#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Kunati i zemëruar me Jarin: Gazetarët kanë model zgjedhjet e lira brenda PD

Pas fjalimit të Jarit para gazetarëve, Kunati u tërbua.

Fjalimi ishte kopjuar fjalë për fjalë, nga fjalimi i Lulit para gazetarëve me rastin e festës së “RD”.

Njësoj si Luli, edhe Jari u bëri thirrje gazetarëve të luftonin për zgjedhjet e lira, se do t’i vidhte krimi i organizuar.

Pas kësaj, Kunati i zemëruar i kërkoi Lulit të mos shqetësohej, por të ruante qetësinë, siç e ruajti në zgjedhjet me Olldashin:

“I dashur Luli. Nuk di në e ndoqe Jarin.

Ka marrë pikë më pikë fjalimin që të bëra unë për festën e “RD”, dhe ua ka lexuar gazetarëve si të tijin.

Tani është e qartë se ai po përpiqet të fitojë pikë dhe të të eklipsojë ty, lidhur me humbjen e pritshme në zgjedhjet e ardhshme.

Ai po kërkon të duket se ka qenë njësoj i angazhuar si ty për zgjedhjet dhe po kërkon aleancë me gazetarët.

Por ai i ka bërë llogaritë gabim.

Beteja e tij me ty, nuk është për zgjedhjet e lira parlamentare, por për zgjedhjet e lira në PD.

Ai mendon se gazetarët do dëgjojnë këshillat tona, për të monitoruar zgjedhjet parlamentare si zgjedhje të lira, por ne kemi përvojën tonë, se si kanë mbuluar gazetarët zgjedhjet e lira dhe të ndershme në PD.

Dua t’i kujtoj Jarit, se kur ne hymë në zgjedhje me Olldashin brenda PD, pati shumë gazetarë që donin të shkruanin për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por në fakt vetëm disa vetë shkruajtën.

Disa deshën të shpifin, se ne kishim bërë presion dhe kishim përdorur kriminelë në qendra votimi të PD, duke kërcënuar se “kush voton Olldashin, është kundër Doktorit”.

Por asnjëri nga ata që ishin sot tek Jari, nuk ia mbajti ta shkruante.

Ca të tjerë deshën të shkruajnë se Doktori ka marrë në telefon njerëzit e PD dhe u ka thënë: “Kush angazhohet për Olldashin është duke i futur thikën pas shpine PD-së”, por asnjërit nuk ja mbajti të shkruante, nga ata që ishin sot tek Jari.

Disa të tjerë u treguan dhe më të poshtër, pasi gjetën që fletët e votimit ishin me numër rendor, dhe kjo identifikonte çdo votues për kë kishte votuar.

Por asnjërit prej atyre gazetarëve që ishin tek Jari sot nuk ua mbajti ta shkruante.

Disa të tjerë shpikën sikur ne kishim anëtarësuar njerëz të rinj në PD që s’kishin lidhje me PD, vetëm për të shtuar votat tona, por asnjëri prej atyre që ishte tek festa e Jarit sot nuk ia mbajti ta shkruante.

Jari mendon se duke na kopjuar ne, është duke fituar pikë me gazetarët, por nuk e ka kuptuar se ne në festën e “RD” ftojmë ata që duam ne dhe që na kanë qëndruar besnikë për zgjedhjet brenda PD.

Kështu që, kur të vijë mes teje dhe Jarit puna, këta gazetarët e dinë se çfarë duhet të shkruajnë.

Ai budallai mendon vërtet se ne jemi të shqetësuar për zgjedhjet parlamentare.

Problemi jonë është që gazetarët të mos ndihen kur të bëhen zgjedhjet në PD, se ato parlamentare kanë mbaruar me kohë.

Po ti shkruaj ty këto që të mos trembesh, pa ai le të thotë ç’të dojë.

Rëndësi ka që gazetarët të sillen siç u sollën me zgjedhjet brenda PD dhe i kemi punët në rregull.

Kur nuk ua mbajti nga ne, si do t’ua mbajë nga kriminelët atyre, të shkruajnë për manipulime”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 10
            [name] => Antena
            [slug] => antena
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 10
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 2114
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 10
            [category_count] => 2114
            [category_description] => 
            [cat_name] => Antena
            [category_nicename] => antena
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X