mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Si u përjetua vdekja e Enver Hoxhës…Shkodra mori lajmin çlirues: Mortin e kuçedrës

enver-hoxha-zps15217fd9_1484034295-6164828Grotesku, tragjikja, sublimja në një roman. Kam shkruar shpesh për dramat-komedi të Stefan Çapalikut, ku vallëzon hijshëm tragjikja e dramatikja nën velin a një cipëz rrezëllitëse të komikes. Madje të groteskes. Ku tallja dhe shpotia, pasi ti qesh, të lë përfund piklën e lotit që padashur të paska riguar faqeve e ti s’e paske vënë re (keqardhje për fatin e personazheve, por edhe për fatin e të gjithëve ne).

Ky stil i parapëlqyer që zotëroi shekullin XX, u grahu dy kuajve të një letërsie integrale, dramatikes dhe komikes, nën një fre e mëgojëz, mbajtur fort prej një tipi shkrimtari, “akrobat” i situatës e i të përzierave gjithfarëshe. Teksa fleta e fundit e romanit të mbramë të Stefan Çapalikut “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” ka mbaruar dhe unë ende kujtoj se “historitë-thagma” do të vijojnë edhe më tej, mendjeftohtë vë re ndoca spikama të një letërsie që parapëlqen paradokset, ku rendi dhe kaosi, harmonia dhe “pastishi”, përqendrimi në një pikë dhe hapja në shumë syresh njëherësh, ku rrëfyesi dhe e rrëfyera, shenja dhe i shënjuari, fabula e mirëpërcaktuar dhe mozaiku, graviteti i “tokës” dhe etja e “fluturimit”, tallja dhe dhimbja, të gjitha këto krijojnë ndoca koreografi narrative tërheqëse, shpesh çudane, ku mikro&makro kozmosi venë e vijnë duke ofruar një imazh tërësor të Shkodrës si qytet, si antropologji, si kureshtje e, mbi të gjitha, si “frymë”, që mua s’di pse më sjell ndërmend ato qëndisjet në gjergjef, tek e cila mijëra kryqe krijojnë së toku figurina, në dukje “mortore”, groteske e si relikte, të një kohe që ka ngrirë në fosilet e historisë që iku, por që megjithatë vjen dhe është aty, bri nesh, duke frymuar heshturazi si mbamendje në ankth.

Po pse më mbeti hirit të mendjes kjo mbresë e “pambarimit”? Afërmendsh, nuk është stili “non-finito”! Jo. Romani është i mbaruar në vetvete. Kujtesa të ndrydhura fëmijërie dhe rinie që ndizen befas dhe kërkojnë një roman. Sepse gjithkush mund të japë një testament të jetës së tij, posaçërisht të fëmijërisë dhe adoleshencës, në vitet e diktaturës, kur “ndodhin gjëra pa ndonjë domethënie të madhe, gjëra të vogla ose rebelime jo ndaj njerëzve të duhur dhe jo me gjestet e duhura”.

Ajo kohë e zgjatur, për dreqin dhe të zezën tonë, mpiu gjithçka, thithi energjitë dhe lëngjet e njerëzve, atrofizoi trutë, talentet, habitë dhe të papriturat e atyre që kishin ëndrra, që dinin të fantazonin, të “bënin”, të kundërshtonin, të sfidonin; i futi të gjithë nën batanijen e lagësht të rëndomtësisë, mediokritetit, varfërisë, “barazisë”, ku shpirti dhe personaliteti shitej dhe blihej me çmim të lirë, ku “heronjtë e mi të fëmijërisë qenë plakur ose kishin vdekur. Silleshin nëpër qytet vetëm disa kopje të zbehta si fantazma apo relike të bëra pa kujdes nga dora që dridhej e qytetit”. S’di pse toni i këtij romani më kujton herë-herë të famshmin e hebreut Amos Oz, “Rrëfim nga errësira për dashurinë”. Është ky libër një kohë dhe përtej kohë; është poetikja, dramatikja dhe burleskja.

Edhe gjestet apo bëmat anekdodike i japin hare. Dhe unë kam qeshur me vete gjithandej faqeve të tij. E si mos të qeshësh me Cenin, që e shet trupin e vet si kavie për studentët e mjekësisë a ndonjë spital kur të vdesë (s’dihet se kur?!), dhe sakaq paratë i bën rrush e kumbulla duke pirë, pa u dhënë kurrgjë motrave që prisnin një farë qari nga kjo shitje çudane për së gjalli e të vëllait xhuxh. Vallë çartje e kokëkrisje është Nuh Sahatçiu, që e kishte mbajtur në sirtar orën e një oficeri nazist mbi 40 vjet dhe ia dha të birit të tij, në çmimin që kishte rënë në ujdi me të atin dikur, teksa i riu pati ardhur si turist në Shkodër: një gjest i veçantë prej zanatçiu dhe superkorrekti në llojin e vet; Zef Zorba që bën teatër me do kukulla të vogla në miniaturë, në një skenë në miniaturë sa një kuti, në prani të aktores së madhe shqiptare Tinka Kurti dhe të shoqit, Palokës, si dhe të ftuarve të tjerë; letra e hatashme, e tëra sfidë dhe dinjitet, e patër Meshkallës drejtuar kryeministrit Mehmet Shehu, që të mos i rrënonin tempujt e Zotit me ateizmin e patru të vitit 1967, duke e kthyer njeriun në të “pafe”, letër kjo e nisur veçse nga dashuria dhe përkushtimi i tij si klerik e guximtar i pashoq, se: “Nuk më ka shtye me ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegjja, e vërteta dhe e mira”.

Mbetet si njollë e pashlyeshme ndër sy imazhi i trupave të djemve të gjakosur nga plumbat në arratinë e tyre të pamundur drejt “tokës tjetër”, hedhur si bagëti e therur mbi karrocerinë e një makine, për t’i shtirë llahtarën njerëzve se çfarë i priste në një arratisje; zbritja e Armstrongut në hënë dhe kërcimi i tij pupthi apo boksieri Kasius Klei, i konvertuar në mysliman me emrin Muhamed Ali dhe tifozëria shkodrane e ndarë dysh: katolikë e myslimanë; Rozari që nuk del prej shtëpie me kostum të bërë me stof kombinati, por dëshiron vetëm stof anglez ose polak, ndaj dhe ngujohet brenda mureve në mënyrë sa qesharake, po aq prej njeriu të fisëm e ashik i rrallë; hokat e Tef Palushit, këtij karikaturisti dhe humoristi të pashoq të qytetit, që natyra i kishte dhënë shëmtinë e fytyrës, kurse Zoti e pati gostitur me mrekullinë e mendjes; vepra kolosale e Gjon Shllakut, përkthyesit të letërsisë antike greke; vjedhja, si sëmundje brenda rrethit të ndërmarrjeve socialiste, një treg kleringu paradoksal, doemos i nxitur nga mjerimi; zvetënimi i figurës së artistit me shkuarjen në fshat si kinse njohje e jetës dhe e katundarëve, në fakt një lloj fshikulli dhe ndëshkimi për t’ua fishkur lulen e krijimit dhe lirinë që arti jepte; gjer te diskutimi i partiakëve të qytetit me shefin e partisë, Ramiz Alinë, për prishje-ndërtime në qytet, teksa vizitonin një ekspozitë të arteve vizuale. S’ndryshojnë këta dreq qeveritarësh, po njësoj të “gjithëditur” janë, si dje, edhe sot. Ky është një libër për qytetin e lindjes, Shkodrën.

Një libër që ka tubuar shumë gjëra të çuditshme, pleksje midis marrëzisë dhe mençurisë, çartjes dhe gjeniumit të fshehur, shakasë dhe vuajtjes, përkushtimit prej stoiku dhe jetëve të harxhuara më kot, shtypjes dhe frikës, gëzimit të lirisë dhe kastrimit të indit të saj. Është një Shkodër e bukur, vezulluese, gjithë ironi e sharm kulturor, gjithë sqimë e shpirtra fisnikë, sikundër përplot marri, idiotësi dhe budallallëqe njerëzish të fantaksur apo bërë kufoma nga shpëlarja e truve të makinerisë propagandistike të kohës. Një Shkodër që sjell në vëmendje jo vetëm rrembin tipik shkodran, që strehohet shpesh në shtëpinë e autorit diku në lagjen më historike e domethënëse të saj, Gjuhadol, me gjithë të afërmit e tij, prindërit, dajat, gjyshërit dhe vetveten, sidomos me miqtë e shquar që bujtnin, të përthyera këto në kujtesa mbresëlënëse e të endura mes mprehtësive karakteristike të shkrimtarit-dramaturg S. Çapaliku.

Është një Shkodër që sjell, nga ana tjetër, emra të shquar të saj, ata që i kanë dhënë nder e bujë, personalitet dhe sipërani: poetin e metaforave dhe dhimbjes së heshtur Frederik Rreshpjen, që qëndiste mbi gjergjef si të ishte nuse ose rrinte shtrirë mbi dysheme, pas burgut të dytë, dhe lexonte libra me një flakë llambe pranë syve (vallë, ku fluturonte muza e tij teksa kryente një rit femëror, sa erotik aq edhe meditativ e vetëflijues, si qëndisja?!); Kolë Ashtën që krijonte togje skedash me fjalorët e gjuhës, në një përpjekje titanike e cila të kujton murgjit e habitshëm e madhështorë të pergamenave të kishës së krishterë, që përpunuan dijet e trashëguara nga epoka klasike greko-romake dhe ua dhanë njerëzimit teksa verboheshin qelave; gjestin e rrallë dhe tejet mallëngjyes, krejt i fisëm prej shkodrani, të Pjetër Gacit që i kërkonte leje të shoqit të vashës së “marakut” të tij, për ta publikuar këngën kushtuar asaj, këngë që u bë një nga perlat e muzikës qytetare shkodrane: “Kur kalon rrugës me naze/ si lule zambak”; dashurinë e pabëzaj, të një dimensioni elegjiak, që veç në romanet e mëdha e gjen, të kompozitorit të shquar, krijuesit të operës së parë shqipe, Prenk Jakovës.

Dhe pastaj një Shkodër “tjetër”, që turrej mbrëmjeve në fundvitet ’60 e fillimvitet ’70 dhe mbushte ato fare pak shtëpi që kishin një televizor, “syrin magjik”, dhe ndiqnin si të magjepsur Kanconisiman italiane me këngëtarët e mëdhenj, Çelentanon, Morandin, Minën, Ranierin etj., që na sollën prej brigjeve matanë të Italisë pak parfum dhe aromë arti, lirie, bukurie, aventure, mrekullie. Dhe Shkodra e vockël, e gjymtuar, qesharake, meskine e njerëzve truzbrazur nga ideologjia shkretane e kohës, me gjithfarë tipash, spiunë a servilë, kodoshë e kokoroshë, syvëngër, burma e bullona të “bindur” të mekanizmit të diktaturës me mokrat që të shkërmoqnin brinjët, fjalët, zemrën, të tridhnin trurin; Shkodra me të burgosurit dhe frikën, me klishetë dhe sloganet, me urinë dhe zbrazëtinë, por edhe me humorin që digjej gacash nën hi e leqendiste në cepbuze zezonën, e cila kishte mbuluar dritën e njëhershme të këtij qyteti rilindës.

Një Shkodër që mban frymën pezull, me gazin përbrenda, gjer aty kur Enver Hoxha vdiq dhe qyteti tinëz e kishte marrë lajmin çlirues: mortin e kuçedrës që kishte zënë burimet, me episodin prekës dhe fare të vërtetë, kur autori, Stefani, takon të atin me motor, i kthyer herët nga puna, krejt “ndryshe” nga rituali i tij, dhe me një fije buzëqeshje cepave, i tha se “Enveri ka vdekur, shko në shtëpi!”. Dhe krejt ky lajm mëpastaj, që i jep edhe titullin romanit, daja Gjon me intuitë apo i kumtuar s’dihet se si e s’dihet se nga, i verbër prej vitesh, u ngrit nga krevati gjysmë i zhveshur, mustak-qeshur, dhe po thoshte krejt në hare se i “kishin ardhur sytë”, se ai ishte, më në fund, te Kisha e Madhe!… Ndoshta një Jezus kishte mbërritur në trurin e tij: Liria!

Po kush tha se “secili çmendet sipas mënyrës së vet”?! Kush tha se daja Gjon ishte “çmendur” dhe i kishin ardhur sytë nga dora mrekullibërëse e një Krishti-metaforë: Lirisë?! Enver Hoxha kishte vdekur! Koha e tij po vdiste rrëmujshëm, nën gravitetin e urisë dhe meskinitetit, një cung i kalbur, pa një gjethe. Por bisku i ri, klorofila e kohës që po vinte, do të mbushte nesër mungesën dhe do gjelbëronte shkretimin, për ta rinisur jetën e qytetit atje ku ai kishte mbetur, para ardhjes së komunizmit: me sytë kah Perëndimi. Mos ia hiqni Shkodrës dijen, krijimin, humorin! Sidomos lirinë! Ja, kjo është ëndrra e shkruar në formë romani e Stefan Çapalikut. Ëndrra e një brezi. Ëndrra që çliron kujtesat dhe i shndërron ato në estetikë…/Josif Papagjoni/ GSH/

24 komente në “Si u përjetua vdekja e Enver Hoxhës…Shkodra mori lajmin çlirues: Mortin e kuçedrës”

  1. Veterani thotë:

    Sa ishte gjalle Legjendari Enver Hoxha,i rruajtet Bolet,se skishte pidh none ti dilte perpara,dhe me e madhja eshte, se jo vetem ketu ne Shqiperi por dhe ne perendim e tutje Oqeanit, sja u mbajti bytha ti afroheshin Shqiperise. Tani sigurishte te gjithe hane mut dhe e shajne

    1. Jeronim de Rada thotë:

      Pas pushtimit 500 vjecar turk, e keqja me e madhe per tere shqiptarine ishte Enveri me partine e tij!

      1. i menduari thotë:

        E keqja me e madhe pas sundimit osman ne fakt,eshte krijimi i nje GRUPI NJEREZISH IDIOTE DHE TRUPESHKE, qe na kane deformuar shoqerine shqiptare ne nje shoqeri debilash. Tendenca fillestare e ketij grupi debilash eshte te shajne Enverin dhe periudhen historike te lidhur me emrin e tij 🙁

        1. Jeronim de Rada thotë:

          Perkrahesit e diktatures, ne pamundesi te nje replike qyteteruese perdorin fyerje dhe mendojne qe me ato ofendime e fitojne debatin.

          1. Rilindas thotë:

            Sulmuesit e periudhes se komunizmit, jane nje tufe idiotesh qe kane jetuar ne mjerim shpirteror dhe nuk kane pune tjeter vec se te hakmerren. Urrejtja ne shpirtrat e tyre u ka shkaterruar fisnikerine dhe u ka turbulluar arsyetimin. Nuk pres gje tjeter prej njerezve qe fatkeqesisht kane vuajtur ne ate sistem. POR, e kane te kote qe kerkojne te imponojne ne pjesen tjeter te popullates urrejtjen e tyre. Periudha e komunizmit eshte periudha me e rendesishme e formimit dhe forcimin te identitetit dhe te ndergjegjes shqiptare, te integritetit teritorial kombetar, te krenarise kombetare, te fuqise ushtarake dhe me e rendesishmja eshte se Shqiperia jetoi te vetmen periudhe si e pavarur ekonomikisht dhe politikisht. Kosto per gjithe keto arritje, ishin vuajtjet e popullit. Asgje nuk vjen falas.

      2. xxx thotë:

        Jeronim/Sa ka qene Enveri gjalle Shqipris i ka ardh era shtet,ne kohe te Zogut dhe tash mbas 90es dreqi ju ka henger,keni gerdit edhe boten,me mbrapambetunine. tuaj,del e veti rrugve njerzt,a ma mire kan qene ne koh te Enverit a sot,dhe do shofish qfar pergjigje do marrish.

        1. ec aty thotë:

          Puna me e mire qe beri Enveri, ishte qe ja u shkerdheu me rrenje e me dege racen TYRCELINJVE e TURKOSHAKEVE te ndyre si puna jote mor Preshekar 😉

  2. Gjorku thotë:

    Duhet tè keshè parasyshè Ti Josip broz Papagjoni se vèrtetè dikush ka gèzuar mè 11 Prill nè ’85, por nuk mund ta pèrgjithèsosh me tè gjithè Shkodrèn. Shkodra dhe moti u pèrlot pèr Enverin veç disa tè tjerè u ” çmèndèn sipas mènyrès sè tyre ” 15 Prill tè ’79 ra tèrmeti nè Shkodèr dhe ishte hera e fundit ku e gjithè Shqipèria dhe Qeveria ju gjend Shkodrès …….Mè vonè erdhèn pèrmbytjet kur “gjithèseicili u mbyt sipas mènyrès sè vet” ma s’shumti nè Shkodèr….Kryt Shnosh !

  3. Shpati thotë:

    Ngriu mor Enver edhe njehere se me dru e kerkon ai popull qiu nenen te te thone babe.

  4. deti thotë:

    nje pjese e shkodraneve e kan pas shit prapanicen me kohe te jezuitet.ata nuk kane punuar per shqiperine porr per te huajt.e cfar bene pas demokracise asgje vetem pane vehten e tyre dhe shqiperine e lane mjerane per 25 vjet .u gjend nje njeri ik cditur e trim qe po nderton shqiperine .ky eshte edi rama.populli i shkodres e ka qare enver hoxhen se u zhduku analfabetizmin dhe i vuri ne kultures dhe ekonomise se vendit te shqiperise.

  5. Tz thotë:

    Me ken Shkodran te tana i ban edhe mutin e han…

  6. Lpl thotë:

    Stefan Çapaliku ka perfaqesuar identik mendimet e mia dhe te shume Shkodraneve sidomos Katolik qe kane lirine e Krishtit qe te tjeret nuk e imagjinojne se egziston , dhe jo me ta kene provuar .Ate liri qe e fituam ne 90 , se kam per lirine politike , por per ate liri qe njeriu thote jam i lire prej ideologjive perndjkjeve dhe frikes mendimit dhe shpirtit te lire , ku njeriu jeton i kenaqur me veten e tij i cliruar nga paragjykimi dhe urrejtja , po humbet nga rrembimi qe jane duke i bere lirise bijte e komunisteve me ideologjine e propagandes mashtrimit dhe urrejtjes , jo se duan por kjo eshte bota dhe formimi i tyre i shtypjes dhe i vrasjes se lirise .

    1. me thene te drejten thotë:

      Po thuaj mor burre,prandaj qenke KOKRRA E IDIOTIT ti o Lpl. Rob te trashe si puna jote i bejne nder kur shajne Enverin dhe kohen e tij!
      A ka koktrash me te madh se dikush qe pretendon se ka “lirine e Krishtit”!? Njerez te tille, qe shprehin ne thelb pikerisht roberine shpirterore,por qe me guximin e budallait flasin per “lirine”. Njerez idiote,trushpelare pa piken e koncepteve fillestare te historise apo filozofise.
      Per kenaqesine e tyre kemi ketu me poshte nje nje poeme,qe shpreh konceptin e lirise krejt te ndryshem nga tufa qurrashe e njerezve si Lpl dhe aradha e tij e budallenjve. Nje poeme qe koncepton ngjizjen e atyre njerezve te medhenj dhe revolucionare, qe ndryshuan vertet historine njerezore shqiptare :

      Të Birtë E Shekullit Të Ri
      Na të birtë e shekullit të ri,
      që plakun e lamë në “shejtnin” e tij
      e çuem grushtin për me luftue
      ndër lufta të reja
      dhe me fitue…
      Na të birtë e shekullit të ri,
      filizat e një toke së rimun me lot,
      ku djersë e ballit u dikonte kot –
      se dheu ynë qe kafshatë e huej
      dhe në marrzi duhej shum shtRejtë t’u paguhej.
      Na të birtë e shekullit të ri,
      vllazën të lindun e të rritun në zi,
      kur tinglloi çast’ i ynë i mbramë
      edhe fatlumë
      ditëm me thanë :
      S’duem me humbë
      në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
      jo! jo! s’i duem humbjet prore –
      duem ngadhnim!
      ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
      S’duem, për hir
      të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
      të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
      që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
      kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis –
      të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
      Na të birtë e shekullit të ri,
      me hovin ton e të ndezun peshë,
      ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
      dhe për fitore kem’ me ra fli.

      1. komunisti thotë:

        “Me thene te verteten” Ju loqet e ish sistemit , jeni gjenerata e Majmuneve te ri qe polli
        monstra Enver ne Shqiperi

        1. me thene te drejten thotë:

          Te dhembi bytha!? Te shkuara mor HALABAK 😉

          1. komunisti thotë:

            “me thene te drejten” o pederet e partse, bythen e jepte Enveri

            1. me thene te drejten thotë:

              Se c’te ka dhene Enveri ty, duket fare kollaj 😀 😀 😀
              Te dhembi BYTHA!? Te shkuara mor KOKTRASH 🙂

              1. komunisti thotë:

                me thene te drejten,Enveri me larot e tije si puna jote me rruajten bolet.
                Ne byth ja u tuti ju,prandaj jeton me trute e gomarit mor KOKEKAR pallapete

  7. Epo kjo pune! thotë:

    shkodranet vetem per demokraci te mos llapin sepse u bene 30 vjet qe votojne lajne thajne salen megjithese qeverite e PD kane arritur rekorde gines ne abuzim deri shitje deti!!!!! Ku eshte shpirti jokonformist i votes shkodrane! Ja prape zgjedhje ne prag… te shohim

  8. Nexhi thotë:

    Per Enver kane nevoje mbeturinat e hordhive myslymane Shqipetare,Silja o zot bastardeve edhe njehere,te kenaqen
    me mutrat e mullajit te tyre.

    1. Mali thotë:

      Ti gazetar qe merresh me figuren e E. Hoxhes po ben nje gabim te madhe, dhe gibimi qendron ne faktin se edhe ti je kopil i komunistave. Per cfare Shkodre e ke fjalen ti kopil, per ate Shkoder qe sa here kishim nevoj per tu cfryre shkonim vetem atje. Mesoheni te gjithe:” Shkodranet jane te vetmit pa moral dhe nder”.

      1. Nexhi thotë:

        Enveri per ate shquhet,”moralin” e kurves qe fleti me gjithe “shoket e partise”
        dhe ne fund i qeroj nje nga nje me rralle,me soje e sorollop.Kuceder eshte pak,
        monster gjakepirse

        1. heu bre thotë:

          U bere xheloze ti kurve 😛

  9. ! thotë:

    SHKODRANET sot jan popull idjot , shan ENVERIN dhe kan 25 vjet mbas saliut , si thoni kush esht kuçedra e vertet nga kta te dy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 79364
            [filter] => raw
            [object_id] => 611711
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 79364
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 15
            [name] => Dossier
            [slug] => dossier
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 15
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 1452
            [filter] => raw
            [object_id] => 611711
            [cat_ID] => 15
            [category_count] => 1452
            [category_description] => 
            [cat_name] => Dossier
            [category_nicename] => dossier
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X