parent] => 0
        )

    [2] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 21
            [name] => Kulture
            [slug] => kulture
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 49
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 2348
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 21
            [category_count] => 2348
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kulture
            [category_nicename] => kulture
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X