mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Robert Ndrenika mbush 75 vjeç. Miku i tij Pëllumb Kulla ka një mesazh emocionues për të

ndrenikaAktori i njohur Robert Ndrenika, mbush sot 75 vjeç.

Me këtë rast, regjisori Pëllumb Kulla, që është edhe mik i tij, i ka dërguar një mesazh emocionues.

“Edhe ju më të rinjtë do të vinit te 75-at!

Berti i dashur, ta uroj këtë ditë të shënuar. Ti, i shtrenjti Bert, meriton që sot, veç e veç, tok e tok, shtëpi më shtëpi, studio më studio, auditor më auditor, njerëzit të trokasin gotat me mendjen tek vitet e tua gjurmëlënës në skenat dhe ekranet e shqiptarëve.

Me ty, o shoku im i klasës dhe i shkollës, o miku im i vjetër, kemi kaluar bashkë një pjesë të mirë të këtyre viteve.

Kemi biseduar dhe kemi qarë halle, jemi tallur e kemi ngacmuar njëri tjetrin, por kurrë unë nuk jam ndalur e nuk të kam thënë atë që do të të them pikërisht sot.

Atë që, ti i dashuri im, je një artist i madh, nga ata të ndriturit, nga ata që skenës dhe ekranit i vijnë rrallë, shumë rrallë. Ti je nga ajo racë aktorësh që të zbukurojnë jetën dhe që i japin pavdekshmëri teatrit, asaj loje magjepsëse ku njerëzit qeshin e qajnë për ca realitete të sajuara bukur.

Ti, Bert, je nga ata aktorë të paktë që janë mjeshtra dhe në ndërtimin e figurave komike, dhe po aq mbresëlënës me karakteret dramatikë.

Ti ke bërë aq shumë sa njerëzve kur u flitet për teatrin, mendja u shkon vetëm tek artistë si ti.

Paç jetë të gjatë mes familjarëve të tu, mes miqve të tu dhe u shtoftë edhe më tej magjia e artit tënd”, shkruan Kulla.

3 komente në “Robert Ndrenika mbush 75 vjeç. Miku i tij Pëllumb Kulla ka një mesazh emocionues për të”

  1. Spektatori thotë:

    Edhe 100 te tjera,ti gezosh me familjen tende.me miqte e vertete dhe te sinqerte !
    Respekte per punen plot passion dhe profesionalizem !

  2. xhemi thotë:

    Jete te gjate, Aktorit te Madh!!!!!
    Artiste me kuptimin e plote te fjales, qe shkelqyen ne “diktature”, se ne kete shkerdhatoci te sotme shqiptareske, dalin ne siperfaqe te paaftet, antikapete qe bejne art me banalitete e degjenerim.

  3. Ben Dibrani thotë:

    Robert Ndrenika eshte nje margaritar nder me te ndritshmit ne kuroren e aktoreve me te medhenj Shqiptare ne histori. E kam duartrokitur dhe jam perulur me respekt mu aty, para tij. Jete te gjate Bert, pa ty teatri do te kishte qene me siguri i manget.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 79388
            [filter] => raw
            [object_id] => 611807
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 79388
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 21
            [name] => Kulture
            [slug] => kulture
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 49
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 2278
            [filter] => raw
            [object_id] => 611807
            [cat_ID] => 21
            [category_count] => 2278
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kulture
            [category_nicename] => kulture
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X