mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Ankesa, ankesa dhe baltë….

sonila alushiNga Sonila Alushi

E kam bërë dhe unë, kot të them. Shkoja ato vitet e para në Shqipëri e gjithçka më dukej më skëterrë se ç’e kisha lënë. Kjo, pak sepse kisha ikur gjithë mllef, për faktin që vendi im më detyroi të zija krahët e të kërkoja strehim gjetkë e ai mllef s’më kish kaluar.

Pak, se ambjentimi në Itali më kish mësuar shumë shpejt me kushte më të mira e shërbime më efiçente dhe krahasimi ish i paevitueshëm.

Pak, sepse prisja që progreset në vendlindje të ndodhnin më shpejt.

Pak, sepse isha e bindur që kritikat tona, të emigrantëve, ishin ndërtuese (e mbase ishin), sepse në këtë mënyrë tregonim se si duhet të funksiononin gjërat, çfarë duhet të pretendonte njerëzia.

E pak, sepse kështu i mbushja mirë mendjen vetes që zgjedhja ime ishte ajo e duhura.

Me një fjalë, me këtë sjellje i fusja një shukë në gojë mallit e kthehesha e qetë në shtëpinë e re, të huaj asokohe, e të qetë. Motive të bindshme e një mundësi kthimi në kohë nuk do më bënte të sillesha ndryshe. Ishte një fazë ajo, një shkallë e nevojshme për t’u bërë për të hipur tek tjetra.

Më këtë nuk dua të them që kur shkoj në Shqipëri, sot, gjej parajsën. Me këtë dua të them që sot shkoj më e qetë ashtu siç bota ime e brendshme është më e qetë e ndaj gjykoj botën e jashtme (se gjykimit nuk i shpëtoj dot unë e asnjë tjetër për mendimin tim) më me racionalitet e më me pak emocion.

Kjo më bën të gjej edhe situata të përmirësuara; njerëz që punojnë me pasion në rrethin e tyre sado të vogël; suksese të konsiderueshme në disa fusha e sidomos në mentalitetin e punës, e marrëdhënieve në familje e në shoqëri; e mbi të gjitha shoh një ndërgjegjësim gjithmonë e më të madh për çfarë mungon e si duhet të arrihet.

Se t’i themi gjërat siç janë, pas 25 viteve emigrim, pra hyrje dalje te emigrantëve, pas 25 viteve eksperienca të marra jashtë vendit e të përdorura në Shqipëri, formimit profesional në vend e pothuaj në të gjitha fushat, e pas heqjes së vizave, pra lirisë të të udhëtuarit në Europë pa pengesa, nuk mendoj se njerëzia nuk di ende të dallojë të keqen e duhet të shkojmë t’ja vjellim ne në dy javët pushime.

Për mua ka ardhur një moment që ankesat e kanë konsumuar efektin pozitiv dhe punën e tyre.

Sot, pas kaq vitesh rritjeje si shoqëri, mendoj që krtikat apo akoma më keq, sharjet, nuk kanë veçse efekt dekurajimi, frenimi, acarimi dhe shkatërrimi në disa raste (tek më të dobëtit).

Sot, pas kaq vitesh rritjeje si shoqëri, brenda e jashtë vendit, mendoj që për të inkurajuar e ndërtuar, duhen duartrokitur progreset sado të vogla, sukseset, përmirësimet.

Jo për gjë por të vjellin vrer dinë dhe vetë ata se ato hallet i jetojnë mbi supe çdo ditë e me siguri u rëndojnë më shumë se sa neve.

Pra dinë të vjellin më shumë e mirë se sa ne. Puna është ç’mund të bëjmë ne të tjerët për ta.

Unë për vete nuk bëj dot shumë sepse vazhdoj të jetoj jasht vendit e vazhdoj të mendoj që kam bërë mirë që nuk jam kthyer.

Familja ime ka prioritet para çdo dashurie tjetër, edhe para atdheut e këtu familja ime, fëmijët e mi, janë shumë më mirë se sa do të ishin atje.

Këtu kam ndërtuar çerdhen e kam vënë rrënjë tashmë. E dua këtë vend po aq sa Shqipërinë se kam kaluar gjysmën e jetës time këtu.

Jam bërë grua, jam bërë nënë në këtë tokë. Hipokrizinë dhe nacionalizmat shterpë s’i kam qejf.

Ndaj ajo që dua të them është që kur nuk ke mundësi t’i ndihmosh, të paktën mos i dekurajo duke parë e shprehur vetëm të zezat.

Mos e mbyt mallin se do të bëhet gur në gji. Zgjedhja jote është me siguri më e mira nga ato që kishe mundësi të bëje. Hidhe supeve, vazhdo rrugëtimin e nëse përgjatë ke mundësi të marrësh përdore kënd, unë të ulem në gjunjë. Nëse nuk ke mundësi, vazhdo rrugën sa më i qetë e sa më me pak maraz. Unë, personalisht, të vlerësoj e të ulem në gjunjë gjithsesi.

12 komente në “Ankesa, ankesa dhe baltë….”

  1. Shkurte Pal Vata thotë:

    Krejt keshtu eshte shoqja Ollga Plumbi.Sot Shqiperia vertete eshte bere «Danimarke» dhe atehere ishte «Albania».Po shume shpejt me Rilindasit ne Drejtim,Shqiperia do behet Qatar e Danimarke bashke.

  2. dine thotë:

    Jeni nje moter e mbrekullueshme. Ju respektoj!Por, ja shiko “reagimet” e parafabrikuara te “shkurtevepalvatave” te PD-se!”24 ne 24 ore me keto shkrimellumra merren.

  3. s.h. thotë:

    Refleksion korrekt dhe real ! Ne pergjithesi ish-et, ketu perfshihen te gjithe ata qe kane gezuar apo perfituar dicka te padrejte, vetem kritikojne dhe nxijne realitetin ; sikur gjithe te zezat e races njerezore sterrojne vetem ne Shqiperi . Degjoja dy dite me pare nje analist mendjendritur , te cilit , djali qe jetonte ne Suedi , i paskesh thene – se atje , ne Suedi, nuk ishin problem bora dhe ngrica ne rruge …! Krahasim krejt jashte realitetit dhe vetem per te nxire ….Ne vend qe , si profesor ambjenti, ti ftonte njerezit , duke qene vete i pari per te pastruar akullin e rrugices apo hyrjes se pallatit …!

    1. Aksi thotë:

      Ua, po c’eshte ajo fjale, si mundet te pastrojme ne vete cfare ndodh jashte pragut te shtepise sone? C’eshte ky tmerr? Ne kemi per borxh te hedhim qesen e plehrave nga kati i peste, por kurrsesi te bejme ndonje gje per te pastruar jashte deres sone. Do thuash ti, ne cdo vend te botes, pragun e shtepise e pastron vete nga bora… po c’rendesi ka kjo. Ne qe ishim Kabul deri dje, duhet te jemi New York TANI!

  4. Shoku shpati thotë:

    Shkruaj dhe nja dy shkrime
    Do vije ndonje kryetar partie mbas zgjedhjeve e do behesh ministre ne shqiperi me degjo mua vazhdoje keto 6 muaj shkruaj.

  5. Asus thotë:

    Ke te drejte. Po keshtu eshte, vend i prapambetur e I veshtire per te jetuar. Ndoshta kjo I ben njerezit te ashper e me pak human, por dhe te lodhur nga pritja e genjeshtrat. Cerekshekulli ne pritje nuk eshte pak. Prandaj shume zgjedhin ikjen. Sidoqofte, nje fjale e mire eshte e mire.

  6. safo thotë:

    Koment i pergjithshem. Do preferoja dicka konkrete, te kapeshme.

  7. Festim thotë:

    Remember that resentment is like holding a hot coal and expecting it to burn someone else. / Mba mend se pakënaqësia është si të mbash një thëngjill të nxehtë dhe të presësh që ai të djegi dikë tjetër.

  8. lloqe lloqe thotë:

    arsimi – mizerabel
    shendetesia – mizerabel
    policia – injorante, e korruptuar, joprofesionale
    partite – te korruptuara
    ligjevenesi/parlamenti – partizan/nukperfaqeson populli/kulturisht i ulet
    qeveria/ekzekutivi – i korruptuara
    gjyqesori – i korruptuar
    pushteti lokal – i korruptuar dhe nen thundren partiake
    infrastruktura jetesore uji, energjia, rruget – te shekullit te 19. nuk ka uj te pishem ne 24 ore cezma as ne Tirane. apartamentet nuk kane ngrohje, por ngrohin vetem nga nje dhome.
    varrezat – skandaloze si ne boten e 4-rt
    transporti publik – kualitet kandahari, i parregulluar, i ndotur e i rrezikshem.
    sigurimi i jetes, prones, shebimeve, transportit, aktiviteteve – primitiv dhe nuk egziston per shumicen e elementeve mesiper
    licensimet profesionale – qesharake. Ndertest cpohen, modifikohen, simbas fantazise e qefit te banoreve. Nje termet do tregoje cka ndodhur me ndertimet
    demokracia – ne nivel te ulet
    zgjedhjet – te korruptuara
    media – e pakulture dhe e blere
    mbrojtja e interesit kombetar – ZERRO (shitet, deti, shfarosen pyjet, shfaroset fauna e flora, ndotet cdo lum, plazh, e liqen)
    dinjiteti individual si qytetar – ZERRO konsullatat, ambasadat jane qesharake. jane mbushur me mashtrusa qe duan te bejne pare me hallet e bashkeqytetareve apo nuk kane asnje aftesi asistimi.
    arti kultura – ne degradim total talkshow 7 emra ne 20 vjet qe nuk jane ekspert ne asnje fushe, muzike e percudnuar, shkaterrim i teatrit, operas, baletit kombetar i degraduar ne nje grusht njerezish me shfaqje qe i kam pare qe ne 80 e perseriten.
    bujqesia – QAMET
    turizmi – IBRET, injorance, mungese strukture e kulture sherbimi, i ndotur e ne duar te banditeve.
    keto me lart jane te zeza he per he – nuk ka rendesi ca thote kjo goca

  9. fatmir thotë:

    ma ha mendja qe ti moj zonje ke pushuar se sharre , dhe ankuar qe nga viti i larget 2013.Tani ne ske ti per tu ankuar.lerja popullit qe jeton ne kete vend muti, te ankohet e te turfulloj. atyre njerezve qe jetojne ketu.

  10. DETARI Atllantidhes🌐 thotë:

    Nji artikull shume i qasur me realitetin !🎄🎄🎄🎄🎄🎄🎄🎄🎄🎄🇺🇸🇷🇺🇮🇹🇪🇸!
    Por ashtu sic e komenton edhe nji me lart ,eshte e veshtire qe ta kenaqesh shijen e shqiptarit,sidomos te atij shqiptari endacak nga trute ,qe nuk gjen parkim vec neper wc !😉
    Ndryshimin e kane bere vetem te majtet ,dhe shyqyr zotit qe kemi nji Erion dhe nji Ed !!!!!!!!!🏨🌐🏥🏦🇩🇪🎄🇺🇸🇷🇺🇮🇹🇪🇸🎎⛔🍓🍎🍕⚽🏆🎑🏈🎉🎀🎊🎾🎄🎄🎄

  11. vp thotë:

    E kam bere dhe une nje here kur visitova Vloren ne 2012 Kisha mbaruar se piri nje shishe uji dhe po perpiqesha te gjeja nje kosh plehrash (recycling) per te hedhur shishen por me kot u perpoqa nga Kali i Trojes deri ne Skele
    Atehere i dergova nje mesazh kryetarit te bashkise se Vlores ne ate kohe por nuk more asnje feedback se do ta shikonte ate problem….
    Meghjithate e them se sot shume njerez e quajne te natyrshme te verifikojne situaten dhe te ankohen ne organet locale apo qendrore ne pushtet; Po marr vetem nje shembull shume te thjeshte :
    Kudo ne cdo vend te botes qe ka reshje te theksuara te bores si ne Canada njerzit jane te predisposuar te pastrojne pjesen e trotuarit qe i perket pronesise se secilit dhe kjo behet vullneterisht pa pritur organet locale te dergojne mjetet e pastrimit
    Kete mendoj se duhet ta bejne te gjiithe banoret pa dallinm bindje politike pasi eshte nje veprim jetik per ti dhene gjalleri funksionimit te jetes edhe ne kushte moti me debore….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 79369
            [filter] => raw
            [object_id] => 611789
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 79369
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 11
            [name] => Blogu TemA
            [slug] => blogu-tema
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 11
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 7958
            [filter] => raw
            [object_id] => 611789
            [cat_ID] => 11
            [category_count] => 7958
            [category_description] => 
            [cat_name] => Blogu TemA
            [category_nicename] => blogu-tema
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X